The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

UOLKERI, KOSOVA  DHE AHTISAARI

 

Dy personalitete tė rėndėsishme, amerikani William Walker dhe europiani Marti Ahtisaar, tė lidhur fort  me zhvillimet e mėparshme tė Kosovės, e shohin pėrsėri veten e tyre tė pėrshirė nė  kėtė ēėshtje, ashtu si mė parė, njėri nė terren e tjetri nė fushėn e diplomacisė.

 

William Walker, ish- drejtues i  Misionit Verifikues tė OSBE-sė nė Kosovėn e pushtuar nga serbėt,  nė krye tė njė grupi gazetarėsh dhe vėzhguesish, mw datė 15 Janar 1999, arriti nė  fshatin Reēak. Nė kėtė fshat tė Komunės sė Shtimes nė Kosovė, forca  tė shumta policore, ushtarake e paraushtarake serbe, atė ditė, sapo kishin pėrfunduar njė masakėr mbi popullsinė e pambrojtur shqiptare, duke vrarė tė paktėn 45 civilw, nė mesin e tė cilėve gra, fėmijė e pleq.

 

Falė njė pune tė guximshme tė William Walkerit dhe tė ekipit qė e shoqėronte, pamjet e viktimave tė kėtij krimi makabėr, pushtuan menjėherė televizionet e botės, duke ngjallur indinjatė tek shikuesit. Nė opinionin ndėrkombėtar u zgjuan menjėherė ndjesitė pėr krimet dhe spastrimin etnik qė serbėt kishin bėrė nė Srebrenicė e gjetkė.

 

William Walker dhe OSBE-ja, nė pėrmbushje tė misionit tė tyre, atėkohė, i bėnė njė shėrbim tė jashtėzakonshėm kosovarėve. Alarmi i tyre i dha fund propagandės serbe dhe mbėshtejes sė saj nė perėndim pėr gjoja nevojėn e masave shtypėse ndaj myslimanėve shqiptarw. Ngjarjet evoluan shpejt dhe, nė mbrėmjen e 24 marsit 1999, filluan bombardimet e NATO-s kundėr infrastrukturės ushtarake tė Jugosllavisė sė mbetur.

 

Nė kulmin e fushatės sė bombardimeve ajrore kundėr Beogradit, vendet e BE, caktuan si emisar tė vetin Marti Ahtisaarin, ish- presidentin e Finlandės, i cili shkoi nė Beograd dhe u takua me Millosheviēin. I paraqiti atij planin e paqes, njė dokument me 12 kėrkesa tė G-8, tė njohur ndryshe si dokumenti i Petersburgut dhe i bėri me dije se ishte nė tė mirėn e tij ta pranonte pa kushte.

 

Pranimi i kėtij plani nga Beogradi i dha fund prezencės ushtarake dhe policore serbe nė Kosovė. Ky plan paqeje, megjithėse i “imponuar”, e bindi Beogradin. Duke pranuar planin, ata do tė shpėtonin nga bombardimet e mėtejshme dhe sulmi tokėsor i NATO-s, i cili mund tė shkonte, ndoshta, deri nė Beograd. Millosheviēi, pėrndryshe synonte dhe nxjerrjen e ēėshtjes sė Kosovės nga dinamika e luftės, tė cilėn tashmė e kishte tė humbur, e futjen e saj nė kurthin e diplomacisė, me shpresėn qė ta evitonte apo ta vononte pafund ndarjen e saj nga Serbia.

 

Tėrheqja serbe nga Kosova nė atė kohė u quajt kurorėzim i suksesshėm i njė diplomacie tė re tė perėndimit, diplomacisė ushtarake. Ai plan i dha fund gjenocidit serb nė Kosovė. Gjithsesi, mund tė jetė akoma e diskutueshme nėse ky plan paqeje e ndihmoi vetė Serbine dhe demokratizimin e saj. Sikur forcat e koalicionit qė ēliruan Kuvajtin nga pushtimi i Irakut nė vitin 1991 do tė vazhdonin marshimin deri nė Bagdat, Iraku do tė ishte bėrė shtet demokratik me kohė, do tė fitonte populli irakian, do tė fitonte rajoni dhe nuk do tė  vriteshin sot ushtarė amerikanw.

 

Shumė analistė, kėtej dhe andej Atlantikut, thonė se futja nė atė kohė nė lojė e Ahtisaarit, u bė nga europianwt pėr tė marrė nė dorė nismėn diplomatike, pasi veprimet e mėtėjshme ushtarake kundėr Serbisė, mund tė ēonin nė rritjen akoma mė tepėr tė rolit amerikan nė Ballkan dhe do tė dėshmonte dėshtimin e politikės sė jashtme tė pėrbashkėt tė sigurisė sė Bashkimit Evropian.

