The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

Njė mjekėr pėr Maqedoninė

Janė hequr maskat. Por fytyrat janė sėrisht tė paidentifikueshme. Mjekrat. Mjekrat e tė dyja palėve, janė rritur

 

nga Sokol Shameti

 

Tė kthehesh nė Maqedoni pas katėr vjetėsh, ėshtė tė kthehesh nė njė vend ku maskat janė hequr. Nėse je njė gazetar nga Tirana, mesditėn e njė tė hėne nė vendkalimin kufitar tė Qafė Thanės, kujdes. Viza jote hyrėse ėshtė nė varėsi tė nivelit tė alkoolit nė gjakun e policit maqedonas tek kioska e verdhė e kontrollit. Ēdo vizė tjetėr pėrveēse maqedonase nė pasaportėn tėnde, perceptohet si shenjė sfide. Ty mund tė tė lėnė si kavie tė presėsh nja dy orė ndėrkohė qė tė vėshtrojnė nga prapa xhamit tė kabinės sė kontrollit dhe pijnė cigare tėrė mendjemadhėsi, e mė pas, nėse nuk ke miq tė mirė nė stafin tepėr korrekt tė ambasadės sė asaj qė sinqerisht do tė donim ta quanim Republikė) Maqedonase, tė bėjnė tė kuptosh se nė gjuhėn e tyre doganore nuk ekziston fjala: mirėsevjen. Oh- mund tė thotė ēdo punonjės i shtypit shqiptar- po ky mund tė quhet njė trajtim me pesė yje. Qeveria shqiptare as qė ėshtė ndier, por ndėrkohė, Rajmonda Melcka, njė tjetėr kolege nga njė media e Shqipėrisė, po vuan dėnimin prej 5 vitesh burg vetėm ngaqė guxoi tė bėjė njė reportazh nė njė katund tė rebeluar shqiptar pranė Shkupit. Emri tė thotė shumė. Prit, si e quanin atė fshat? Kondovė? Tė njėjtėn gjė kishte bėrė para saj edhe njė ekip televiziv kroat, por atyre vetėm sa u ishte konfiskuar kaseta dhe u ishte thėnė miqėsisht: mos e pėrsėrisni mė. Madje, pasi qeveria e Zagrebit skėrmiti dhėmbėt, edhe kaseta u kthye tek tė zotėt, e shoqėruar "me komplimentet mė tė mira". Dy gazetarė tė tjerė, shtetas tė Republikės sė Shqipėrisė, tė cilėt kanė punuar pėr shumė kohė nė Tetovė, u shpallėn sė fundi persona non grata pėr arsye fare tė paqarta. Atmosfera, tė thuash tė drejtėn, s'ėshtė ajo mė e mira pėr ta shėtitur atė vend. Vėrtet nė Shkup mund tė shohėsh mė nė fund grupe turistėsh qė barisin nė sheshin Makedonija tė rikonstruktuar sipas modelit qė tė kujton Republika Trg nė Beograd. Ata mund t’i ndeshėsh edhe mbi urėn e lashtė (por tashmė pa gurin e vjetėr qė tregonte datėn me mbishkrime arabe, i cili gjatė rikonstruksionit humbi nė lumė- "kuptohet, gabimisht", nxiton tė sigurojė njė guidė turistike vendase).

