The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

DEL PONTE, RAMUSHI  DHE STATUSI I KOSOVĖS

 

Lajmi se njė trup gjykues nė Hagė lejoi Ramush Haradinajn qė tė merrej me aktivitet politik nė Kosovė, u prit me optimizėm nė qarqet politike shqiptare.Nė tė dy anėt e kufirit dhe nė diasporė, “liēensa” e Hagės pėr angazhimin politik tė Haradinajt ishte njė  ogur i mirė, nė prag tė fillimit tė bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Ndėrkohė, nė politikėn rajonale e mė gjerė, pėr vendimin e Hagės, pati reagime tė ndryshme.

 

Vetė Hardinaj, i bindur se veprimet e tij nė luftė kanė qenė nė pajtim me moralin e luftės, me rregullat ndėrkombėtare dhe me kodin e burrėrisė, vendimin “me pikatore” tė Hagės e pa si njė rikthim tė pjesshėm tė sė ndrejtės pėr tė punuar e kontribuar nė ndėrtimin shoqėrise demokratike nė Kosovė. Bashkėpunues model i Tribunalit tė Hagės, ai  besoi se angazhimi i tij politik, do tė ndihmojė proēeset pozitive nė Kosovė, do tė jetė nė tė mirė tė popullit e tė gjithė qytetarėve.

Vendimin e Tribunalit tė Hagės e pėrshėndeti menjėherė Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova. Duke mos e fshehur optimizmin se tani ka njė bashkėpunėtor mė tepėr nė misionin e tij, rikthimin politik tė Haradinajt ai e pa  si njė mundėsi mė tepėr nė proceset pozitive pėr krijimin e shtetit tė pavarur tė Kosovės. Vendimi gjithashtu u kritikua nga Beogradi dhe u mbėshtet nga Tirana zyrtare. Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, zoti Mustafaj, shprehu bindjen se Haradinaj do tė vazhdojė tė luajė rol konstruktiv si faktor uniteti brenda spektrit politik kosovar, pėr t'i shėrbyer sė bashku me komunitetin ndėrkombėtar ēėshtjes sė Kosovės, si dhe pėr tė nxitur dialogun mes Prishtinės e Beogradit, pėr ēėshtjet me interes tė pėrbashkėt.

 

Pa kaluar 24 orė nga shpallja e vendimit tė Tribunalit tė Hagės, duket se liria  politike e Ramushit, ndonėse e pjesshėshme dhe e komanduar nga UNMIK-u, shkaktoi tėrmet nė qarqet europiane e mė gjerė. E para reagoi kryeprokurorja Carla Del Ponte. Ajo njoftoi se kishte mbetur e zhgėnjyer nga vendimi i Hagės. Pėr tė vendimi ishte i pashembullt dhe mund tė ndikojė nė gjyq duke penguar dėshmitarėt pėr tė dhėnė dėshmi. Indirekt akuzoi trupin gjykues se po aplikon standarte tė dyfishta dhe se ishte e vendosur ta apelonte vendimin.

 

Zonja Del Ponte ėshtė e njohur dhe e respektuar nga shqiptarėt pėr kontributin qė ajo ka dhėnė vite mė parė nė luftėn kundėr mafias e mė pas nė kėrkimin e dėnimin e kriminelėve tė luftės nė ish- Jugosllavi. Por, tė habit pėrkushtimi i zonjės Del Ponte kur bėhet fjalė pėr kosovarėt. Me kėmbėngulje, ajo arriti gati tė barazojė agresorin me viktimat. Kjo u duk nga pėrpjekjet e saj tė vazhdueshme pėr tė gjetur kriminelė lufte dhe nė Kosovė. Ndonėse pati kohėn e mjaftueshme pėr tė ngritur akuzė pėr krime lufte, ajo priti sa tė bėhej kryeministėr zoti Haradinaj, pėr ta akuzuar atė. Tashmė ajo e ndjen veten “tė larė” pėrpara serbėve, pasi, ndonėse nuk pati mundėsi tė akuzonte pėr krime lufte homologun kosovar tė Millosheviēit, arriti  penalizimin e kryeministrit kosovar.

