Më datë 21 nëntor 2018, Qendra e Kërkimeve Shkencore në Akademinë e Sigurisë, në bashkëpunim me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Autoritetin Kombëtar Për Certifikimin Elektronik Dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) dhe Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës (UAMD), si dhe me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Prezenca në Shqipëri (OSCE), me Misionin PAMECA V dhe me Projektin IPA/2017 “Countering Serious Crime In The Western Balkans”, organizoi Konferencën e III-të Shkencore Ndërkombëtare me temë: “Krimi kompjuterik, kërcënimi kibernetik dhe siguria kombëtare” (Computer crime, cyber crime and national security).