The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 
 
Propoganda elektorale dhe siguria kombetare

E Enjte, 26 Maj 2005

Nga Xhavit SHALA*


Akoma pa ardhur "vera" e fushates elektorale, duket se propaganda e forcave politike po arrin kulmin. Ne jo pak raste, kjo propagande eshte futur ne rrjedha te rrezikshme dhe mund te coje ne "fryrjen", sidomos te militanteve, me nje ndjenje urrejtjeje ndaj kundershtareve politike, e cila, nese nuk korrigjohet e mbahet nen kontroll, nen "ngacmimin" edhe te faktoreve antishqiptare, mund te degjeneroje ne spirale dhune, duke cenuar ne kete menyre sigurine tone kombetare.

Nje propagande elektorale e papergjegjshme do te sillte pasoja, te cilat do te cenonin si sigurine e brendshme, ashtu dhe ate te jashtme te vendit tone.

Po te shikosh me kujdes slloganet elektorale te dy forcave kryesore politike, veren se ato nuk e permendin fare fjalen "vote e lire" dhe si te tilla, ato kane nevoje t'i shpjegohen elektoratit gjate fushates. Keshtu, sllogani "Mbro te ardhmen", ka ne perberje terma luftarake. Fjala "mbro" nuk shoqerohet me fjale te tjera te qarta. Pra, me cfare do ta mbroje te ardhmen, me kallash apo me voten e lire? Kur kjo shoqerohet dhe me fjale te tjera si "te clirojme", "te marshojme" apo "te pushtojme", etj., ta largon edhe me shume vemendjen nga vota.

Edhe sllogani tjeter "Koha per ndryshim", duhet te sqaronte me mire se me cfare do ta bejme ndryshimin? Me voten e lire, me kallash, apo si. E them kete se ne shqiptaret jemi mesuar qe ndryshimet e medha t'i bejme jo gjithmone si i bejne kombet e tjere te qyteteruar. Kemi dhene prova se dime t'i bejme edhe duke djegur e shkaterruar djersen dhe veten tone.

Pasojave te nje propagande te tille, po t'i shtosh dhe pakenaqesine dhe emocionet e pakontrolluara ne rast humbjeje, do t'i mjaftonte vetem "nje shkendije" per te nxjerre situaten jashte kontrollit. Per kete eshte e nevojshme qe forcat politike duhet "te edukojne" jo vetem vetveten, por dhe elektoratin per te pranuar si fitoren, ashtu dhe humbjen.

Deme te konsiderueshme shkakton propaganda elektorale e papergjegjshme dhe per sigurine e jashtme te vendit.

Keshtu, nje vend ku kryeministrin e sulmojne publikisht si "padrino i mafias", "kapo i krimit te organizuar", etj, ku liderin e opozites dhe pretendentin per kryeminister ne rast fitoreje e quajne si: "fondamentalist", qe nuk ushqen mirekuptimin fetar, nuk siguron bashkejetese krahinash dhe kercenon fqinjesine e mire te shqiptareve me vendet dhe popujt fqinje; ku ish- kryeministrin e vendit dhe partine e krijuar nga ai e quajne "klan mafioz", etj, kuptohet qarte se cfare imazhi do t'i rezervohet ketij vendi ne raport me shtetet fqinje, me aleancat ushtarake apo politike ku synojme te antaresohemi.

Pas fushates elektorale do te mbeten te njollosur dhe te perbaltur si ata qe vijne ne pushtet, ashtu dhe ata qe do te detyrohen te bejne opoziten, por me shume mbetet e njollosur Shqiperia e cila, minimalisht, mund te konsiderohet nga te huajt si nje vend qe ka nevoje te mbahet dhe per s'di sa kohe "ne karantine". Askush nuk do te kete deshire te takohet me kryeministrin e nje shteti i cili eshte akuzuar si "padrino", "fondamentalist" apo "klan mafioz".

Per kete duhet qe, gjate fushates, lideret politike dhe kandidatet per deputete, te vene interesat kombetare mbi ato partiake. Te mendojne ne rradhe te pare per Shqiperine e, me pas, per partine. Mosmarreveshjet nuk duhet te shkojne deri ne urrejtje dhe te krijojne tensione qe kane pasoja vertet negative per sigurine.

Jo vetem forcat politike, por edhe komunitetet fetare duhet te tregojne pergjegjshmeri gjate fushates elektorale. Ato duhet te distancohen hapur nga propaganda elektorale dhe te largojne nga funksione zyrtare menjehere personat te cilet kane deshire te merren dhe te bejne politike. Tendenca per te krijuar forca politike me prapavije te fshehur fetare, do te ishte provokim per rendin kushtetues. Kjo jo vetem se eshte e ndaluar ligjerisht, por dhe sepse perzierja direkt apo indirekt e besimeve fetare me politiken, do t'i demtonte dhe vete ata. Thirrja e drejtuesve te Komunitetit Katolik drejtuar popullit shqiptar per pergjegjesine e votes se tyre, eshte nje shembull qe duhet ndjekur dhe nga komunitete te tjera.

Perfundimisht, nje propagande elektorale e pergjegjshme do te ndikoje ne zgjedhje te rregullta e normale, te cilat do te tregonin maturine e demokracise ne Shqiperi. Ky eshte nje detyrim i pozites dhe i opozites para popullit, vendit dhe komunitetit nderkombetar.


* Drejtor i Qendres Shqiptare

te Studimeve per Sigurine Kombetare

xhavit_shala@yahoo.co.uk

www.acnss.com


Maj 2005