The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

KOSOVA DHE DIPLOMACIA EKONOMIKE RUSE

Periudha pas kalimit tė Kosovės nėn administrim ndėrkombėtar dhe deri nė ditėt e sotme, kur kjo ēėshtje po shkon drejt zgjidhjes sė statusit final, pėrkon me njė revolucion nė politikėn e jashtme ruse. Zbarkimi provokues i forcave ushtarake ruse nė aeroportin ndėrkombėtar tė Prishtinės, nė momentin e futjes se forcave tė NATO-s nė Kosovė dhe tėrheqja e tyre pa u ndier pas disa muajsh, si pasojė e pamundėsisė ekonomike tė Moskės pėr t’i mbajur ato, tregoi se kishte marrė fund pėrfundimisht epoka e pushtetit tė saj ushtarak nė Europė. Cėshtja “Kosova” i provoi  Moskės se, pėr tė qenė njė superfuqi ushtarake, ajo duhej, nė rradhė tė parė, tė ishte superfuqi ekonomike.

 

Pas kėsaj kohe e nė vazhdim, vihet re njė linjė tjetėr nė politikėn e jashtme ruse. Ajo  ėshtė bėrė mė pragmatiste. Rusia po bėn pėrpjekje tė suksesshme nė diplomacinė shumėpalėshe dhe marrėdhėniet me vende tė tjera tė mėdha, duke ju dhėnė mė shumė peshė argumenteve qė i bashkon se sa atyre qė i ndan me tė tjerėt. Gjatė konflikteve ndėrkombėtare tė viteve tė fundit, ajo po tregohet mė e matur se mė parė. Tani Kremlini nuk del mė hapur kundėr diplomacisė europiane dhe asaj amerikane.

 

Kėshtu, nė mbledhjen e fundjanarit tė Londrės, tė Grupit tė Kontaktit pėr Kosovėn, pavarėsisht deklaratės sė  Presidentit Putin se  "tė gjitha parimet e Grupit tė Kontakit pėr Kosovėn duhet tė jenė universale", pėrsėri Rusia nuk i doli kundėr Grupit tė Kontaktit. Ajo ra dakort me deklaratėn pėrfundimtare tė takimit se “zgjidhja doemos duhet tė jetė e pranueshme pėr banorėt e Kosovės". Meqenėse vullneti i kosovarėve ėshtė shprehur hapur se ata nuk do tė pranojnė gjė tjetėr pėrvecse pavarėsinė, deklarata do tė thotė se vendimi pėr Kosovėn nė tė vėrtetė ėshtė marrė. Kosova do tė fitojė pavarėsinė dhe se Rusia nuk ėshtė kundėr. Sipas Pavel Kandel, shefi i sektorit pėr konfliktet etniko-politike, nė Institutin pėr Evropėn  tė  Akademisė ruse tė Shkencave, fakti qė Rusia ka qėndruar pas deklaratės sė pėrbashkėt tė Grupit tė Kontaktit, flet se ajo nuk ėshtė e gatshme tė kundėrshtojė partneritetin nė Grupin e Kontaktit. Ajo nuk ėshtė e gatshme tė harxhojė tė gjitha forcat e veta nė vendimin  pėr statusin e  Kosovės dhe nuk do tė  hyje nė konflikt me partnerėt perėndimorė. 

 

Tė njėjtėn gjė konfirmon edhe gazeta moskovite "Komersant" mė datė 2 shkurt. Ajo shkruan se nuk ėshtė besueshme qė Moska do tė hyjė nė kundėrshtim tė hapur me perėndimin pėr shkak tė Kosovės. Problemi i Kosovės, sipas gazetės, shumė vėshtirė mund tė ndodhet nė prioritetet e politikės sė jashtme ruse, pasi, pėr Moskėn mė me rėndėsi strategjike ėshtė hapėsira e ish-BRSS ku ajo dėshiron tė dominojė dhe tė ketė ndikim.

