The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

SIGURIA  E  MINORITETEVE DHE STATUSI  I  KOSOVĖS

 

Qeveria e Kosovės, pavarėsisht nga niveli i lartė i papunėsisė dhe varfėrisė nė vend, disa ditė mė parė, veēoi nga buxheti 4 milion e 350 mijė euro. Me kėtė shumė, jo tė vogėl pėr buxhetin e saj modest, do tė financohen tri projekte pėr kthimin e tė zhvendosurve nga lufta  nė 3 komuna tė Kosovės. Tė zhvendosurit janė serbė, romė, ashkali, egjiptas dhe shqiptarė. Kjo ndėrmarrje flet pėr njė pėrpjekje serioze tė autoriteteve kosovare nė pėrmbushjen e njė prej standardeve kryesore, atė tė kthimit tė qėndrueshėm tė tė zhvendosurve nga lufta.

 

Por, qė kthimi i tė zhvendosurve, kryesisht i minoriteteve, tė jetė i qėndrueshėm, duhet  t’u garantohen  tė drejta dhe liri tė plota, nė pajtim me Konventat Ndėrkombėtare mbi tė Drejtat e Minoriteteve dhe t’u mundėsohet realizimi i tyre. Pjestarėve tė minoriteteve etnike, duhet t’u garantohet siguria nė parametra tė tillė qė ata  ta ndiejnė veten qytetarė tė barabartė tė Kosovės. Ligjėrimi nga Parlamenti i Kosovės i propozimit qė bėri ditė mė parė Kryeministri shqiptar Sali Berisha, nė emisionin “Opinion” tė televizionit “Klan”, pėr aplikimin e  njė amnistie tė pėrgjithshme pėr krime tė kryera nga pjestarė tė minoriteteve tė larguar nga Kosova, duke pėrjashtuar ata qė kanė kryer krime tė dėnueshme nga Konventat Ndėrkombėtare si krimet kundėr njerėzimit apo gjenocidi, do tė jetė njė mundėsi mė tepėr pėr tė nxitur kthimin e minoritarėve nė Kosovė, duke zvogėluar, njėkohėsisht, dhe mundėsitė e manipulimit me ta.

 

Minoriteteve duhet t’u garantohet e drejta pėr pronė, duke pėrfshirė jo vetėm disponimin dhe paprekshmėrinė e saj, por dhe tė drejtėn pėr t’ja vlerėsuar me vlerėn e tregut, nėse vullnetarisht vendosin tė largohen nga Kosova. E drejta pėr punėsim e biznes, e drejta pėr arsimim, kulturė e media nė gjuhėn e amtare, mbrojtja e monumenteve kulturore, liria e besimit, e lėvizjes dhe pėrfaqėsimit pėrkatės nė institucionet shtetėrore tė Kosovės, janė tė drejta tė tjera qė duhen garantuar ligjėrisht. Megjithatė, tė drejtat e minoriteteve nuk do tė mund tė realizohen plotėsisht pėr aq kohė sa  ata vetė nuk do tė  jenė bashkėpunues pėr realizimin e tyre. Sa mė shpejt tė bindet minoriteti serb se Kosova ėshtė vendi i tyre aq mė mirė do tė jetė pėr ta. Ashtu sikurse dhe serbėt e Bosnjės dhe Kroacisė mė parė, ata shpejt do ta kuptojnė se Beogradi i ka shfrytėzuar vetėm pėr qėllimet e veta politike, fushatat elektorale apo luftėn e brendshme pėr pushtet.

 

Nė shumė familje kosovare, me tė drejtė, ka dhimbje pėr pjestarė tė familjeve dhe tė afėrm, tė vrarė apo tė zhdukuar gjatė luftės. Edhe gjenocidi shekullor serb ėshtė vėshtirė tė fshihet menjėherė nga kujtesa e tyre. Megjithatė, pėr tė arritur qėllimin final, pėr tė patur shtetin e tyre, kosovarėt nuk duhet tė bien nė kurthin e ngjarjeve tė tilla si ato tė Marsit tė vitit 2004. Ajo ngjarje, duke shtyrė fillimin e bisedimeve pėr statusin final, dėmtoi interesat e kosovarėve dhe i shėrbeu vetėm Beogradit. Frenimi i hakmarrjes dhe ndėrgjegjėsimi pėr respektimin e minoriteteve do tė bėjė qė kosovarėt tė ēlirojnė vetėm energji pozitive. Liria, siguria dhe respektimi i tė drejtave tė pjestarėve tė minoriteteve, jo vetėm do tė tregojė vlerėn e qytetėrimit tonė para Evropės dhe botės, por ėshtė faktori vendimtar qė do tė lehtėsojė rrugėn e Kosovės drejt pavarėsisė.

 

Tė drejtat e minoriteteve mund tė mbrohen mė mirė nė njė vend qė ėshtė shtet i pavarur, me ligje tė forta e me njė demokraci tė konsoliduar. Ndonėse nuk ėshtė njohur shtet i pavarur dhe nuk i ka tė gjitha institucionet e saj, Kosovės i kėrkohet sot tė respektojė tė drejtat e minoriteteve sipas standarteve tė shteteve tė pavarura dhe me demokraci tė konsoliduar. Nė kėto kushte, njohja dhe forcimi i Shtetit tė Pavarur tė Kosovės dhe siguria e mbrojtja e minoriteteve atje, do tė ndikojnė pozitivisht tek njėri- tjetri. Tė drejta tė garantuara dhe siguri pėr minoritetet, do tė thotė investim pėr Shtetin e Pavarur tė Kosovės.

