The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

DREJT SHQIPTARIZIMIT TĖ HIERARKISĖ  FETARE

 

 

Ditėn e Krishtlindjeve, autoritetet fetare morėn  premtimin nga Kryeministri Berisha pėr krijimin e njė fondi “nė mėnyrė qė komunitetet tona fetare tė mund tė kryejnė tė gjithė shėrbimet dhe veprimtaritė e tyre nė mėnyrė tė pavarur nga shteti  dhe nga burimet e tjera…”. Ligjėrimi i kėtij premtimi, duket, do tė shėnojė jo vetėm ripozicionimin e shtetit shqiptar lidhur me financimin e komuniteteve fetare, por do tė fusė, gradualisht, nė rrugėn e zgjidhjes, vetė shqiptarizimin e hierarkisė fetare nė Shqipėri.

 

Ky  pozicion i ri i shtetit shqiptar, nė raport me financimin e komuniteteve fetare, do tė jetė njė kthim nė pozicionin qė patriotėt shqiptarė, pėrcaktuan tė mbanin pėr ēėshtjet fetare, menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė. Pėr tė parandaluar vėnjen e besimeve fetare nėn kontrollin e tė huajve, burrat e shtetit,  nė atė kohė, ndėrtuan infrastrukturėn e duhur ligjore, nė mbėshtetje tė “nacionalizimit” tė besimeve dhe tė hierarkisė fetare nė Shqipėri. Qė nė vitin 1923, nėpėrmjet ligjit “Pėrmbi Komunitetet Fetare”, ata sanksionuan  parime mjaft tė rėndėsishme. Pėrcaktuan jo vetėm laicitetin e shtetit te ri shqiptar e orientimin e tij perėndimor, por iu dha zgjidhje mjaft problemeve tė rėndėsishme pėr sigurinė kombėtare siē ishte financimi i klerit fetar, mėnyra e lidhjes sė autoriteteve fetare brenda vendit me autoritetet e tyre shpirtėrore qė ndodheshin jashtė Shqipėrisė si dhe mėnyra e zgjedhjes sė titullarėve tė besimeve fetare. Ligjėrisht  u sanksionua qė kleri fetar do tė financohet pjesėrisht nga arka e shtetit, nė raport me numrin e popullsisė sė ēdo besimi dhe se titullarėt e besimeve fetare, duhej tė ishin shqiptarė “prej mishi e gjaku”. Ligjvėnėsit nė atė kohė, arritėn tė siguronin jo vetėm pavarėsinė e klerit shqiptar nga financimet e huaja, por dhe drejtimin e besimeve fetare nga vetė shqiptarėt.

 

Ripozicionimi i shtetit shqiptar nė raport me financimin e komuniteteve fetare, do tė  ishte njė distancim nga ai “neutralitet pasiv” i pajustifikueshėm, thuajse 15 vjeēar, qė qeveritė shqiptare kanė mbajtur deri tani nė raport me komunitetet fetare. Nga viti 1923  deri nė vitin 1967, pavarėsisht nga forma e regjimit, autoritetet zyrtare shqiptare e zgjidhėn ligjėrisht ēėshtjen e financimit tė komuniteteve fetare dhe nė pėrgjithėsi ēėshtjet fetare. Eshtė pėr tė ardhur keq, qė nė kėto vite, nuk u gjet njė zgjidhje e tillė. Tėrheqja e tė gjithė mbėshtetjes shtetėrore ndaj fesė, nė tė vėrtetė, nuk mund ishte pjesė e programit tė njė qeverisje demokratike. Njė politikė e tillė, ka qenė pjesė vetėm e Programit tė Internacionales Komuniste, e detyrueshme pėr t’u zbatuar nga qeveritė  proletare.

 

Qendra Shqiptare e Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare nė vazhdimėsi ka argumentuar se, “laiciteti aktiv” do tė ishte pozicioni mė i pėrshtatshėm i shtetit shqiptar nė raport me besimet fetare. Nėpėrmjet studimeve dhe artikujve, ėshtė pėrpjekur tė sensibilizojė autoritet shtetėrore, ato fetare dhe shoqėrinė civile, pėr domosdoshmėrinė e hartimit tė njė ligji mbi komunitetet fetare, kthimin e pronave tė komuniteteve fetare, rregullimin ligjor tė financimeve tė tyre dhe pėr pėrgatitjen e kuadrove tė besimeve fetare nė Shqipėri, duke argumentuar, njėkohėsisht, rėndėsinė qė kėto masa kanė pėr sigurinė tonė kombėtare.

 

Miratimi sa mė shpejt i draftit tė pėrgatitur pėr financimin e pjesshėm tė komuniteteve fetare, si akt mė vete apo nė njė paketė ligjore pėr ēėshtjet fetare, mostrajtimi i pronave tė komuniteteve njėlloj si i atyre tė individėve, kthimi i pronave dhe krijimi i njė fondi mė vete pėr kompensimin e pronave tė komuniteteve fetare do tė jetė njė kontribut serioz pėr sigurinė tonė kombėtare. Kjo do tė krijojė kushtet pėr “nacionalizimin” e hierarkisė se besimeve fetare nė Shqipėri.

