The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

SHTETI  DEMOKRATIK DHE  EDUKIMI FETAR

 

Pesėmbėdhjetė vjet mė parė, nė Shqipėri, pas njė ndėrprerje prej njė ēerek shekulli, u lejua praktikimi lirisht i besimeve fetare. Por, megjithėse ka kaluar shumė kohė, nė vendin tonė nuk ka gjetur zgjidhje ligjore problemi i edukimit fetar, problem i cili nuk mund tė anashkalohet mė tej. Feja dhe edukimi fetar, pėr vite tė tėra gjatė komunizmit u zėvendėsuan me edukimin komunist marksist-leninist. Besimi nė fe u tentua tė zėvendėsohet me besimin tek partia. Ky edukim u imponua jo vetėm nė programet mėsimore, por nė cdo qelizė tė jetės. Marksizmi gradualisht u kthye nė njė besim mė vete dhe opium pėr popullin.

 

Edukimi fetar, pėr kushtet e vendit tonė, me njė popullsi relativisht tė vogėl,me katėr besime fetare tradicionale, nuk mund tė jetė thjesht njė problem pedagogjik dhe arsimor, por me ndikime dhe nė sigurinė tonė kombėtare. Marrja nga fėmijėt dhe adoleshentėt e njohurive tė shtrembėruara pėr njė besim fetar, shumė herė pėrjashtuese pėr besimet e tjera fetare, tė kushtėzuara nė disa raste me ndihma ekonomike, tė ofruara nga organizata me origjinė dhe financime tė dyshimta, e bėn kėtė kontigjent lehtėsisht tė manipulueshėm pėr t’u pėrdorur pėr veprime antiligjore dhe njė kėrcėnim serioz pėr tolerancėn fetare tė vendit tonė.

 

Ndonėse shteti ka heshtur nė vite pėr kėtė problem, edukimin fetar po e realizojnė, sipas mėnyrės dhe qėllimeve tė tyre, OJQ-tė dhe shoqatat me misionarė arabė, italianė, grekė, apo nga vende tė tjera,  tė stacionuar nė vendin tonė. Disa nga kėto shoqata janė pėrpjekur ta bėjnė edukimin fetar jo nė pėrputhje me besimet tradicionale tė vendin tonė dhe, nė disa raste, bėjnė diversion kundėr tyre. Kėshtu, mbėshetur nė burime tė besueshme tė komunitetit tė shėrbimeve tona ligjzbatuese, vetėm nė Qarkun e Elbasanit, nė vitet 1998-1999, kurset ilegale e gjysmėilegale  tė OJQ-ve arabe, kryesisht tė financimit e orientimit vahabi-selefist, frekuentoheshin nga mbi 500 fėmijė tė moshave nga 9-15 vjeē. Programet fetare qė jepeshin nė kėtė kurse, kishin ndryshime esenciale me fenė tradicionale islame nė Shqipėri. Gjithashtu, futja e Dėshmitarėve tė Jehovait nė skenėn e besimeve fetare nė Shqipėri, pėrveē xhelozisė sė besimeve tona tradicionale, u pasua nga njė serial vetėvrasjesh tė miturish nė fillim tė vitit 2005. Pėr vetėvrasjet, media fajėsoi edukimin fetar tė dėshmitarėve, megjithėse edhe pas akuzave, gjer mė sot, nuk ka patur asnjė provė pėr tė dėshmuar kėtė fakt. Nė disa raste, vetė autoritetet e besimeve zyrtare fetare nė vendin tonė, kanė denoncuar prezencėn e  misionarėve tė huaj fetarė, tė cilėt, gjoja, operojnė nė emėr tė tyre, por qė nuk dihet kė pėrfaqėsojnė.

 

Gjithsesi, prezenca sot nė vend e 17 shoqėrive apo grupimeve  tė ndryshme fetare  e 85 qendrave tė formimit profesional me rreth 6 mijė studentė, e 571 misionarėve kristianė, 379 katolike e 115 muslimane si dhe mbyllja pėr veprimtari antiligjore nga Ministria e Arsimit e aktivitetit tė 12 shkollave dhe kopshteve fetare, tregon se nė Shqipėri sot ekziston njė sistem i tėrė ilegal dhe gjysėm ilegal pėr edukimin dhe arsimimin fetar. Diskutimi nėse duhet apo jo edukimi fetar nė vendin tonė, tashmė ėshtė i tejkaluar. Problemi ėshtė si tė vihet nė binarė ligjorė e tė legalizohet ky edukim fetar, cili do tė jetė raporti i tij me arsimin publik, do tė jepet ai si mėsim feje apo si histori e besimeve fetare, mėnyrat e financimit tė tij, etj. Fillimisht duhet bėrė dallimi midis edukimit dhe arsimimit fetar. Ndėrsa edukimi fetar ka tė bėjė me dhėnien e njė kulture pėr besimet fetare si pėrmbajtja e tyre, ritualet dhe ceremonitė fetare, institucionet religjioze etj.,arsimimi fetar nėnkupton diferencimin e njė besimi, thellimin e bindjeve pėr njė besim tė caktuar e tė jetuarit sipas atij besimi dhe pėrgatitjen e kuadrit fetar

 

Edukimin fetar nė praktika botėrore askush nuk e anashkalon, pavarėsisht nga mėnyra se si e realizon. Edhe praktika perėndimore, sė cilės shpesh i referohemi, ėshtė e larmishme. Kėshtu, sipas ligjit amerikan, edukimi fetar nė shkolla ndalohet pėrvec paraqitjes sė informacionit nga njė kėndvėshtrim neutral dhe akademik. Informacionet jepen nė kurset  teologjike, ose mėsohen duke u pėrfshirė nė departamentin e teologjisė. Nė SHBA ka patur njė ndarje tradicionale mes besimeve dhe shtetit. Shkollat shtetėrore nuk ofrojnė studime fetare pėr fėmijėt. Arsimimi fetar i besimtarėve dhe kuadrit fetar realizohet nga vetė komunitet fetare.