 

Pėr tė rritur ndikimin e saj, qoftė dhe nė hapėsirat e ish-Bashkimit Sovjetik, Rusisė i duhet tė bėhet njė superfuqi ekonomike.Nė funksion tė kėsaj ambicje, ajo po aplikon sot gjėrėsisht diplomacinė ekonomike, vėnien e diplomacisė nė funksion tė fuqizimit tė saj ekonomik. Pėr t’u kthyer nė njė superfuqi ekonomike, Kremlini ka zgjedhur njė “armė” tė fuqishme. Ajo po kėrkon tė ndėrtojė tė ardhmen politike dhe ekonomike tė vendit duke u mbėshtetur nė burimet e saj energjitike. Moska po shfrytėzon kėto burime pėr tė rifituar statusin e superfuqisė.dhe pėr realizimin e ambicieve tė saj politike nė plan ndėrkombėtar.

 

Fillimisht, Kremlini po kėrkon tė vendosė rregullin nė oborrin e prapėm, nė ish- republikat sovjetike. Perandorinė e dikurshme sovjetike, Moska po pėrpiqet ta zėvendėsojė me njė perandori liberale, duke shfrytėzuar aftėsinė pėr tė kontrolluar rrjetin energjitik. Edhe pėrplasjet e fundit me Ukrainėn, janė hapa drejt realizimit tė kėsaj strategjie. Sipas Zeino Baran, analist nga Qendra Nikson nė Uashington, mosmarrėveshjet e kohėve tė fundit midis Ukrainės dhe Rusisė tregojnė se Moska ėshtė e gatshme tė pėrdorė taktika tė ashpra pėr t’iu kundėrvėnė zgjerimit tė ndikimit tė Perėndimit nė hapėsirėn e ish-Bashkimit Sovjetik. Edhe deklarata e Putinit pėr parimin e  “universalitetit” pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, sipas analistėve, ishte mė tepėr pėr tė ushtruar presion ndaj Gjeorgjisė  se, nėse tenton  tė largohet pėrfundimisht nga orbita e saj, mund tė ketė probleme si Serbia.

 

Moska synon jo vetėm kontrollin e furnizimeve me energji tė hapėsirave tė ish-BRSS. Ajo ka ambicje tė rrisė varėsinė e Europės ndaj burimeve tė saj energjitike, duke synuar njė pushtet gjithnjė e mė tė madh ekonomik. Sipas Hju Bonds, drejtor i programit rus nė Qendrėn e Politikės sė Jashtme nė Londėr :“Rusia nuk do tė ketė mė mundėsinė tė rifitojė pushtetin ushtarak, por varėsia energjitike nga Rusia do tė pajisė Moskėn me njė pushtet mė tė madh ekonomik.” . 

 

Projekti energjitik rus pėr Europėn po ecėn mjaft mirė. Njė tubacion nafte po ndėrtohet nėn ujė nė Detin Baltik, nga Rusia nė Gjermani. Ai ėshtė njė projekt me vlerė 5 miliard dollarė dhe mendohet se do tė pėrfundojė nė vitin 2012.Nėpėrmjet kėsaj linje, miliarda metra kub gaz natyror nga Siberia Perėndimore do tė shkojnė nė Gjermani dhe vende tė tjera evropiane. Projekti nė fjalė tregon qartė varėsinė nė rritje tė furnizimeve me energji tė Evropės nga Rusia. Aktualisht BE-ja blen 25 pėr qind tė gazit natyror dhe 30 pėr qind tė naftės nga Rusia. Bashkimi Europian parashikon qė brenda vitit 2020, tri tė katėrtat e gazit natyror do tė importohen kryesisht nga Rusia. Rezervat ruse janė mė tė mėdhatė  nė botė pėr gazin natyror dhe ato tė naftės zenė vendin e dytė.  Shtete anėtare tė BE-se si Sllovakia dhe Finlanda varen plotėsisht nga nafta ruse. Gjithsesi, ulja e furnizimeve me gaz nga Rusia e disa vendeve europiane, nė kulmin e tė ftohtit polar tė janarit, pikėrisht atėhere kur ato kishte mė shumė nevojė,  me siguri i ka bėrė kėto vende tė mendojė pėr zgjidhje alternative, pasi edhe nė nivelin e tanishėm tė furnizimit, janė tepėr tė varura nga Rusia.

