Scroll Top

DR. XHAVIT SHALA KONFERENCA SHKENCORE 2016-2018

Më datë 21 nëntor 2018, Qendra e Kërkimeve Shkencore në Akademinë e Sigurisë, në bashkëpunim me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Autoritetin Kombëtar Për Certifikimin Elektronik Dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) dhe Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës (UAMD), si dhe me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Prezenca në Shqipëri (OSCE), me Misionin PAMECA V dhe me Projektin IPA/2017 “Countering Serious Crime In The Western Balkans”, organizoi Konferencën e III-të Shkencore Ndërkombëtare me temë: “Krimi kompjuterik, kërcënimi kibernetik dhe siguria kombëtare” (Computer crime, cyber crime and national security).

https://www.asp.gov.al/akademia/index.php/al/2015-08-31-21-12-34/2015-09-08-13-08-29/14-sample-data-articles/618-as-zhvilloi-konferencen-e-iii-te-shkencore-nderkombetare-me-teme-krimi-kompjuterik-kercenimi-kibernetik-dhe-siguria-kombetare-computer-crime-cyber-crime-and-nacional-security

Më datë 15 nëntor 2017, Qendra e Kërkimeve Shkencore të Akademisë së Sigurisë, në bashkëpunim me Institutin e Policisë Shkencore, Institutin e Mjekësisë Ligjore, Akademinë e Kosovës për Sigurinë Publike, Agjencinë e Kosovës për Forezikë, Universitetin e Romës “Tor Vergata”, Fakultetin e Mjekësisë Monstir, Tunizi, dhe Fakultetin e Sigurisë Shkup, Maqedoni, organizoi konferencën e II-të shkencore ndërkombëtare “Shkencat ligjore dhe sfidat bashkëkohore të sigurisë” (Forensic sciences and contemporary security challenge).

https://www.asp.gov.al/akademia/index.php/al/as-zhvilloi-konferencen-e-ii-te-shkencore-shkencat-ligjore-dhe-sfidat-bashkekohore-te-sigurise

Më datë 01 nëntor 2016 u zhvillua Konferenca e I-rë Shkencore Ndërkombëtare e Akademisë së Sigurisë me temë: “Kontributi në sigurinë publike nëpërmjet arsimimit”. Kjo, Konferencë zhvillohet në kuadër të reformës së ndërmarrë për reformimin rrënjësor të sistemit arsimor për punonjësit e Policisë, si dhe vënien në funksion të plotë të Akademisë së Sigurisë jo vetëm si qendër formimi, por edhe kërkimi shkencor.

https://www.asp.gov.al/akademia/index.php/al/2015-08-31-21-15-09/2015-09-01-23-55-18/2015-09-11-07-16-46/14-sample-data-articles/237-konferenca-e-i-re-shkencore-nderkombetare-e-akademise-se-sigurise-me-teme-kontributi-ne-sigurine-publike-nepermjet-arsimimit

error: Content is protected !!