 

Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe ai Bektashi, nė vazhdimėsi, janė drejtuar nga titullarė shqiptarė “prej mishi e gjaku”, siē e kėrkonte tradita shqiptare. Megjithatė, kthimi dhe kompensimi i pronave tė tyre dhe sigurimi pjesėrisht nga shteti i financimeve, do t’i bėjė ata ta ndjejnė veten “mė shqiptarė”. Kjo do tė rrisė pavarėsinė e tyre nga financimet e huaja, tė cilėt, nė shumicėn e rasteve, ndihmat i kushtėzojnė dhe me pėrhapjen e rrymave, jo vetėm tė huaja pėr traditėn tonė fetare, por  qė pėrbėjnė rrezik dhe pėr sigurinė kombėtare.

 

Ndryshe nga Komuniteti Mysliman, Komuniteti Katolik nė Shqipėri, historikisht e ka ruajtur varėsinė nga Vatikani. Kjo pėr shkak tė natyrės universale tė organizimit tė kishės katolike. Pėr katolikėt, ndihma nga Vatikani ka qenė e pazėvendėsueshme, jo vetėm pėr riorganizimin dhe rigjallėrimin e kėtij komuniteti pas pėrmbysjes sė regjimit komunist, por dhe me kuadro drejtues, duke mbushur me shumicė hierarkinė e kishės katolike. Megjithatė, duket vetė priftėrijtė shqiptarė mendojnė se tashmė ka kaluar faza e emergjencės pėr katolikėt shqiptarė. Nė pėrputhje me vetė politikėn e Vatikanit, ata kėrkojnė t’ju jepet vendi kryesor nė drejtimin e kėtij komuniteti, pra tė shqiptarizohet dhe hierarkia katolike. Kanė ndryshuar kohėrat qė kur Gjergj Fishta thoshte “Qysh se erdh pasha turqeli, edhe ipeshkvi jabanxhi”. Tashmė qė nuk ka mė pashė turqeli e nuk ka pse tė jetė dhe ipeshkvi jabanxhi. “Nuk i bėhet kurrė njė shėrbim mė i mirė fesė prej tė huajit sesa prej popullit tė vet. Sepse feja ėshtė fjala. Kur fjala nuk flitet e kjartė, kur nuk flitet si flet populli, atėherė populli nuk e kupton. Tė jesh filozof sa tė duash, kur flet njė gjuhė tjetėr, asgjė nuk pėrēohet nė popull. U bėnė tash 15 vjet qė ky popull nuk ka dėgjuar tė flitet prej klerit katolik fjala shqip”, shprehej nė njė tė pėrditshme shqiptare At Zef Pėllumbi, bashkėpunėtor i atyre qė bėnė Dante Aligerin tė fliste shqip.

 

Nė tė njėjtėn situatė, duket ndodhet sot dhe komuniteti ortodoks, ndonėse ai ėshtė “nacionalizuar” qė nė shtator 1922. Patriotėt shqiptarė me nė krye Nolin, arritėn shkėputjen nga kisha greke dhe shpallėn krijimin e Kishės Autoqefale Shqiptare. Kjo u njoh si e tillė dhe nga simotrat e saj  nė vitin 1937. Pas pėrmbysjes sė komunizmit, edhe komuniteti shqiptar ortodoks nė Shqipėri u ndihmua pėr rimėkėmbjen e infrastrukturės si dhe me kuadro fetarė nga ana e kishės ortodokse greke. Debate shpėrthyen, pasi nė kundėrshtim me statusin dhe  praktikėn e ortodoksisė shqiptare, nė krye tė kėsaj kishe u vendos njė shtetas grek. Vetė Kryepeshkopi Jonullatos, nė njė intervistė dhėnė njė tė pėrjavshmeje  shqiptare, shpjegon se klerikė shqiptarė, tashmė janė tė  denjė pėr ta zėvėndėsuar. Megjithėse zyrtarisht njihet pavarėsia e Kishės Autoqefale Shqiptare nga Kisha greke, tė habit fakti qė Ambasada greke nė Tiranė, shpėrndau disa ditė mė parė, njė deklaratė pėr shtyp tė Presidencės sė Konferences sė Kishave Europiane, ku shprehej, gjoja, shqetėsimi pėr disa incidente me karakter fetar nė jug tė vendit.

 

Pėrfundimisht, marrja pėrsipėr nga shteti tė financimeve pjesėrisht tė aktivitetit tė komuniteteve fetare, pėrgatitjen e kuadrove tė besimeve fetare, kthimin dhe kompensimin e pronave tė komuniteteve fetare dhe nė pėrgjithėsi rregullimi ligjor i marrėdhėnieve tė komuniteteve fetare me shtetin, do tė pėrbėnin njė investim serioz pėr lirinė e vėrtetė tė besimeve fetare, shqiptarizimin e hierarkisė fetare dhe pėr vetė sigurinė tonė kombėtare.

 

 

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

email: qshssk@acnss.com

web:www.acnss.com

 

Botuar editorial nė gazetėn "Korrieri", datė 05.01.2006