The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

RUMIJA, SULLTAN FATIHU DHE KRYQET E BUSHATIT

 Mali i qetė Rumija,1596 metra, ėshtė maja mė e lartė e krahinės shqiptare tė Krajės, pjesė e kurorės sė Shkodrės, nė bregun perėndimor tė pjesės malazeze tė Liqenit tė Shkodrės. Krajanėt e quajnė veten  dhe shkodranė. Bile me humor thuhet se, nė njė tubim tė vitit 1945, pranė rrėnojave tė kishės nė majė tė Malit Rumija, kur i pyetėn banorėt vendas se me kė doni tė jeni, me Jugosllavinė apo me Shqipėrinė, ata u pėrgjigjėn njėherazi se jemi me Shkodrėn.

 

Heshtja nė Malin e Rumisė u prish mė datėn 18 Qershor 2005 nga helikopterė tė forcave ushtarake serbe. Ata sollėn  nė majėn e malit konstruksione hekuri me peshė tre ton e gjysėm. Konstruksionet ishin pjesė tė njė kishe metalike, e cila u montua nė Rumija pėr dhjetė ditė. Kryqi i saj u prodhua nė Serbi,  ndėrsa tri kėmbanat ishin porositur nė Rusi. Kisha-bunker u vendos pranė rrėnojave tė njė kishe e cila  datonte qė  nga viti 1001 dhe  ishte pjesė e historisė se serbėve, shqiptarėve e malazezėve. Thuhet se, nė tė, Gjon Buzuku shkroi “Mesharin.” Kisha u shkatėrrua nga turqit nė vitin 1571.

 

Autoritetet fetare serbe, duke pretenduar pronėsinė mbi kishėn, vepruan nė mėnyrė tė njėanshme, pa pyetur autoritetet malazeze e ato vendore shqiptare. Me kėtė veprim ata shkaktuan njė krizė politike nė marrėdhėniet serbo-malazeze dhe njė reagim mjaft tė ashpėr tė shqiptarėve. Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Shqiptarėve nė Mal tė Zi, Mehmet Bardhi, e ka vlerėsuar vendosjen e kishės nė Malin Rumija si “provokimin mė tė madh tė shqiptarėve qė u ėshtė bėrė gjatė 50 vjetėve tė fundit”, duke aluduar se  “kjo ėshtė pėrgatitje e terrenit pėr diēka tjetėr”. Serbėt, pėrveē prapaskenave tė tjera, pasojat e tė cilave do tė duken mė vonė, testuan dhe, duket, gjetėn njė mėnyrė tė efekshme nė provokimin e shqiptarėve. Ata krijuan nė kufinjtė shqiptarė njė precedent tė rrezikshėm, atė tė konflikteve pėr objektet e diskutueshme tė kultit. Nga maja e Rumisė, e kurorės sė Shkodrės, hija e konfliktit zbriti nė Shkodėr, nė Kalanė e Rozafės. Kėtė herė, pėr njė objekt kulti, qė diskutohet tė jetė kisha e  Shėn Stefanit apo xhamia e  Sulltan Fatihut.

 

Kisha e Shėn Stefanit siē quhet nga katolikėt, pėrndryshe xhamia e Sulltan Fatihut pėr myslimanėt, ka origjinė tė hershme. E vendosur nė njė pikė strategjike, brenda mureve tė Rozafės, kisha mori statusin e katedrales mes kishave tė tjera. Pas pushtimit turk, kėshtjella e Rozafės, sėbashku me kishėn tė kthyer nė xhami, u bė simbol i pushtetit turk. Koha e gjatė nėn pushtimin turk dhe kthimi i saj nė xhami, nuk e ndryshuan pamjen fillestare tė ish- kishės katedrale tė Shėn Stefanit. Pėr vite tė tėra, ajo i shėrbeu mrekullisht  dy komuniteteve fetare dhe pėr kėtė ėshtė quajtur kisha-xhami.

 