Por nėse kryeqyteti vendas tulatet nė vapėn e korrikut dhe shushurimėn e Vardarit qė rrjedh i pisėt si njė Lanė e madhe, gjėra tė papėlqyeshme bėjnė vaki pak kilometra mė tutje. Pėr Kondovėn dhe jo pėr Sharm El Sheikun flasin tėrė ditėn lajmet e para nė televizionet vendase.
Heroi i zi nuk ėshtė Bin Ladeni me mjekėr, por Agim Krasniqi me berretė dhe flokėgjatė si Che Guevara. (Pėr tė ndihmuar ata qė e kanė tė vėshtirė tė bėjnė lidhjet, Bin Ladeni e ka vendin zakonisht pas ndonjė lajmi sqarues se Kondova, fshati ku komandant Krasniqi ka bazėn, ėshtė edhe qendra e Fakultetit tė shkencave islame tė shqiptarėve). “Nuk ka birra Skopsko nė Kondovė, madje as raki shqiptare nuk ka. Myslimanėt s’e duan alkoolin”, thotė njė maqedonas, kamerier i njė restoranti afėr stadiumit tė qytetit. “Ka zėra se djemtė e Agim Krasniqit janė pėrfshirė nė incidentet e rrahjes sė disa imamėve tolerantė nga fanatikėt ekstremistė myslimanė, pak kohė mė parė”, thotė njė gazetare maqedonase. Zėra tė tillė, herė tė konfirmuar e herė qė enden tė eter tė lirė si shpirtra, ka me shumicė sot nė Maqedoni. Prania e tyre, ėshtė njė tjetėr provė mė shumė se nė kėtė vend maskat janė hequr. Nėnteksti s’ėshtė edhe aq elegant: ndėrsa bombat gjakosin Londrėn, Irakun apo Turqinė nė emėr tė flamurit jeshil tė Xhihadit, pėr arsye po tė njėjta apo tė ngjashme e kėrcėnon integritetin e Maqedonisė edhe rebeli Agim, nga fshati Kondovė, me medrese nė mes. Prej disa javėsh policia etnikisht e pėrzier maqedonase nuk guxon tė hyjė atje. Agim Krasniqi ka kėrcėnuar se nėse kjo ndodh, ai do tė bombardojė Shkupin. Dhe kjo ėshtė fizikisht e mundur, duke ditur se Kondova ėshtė pėr kryeqytetin maqedonas, si Linza pėr Tiranėn. Komandanti rebel ėshtė mbyllur aty sė bashku me njė numėr tė papėrcaktuar ish-anėtarėsh tė UĒK-sė, tė cilėt thonė se janė tė zhgėnjyer nga tradhtia e idealeve tė luftės prej lidershipit tė kryesuar nga Ali Ahmeti tashmė tė pėrfshirė nė qeverinė e Maqedonisė. Pėr shumė njohės tė krizės maqedonase, e gjithė kjo ėshtė njė déją vu. Qysh nga 2001-shi del herė pas here nė skenė ndonjė komandant i mėrzitur qė s’ka marrė post nė administratė, i cili zapton ndonjė fshat afėr apo larg Shkupit dhe sfidon shtetin maqedonas pikėrisht nga ato zona ku shteti fqinj kurrė s’ka pasur dėshirė dhe interes tė jetė i pranishėm. Pėr njė pjesė tė shqiptarėve aty, Krasniqi ėshtė njė hero i luftės. Pėr disa tė tjerė, ai ėshtė njė spiun grek ose serb qė po i prish punė Kosovės nė prag tė statusit. Kėta janė publiku i ndikuar dhe nga komentet e disa mediave maqedonase, por larg e larg, edhe nga Besnik Mustafaj tek i cili i kanė sytė tė gjithė ngaqė e quajnė ministrin e ri tė jashtėm tė Shqipėrisė, ndonėse ai Kondovėn e quan paditurisht “Kordova”. Kėsaj radhe, sidoqoftė, nė Maqedoni gjėrat janė ndryshe. Kėsaj radhe flitet mė pa dorashka. Njė prift i kishės ortodokse me tepėr ndikim, ėshtė arrestuar si i lidhur me Beogradin nė dėm tė autoqefalisė maqedonase. Besimtarėt sllavė, tė cilėt nė tė vėrtetė janė tė ndarė midis tradicionalėve qė e shohin kishėn serbe si nėnė dhe tė tjerėve qė kėrkojnė njė identitet tė ri, bashkohen nė tė vetmin rast, tek frika se mos zgjohen shqiptarėt. Dhe kėshtu fanatikėt marrin frenat. Dhe mjekrat e murgjve e tė pėrdėllyerve dalin nė skenė.