 

Tė bie nė sy fakti se, akuzat e Del Pontes kundėr zotit Haradinaj, u komunikuan pikėrisht nė kohėn kur ai po punonte intensivisht dhe po arrinte suksese nė drejtim tė realizimit tė pjesės mė tė madhe tė standarteve tė vendosura nga Grupi i Kontaktit, sidomos ato tė sigurisė pėr pakicat. Kryeprokurorja e Hagės, e emėruar pėr tė goditur krimet e luftės, me veprimet e saj gati sa nuk provokoi luftė nė Kosovė, kur barazoi Ramushin me Millosheviēin. Ishin pjekuria dhe besimi i zotit Haradinaj nė pafajėsinė e tij, besimi ndaj Tribunalit tė Hagės e vendimi pėr t’u dorėzuar vullnetarisht atje, thirrja qė ai i drejtoi popullit tė Kosovės pėr tė ruajtur qetėsinė e pjekuria e shoqėrisė kosovare, e cila i kuptoi drejt mesazhet e kryeqeveritarit tė saj si dhe gadishmėria e KFOR-it, faktorėt qė parandaluan destabizimin nė Kosovė.

 

Ėshtė e natyrshme qė me argumentet “juridike” tė zonjės Del Ponte nuk mund tė pajtoheshin amerikanėt, tė cilėt po bėjnė tė gjitha pėrpjekjet pėr vendosjen e njė stabiliteti afatgjatė nė Ballkan, ose nė  "tmerrin kronik tė Evropės", si po e etiketojnė kohėt e fundit atė.Dhe Kosova ėshtė njė faktor thelbėsor nė stabilizimin e Ballkanit.Ceshtja "Haradinaj" nuk mund tė krahasohet me ēėshtje tė tjera tė gjykatės sė Hagės si ēėshtja "Karaxhic" apo ajo "Mlladic, reagoi  menjėherė Nėnsekretari Amerikan  i Shtetit Nikolas Burns, pas deklaratės sė Carla Del Pontes.

Nė tė vėrtetė, vetė  Zonja Del Ponte po vepron me standarte tė dyfishta, pėr rastet e tė akuzuarve pėr krime lufte. Ajo mė shumė ka frikė se, gjoja, po i dėmtohet procesi e po i tremben dėshmitarėt nga angazhimi politik i  Zotit Haradinaj, i cili pranoi tė ndėrrojė karrigen e kryeministrit me qelinė e Hagės, se sa nga Gotovina, Mlladiēi e Karaxhiēi, tė cilėt janė “tė lirė” tė bėjnė cfarė tė duan me dėshmitarėt dhe kanė deklaruar se nuk e njohin fare Tribunalin e Hagės.

Edhe nė trajtimin e vendeve nga janė tė akuzuarit pėr krime lufte, zonja Del Ponte nuk pėrdor tė njėjtin standart. Ajo nuk lejoi angazhimin politik tė Haradinajt nė ndihmė tė zgjidhjes sė problemeve tė Kosovė, si faktor uniteti brenda spektrit politik kosovar dhe si njė bashkėbisedues i kėndshėm i komunitetit ndėrkombėtar pėr zgjidhjen e  ēėshtjes sė Kosovės. Ndėrkohė ajo nuk ngurroi tė ndėrmarrė njė veprim politik, tė mbėshtesė Kroacinė nė hapin drejt anėtarsimit nė BE. Deklarata e saj se Kroacia po bėn tė gjitha pėrpjekjet pėr kapjen e Ante Gotovinės, ishte vendimtare pėr ēeljen e negociatave pėr anėtarėsimin e Kroacisė nė BE.

Nė njė linjė me Carla Del Ponten pėr ēėshtjen Haradinaj, kanė qenė vetėm serbėt dhe koalicioni opozitar grek i sė majtės dhe pėrparimit (Sinaspizmos), i cili akuzoi Nėnsekretarin e Shtetit Nikolas Bėrns se po angazhohet nė mėnyrė tė njėanshme pėr ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės, bile duke kėrcėnuar se pavarėsia e Kosovės mund tė shkaktojė destabilizim nė mbarė Ballkanin Perėndimor.

Pėrfundimisht, Tribunali Hagės, me kėrkesėn e Del Pontes, pezulloi lejen pėr angazhimin politik tė Hardinajt nė Kosovė. Duke besuar nė paanėsinė e Tribunalit tė Hagės, shpresojmė qė veprimet e Del Pontes ndaj shqiptarėve tė jenė tė motivuara vetėm juridikisht dhe tė mos kenė frymėzime fetare.Pėrndryshe do tė  mendonim se ajo nuk ėshtė siē e thėrrisnin dikur "the unguided missile" njė raketė  qė i ka humbur kursi, por njė raketė me kurs antishqiptar.

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

                                                                                           xhavit_shala@yahoo.co.uk                                                                                                                                    www.acnss.com