The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

Kosova e pavarur dhe rilindja e Serbisė

 

Ditėt e fundit nė tavolinėn e Havier Solanės, tė Ministrave tė Punėve tė Jashtme tė vendeve qė janė anėtare tė BE si dhe tė politikanėve kryesorė europianė, ėshtė paraqitur studimi “Ēėshtja e Serbisė”, pėrgatitur nga  Instituti pėr Studimet tė Sigurisė nė Bruksel. Nė studim theksohet se Serbia duhet tė zgjedhė, nėse  dėshiron tė jetė shtet funksional, nėse dėshiron tė vazhdojė me Malin e Zi, tė ripėrcaktojė marrėdhėniet me Kosovėn ose  tė hyjė nė BE. Serbia  duhet tė studiojė interesat e veta shtetėrore dhe tė pėrcaktojė  cilat janė prioritetet e saj. Instituti kėshillon se ėshtė nė interes tė Serbisė tė divorcohet pėrgjithmonė  me Kosovėn. Nė javėn e parė tė muajit Tetor studimi “Ēėshtja e Serbisė” do tė bėhet publik nė Beograd dhe pėr opinionin serb.

 

Vlerat e rekomandimeve tė institutit nė fjalė pėr ne, shqiptarėt, qėndrojnė jo vetėm tek momenti i publikimi tė tyre tani nė prag tė fillimit tė bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė  Kosovės, por edhe te  pesha e kėtyre kėshillave. Instituti pėr Studime tė Sigurisė, ėshtė pjesė e institucioneve tė BE-sė dhe, ky studim, ėshtė bėrė pėr llogari tė kėtyre institucioneve. Ndonėse ėshtė i pavarur, ky institut ėshtė themeluar nga Kėshilli i Evropės nė 2001 dhe ka pėr qėllim tė pasurojė debatet strategjike, promovojė interesat bazė tė BE dhe tė kontribuojė nė  krijimin e njė  kulture tė pėrbashkėt evropiane nė sektorin e sigurisė.

 

Nė konkluzionin se Kosova e Pavarur ėshtė zgjidhja mė e mirė edhe pėr Serbinė, ka arritur jo vetėm Instituti pėr Studimet tė Sigurisė pranė BE, por dhe institute dhe institucione tė tjera, politikanė, analistė nga Ballkani, Europa, Amerika  apo dhe nga vetė Serbia. Janė njė sėrė faktorėsh qė pėrcaktojnė pėrfundimin e mėsipėrm.

 

Shqiptarėt nė Kosovė, duke zėnė 90% tė popullsisė, nuk e mendojnė dhe nuk do ta respektojnė asnjėherė shtetin serb si  shtetin e tyre, nė rastin e njė shteti tė supozuar tė pėrbashkėt. Urrejtja mes bashkėsive serbe e shqiptare ėshtė shekullore. Destabiliteti do tė jetė ndjekės i rregullt i jetės sė dy popujve. Do tė ishte e pamundur qė Kosova tė administrohet nga ana e Qeverisė serbe.Propozimi tyre pėr “mė shumė se autonomi dhe mė pak se pavarėsi” nė Kosovė, nė kushtet kur nuk ka  mundėsi qė tė  ushtrojė kompetencat e veta shtetėrore atje, do tė bėnte qė vetė shteti serb tė ishte vazhdimisht i paqėndrueshėm, i pasigurt dhe jo funksional pėr tė pretenduar anėtarėsimin nė BE. Nė ato rrethana, Kosova do ta tėrhiqte nė vazhdimėsi Serbinė drejt humnerės.

 

Pėrmasat e rrritjes demografike tė shqiptarėve, sipas disa studiuesve serb, do tė pėrbėnin njė rrezik tjetėr serioz pėr serbėt. Nė njė shtet tė supozuar tė pėrbashkėt, me ritmet e rritjes demografike tė popullisė shqiptare nė Kosovė, sipas tyre, shqiptarėt kėrcėnojnė tė mbushin shumė shpejt hapėsirat e zbrazura tė Serbisė Qendrore. Llogaritet qė pas 40 vjetėsh, shteti i pėrbashkėt tė mos jetė mė serbo-shqiptar por shqiptaro-serb, pra nuk do tė ishte nė interes tė popullit serb. Kjo do tė sillte nė tė ardhmen pasoja tė paparashikueshme pėr ta.

