The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

A jemi nė shėnjestėr?

Jehonat e bombave nė Londėr e Sharm el- Sheik, janė dėgjuar edhe nė Shqipėri. Policia ka blinduar ambasadat dhe pikat kufitare vigjėlojnė pėr terroristėt islamikė. A mund tė mbijė fara radikale nė truallin shqiptar? Tre ekspertė japin opsionet e tyre

Nga Alqi Koēiko

Masa tė forta pėr blindimin e ambasadave tė huaja nė Tiranė, kontrolle tė rrepta nėpėr pikat kufitare, rritje e gadishmėrisė sė forcave tė ruajtjes sė rendit, shpėrndarje nė ēdo pikė tė kalimit tė kufirit, tė listave me emrat e terroristėve tė dyshuar ndėrkombėtarė. Kjo ėshtė panorama e veprimeve tė pėrshkruara nga mediat e Tiranės, qė shteti shqiptar ka marrė pas sulmeve terroriste tė 7 korrikut nė Londėr, tė pasuara me ato nė Sharm El Sheik, nė zemėr tė turizmit elitar egjiptian. Vende tė tjera europiane, si fqinji ynė Italia, u shprehėn se kishin tė dhėna se mund tė ishin shėnjestra e rradhės e radikalėve islamikė.

Pas 11 shtatorit,(tė mos harrojmė sulmet makabre nė trenat e Madridit marsin e njė viti mė parė) duket se shėnjestra terroriste ėshtė drejtuar mbi tė gjitha ato vende europiane, qė janė rreshtuar pėrkrah SHBA, nė koalicionin ndėrkombėtar antiterror. Njė listė nė tė cilėn Shqipėria, me trupat e saj ushtarake nė Afganistan e Irak, ėshtė renditur me veēorinė e njė vendi me shumicėn e popullsisė myslimane.

Sfondi alarmant i kėtyre ditėve,- i sfumuar nga atmosfera ende e ndezur paszgjedhore,- nuk ka si tė mos plotėsohet me predikimet jo dhe aq islamike nė xhaminė e Rrugės sė Kavajės dhe kėrcėnimet me jetė tė kreut tė Komunitetit Musliman Selim Muēa dhe atij tė Komitetit Shtetėror tė Kulteve, Ilir Kulla mbi njė muaj mė parė. Por, edhe me pėrplasjet mes dy rrymave nė kupolėn myslimane shqiptare. Kėto ditė qė bėhen edhe mė tė nxehta, pėr shkak tė zjarrit tė bombave ekstremiste, pyetja qė rri pezull ėshtė nėse edhe Shqipėria, rrezikon tė jetė njė nga shėnjestrat e mundshme tė terrorizmit?

Po apo Jo?

1.Vendet e BE-sė shquhen pėr bashkėjetesė kulturash, ku myslimanėt janė pranuar gjerėsisht si pjesė e komunitetit vendas. Heshturazi, ka ekzistuar njė “pakt” mes terrorizmit ndėrkombėtar dhe BE, edhe pėr arsye se “nuk na leverdis tė sulmohen ato vende tė zhvilluara ku myslimanėt gjejnė strehė”, mes tyre edhe radikalėt islamikė. “Por Afganistani dhe Iraku e kanė prishur paktin, dhe sulmet e fundit dėshmojnė se as Shqipėria, potencialisht nuk pėrjashtohet nga rreziku i ngjarjeve si Londra”, thotė Xhavit Shala, ekspert i kėsaj fushe. Sipas tij, eliminimi i celulės sė Xhihadit egjiptian nė Tiranė nė vitin 1998, pas bashkėveprimit tė agjencive shqiptare dhe amerikane tė zbatimit tė ligjit, e mori pėrgjigjen, me anė tė sulmeve terroriste mbi ambasadat amerikane nė Tanzani e Kenia.

Ilir Kulla, shprehet se nuk ka asnjė element qė tė bėjė njė lidhje organike mes fėrkimeve brenda Komunitetit Mysliman dhe ndonjė rrjeti ndėrkombėtar tė organizuar, i cili tė ketė si qėllim rezistencėn mbi baza fetare. Sa pėr ndonjė akt tė mundshėm, sipas tij, “terrorizmi synon goditje qė pėrbėjnė lajm pėr gjithė botėn, qė kanė impakt dhe nė Shqipėri kjo do tė ishte pak e mundur”. Nga ana tjetėr, Kulla ėshtė i mendimit se nėse njė akt i tillė ndodh nė trevat shqiptare, ai do tė kryhet nga persona me kombėsi shqiptare dhe jo tė huaj, duke argumentuar se “porositėsi i njė akti tė tillė hipotetik, do ishte i interesuar pėr trazira nė Shqipėri dhe nuk besoj se ai do tė ishte radikal islamik”.

Sipas Myftiut tė Tiranės dhe nėnkryetar i Komunitetit Mysliman Bledar Myftaraj, “Profeti Muhamet thotė se kush vret njė njeri, quhet sikur ka vrarė gjithė botėn, dhe kush shpėton njė njeri, quhet sikur ka shpėtuar gjithė botėn”. NJė thėnie profetike, qė sipas Myftarajt, mbyll ciklin e justifikimeve tė kujtdo qė pretendon se akte tė tilla kryhen nė emėr tė fesė dhe besimit.