Nė anėn shqiptare, krahas Kondovės, njė krizė e rėndė ka pėrfshirė edhe Bashkėsinė Fetare Islame, njė organ qė pėrfaqėson administratėn shpirtėrore sė cilės i takojnė nė shumicėn dėrrmuese tė gjithė shqiptarėt e Maqedonisė. Ngjarjet janė zhvilluar aq paralelisht dhe aktorėt janė pėrzier aq fort me njėri- tjetrin nė kėtė histori dhe nė atė tė rebelimit tė Kondovės, saqė duken si tė lidhura pazgjidhshmėrisht. “Po bėhet njė luftė e ashpėr pėr pushtet midis dy krahėve”, thotė Avni Halimi, gazetar dhe nėpunės nė Bashkėsinė Islame. Ai thotė se nė radhėt e imamėve vendas, po del nė pah pėrditė e mė tepėr njė krah pėrkrahėsish tė rrymave filoarabe tė grupuar afėr myftiut tė Shkupit Zenun Berisha. Ata luftojnė tė marrin kontrollin mbi gjithė institucionin dhe duket se kjo bėhet pėr tė shtrirė ndikimin mbi njė burim shumė tė mirė financiar qė vjen si pasojė e pronėsisė sė dhjetėra dyqaneve nė ēarshinė e Shkupit, qeratė e tė cilave i administron pronarja: Bashkėsia Islame. Dy muaj mė parė, kreu i Bashkėsisė Reisul Ulema Arif Emini dha dorėheqjen, pas disa akteve tė shėmtuara rrahjesh dhe dhunimesh me kallashnikovė qė ndodhėn nė zyrat e institucionit. Disa bodyguardė tė Zenun Berishės qė morėn pjesė nė kėto akte, pėrfliten si pjesė pėrbėrėse e njė liste tė zezė fanatikėsh tė rrezikshėm qė SHBA-tė e kanė tashmė nė dispozicion. E njėjta gjė thuhet edhe pėr vetė Zenun Berishėn dhe pėr krahun e tij tė djathtė Zejnullah Fazliun, i cili ndodhet nė Kondovė nė krye tė njė grupi prej atyre qė Halimi i quan “muxhahedinė”, nga ata qė marrin urdhėra pėr tė sulmuar cilindo imam qė nuk ėshtė pro tyre. Bashkėjetesa e tyre me komandant Krasniqin nė fshatin e rebeluar rrezikon vėrtet ta kompromentojė imazhin e mbrojtėsve tė interesave kombėtare shqiptare. Nga ana tjetėr, tė krijohet pėrshtypja se vėrtet pėrmes tėrė kėsaj rrėmuje, rreziku i fondamentalizmit islamik i kėrcėnohet Maqedonisė pėrmes luftėtarėve shqiptarė qė u zhgėnjyen nga nacionalizmi dhe tani shumė lehtė mund ta kthejnė kursin kah integralizmi. Shkrimtari i njohur shqiptar nė Maqedoni, Kim Mehmeti nuk e mendon kėshtu. “Pėrkatėsia fetare islame, nuk i ka penguar kurrė shqiptarėt tė jenė shqiptarė tė mirė”, thotė ai. Pėr Mehmetin, kriza e Kondovės duhet ndarė nga ajo e Bashkėsisė Islame.
