The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

SHQIPĖRI MES PATRIOTIZMIT EKONOMIK

E PRAGMATIZMIT POLITIK

 

 

Pas krizave tė fundit energjitike, nė Europė po flitet gjithmonė e me shpesh pėr patriotizmin ekonomik. Megjithėse janė nė aleanca tė pėrbashkėta politike dhe ushtarake, shtete tė veēanta po mendojnė se si ti zgjidhin mė mirė nevojat e tyre energjitike. Kėshtu Gjermania, nė mėnyrė tė njėanshme, po financon njė projekt 5 miliard dollarėsh pėr ndėrtimin e njė gazsjellėsi, nėn ujė nė Detin Baltik, nga Rusia nė Gjermani, duke anashkaluar Poloninė. Duke mos qenė aspak dakort me zgjidhjen gjermane, Presidenti polak Lech Kaczynski i ka propozuar BE-se dhe po bėn thirrje pėr njė NATO energjetike, me njw sistem paralel furnizimi nafte e gazi.

 

Publikimi nga Qeverisa Shqiptare e kėrkėsės pėr rishikimin e gjurmės sė naftėsjellėsit “Ambo” dhe i synimeve tė sajė pėr pėrfshirjen e “Gazpromit” nė furnizimin me gaz tė Shqipėrisė, argumentet pro dhe kundėr tyre si dhe debati publik qė po shoqėron atė, tregon se patriotizmi ekonomik, sidomos pėr politikat energjitike, kohėt e fundit po pėrfshin dhe shqiptarėt.   Gjithsesi, ėshtė e nevojshme qė Shqipėria tė jetė e vėmendshme pėr tė vendosur raporte tė drejta midis patriotizmit ekonomik e pragmatizmit politik. Kjo nė mėnyrė qė tė gjenden rrugėt pėr zgjidhjen sa mė tė shpejtė, tė qėndrushme dhe nga burime alternative tė krizės energjitike nė vend por dhe pėr tė zhvilluar interesat e sajė nė pėrputhje me ato tė lidershipit tė botės perėndimore, sidomos te SHBA-se, aleatit tonė strategjik.

 

Projekti i naftėsjellėsit Burgas- Vlore, pėrndryshe Ambo, ėshtė njė projekt i Korporatatės  amerikane AMBO (Albanian-Makedonian-Bulgarian Oil), korporatė e cila ėshtė krijuar me miratimin e Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Bullgarisė pėr ndėrtimin e naftesjellėsit qė do tė transportojė naftėn nga Detin e Zi nė Adriatik. Ky naftėsjellės konsiderohet projekt strategjik amerikan pasi rrit sigurinė dhe shpejtėsinė e transportit tė naftės si dhe ul koston rreth 4 dollar pėr fuqi. Ky maftėsjellės do tė transportojė naftė nga Rusia, Kazakistani  dhe Azerbaxhani pėr nė perėndim. Do tė jetė rreth 907 kilometra e gjatė dhe kushton rreth 1,2 miliard $.

 

Vlerėsimet dhe gjykimet rreth projektit Ambo nuk mund tė jenė tė sakta, nėse nuk merren parasysh disa faktorė, mė tė rėndėsishmit prej tė cilėve janė: Pėrfitimet e Shqipėrisė nga realizimi i kėtij projekti; rivaliteti rajonal pėr transportin e naftės sė Kaspikut drejt perėndimit; lidhja e Ambos me lobe tė fuqishme politike e ushtarake tė politikės amerikane; raportet e BE-sė me projektin; ndikimi mjedisor i tijė nė zonėn turistike tė Vlorės dhe ndikimi i mundshėm i projektit tek votuesit vlonjat nė zgjedhjet e ardhshme.