Kisha-xhami sė bashku me Kalanė e Rozafės, sot janė monument kulture dhe administrohen nga shteti. Pėr vetė historinė e saj unikale dhe duke qenė e pashfrytėzueshme, objekti tėrhoqi vėmendjen e Ambasadės Amerikane e cila mori pėrsipėr financimin e restaurimit tė saj. Vetė Ambasadorja Marcie Ries, mori  rrugėn pėr nė Shkodėr, pėr t’i dhėnė lajmin e mirė komunitetit  shkodran dhe komuniteteve fetare. Por myftiu i Shkodrės kundėrshtoi restaurimin e objektit. Pėr tė, objekti tė restaurohet xhami ose tė rrinte siē ishte, gėrmadhė. Jo mė pas mbetėn katolikėt. Pėr ta objekti duhet tė restaurohet si kishė, meqenėse ajo u ndėrtua dhe funksionoi si e tillė dhe u tjetėrsua vetėm nė kohėn e pushtimit turk. Ndėrsa katolikėt rendėn, si rrallėherė, tė mbajnė njė meshė mes shiut nė rrėnojat e kishės-xhami, myftinia reagoi ashpėr. Sa keq! Kėtė qė nuk po e arrijnė komunitetet fetare nė Shkodėr, Mehmet Pashė Bushatlliu, i deleguari i pushtetit turk, sundimtari shqiptar i krahinės,  e kishte realizuar rreth 250 vjet mė parė. Me njė urdhėresė tė veēantė, kishėn-xhami e la nė dispozicion tė myslimanėve dhe tė katolikėve. Gjashtė ditė tė javės shėrbente si xhami pėr myslimanėt, ndėrsa  tė premten nė mėngjes objekti priste katolikėt shkodranė, pėr tė kryer meshėn e tyre tradicionale.

 

Nėse nė Rumija pėrplasja ishte midis serbėve dhe shqiptarėve, nė Rozafė pėrplasja ėshtė mes besimeve fetare tė shqiptarėve. Rasti i Rozafės tregon pėr delikatesėn me tė cilėn ėshtė e nevojshme qė tė trajtohet bashkėjetesa fetare nė vendin tonė nga shteti dhe vetė komunitetet fetare. Shteti nuk duhet tė bėjė sehir. Nė tė tilla raste ėshtė e domosodoshme qė ai tė parandalojė  konfliktet e, duke respektuar Deklaratėn Universale dhe Konventėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut, tė jetė rregullator e promovues aktiv i lirive dhe tė drejtave fetare. Por, nė Shkodėr, shqetėsimet nuk do tė pėrfundojnė me “fitoren” e Shėn Stefanit, tė Sulltan Fatihut apo “pajtimin”mes tyre. Pėrplasja pėr objektin fetar u pasua nga pėrplasja pėr kryqet e Bushatit.

 

Nė muajin dhjetor tė vitit tė kaluar, nė tre kodra tė zonės sė Bushatit, u vendosėn pa leje, nė prona publike kryqe tė mėdha, simbole tė besimit katolik. Banorė tė kėsaj zonė, tė besimit mysliman, sipas myftinisė, janė ankuar dhe kanė kėrkuar qė kryqet tė vendosen brenda objekteve fetare. Nė media u raportua se kryqet ishin vendosur nga misionarė tė huaj, pa dijeni tė Arqipeshkvisė sė Shkodrės. Problemi dita- ditės u bė mediatik dhe u kėrkua ndėrhyrja e pushtetit vendor. Ndėrkohė qė komuna qėndronte pasive pėr objekte pa leje tė ndėrtuara nė prona publike, ndryshe nga reagimet e matura e pa pasione tė besimtarėve tė zonės, drejtues vendorė  tė komuniteteve fetare, nisėn luftėn e papėrgjegjshme tė deklaratave. Nė kulmin e luftės mediatike tė deklaratave, autorėt e tė cilave edhe mund tė penalizoheshin pėr nxitjen e urrejtjes mes besimeve fetare, “dikushi” nuk vonoi, por e sharroi me 10 janar njėrin nga kryqet.  Shtypi, nė dy raste, duke ju referuar burimeve tė Shėrbimit Sekret Shqiptar, raportoi pėr mundėsinė qė, “celula tė shėrbimeve sekrete tė fqinjėve veriorė po tentojnė tė krijojnė vatra tensioni pėr tė spostuar vėmendjen nga situatat mjaft tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e rajonit”.

 

Edhe mė parė, burime tė besueshme  tė komunitetit tė shėrbimeve tona ligjzbatuese, kanė raportuar raste kur shėrbimet sekrete serbe kanė nxitur veprimet radikale nė besimet tona fetare. Ato kanė vite qė e nxisin kėtė radikalizim dhe propagandojnė rrezikun e islamit radikal ndėr shqiptarėt nė Ballkan. Synimi i tyre ėshtė tė kompromentojnė pėrpjekjet e Kosovės pėr pavarėsi dhe ta mohojnė opsionin e pavarėsisė si njė zgjidhje pėr stabilitetin e Europės. Ata, gjithashtu, po punojnė intensivisht pėr tė sjellė “prova” para komunitetit ndėrkombėtar pėr gjoja rrezikun nga forcimi i faktorit islamik pas ndryshimeve politike nė Shqipėri, kjo me synim dobėsimin e rolit tė saj  nė prag-statusin e Kosovės. Serbėt duket, kanė njė strategji pėr kėtė qėllim, strategji qė pėrfshin qė nga angazhimi i shėrbimeve tė fshehta e deri tek propaganda nė media.

