The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

STRATEGJIA AMERIKANE PER KOSOVĖN DHE NATASHA

 

 

Nga fundi i vitit tė kaluar apo nga ky fillimvit nga media dhe deklaratat e politikanėve nė Kosovė dhe nė Shqipėri, jemi informuar se, nė muajin maj a qershor tė kėtij viti, do tė vendoset gjithēka pėr statusin e Kosovės. Komentohej se kėtė problem do ta merrnin nė dorė vetė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

 

Vėrtet, para disa ditėsh opinioni dhe kancelaritė ndėrkombėtare u njohėn me shqetėsimin amerikan pėr “ngecjen” e problemit tė statusit final tė Kosovės dhe pasojat qė mund tė ketė kjo pėr Kosovėn, rajonin e mė gjėrė. Nėpėrmjet Nikolas Bėrns, Nėnsekretar i Shtetit pėr Cėshtjet Politike, Presidenti  Bush bėri me dije se nuk ka ndėrmend tė rrijė “duarkryq” nė kėtė situatė dhe publikoi strategjinė amerikane pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Nė themel kjo strategji ka atė qė, pavarėsisht se si do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės, duhen filluar bisedimet dhe duhen marrė hapat pėr ndryshimin e statusquos. Interesante ėshtė se SHBA nuk pėrjashton asnjė nga mundėsite pėr tė ardhmen e Kosovės, duke filluar qė nga diēka mė shumė se para fillimit tė luftės e deri nė pavarėsinė e plotė.

Mė konkretisht zoti Bėrns u shpreh: “...  statusi pėrfundimtar i Kosovės nuk mund tė pėrcaktohet as nga Shtetet e Bashkuara, as nga Grupi i Kontaktit dhe as nga Evropa Perėndimore, ai do tė pėrcaktohet nga shqiptarėt dhe serbėt e Kosovės, nga komunitetet e tjera nė vend dhe, natyrisht, nga qeveria e Beogradit.”

Duket nė planin e ri amerikan pėr tė ardhmen e Kosovės, Beogradi do tė marrė njė rol tė veēantė dhe Bėrns parashikon tė vizitojė shumė shpejt Beogradin e Prishtinėn. Paraprakisht ai paralajmėroi: “... marrėdhėniet e Shteteve tė Bashkuara me Beogradin do tė varen ndėrmjet tė tjerash, nė njė masė tė konsiderueshme nga mėnyra se si do ta trajtojė ai ēėshtjen e Kosovės”. Duket dhe Beogradit i erdhi shansi qė duke luajtur me kartėn e Kosovės, tė pėrfitojė “bonuse” drejt integrimit euroatllantik. 

Menjėherė pati reagime nga shumė kancelari pėr strategjinė e re amerikane. Bashkimi Europian e mbėshteti menjėherė atė. Reagoi Beogradi, Peterseni, Rugova dhe faktorėt e tjerė politikė nė Kosovė.

Cuditėrisht, nė morinė e komenteve politike pėr kėtė ēėshtje, nė Tiranė eshtė mbajtur njė heshtje e plotė. Nė strategjinė amerikane pėr Kosovėn, Shqipėria nuk pėrmendet kėrkund. Politikanėt e tė gjithė spektrit politik shqiptar nuk morėn as mundimin mė tė vogėl tė prononcohen qoftė dhe formalisht pėr kėtė problem kaq madhor pėr ēėshtjen shqiptare nė Ballkan.

As autoritetet zyrtare shqiptare nuk e panė “tė arsyeshme” tė bėjnė qoftė dhe njė deklaratė  zyrtare pėr kėtė problem, vetėm nėse do ta bėjė sot  Ministri Islami nga Beogradi ku ėshtė pėr vizitė. Ndoshta ankthi pėr rezultatet e pritshme nė zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut dhe presionit ndėrkombėtar, i unifikuar dhe nė rritje pėr korrektėsine e tyre,  kanė bėrė qė autoritetet zyrtare tė mos kenė kohė tė pronocohen pėr kėtė problem tė papėrsėritshėm pėr historinė e kombit shqiptar.

Ndėrkohė media dhe opinioni publik bombardohen ēdo ditė me histori rozė mbi jetėn e ish- udhėheqjes komuniste apo dhe tė fėmijėve tė tyre ilegjitimė. Duket se media e opinioni vendas, ashtu si politika, tė kėnaqur me histori tė tilla apo tė mpirė nga fushata e ethshme parazgjedhore,  nuk po interesohet ēfarė do tė bėhet me gjysmėn tjetėr tė kombit tonė pėrtej kufirit. Mė tepėr janė tė shqetėsuar pse doli Beni nga kafazi dhe, sidomos, nėse Natasha Shehu vėrtet ėshtė vajza ilegale e Mehmet Shehut.

I lumtė Natashės qė, me historinė e saj nga Rusia ku ėshtė “pėr vizitė”, e vendos veten nė faqe tė parė tė tė gjithė gazetave! Turp pėr ne qė mė shumė na tėrheqin historitė e Natashės se sa problemi i ardhmėrisė Kosovės!

 

 

Maj 2005.

 

 Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Sudimeve pėr Sigurinė Kombėtare

                                                                                   xhavit_shala@yahoo.co.uk