 

Pėrfitimet e Shqipėrisė nga realizimi i kėtij projekt janė tė mėdha si nė fushėn ekonomike, ashtu dhe nga pėrfshirja e sajė nė korridore strategjike qė prodhojnė siguri. Shqipėria do tė pėrfitojė rreth 35 milion dollar nė vit, tė ardhura nė formė qiraje e taksa, vetėm nga kalimi i naftėsjellėsit. Ndėrkohė qė mund tė punėsohen njė numėr jo i vogėl personash. Ambo lidhet me projektin e Korridorit 8, nismė e administratės sė Presidentit Klinton nė kuadrin e Paktit tė Stabilitetit pėr Ballkanin. Ky korridori ėshtė strategjik si pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ashtu dhe pėr BE-nė dhe do tė pėrfshijė njė infrastrukturė tė tėrė mė autostradė tė stndarteve ndėrkombėtare, hekurudhė, linja tė energjisė elektrikė, tė telekomunikacionit etjer. Ndonėse ndėrtimi i kėtij korridori vitet e fundit ėshtė vėnė nė dyshim si pasojė e rivalitetit midis SHBA e BE-se, ndikimit tė Greqisė dhe pavendosmėrisė sė Italisė. Vetė ish ministri i jashtėm italian Xhani De Mikelis ėshtė shprehur kohė mė parė se “Italia duhet tė kėrkojė revizionimin e hartės sė koridoreve ndėrevropiane, qė u ravijėzua nė vitin 1997...para sė gjithash pėr veprėn e amerikanėve, Kordorin VIII, qė anashkalonte Jugosllavinė, pėr shkak tė izolimit te Millosheviēit...nė vend tė Koridorit VIII, duhet lidhur Bari me Beogradin. Ky aks qė do tė lidhte brigjet e Mali tė Zi me Serbinė, do tė kishte njė rėndėsi shumė tė madhe pėr ne (Italinė)”. Nė kėto kushtė ndėrtimi i naftėsjellėsit Ambo nė territorin tonė, do tė ishte njė mundėsi mė tepėr qė nėn ndikimin amerikan, ky korridor qė lidh perėndimin me lindjen, tė rifutej nė prioritetet e BE-sė. Gjithshtu Ambo do tė ishte njė shtysė mė tepėr pėr mbėshtetjen amerikane pėr integrim e vendit tonė nė BE.

 

“Ambo” ėshtė akoma njė projekt por nuk ėshtė i vetmi. Ekziston njė rivaliteti midis shteteve tė rajonit tė ballkanit se kush e kush tė joshė mė tepėr amerikanėt nė mėnyrė qė projekti pėr transportin e naftės sė Kaspikut drejt perėndimit tė kalojė nėpėr territorin e tyre. Pėrveē projektit Ambo, qė tashmė ėshtė i njohur ekzistojnė dhe dy projekte tė tjera qė e konkurojnė atė. Njėri ėshtė projekti pėr naftėsjellėsin Burgas-Aleksandropolis, i cili ka kosto mė tė ulėt se Ambo, kushton rreth 1,2 miliar dollar. Dhe pėr kėtė grekėt po bėjnė lobing. Kohė ma pėrė zevendesministri i Jashtem grek Evripidis Stilianidis, kėmbėngul se naftėsjellėsi Burgas-Alexandropolis ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė transportuar naftėn ruse drejt Perėndimit dhe se pėr kėtė ėshtė marrė miratimi dhe i kryeministrit bullgar. Edhe sipas gazetės athinase “Apogevmatini”, janė shumė tė vogla gjasat pėr ndėrtimin e naftėsjellėsit Burgas - Vlorė, sepse bėhet fjalė pėr projekt  shumė tė shtrenjtė. “Memorandumi pėr ndėrtimin e AMBO-s, i nėnshkruar nga Shqipėria, Bullgaria dhe Maqedonia, nuk do tė ndikojė mbi planet pėr ndėrtimin e naftėsjellėsit greko-bullgar dhe se dokumenti ka patur karakter politik” komenton gazeta nė fjalė.