 

Duke vepruar nė kėtė mėnyrė, serbėt, pėrpiqen tė largojnė vėmendjen nga biznesi i tyre i hershėm me udhėheqėsin e sotėm tė Al Kaedas. Sipas raportimeve tė shtypit (e pėrjavshmja e Zagrebit "Globus", e cituar nga “Blic” e Beogradit mė 30.8.2004) “Osama Bin Laden, nė mesin e viteve ‘80 ka qėndruar nė Jugosllavinė e atėhershme. Ai ka qėndruar nė Zagreb e Beograd, ku ka bėrė blerjen e armėve...! Kėtė e dėshmon shkresa e datės 25 Qershor 1986 e Drejtorisė Federale tė Ish- Jugosllavisė pėr Qarkullimin e Mallrave (SDPR), me seli nė Beograd e firmosur nga Kolonel Borislav Jurishię. Sipas shkresės nė fjalė, Bin Laden, shtetas i Arabisė Saudite, me pasaportė Saudite, me numėr serie 2110/37, mė datė 25 Qershor 1986, nė orėn 10 e 30, ka ardhur nė drejtorinė e mėsipėrme nė Beograd”. 

 

Jo vetėm atėherė, por dhe nė ditėt e sotme, Beogradi e ka ruajtur “miqėsinė” me Bin Ladenin. Kėshtu, sipas njė informacioni nė faqen izraelite nė internet,“Debka”, mjetet eksplozive qė u pėrdorėn pėr  sulmet nė Londėr verėn e vitit tė kaluar, janė siguruar nga Beogradi. Redaktori i kėtij sajti izraelit, pėr tė cilin mendohet se ėshtė i afėrt me shėrbimin sekret “Mosad”, Giora Shamis, ka deklaruar se:  “Beogradi ėshtė njė treg i madh pėr shitblerje tė armėve, kurse Al Kaeda ėshtė aty blerės i rregullt”.

 

Qendra Shqiptare e Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare, qė nė muajin Mars tė vitit tė kaluar, duke analizuar rastet e vendosjes pa leje dhe dėmtimit tė kryqeve nė Elbasan e Xarė tė Sarandės, paralajmėroi pėr rrezikshmėrinė dhe pasojat e pėrplasjeve pėr simbolet fetare. Pėrveē rrezikut nė potencė pėr sigurinė e brendshme, pasojat  nuk vonuan nė planin ndėrkombėtar. Presidenca e Konferencės sė Kishave Europiane, nėpėrmjet Ambasadės Greke nė Tiranė, ditė mė parė, shpėrndau njė deklaratė pėr shtyp ku shprehej, gjoja, shqetėsimi pėr disa incidente me karakter fetar nė jug tė vendit. Gjithashtu, njė ditė pas  ngjarjes nė Bushat, Gazeta “L’Osservatore Romano” shtypi zyrtar i Selisė sė Shenjtė, protesoi pėr kryqin nė Bushat, duke e quajtur  “nje episod intolerance” tendencioze ndaj katolikėve.

 

Pėrplasjet e nxitura pėr simbolet fetare, synojnė t’i paraqesin tė rrezikuara besimet fetare kristiane nė Shqipėri. Kjo po ve nė dyshim tolerancėn tonė fetare, njė nga vlerat qė na afron me perėndimin. Pėrplasja  pėr simbolet do tė cėnojė imazhin ndėrkombėtar tė vendit tonė. Faturėn e Kryqit tė Bushatit, ndonėse ishte vendosur pa leje e nė njė pronė publike, do ta mbajnė gjithė shqiptarėt. Kryqi ėshtė shenja e shpėtimit pėr tė krishterėt dhe krishterimi ėshtė besimi “zyrtar” i BE, stacionit tonė tė ėndėrruar.

 

Pavarėsisht se kush do tė dalė prishėsi i kryqit, autoritetet e larta fetare, duke respektuar traditėn, pa vonesė ėshtė e nevojshme tė vendosin kthimin e simboleve brenda objekteve tė kultit dhe, nė bashkėpunim me strukturat shtetėrorė, tė propozojnė e zgjidhin ligjėrisht procedurat e ndėrtimit tė simboleve dhe objekteve tė kultit. Autoritetet  qendrore fetare duhet t’i shqetėsojė tendenca pėr protagonizėm me pasoja negative, e manifestuar nė disa raste nga ana e autoriteteve tė tyre vendore. Ėshtė domosdoshmėri, gjithashtu, qė strukturat ligjzbatuese, pushteti vendor, komunitetet fetare e gjithė shoqėria tė bashkėpunojnė pėr parandalimin  e  ngjarjeve tė tilla.

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

email:qshssk@acnss.com

web: www.acnss.com 

Botuar nė gazetėn "Korrieri", 17.01.2006