Kjo e fundit sipas tij ėshtė vetėm njė problem materialist dhe aspak ideolgjik. “Muslimanėt shqiptarė tė Maqedonisė do tė bėhen muxhahedinė vetėm pasi tė tillė tė jenė bėrė gjithė muslimanėt e Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Kėtu nuk do tė ndodhė kurrė diēka qė do tė dėmtonte kombin pasi vetėdija kombėtare shqiptare tashmė e mbizotėron prej vitesh atė fetare muslimane”, thotė Mehmeti. Ramadan Ramadani, imami i xhamisė sė Isa Beut nė Shkup- dhe njėkohėsisht njė nga njerėzit mė tė kthjellėt nė bashkėsinė islame atje- thotė se nuk ka njė luftė brezash mes imamėve shqiptarė nė Maqedoni. “Ju mund tė mendoni se ka rivalitet mes atyre qė kanė studiuar nė Arabi dhe imamėve tė vjetėr autoktonė”, thotė ai, por shton se kjo nuk ėshtė e vėrtetė pasi nė Maqedoni tė gjithė imamėt dhe hoxhėt janė tė shkolluar nė lindje, qysh gjatė periudhės sė Jugosllavisė. “Ėndrrat e mia kanė qenė dy: unė tė shkoj pėr haxhillėk nė Mekė dhe tė vijė loēkė Shqipnia kėtu”, thotė njė taksist i vjetėr shqiptar nga Kumanova qė vetquhet axha Selim. “Besimi fetar i ka ndihmuar shqiptarėt tė ruajnė identitetin e tyre midis maqedonasve tė grupuar rrotull kishės kombėtare ortodokse e cila ia doli t’i asimilojė gjithė shqiptarėt ortodoksė”, thotė nga ana tjetėr Avni Halimi. Por tė shohėsh me njė sy mė pėrgjithėsues, kanė qenė qeveritė jugosllave apo maqedonase tė 93 viteve tė fundit ato qė e kanė inkurajuar kėtė lidhje mes shqiptaritetit dhe islamizmit. “Nė vitet e Jugosllavisė, prindėrit sugjeroheshin t’i pagėzonin fėmijėt me emrat Hasan apo Jakup, por nėse guxonin t’i quanin Ilir apo Arben, ata paditeshin pėr nacionalizėm shqiptar”, thotė Besim Iljazi, njė gazetar nga filiali i Kohės Ditore nė Maqedoni. Deri para pak vitesh, ēdo fshat shqiptar nė Maqedoni nuk kishte as problemin mė tė vogėl pėr tė ndėrtuar xhaminė apo medresenė e vet, por aty nuk lejohej hapja e njė shkolle shqipe. Kjo ka sjellė njė superprodhim hoxhallarėsh shqiptarė nė Maqedoni dhe nė njė vend ku shqiptarėt kanė qenė pėr vite tė radhė tė pėrjashtuar nga sistemi i punėsimit dhe njė rol dinjitoz nė shoqėri, xhybja dhe ēallma kanė qenė mundėsia e vetme pėr mbijetesė pėr shumė njerėz. Njė mundėsi pėr t’i ikur realitetit tė hidhur dhe mjerimit. Njė shėrbim i ofruar me tepėricė, qė si i tillė, ka natyrisht dhe anomalitė e tij.