 

Krijimi i njė regjimi tė tė drejtave speciale pėr minoritet, do tė ishte njė mėnyrė pėr mbrojtjen dhe garantimin e tė drejtave tė tyre. Regjimi  duhet tė pėrfshijė ligje penale dhe civile, tė cilėt detyrojnė institucionet publike dhe individėt qė tė mundėsojnė garantimin e tė drejtave tė minoriteteve  dhe tė mos i keqtrajtojnė ato. Nė Kodin Penal tė Kosovės duhen parashikuar nene tė veēanta, me sanksione tė forta, pėr dėnimin e atyre qė nxisin urrejtjen ose grindjet ndėrmjet kombėsive, racave, besimeve fetare apo ndaj atyre qė vėnė nė rrezik paqen publike duke bėrė thirrje pėr urrejtje kundėr pjesėve tė popullsisė, duke i fyer ose shpifur pėr to, duke kėrkuar pėrdorimin e dhunės ose tė veprimeve arbitrare kundėr tyre. Duhen gjetur rrugėt dhe mekanizmat qė institucionet, sidomos ato tė sigurisė dhe tė drejtėsisė qė tashmė po krijohen, tė parandalojnė dhe ndėshkojnė ashpėr ēdo konflikt apo krim kundėr ēdo pjestari tė bashkėsive etnike. Megjithatė, gjatė bisedimeve per statusin e Kosovės, negociatorėt kosovarė, jo vetėm qė duhet tė parashikojnė forma tė regjimit tė tė drejtave speciale, por duhet tė pėrgatiten dhe pėr mekanizmat e kontrollit tė kėtyre tė drejtave, tė cilat mund tė kėrkohen nga negociatorėt serbė dhe ata ndėrkombėtarė.

 

Pėrfaqėsimi proporcional ose me marrėvshje bashkėqeverisėse nė institucionet politike, ėshtė njė mundėsi tjetėr pėr mbrojtjen e minoriteteve dhe liritė e tė drejtat e tyre nė Kosovė. Megjithėse duhet parė si pjesė e programit tė pėrgjithshėm pėr mbrojtjen e tė drejtave tė minoriteteve, kjo mundėsi nuk ėshtė e mjaftueshme ne vetvete. Eksperienca ndėrkombėtare nė tė tilla raste, ka provuar se bashkėqeverisja nė organet ekzekutive, shpesh, ēon nė paralizim tė vendimmarrjes, siē ka ndodhur, jo rrallė, nė  Bosnje.

 

Decentralizimi  njihet si njė tjetėr mundėsi pėr mbrojtjen e minoriteteve. Ai pėrshin bartjen e vendimmarrjes politike nė nivelin mė tė ulėt praktik, me synim qė tė afrojė  me qytetarėt proceset vendimmarrėse, administrimin efikas publik dhe shėrbime mė tė mira publike. Ambasadori Kai Eide dhe Grupi Kontaktit, i kanė kushtuar rėndėsi nė rekomandimet e tyre ēėshtjes sė decentralizimit. Pavarėsisht debateve, nėse decentralizimi ėshtė problem vetėm i Kosovės apo duhet dėgjuar dhe Beogradi, duket se pėrfshirja e decentralizimit nė negociata mund tė jetė e favorshme pėr Kosovėn. Zgjidhja e pranueshme, nėpėrmjet decentralizimit, e kėrkesave tė komunitetit serb tė Kosovės, do tė detyronte negociatorėt serbė tė heqin dorė nga kėrkesa tė tilla si krijimi i dy entiteteve apo dhe ndarja e Kosovės. Edhe sipas raportimeve tė shtypit serb, nė varėsi tė ecurisė sė bisedimeve, decentralizimi do tė jetė njė nga ēėshtjet ku negociatorėt serbė do tė fokusohen fort. Megjithatė, duhet marrė nė konsideratė fakti se Kosova duke qenė njė shtet i ri, e ka tė domosdoshėm njė pushtet tė fortė qendror. Nė kėto rrethana ėshtė e nevojshme ruajtja e raporteve tė duhura ndėrmjet niveleve tė ndryshme tė qeverisjes, duke penguar getoizimin apo dhe kantonizimin e Kosovės.

 

Politikanėt kosovarė, duke qenė tė bindur se liria, siguria dhe respektimi i tė drejtave tė pjestarėve tė minoriteteve janė faktorėt vendimtarė qė do tė lehtėsojnė rrugėn e Kosovės drejt pavarėsisė, duke njohur tė mirat apo tė metat qė ofron secila mundėsi pėr mbrojtjen e minoriteteve, ndoshta do t’u duhet tė hartojnė njė plan veprimi, kombinim i atyre mundėsive qė pėrmendėm mė lart. Ky plan veprimi duhet t’ju japė sigurinė e nevojshme minoriteteve nė Kosovė, tė jetė i pranueshėm nga faktori ndėrkombėtar dhe tė garantojė njohjen e Kosovės si Shtet i Pavarur e sovranitetin e plotė tė saj nė ēdo pjesė tė territorit.

 

 

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

email: qshssk@acnss.com

web: www.acnss.com