The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

  VAHABIZMI, FILOZOFIA ANTITEREZĖ

Deklarata protestė e tre shoqatave myslimane tė Shkodrės e datės 19 mars, e mbėshtetuar edhe nga myftiu atij rrethi, pėr tė mos lejuar vendosjen e shtatores sė Nėnė Terezės  nė qytetin e tyre verior, ėshtė fyerje pėr vlerat dhe kulturėn tonė kombėtare. Duke pėrfaqėsuar vetėm veten e tyre, por duke pretenduar se pėrfaqėsojnė myslimanėt e Shkodrės, deklarata ėshtė njė pėrpjekje e hapur pėr njollosjen e myslimanėve shkodranė e gjithė qytetarėve tė Shkodrės dhe cėnim i imazhit tė tyre pėrpara bashkėkombasve brenda e jashtė vendit. Ajo mund tė cilėsohet pa frikė si incidenti dhe provokimi mė i rėndė qė i ėshtė bėrė tolerancės fetare tė shqiptarėve deri mė sot. Ėshtė paralajmėrim pėr zhvillime tė mėvonshme, tė rrezikshme pėr sigurinė kombėtare.

 

Pohimi i tyre se “busti ...ėshtė pėrpjekje e hapur pėr ta vėnė nė pozitė shumė tė vėshtirė tolerancėn ndėrfetare tė qytetit tė Shkodrės” dhe se kjo “na bėn tė mendojmė se nė Shkodėr individė ose grupe individėsh, po pėrpiqen tė zbatojnė njė strategji  e cila cėnon tolerancėn ndėrfetare nė qytetin tonė” duhet marrė seriozisht nė konsideratė nga agjensitė tona ligjzbatuese. Parashikimet e deklaruesve pėr ekzistencėn e njė strategjie pėr nxitjen e konflikteve fetare, paraqitjen e myslimanėve gjoja si komunitet fetar i margjinizuar, pėrpjekjet pėr t’ia faturuar politikės zyrtare pėrgjegjėsitė pėr zhvillimet e tanishme e ngjarjet e pritshme nė kėtė fushė, si dhe angazhimi i tyre nė sulmin e paradokohshėm ndaj institucionit tė Presidentit tė Republikės, tregon se, kėto shoqata po pėrpiqen t’i japin vetes njė status si mbrojtės politikė  tė besimtarėve myslimanė.

 

Mediat, ndonėse fillimisht raportuan me tituj prekės si “Shkodra kundėr Nėnė Terezės”, etj., treguan pėrgjegjshmėri, raportuan distancimin e hapur tė shkodranėve nga tė ashtuquajturit mbrojtės tė vlerave tė tyre fetare. Sipas kėtyre raporteve, qytetarėt shkodranė kanė  mbėshtetur fuqimisht figurėn e Nėnė Terezės si njė shenjtore qė i pėrket gjithė popullit shqiptar dhe jo vetėm katolikėve. Mė kėtė, shkodranėt, qofshin ata katolikė apo myslimanė, treguan se nuk lejojnė askėnd qė tė manipulojė  ndjenjat e tyre fetare dhe, pėr mė tepėr, pėrdorimin e tyre si jusitifikim pėr tė sulmuar figurat kombėtare.

 

Nė fakt, hartuesit e deklaratės e dinė mirė se nuk mund tė pengojnė vendosjen nė Shkodėr tė shtatores sė Nėnė Terezes. Dalja hapur dhe urrejtja e tyre ndaj shenjtores, nobelistes, nderit tė kombit shqiptar, frymėzohet nga filozofia vahabi-selefiste dhe ka synime tė caktuara. Vahabizmi ėshtė ajo rrymė nė islam qė promovon vlerat fetare mbi ato kombėtare. Ata janė pėrjashtues jo vetėm pėr besimet e tjera fetare si krishtėrimi, por edhe pėr variantin e besimit islam qė praktikojnė shqiptarėt. Pėr ta janė tė papranueshme simbolet dhe festat kombėtare qė nuk pėrputhen me ato fetare. Prioritare, sipas tyre, ėshtė feja e pastaj kombi. Vahabizmi sot ka bėrė target myslimanizmin tradicional shqiptar.

 

Duke pėrllogaritur arritjen e njė efekti maksimal propagandistik, hartuesit e deklaratės antiterezė, synojnė promovimin e organizatave e tė filozofisė sė tyre, pėr tė fituar popullaritet duke u paraqitur si mbrojtės tė myslimanėve. Vetėm kėshtu ata do tė arrinin tė tėrhiqnin vėmendjen e donatorėve nga vendet islamike, sidomos nga vendet qė praktikojnė vahabizmin. Reagimi i pėrgjegjshėm dhe i menjėhershėm i Komunitetit Mysliman Shqiptar sfumoi paraqitjen e tyre gjoja si mbrojtės tė interesave tė besimtarėve myslimanė. Por Komuniteti Mysliman Shqiptar e ka tė domosdoshmė zgjidhjen e krizės sė pėrfaqsimit zyrtar tė muslimanėve shkodranė  dhe atė tė marrėdhėnieve tė sajė me myftininė e Shkodrės. Kėtė herė ato dėshtuan, por nuk do tė thotė se kanė hequr dorė nga  filozofia e tyre.

 

Shoqėria dhe opinioni vendas duhet tė sensibilizohet kundėr atyre qė, duke u vetshpallur si mbrojtės tė ndonjė besimi fetar,  tentojnė tė cėnojnė tolerancėn fetare e tė fyejnė figurat e kulturėn tonė kombėtare. Ėshtė e nevojshme gjithashtu rivlerėsimi i paralajmėrimit tė ish-sekretarit amerikan pėr ēėshtjet e sigurisė, guvernatorit Tom Ridge, bėrė gjatė vizitės nė Tiranė se Shqipėria duhet tė bėjė kujdes me organizatat jofitimprurėse.

 

Xhavit Shala

www.acnss.com

 

Botuar nė gazetėn "Tirana Observer", 28 mars 2006