
Misioni Ynë
- Studimi dhe evidentimi i faktorėve tė cilėt pėrbėjnė kėrcėnim pėr integritetin territorial, sovranitetin dhe identitetin kombėtar, promovimin e tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtave tė minoriteteve, mbrojtjen dhe zhvillimin e institucioneve demokratike e kushtetuese, kontributin pėr arkitekturėn e re tė sigurimit rajonal dhe mbėshtetjen e detyrimeve dhe marrėveshjeve ndėrkombėtare tė Shqipėrisė, tė cilat janė objektivat e sigurisė sonė kombėtare.
- Studimi dhe evidentimi i faktorėve politikė, socialė, psikologjikė, etj., qė bėjnė tė mundur pėrhapjen e fenomeneve tė rrezikshme pėr sigurinė kombėtare si krimi i organizuar, trafiqet e paligjshme nė pėrgjithėsi dhe nė mėnyrė tė vecantė trafiku i qenieve njerėzore, fenomenit tė gjakmarrjes dhe studimi i kriminalitetit e terrorizmit nė pėrgjithėsi, studime kėto qė do tė kryhen nė nivel kombėtar dhe nė nivel rajonal nė bashkėpunim me organizatat simotra.
- Studimi dhe evidentimi i atyre vlerave kombėtare dhe faktorėve qė kanė mundėsuar tolerancen fetare nė vendin tonė dhe nė hapėsirėn mbarėshqiptare si dhe rreziku qė paraqet pėr sigurinė cėnimi i kėsaj tolerance.
Rreth nesh

THEMELUESI I QSHSSK PROF AS. DR. DR. XHAVIT SHALA
- Në vitin 1984 diplomuar në fushën e sigurisë në Shkollën e Lartë të Ministrisë Punëve të Brendshme, sot Akademia e Sigurise.
- Diplomuar për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan.
- Diplomuar jurist në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës.
- Në vitin 2010 ka përfunduar Master i Nivelit te Dyte për “European Business Law” në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës.
- Në vitin 2011 ka përfunduar Postmaster për Çështje te Sigurisë, ne Universitetin Albanian University, Tirane.
- Në vitin 2013, pas përfundimit të Programit të Doktoraturës në Fakultetin e Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Akademinë e Forcave të Armatosura Tiranë, ka fituar gradën shkencore “Doktor” në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes.
- Në vitin 2020, pas përfundimit të Programit të Doktoraturës në Akademinë e Studimeve Albanologjike Tiranë, ka fituar gradën shkencore “Doktor” në Fushën e Historisë.
- Në vitin 2022 ka fituar titullin akademik “Profesor i Asociuar”.