 

Por diplomacia ekonomike ruse ėshtė mjaft agresive dhe nė drejtim te Azisė Qendrore.Nėpėrmjet monopoleve shtetėrore Gazprom, Transneft dhe Rosneft, Rusia kontrollon pothuajse tė gjithė eksportin e energjisė nė atė zonė. Por nuk mjaftohet me kaq. Moska e ka studiuar me kujdes terrenin energjitik nė rrafshin botėror. Nė planėt e saj  hyn dhe ndėrtimi i njė tubacion nafte pėr tė furnizuar me gaz natyror Kinėn dhe vende tė tjera tė Azisė Lindore. Sipas analistit amerikan Ilan Berman “Rusia synon tė jetė furnizuesja e vetme e Kinės, Japonisė, Koresė Jugut. Moska po zhvillon bisedime serioze mbi energjinė me Indinė dhe me Shtetet e Bashkuara”.

 

Me rastin e Kosovės, Moska po pėrpiqet qė, pa rėnė ndesh mė faktorin ndėrkombėtar, tė nxjerrė sa mė shumė pėrfitime nė funksion tė strategjisė sė saj. “Nė se vendimi pėr pavarėsinė e Kosovės, ėshtė marrė, Rusia duhet tė pėrpiqet tė zgjerojė skenarin e  Kosovės nė konfliktet nė hapėsirėn pas sovjetike, pavarėsisht nėse kėtė zgjidhje bashkėsia ndėrkombėtare e pranon si universale”, thotė Konstantin Zatulin, Drejtori i Institutit tė Bashkėsisė sė Shteteve tė Pavaruara dhe anėtari i Komitetit pėr lidhje me Diasporėn.

 

Rusia nuk ka ndėrmend qė patriotizmin pansllav, pra dhe interesat e Serbisė, t’i vendosė mbi interesat e saj ekonomike. Putin duket i prerė pėr kėtė. Nė muajin nėntor tė vitit tė kaluar ai refuzoi tė presė nė takim Kryeministrin e Serbisė, Voisllav Koshtunica. Dhe kėtė e bėri vetėm pėr interesat ekonomike ruse. Kryeministri serb ishte i afėrt me disa biznesmenė tė cilėt, pėr llogaritė e tyre, duan ta pengojnė shitjen e Elektroekonomisė serbe Rusisė, ndėrkohė qė kjo ishte premtuar mė parė nga Presidenti  serb Boris Tadiq. Arsyeja e dytė pėr "jo"-nė e Putinit ėshtė se guvernatori serb Radovan Jellashiq dhe G17 Plus nuk  kanė lejuar asnjė banke tė madhe ruse  ta blejė bankėn serbe "Kulska banka”, shkruan gazeta serbe "Gllas javnosti" me datė 28.11.2005.

 

Pėrfundimisht, ndryshimi i kursit rus drejt diplomacisė ekonomike dhe zbehja e interesave tė sajė nė Ballkan, ishin njė shans mė tepėr nė rrugėn e Kosovės drejt pavarėsisė. Kundrejt ndonjė pėrfitimi ekonomik nga perėndimi, Rusia, nuk do tė vendosė  veton. Tashmė ėshtė me rėndėsi qė tė sigurohet tė paktėn dhe abstenimi kinez nė Kėshillin e Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara.

 

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

         tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

email: qshssk@acnss.com

web:www.acnss.com