 

Edhe ekonomikisht, do tė ishte fatale pėr Serbinė mbajtja e kontrollit mbi Kosovėn. Sipas burimeve serbe, vetėm nė vitin 1980, Serbia ka  harxhuar cdo ditė rreth 1,5 milionė dollarė pėr ruajtjen e qetėsisė dhe rendit nė Kosovė. Nė se kėto para, tė cilat pėr 15 vjet llogariten rreth 10 miliard dollarė, do tė ishin investuar nė ekonominė serbe, pėr tė mirėn e popullit serb, ndoshta sot ata do te ishin shumė pėrpara nė zhvillimin e tyre krahasuar me vendet e tjera tė Europės Juglindore. Edhe nė rastin e njė vartėsise hipotetike tė Kosovės nga Serbia, do tė ishte humbje ekonomike cdo investim i mėtejshėm i serbėve nė Kosovė. Shpenzimet ekonomike qė ju duhen serbėve pėr tė mbajtur Kosovėn, nuk justifikohen aspak me tė ardhurat qė mund tė sigurojnė nga shfrytėzimi i pasurive tė saj.

 

Duke hequr dorė vullnetarisht nga Kosova, Serbia nga njė vend problematik qė konsumon siguri pėr perėndimin, automatikisht do tė kishte “status” tjetėr ndėrkombėtar. Ajo, falė dhe miqėsive tė vjetra me perėndimin, do tė kishte nivel tjeter marrėdhėniesh me Europėn dhe do tė pėrmirėsonte marrėdhėniet me SHBA-nė, duke u bėrė njė partnere e sigurt dhe e rėndėsishme e tyre. Lehtėsirat e saj nė integrimin euroatllantik do tė ishin tė padiskutueshme. Kėnaqėsia e kthimit tė Serbisė nė teatrin politik europian, pėr serbėt do tė ishte shumė mė e madhe se ajo e bashkėjetesės me zor me shqiptarėt e Kosovės.

 

Ndarja paqėsore e Serbisė me Kosovėn, do tė ēlironte energji pozitive pėr vetė kombin serb. Kjo do t’i shpėtonte ata nga ngarkesat psikologjike qė kanė pėrjetuar pėr Kosovėn si problemin e tyre mė tė madh. Do tė shpėtonin njė herė e mirė nga kurora mitologjike e shenjtėrisė, krenarisė e qėndresės  qė po rrezikon tė kthehet nė mitomani dhe realiteti i ashpėr i humbėsit tė viteve tė fundit. Energjitė qė do tė ēlirohen, mund tė orientohen pėr tė ndihmuar nė zgjidhjen e problemit tė vėrtetė kryesor pėr serbėt, integrimin e tyre euroatlantik.

 

Divorci  pėrfundimtar i Serbisė me Kosovėn, do tė ndihmonte popullin e serbisė edhe nė njė drejtim tjetėr. Me kalimin e kohės do tė pastronte skenėn politike serbe nga forca politike dhe politikanė, tė cilėt tė gjithė karrierėn, fitoret dhe mbijetesėn e tyre nė politikė, e kanė lidhur mė nacionalizmin mitik dhe jo me punėn pėr sigurimin e njė mireqėnie tė vazhdueshme pėr popullin dhe integrimin e vendit tė tyre.

 

Me ndarjen e Kosovės nga Serbia, do tė shpėtonte njė herė e mirė dhe popullsia serbe e Kosovės. Manipulimi i njerėzve tė mbetur nė Kosovė tani duket se ka arritur kulmin. Mbi ta bėhet presion qė   tė rrinė mė tej nė Kosovė dhe ndėrkohė dekurajohet ēdo pėrfshirje e tyre nė jetėn e vendit. Detyrimi qė  tė rrijnė pasivė, tė jetojnė vetėm nė enklavat e tyre , tė mos  marrin pjesė nė institucionet e Kosovės apo tė krijojnė institucione paralele, bėhet vetėm e vetėm qė partitė politike nė pushtet nė Beograd tė grumbullojnė pikė nga votuesit, duke thėnė se po mbrojnė pakicat serbe nė Kosovė. Me Kosovėn e pavarur kjo do tė  marrė fund dhe serbėt qe do tė kenė dėshirė tė rrinė atje, do tė mund ta ndiejnė veten qytetarė tė barabartė tė Republikės sė Kosovės.

 

Pėrfundimisht, nėse do tė luftojė pėr territore nė njė pėrplasje tė pėrhershme me popullsinė shqiptare, Serbia nuk do tė bėhet asnjėherė shtet funksional dhe nuk do tė ecė pėrpara, nuk do tė integrohet. Pėrndryshe, krijimi i shtetit tė  pavarur tė Kosovės, do tė jetė rilindje pėr vetė Serbinė.

 

 

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

xhavit_shala@yahoo.co.uk  

www.acnss.com