 

Projekti tjetėr rival mė Ambon ėshtė projekti  “Naftėsjellėsi Panevropian” apo Konstanca–Panēevo–Omishal-Trieste.  Marrveshja kuadėr pėr vendosjen e kėtij sistemi ndėrshtetėror tė transportit tė naftės dhe gazit, ėshtė nėnshkruar nė vitin 1999 nė Kiev. Protokolli i kėsaj marrveshje ėshtė nėnshkruar nė shtator 2002, nė Bukuresht, nga Rumania, Kroacia dhe Serbia. Kėto vende janė optimiste se realizimi i projektit tė ndėrtimit tė  naftėsjellėsit qė do tė lidhė portet e Detit tė Zi me Evropėn, ėshtė gjithnjė e mė i afėrt. Ky naftėsjellės, sipas tyre, ka pėrparėsi  pėr transportin e naftės drejt perėndimit, edhe sepse do tė lidhet me naftėsjellėsin transalpin Austri-Gjermani dhe kushton 1,3 miliar dollarė. Ndėrtimi i naftėsjellėsit do tė zgjasė tre vjet. Si vit i fillimit tė punimeve, parashikohet 2007, ndėrsa nė vitin 2010 priten provat me ngarkesė tė plotė. Sado qė ti krijojmė lehtėsira Ambos, nė pėrfundim amerikanėt  mund tė vendosin qė tė zgjedhin njė nga projektet alternative tė Ambos. Por do tė ishtė e pafalshme qė Shqipėria me veprimet e sajė burokratike, apo me patriotizmin e pajustifikuar ekonomik, t’ju shtojė shanset projekteve tė tjera rivale tė Ambos. Kjo do tė ishte njė humbje e madhe pėr Shqipėrinė.

 

Lidhja e “Ambos” me lobe tė fuqishme politike e ushtarake tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ėshtė njė faktor mjaft i rėndėsishėm qė duhet marrė nė konsideratė kur tė diskutohet pėr tė ardhmen e kėtij projekti. Nuk pėrbėn sekret tė thuhet se Ambo mbėshtetet nga lobe tė fuqishmė politike e ushtarake nė SHBA, lobe tė cilat efektivisht drejtojnė politikėn amerikane. “Ambon” e mbėshtet “Halliburton Energy”, firmė e zevendes-presidenti amerikan Dick Cheney. Studimi i fizibilitetit tė “Ambos”ėshtė realizuar nga njė tjetėr kompani amerikane e cila financohet nga Halliburton. Vetė kjo e fundit  ka ndėrtuar bazėn amerikane "Bondsteel" nė Kosovė. Ėshtė nga kompanitė qė realizojnė projektet strategjike tė qeverisė amerikane. Edhe firma avokatore njurokeze Ėhite and Case LLT, nė tė cilėn u punėsua ish- Presidenti Clinton pas largimit nga presidenca amerikane, ka lidhje pune me “Ambon”. Nė kėto kushte mbėshtetja e projektit “Ambo”, do ti siguronte Shqipėrisė dhe suporte tė tjerė tė fuqishme pėr integrimin e sajė euroatllantik. Nga ana tjetėr, prekja pa shkak e interesavė kaq tė fuqishme, mund tė prodhojė kriza politike, me pasoja dhe pėr sigurinė e vendit. Patriotizmi ekonomik nė kėtė rast duhej vėnė nė peshore me pragmatizmin politik.

 

Ėshtė interesante tė shihet roli i BE-sė nė projektin “Ambo”. Ka njė lloj rivaliteti nė heshtje midis SHBA-se dhe BE-sė pėr projektin. Pavarėsisht se naftėsjellėsi do tė furnizojė me naftė vendet perėndimore, duke qenė plotėsisht nėn ndikimin amerikan, ai synon tė mbajė larg kontrollit energjitik europian zonėn nga Kaspiku nė Ballkanin Perėndimor. Rivaliteti SHBA-BE mund tė ndikojė nė politikėn shqiptare.Synimi ynė pėr tu integruar nė NATO por dhe pėr tu anėtarėsuar nė BE, do ta detyrojė politikėn shqiptare tė ruajė raportet me tė dy kėto superfuqi.Jo se BE do tė dalė hapur kundėr projektit, por nė forma indirekte, qoftė duke protestuar rreth ndotjet se Adriatikut nga Gjiri Vlorės, do tė ushtrojė njė presion permanent mbi politikėn shqiptare.