Pėr Xhavit Shalėn, shqiptari nuk mund tė bėhet njė kamikaz. “Sė pari, kjo lidhet me shpirtin e tij pragmatist, sė dyti, rrymėn e butė tė myslimanizmit tradicional shqiptar. Dhe sėfundi, janė tė nevojshme disa faza pėrmes tė cilave pėrgatitet individi, derisa tė kthehet nė njė makinė vrasėse”. Tė cilat kalojnė nėpėr reaksionin zinxhir tė predikim- indoktrinimit (shpėlarja e trurit), pėrgatitjes pėr martirizim- rekrutimit dhe sė fundi, trajnimit pėr aktin final. “Pėrveēse nuk i shkojnė natyrės sė shqiptarit, realizimi i kėtij cikli kėrkon kohė dhe njė truall tė pėrshtatshėm”, argumenton Shala. Por, pėrtej kėtyre argumentave teoriko- filozofikė, a jemi tė sigurtė se janė shkulur tė gjitha rrėnjėt e celulave tė terroristėve islamikė,-nė tė kaluarėn e afėrt,-dhe shenjat e pėrpjekjeve 15-vjeēare pėr mbjelljen e farės radikale nė truallin shqiptar?



Masat e munguara

Sigurisht qė Shqipėria, me gjithė pėrpjekjet dhe veēoritė e saj, nuk mund tė jetė imune ndaj njėrės prej sfidave mė tė mėdha globale tė kėtij fillim shekulli. E pėr t’i mbyllur shtigjet qė kemi nė dorė, ekspertėt kėshillojnė fillimisht, miratimin e njė pakete tė re ligjore, qė do tė mundėsonte rregullimin e marrėdhėnieve mes komuniteteve fetare dhe shtetit. Ku njėra prej problemeve kryesore, konsiderohet zgjidhja e problemit tė kthimit e kompensimit tė pronave tė tyre. “Kjo”, thotė Shala, “do tė bėjė tė mundur ndėrprerjen e ndihmave nga jashtė pėr komunitetet fetare, qė sjell kushtėzime tė tjera pėr to”. E rėndėsishme konsiderohet edhe ngritja e njė universiteti teologjik. Janė mbi 390 studentė teologjie nė vendet myslimane arabe, qė sipas Shalės, brumosen me rryma fetare tė ndryshme, si vahabizmi salafist, mė radikale se ajo tradicionale shqiptare. Mungesat e theksuara nė legjislacion, Kulla i shpjegon edhe me vakumin e krijuar nga ndalimi 23 vjeēar i besimit fetar. Njė zgjidhje emergjente sipas tij, do tė ishte realizimi i ciklit tė plotė tė arsimit fetar nė vend. Por, nga ana tjetėr, ai pranon se “ēdo problem fetar ka njė truall social, qė nis nga varfėria. Nėse shteti e nis qė kėtu, me luftėn ndaj varfėrisė pa dallim feje, rreziqet e mundshme tė radikalizimeve do tė shmangeshin”. Duke pranuar gjithėsesi, se “deri tani, shteti ka qenė njė ekuilibrator i mirė”.

Po pėrplasjet mes rrymave nė Komunitetin Mysliman? Sipas Shalės, kjo tashmė ėshtė bėrė publike. Lufta qė iu bė njė pjese tė mirė tė klerit mysliman, gjatė diktaturės komuniste, dhe depėrtimi pas ‘90 i rrymave “tė ashpra” nga vendet islamike tė Lindjes, mes OJQ-ve tė ndryshme, duket se krijoi terrenin pėr pėrfaqėsimin e tyre nė Komunitetin Mysliman. Pėr kėtė shteti, sipas Shalės, me njė strategji tė veēantė duhet tė normalizojė situatėn. Por, nė kėtė pikė, Myftaraj duket kategorik: “Teoritė e disa mediave mbi pėrēarje apo fraksione, janė shou qė nxiten me qėllime tė caktuara. Kur 2 vetė kanė mendime tė ndryshme, s’do tė thotė se janė armiq”.

Sipas Kullės, pėrderisa ēdo anėtar i Komunitetit ėshtė ndjekės i Profetit Muhamet, pėrplasja mes rrymave nuk duhet paragjykuar. “Kemi njė debat brezash. Edhe tė vjetrit edhe tė rinjtė, mendoj se kanė faj. Tė parėt pėr kokėfortėsinė e tyre, tė dytėt nė padurimin e tyre. Rėndėsi ka qė tė dyja palėt tė njohin procesin e ndėrrimit gradual tė roleve dhe tė arrijnė kapacitetin pėr t’u vetorganizuar”. E kjo fazė, nuk duket tė jetė edhe aq e afėrt.

Megjithėse konsiderohemi si shembulli mė i shkėlqyer i harmonisė fetare jo vetėm nė Ballkan, asnjėherė nuk duket e tepėrt, qė jehonat e bombave nė Nju Jork, Madrid, Londėr a Sharm el- Sheik, tė shėrbejnė si njė zile alarmi edhe pėr Shqipėrinė. Edhe nėse ėshtė njė paranojė, pėr kėtė ēėshtje kujdesi i tepėrt, nuk ėshtė kurrė i tepėrt.

Botuar revista “Klan” 6 Gusht 2005