 

Dhe ja tani, gjashtė vite mė vonė, William Walkerin dhe Marti Ahtisaarin, i shohim pėrsėri tė pėrshirė nė  ēėshtjen e Kosovės, ashtu si mė parė, njėri nė terren e tjetri nė fushėn e diplomacisė. Walkeri nuk e fsheh aspak se ka ndėrmend tė angazhohet seriozisht, ashtu si mė parė, nė terren nė Kosovė, kėtė herė pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Ai do tė takohet nė Prishtinė me klasėn politike kosovare dhe me grupet e punės, tė angazhuara nė pėrgatitjet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Ambasadori Walker ėshtė tepėr i prerė nė propozimet e tij. “Formula e vetme pėr zgjidhje qė kam unė,- deklaron ai pėr Zėrin e Amerikės me datė 9.10.2005-, ėshtė pavarėsia, pavarėsi e plotė, e pastėr dhe pa kushte”. Ai paralajmėroi se disa nga termat qė pėrdoren si formulė pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės janė shumė tė mjegullta. Sė bashku me njė grup ish-diplomatėsh dhe ish-politikanėsh amerikanė , ditė mė parė, ai prezantoi nė Prishtinė Aleancėn pėr Kosovėn e Re. Ky grup do tė mbėshtesė pavarėsinė e Kosovės dhe do tė punojė pėr zgjidhjen e shpejtė dhe tė drejtė tė statusit tė saj.

 

Pas gongut tė Kai Aides pėr fillimin e bisedimeve pėr statusin, Kosova e pavarur, si opsion pėrfundimtar, po artikulohet ēdo ditė e mė tepėr  nga personalitete tė rėndėsishme tė politikės botėrore e sidomos asaj amerikane. E vetmja alternativė ėshtė pavarėsia dhe sa mė shpejt qė tė njihet ajo, aq mė mirė do tė ishte. Zgjidhja mė e mirė do tė ishte tė caktohej njė datė dhe pavarėsia e Kosovės tė shpallej nė atė datė, deklaroi ditė mė parė kongresmeni Eliot Engėll. Gjithsesi edhe Engėll dyshon nė pėrmbajtjen e formulave qė po serviren pėr statusin pėrfundimtar. Nė qoftė se pavarėsi e kushtėzuar do tė thotė se pavarėsia ėshtė e padiskutueshme, thotė ai, kjo ėshtė e pranueshme. Por nė qoftė se ideja e pavarėsisė sė  kushtėzuar do tė ishte njė justifikim pėr ta penguar pavarėsinė, unė jam kundėr saj.

 

Drita jeshile e Aides pėr fillimin e bisedimeve, u shoqėrua dhe me paralajmėrimin e tij nė raportin qė i dorėzoi Ananit, se cilido qoftė statusi i Kosovės, ai nuk do duhej tė guxonte tė ishte status i dėshtuar. Fatmirėsisht nė prag tė fillimit tė bisedimeve, faktori politik shqiptar ėshtė i unifikuar dhe i betuar pėr tė folur mė njė zė vetėm pėr pavarėsinė e Kosovės. Edhe Shqipėria tashmė u pozicionua qartė pėr statusin final. Sipas Berishės qeveria e tij mbėshtet zgjidhjen e kėtij problemi madhor nė pėrputhje me vullnetin e popullit tė Kosovės dhe nė bashkėpunim me autoritetet ndėrkombėtare, ēka do tė thotė se nė tė gjitha variantet, qytetarėt e Kosovės janė pėrcaktuar pėr pavarėsi.

 

Nė deklaratat e ambasadorit Walker e tė kongresmenit Engėll, apo dhe nė raportin e Kai Aides, si dhe nė tė gjithė prononcimet e faktorėve politikė shqiptarė, vihet re shqetėsimi jo vetėm pėr alternativėn pėrfundimtare, por dhe pėr formulėn e ngatėrruar qė po ju serviret kosovarėve pėr statusin pėrfundimtar. Kjo formulė ka krijuar mjegull dhe po vėshtirėson pėrgatitjet pėr bisedime. Gjithsesi, ekipit kosovar qė do tė marrė pjesė nė bisedime, i duhet tė orientohet e tė marrė masa qė “tė shohė” dhe nė kėtė mjegullnajė.

 

Sipas tė gjithw gjasave, Ahtisaari do tė jetė i ngarkuari i Kofi Anan pėr tė drejtuar bisedimet pėr statusin. Me siguri, ai e ka tė qartė qė situata nė Ballkan nuk ėshtė mė ajo e kohės se misionit tė tij tė parė. Nėse nė atė mision ai e shpėtoi Millosheviēin,  duke e bindur tė tėrhiqte trupat nga Kosova, kėtė herė do tė arrijė tė shpėtojė gjithė Serbinė, duke i bindur ata tė divorcohen edhe juridikisht nga Kosova. Gjithsesi Walkeri, Kosova dhe Ahtisaari pėr disa kohė do tė jenė bashkė.

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

xhavit_shala@yahoo.co.uk  

www.acnss.com