Më datë 28 prill 2017, Akademia e Sigurisë (Qendra Kërkimore Shkencore) në zbatim të programit të saj vjetor të punës në bashkëpunim me përfaqësinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Institutin e Shëndetit Publik, Fakultetin e Shkencave Sociale, Institutin e Policisë Shkencore, Institutin e Mjekësisë Ligjore si dhe repartin e Toksikologjisë të QSUT-së, organizoi konferencën shkencore kombëtare “Depresioni dhe vetëvrasja”.