 

Nė Europė shtetet financojnė edukimin fetar nėpėr shkolla nė mėnyra tė ndryshme. Ajo varion nga varianti i hartimit tė njė lėnde tė botės fetare si nė Norvegji, edukimi kryesisht tradicional i fesė ortodokse kristiane nė Greqi apo katolik roman nė Itali e Spanjė e deri tek zgjedhja e njėrės prej traditave protestante ose katolike si njė alternativė nė programet etike si nė Gjermani e Hollandė. Edhe nė  vendet ish- komuniste, edukimi fetar ka zėvendėsuar gjėrėsisht vendin e indoktrinimit tė vjetėr komunist.

 

Ashtu si Amerika, edhe Franca nuk praktikon sponsorizimin e shtetit pėr edukimin fetar, kjo pėr shkak tė ndarjes historike midis shtetit dhe kishės romane katolike.Por shpejt edhe ajo do ta braktisė kėtė pozicion. Kohėt e fundit nė opinionin francez po diskutohet pozitivisht futja e edukimit fetar nėpėr shkolla. Prezenca e njė komuniteti tė madh mysliman, kryesisht afrikanoverior, nevoja qė ata tė marrin njė edukim korrekt pėr islamin dhe pėr besimet e tjera fetare, do tė ndihmojė nė integrimin mė tė lehtė tė tyre nė shoqėrinė franceze dhe do tė ndikojė nė parandalimin e ngjarjeve si ato tė fundvitit  2005, ngjarje tė cilat cėnuan  sigurinė nė Francė.

 

Me interes ėshtė studimi i praktikės sė  edukimit fetar nė Angli. Fėmijėt atje mund tė marrin kulturė fetare rreth gjashtė besimeve kryesore nė botė, tė cilat janė Kristianizmi, Islamizmi, Hinduizmi, Judaizmi, Budizmi dhe besimi Sikh, besime tė cilat janė prezente dhe nė territoret e Mbretėrisė Bashkuar e Komonuelthit. Kjo nuk tė befason kur mendon se nė Parlamentin anglez ka patur deputetė myslimanė  rreth 100 vjet mė parė.

 

Sistemi anglez i edukimit fetar, bazohet nė disa parime mjaft tė rėndėsishme.Nė radhė tė  parė edukimi fetar nė Mbretėrinė e Bashkuar, ndonėse kėrkohet me ligj, ėshtė shekullar. Ai nuk ka pėr qėllim tė  konvertojė besimin e njerėzve ose tė thellojė bindjet nė njė besim tė caktuar. Synimi i tij ėshtė tė kontribuojė nė zhvillimin njerėzor dhe edukativ tė fėmijėve, duke i bėrė ata tė aftė tė kuptojnė dicka nga besimet dhe tė zhvillojnė ndjenjat e tyre pėr vlerat e jetės. Indoktrinimi ėshtė kategorikisht i ndaluar. Lėnda qė jepet pėr edukimin fetar ėshtė shekullare gjithashtu edhe nga pėrbėrja e trupės mėsimore qė e jep atė. Mėsuesit e edukimit fetar janė mėsues tė zakonshėm. Ata nuk janė domosdoshmerisht pėrfaqėsues tė njė besimi apo tė kenė ndonjė besim tė vecantė. Edukimi fetar trajtohet si njė pėrgjegjėsi profesionale. Mėsuesit specialistė  tė cilėt diplomohen nė teologji apo studime fetare, trainohen dhe mėsojnė dhe pėr lėndė tė tjera tė programit mėsimor.

 

Nga ana tjetėr edukimi fetar qė bėhet nė Angli ėshtė kritik dhe shpirtėror. Sistemi anglez i edukimit fetar synon tė aftėsojė fėmijėt tė zhvillojnė aftėsinė e tė menduarit, tė dėshmojnė vlerat dhe tė kenė njohuri sa mė tė plota rreth botės moderne, tė kenė sensin  kritik pėr vlerat e shoqėrisė, nė mėnyrė qė tė zhvillojnė  sensin e qytetarisė brenda njė  shoqėrie multikulturale. Njė parim tjetėr i rėndėsishėm i sistemit anglez tė edukimit fetar ėshtė dhe decentralizimi. Pavarėsisht se ėshtė i detyrueshėm me ligj, implementimi i programeve mėsimore tė edukimit fetar ėshtė pėrgjegjėsi e autoriteteve lokale. Lėnda e edukimit fetar, ėshtė pjesė e programit mėsimor i  cili vendoset nė bashkėpunim midis mėsuesve dhe prindėrve.

 

Pėr kushtet e Shqipėrisė do tė ishte e rekomandueshme pėrfshirja e edukimit fetar nė sistemin arsimor publik, duke respektuar laicitetin e shtetit dhe shekullaritetin e shkollės.Pėr kėtė ėshtė e nevojshme tė hartohet njė lėndė mėsimore ku fėmijėt tė marrin informacionin e duhur  mbi besimet kryesore fetare, me synim qė tė arrijnė tė kenė njohuri sa mė tė plota rreth botės moderne e tė zhvillojnė sensin  kritik pėr vlerat e shoqėrise. Edukimi legal fetar ėshtė njė investim pėr mbrojtjen e tolerancės fetare nė vendin tonė.

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

email: qshssk@acnss.com

web:www.acnss.com

Botuar nė gazetėn "Tirana Observer", 01.02.2006