The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 
 

Zgjedhjet shqiptare dhe preferencat e SHBA

E Diele, 05 Qershor 2005

Nga Xhavit SHALA *

Rreth nje muaj pa filluar zyrtarisht fushata elektorale per zgjedhjet e reja parlamentare, ne Shqiperi filloi nje fushate e ethshme midis dy forcave kryesore politike, per t'i treguar popullit se kush kishte me shume "aksione" ne Washington dhe, per pasoje, kujt i takonte "paketa kontrolluese" ne pushtetin e pas 3 korrikut.

Sigurimi i konsulences se huaj dhe menyra se si u organizuan kongreset e forcave kryesore politike, ishte nje tregues per modernizimin e organizimit te fushatave elektorale, pjekurise se forcave politike dhe perpjekjeve te tyre per t'ju pergjigjur nivelit ne rritje te elektoratit shqiptar. Megjithate dhe kjo nuk mundi t'i shpetoje tradites shqiptare.

Opozita kryesore, ardhjen e kompanise BG& R, kompani e cila kishte menaxhuar dhe fushaten e presidentit Bush dhe qenien ne krye te kesaj kompanie te ambasadorit Robert Blackuill, ish zv/ ndihmes i Presidentit Bush dhe zv/ keshilltar i Sigurimit Kombetar per Planifikimin Strategjik, e paraqiti si preference te SHBA-se ndaj partise kryesore opozitare. Kjo dhe deklarata e Bruce Jeackson e cila paraqiste liderin e opozites me nje te kaluar prej kundershtari te amerikaneve, ka mundesi te kete vene ne pozite te veshtire vete ambasaden e SHBA ne Tirane.

Me nje diference kohe prej disa oresh, drejtues te fushates se pozites u perpoqen te bindin shqiptaret se ata vazhdonin te ishin "on line" me presidentin Bush apo me qeverine amerikane dhe se gezonin plotesisht mbeshtetjen e tyre.

Duket se te dy forcat kryesore politike shpesh harrojne se zgjedhesit shqiptare nuk jane me ata te viteve te para te demokracise.

Per te sqaruar statusin e BG& R, u desh nderhyrja e Ambasadores se SHBA ne Tirane, zonjes Marcie Rais, e cila, ne nje interviste ne "Vizion Plus", sqaroi zgjedhesit shqiptare se mes kompanise amerikane dhe PD, behej fjale thjeshte per nje marreveshje tregtare sherbimesh, duke lene te nenkuptohej se kjo nuk ka te beje me politiken zyrtare te SHBA.

Ne dhe partneret tane europiane i shohim zgjedhjet e 3 korrikut si shume te rendesishme, i'u kujtoi politikaneve shqiptare Nikola Berns, Nensekretar i Shtetit per Ceshtjet Politike. Nderkohe "pa dorashka" republikani Christopher Smith, bashkekryetar i Komisionit te Helsinkit i kujtoi qeverise se ajo ka pergjegjesine kryesore qe te garantoje qe zgjedhjet te jene te lira dhe te drejta. "Ne", thote ai,- "duam te kemi te bejme me nje qeveri, qe eshte zgjedhur nga populli, qe eshte nje demokraci e vertete dhe se nese ka vjedhje votash, nje gje e tille sjell pasoja dhe implikime persa i takon politikes sone te jashtme ndaj vendeve te tjera."

Mendimi se Amerika, per hir te disa interesave strategjike, do te toleroje per standartet e zgjedheve, eshte i gabuar. Keto standarte ajo po i kerkon sot dhe ne Lindjen e Mesme ku, per hir te stabilitetit, ka bere dhe leshime. Vete Presidenti Bush, duke kerkuar nxitjen e proceseve demokratike ne vendet arabe, shprehet se "tani duhet te jete bere plotesisht e qarte se periudha prej dekadash e justifikimit dhe e mbeshtetjes se tiranise ne kerkim te qendrueshmerise ka cuar vetem ne padrejtesi, paqendrueshmeri dhe tragjedi. Regjimi autoritar nuk eshte rruga e se ardhmes, por eshte gulcima e fundit e se kaluares se diskredituar ".

Kur Amerika dhe BE po kerkojne standarte demokratike, larg ne Lindjen e Mesme, nuk kane si te pajtohen me parregullsi qe mund te ndodhin ne zgjedhjet shqiptare, prandaj ata nuk kane qene ndonjehere me te vendosur ne kerkesat e tyre.

Amerikanet dhane mesazhin e qarte per klasen politike shqiptare jo vetem ne Shqiperi, por dhe ne Kosove. Mesazhi eshte se ne shqiptaret e kemi mbeshtetjen amerikane per te zgjidhur problemet tona, integrimin euroatlantik dhe zgjidhjen e statusit perfundimtar te Kosoves. Per amerikanet nuk eshte e rendesishme se kush fiton zgjedhjet. Kjo i perket popullit shqiptar.

Nje tjeter mesazh i rendesishem qe lexohet mes rreshtave te politikes amerikane eshte se Amerika nuk ka ndermend te lere probleme te pazgjidhura ne Ballkan e aq me pak te toleroje krijimin e problemeve te reja. Ajo ne vitin 2005 - 2006 do te "pastroje" plotesisht prapavijen e saj, pasi ka per te zgjidhur probleme te tjera madhore per sigurine e saj sic jane Koreja e Veriut dhe Irani. Prandaj shqiptaret, ketu dhe ne Kosove, duhet te kuptojme qarte se "treni" i Amerikes nuk ka kohe te qendroje gjate ne stacionin e shqiptareve pasi Ballkani po behet dhe me stacione te tjera ku mund te ndaloje "treni" amerikan.

Perfundimisht nuk eshte asnje nga partite politike, por Shqiperia dhe zgjedhjet e lira, preferenca e amerikaneve. E rendesishme per Ameriken, thote Kongresmeni Engel, eshte qe Shqiperia te kete instuticione te lira e te drejta ne menyre qe te dihet se kur zhvillohen zgjedhje, ato pasqyrojne vullnetin e popullit. Aty ky gjerat deshtojne, paralajmeron ai, krijohet mjedis i pershtatshem per terroristet e trafikantet e droges dhe Shqiperia mund te hyje ne kategorine e shteteve te deshtuara.

* Drejtor i Qendres Shqiptare

te Studimeve per Sigurine Kombetare

www.acnss.com


Qershor 2005