 

Ndotja mjedisore ėshtė njė faktor qė duhet marrė nė konsiderate pėr tė ardhmen e “Ambos”. Specialistė tė mjedisit argumentojnė se ndėrtimi nė portin e Vlorės i terminalit tė naftėsjellėsit Burgas-Vlorė, do tė rrisė nivelin e ndotjes nė kėtė zonė, duke rrezikuar tė ardhmen turistike tė Vlorės. Mbėshtetėsit e ruajtjes mjedisore kanė krijuar dhe njė lėvizje qytetare, e cila nė rastin e “Ambos” punoi aktivisht pėr nxitjen e patriotizmit ekonomik ndėr shqiptarėt. Sipas gjasave ēėshtja “Ambo ”do tė ketė dhe njė ndikim tė fuqishėm nė votat e vlonjatėve nė zgjedhjet e ardhshme. Nevoitet gjetja e  mundėsive qė Ambo tė realizohet si projekt por dhe tė mos kėrcėnohet e ardhmja turistike e rajonit tė Vlorės.

 

Energjia ėshtė njė nga problemet mė tė mėdha tė pazgjidhura tė Shqipėrisė. Ajo po mban peng zhvillimin ekonomik tė vendit. Pėrpjekjet pėr sigurimin e burimeve alternative energjitike duhen mbėshtetur dhe duhen trajtuar si shprehje tė patriotizmit ekonomik. Edhe ftesa pėr kompaninė ruse "Gazprom" pėr tė siguruar shtrirjen e rrjetit tė gazit natyror nė Shqipėri, duhet vlerėsuar si e tillė. Sigurimi i furnizimit masiv, me ēmime te arsyeshme me gaz, pėr ngrohje dhe gatim, do ti ndihmontė konsumatorėt shqiptar. Por nėse furnizimi me gazin rus nuk markohet me burime tė tjera energjitike, krijon rrezikun e rėnien nėn diktatin  e pushtetit energjitik rus, pushtet i cili nė ditėt e acarta tė kėtij dimri qė po lemė pas, gjunjėzoi dhe shtete tė fuqishme europiane, duke u kthyer kėshtu nė njė pushtet politik. Edhe nėse “Gazprom” do tė synojė tė tranzitojė gazin nėpėrmjet Shqipėrisė pėr nė vendet e tjera, pėrsėri ekonomia shqiptare do tė kishte tė ardhura tjera shtesė. "Gazpromi" nuk rivalizon Ambon dhe nuk prek interesat amerikane, tė cilat duan kontrollin mbi tranzitimin e naftės kryesisht tė pellgut Kaspik. Gjithashtu, ftesa shqiptare pėr "Gazprom"  mund tė vlerėsohet dhe si njė lėvizje diplomatike pėr sigurimin e votės ruse nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės.

 

Pėrfundimisht, ēėshtja tė tilla si “Ambo” e “Gazprom” nuk zgjidhen duke i politizuar. Pėr investime kaq tė mėdha, ėshtė e domosdoshme  vendosja e raporteve sa mė tė drejta midis patriotizmit ekonomik e pragmatizmit politik. Vetėm kėshtu do tė gjenden rrugėt pėr zgjidhjen sa mė tė shpejtė, tė qėndrushme dhe nga burime alternative tė krizės energjitike dhe zhvillimit tė interesave ekonomike tė vendit nė nė pėrputhje me ato tė lidershipit tė botės perėndimore, sidomos tė SHBA-sė, aleatit tonė strategjik.

 

Botuar ne gazeten "Tirana Observer", 21 mars 2006