Kur unė mbėrrita nė pjesėn shqiptare tė Shkupit, pėrmes kalldrėmeve tė vjetra dhe ēarshisė plot aroma orientale, njė hije e pėrgjithshme hutimi hetohej nė sytė e tė gjithėve. Tė rinjtė, tė dhjetuar nga kurbeti ishin fare tė paktė, ndėrsa shumica e burrave dhe tė moshuarve, tėrhiqnin kėmbėt zymtėsisht duke ecur kokėulur midis pluhurit. Dikush mundohej tė shiste diēka nė tezga tė improvizuara, disa gra me veshje muslimane shkriheshin ngadalė tej si hije nė ato rrugė si nėn vranėsirė tė pėrjetshme. Mė tėrhoqi vėmendjen njė burrė i vogėl dhe i veshur keq, me njė kollė qė tė kėpuste shpirtin qė endej sa nga njė lokal nė tjetrin me njė qese paketash cigareje nė duar. Varfėria dukej qė ishte shtruar mirė kėmbėkryq. Shumė nga ata qė takova kishin qejf tė bisedonin pėr politikė, pėr Berishėn nė Tiranė, pėr marrėveshjen e Ohrit qė kishte hapur disa vende pune pėr shqiptarėt nė Maqedoni, si dhe pėr komandant Agim Krasniqin qė “shumė p’e tut shkaun”. Por ndėrkohė mjerimi, skamja, dėshpėrimi dhe vetėdorėzimi ishin tė pranishme kudo. Peizazhi i hirtė dhe primitiv i krahasuar me atė tė pjesės tjetėr tė Shkupit, konturohej ndėr dhjetėra banesa tė ngushta ku shqiptarė tė shumtė jetojnė ngjitur, duke “i vjedhur” edhe oksigjenin njėri tjetrit, sė bashku me familjet e tyre tė shumta nė numėr, midis telave tė telefonit nė njė mishmash lidhjesh ilegale dhe minareve tė xhamive nga ku rrallė e tek dėgjohej pėrtueshėm zėri i ndonjė hoxhe. Por edhe brenda kėtij realiteti prej getoje apo rezervati eksperimental indiosh tė Amerikės veriore, ekzistojnė ekuilibrat e mbajtur nė kėmbė nga dozat e rregulluara tė parave qė vinin nga emigracioni, tregtisė sė vogėl, zanateve, kėnaqėsive fizike e atyre shpirtėrore. Ēdo prishje raporti ndikon nė ndryshimin e nuancės sė grisė sė pėrgjithshme.
E kėsaj radhe, grija ishte mė e thellė. Disfata dukej mė totale. Aplikimi i marrėveshjes sė Ohrit qė duhej t’u jepte mė shumė tė drejta shqiptarėve ishte bllokuar nga mjeshtrat e interpretimeve teknike qė ia kishin dalė ta ngushtonin nė minimum atė qė vėrtet shqiptarėt duhej tė pėrfitonin. Nga 27 projekte tė mėdha investimesh publike pėr vitin e ardhshėm nė Maqedoni, vetėm njėri ishte lėnė pėr zonat e populluara nga shqiptarėt. Ndonėse kujdesi shėndetėsor nė kėto zona ishte si mos mė keq, nė asnjėrin nga dy universitetet shqipfolėse tė Tetovės nuk ishte lejuar hapja e njė dege qė do tė formonte kuadrin shumė tė nevojshėm tė personelit qė do tė ndihmonte nė uljen nivelit tė sėmundjeve nė pėrgjithėsi dhe veēanėrisht tė vdekshmėrisė super tė lartė foshnjore qė ishte shkaku kryesor qė inkurajonte “modėn” nga halli tė lindshmėrisė tepėr tė lartė nga ana tjetėr. Por edhe rritja e lartė demografike shqiptare kishte bėrė armiqtė e vet, ndėrkohė. Akademia e Shkencave tė Maqedonisė ka pėrpiluar njė program tė cilin duhet ta miratojnė shqiptarėt si kompensim pėr marrėveshjen e Ohrit, me anė tė tė cilit ata duhet tė pajtohen pėr tė frenuar rritjen e tyre tė vrullshme demografike. “Kjo mė kujton rregullin qė ekzistonte nė kohėn e Jugosllavisė”, thotė Ymeri nga selia e PDSH-sė nė Tetovė, “kur nė familjet me shumė fėmijė, vetėm 3 tė parėt gėzonin mbrojtje shoqėrore dhe shėndetėsore nga shteti”. Ndarja territoriale ua kishte qethur komunave shqiptare shumė hapėsira jetike. Partia nė pushtet e VMRO-DPMNE, kishte mundur t’ua mbyllte gojėn me poste disave prej mbėshtetėsve partiakė tė partisė partnere BDI. Mes mjerimit, demonizimit dhe pamundėsisė pėr njė punė tė ndershme, ish-luftėtarė si puna e Agim Krasniqit kishin tė drejtė tė revoltoheshin: po ne? E si tė mos mjaftonin, tė gjitha kėto, kriza kishte kapluar nė fund edhe bashkėsinė fetare. Besimtarėt dukeshin tė ēoroditur. “Tė ardhurat e bashkėsisė kanė rėnė. Nga 20 mijė familje muslimane tė Shkupit, vetėm 4 mijė i paguajnė detyrimet pėr bashkėsinė”, tregon Avni Halimi. “Shikoni nėpėr xhamia, ata qė shkojnė atje janė tashmė vetėm disa pleq qė duan tė komunikojnė me Allahun porositė e fundit para vdekjes”, thotė shkrimtari Kim Mehmeti. Hallka mes besimtarit klasik shqiptar qė transmeton besimin brez pas brezi ėshtė nė shkėputje. Nė njė rrugė tė Tetovės, ky imazh mund tė pėrftohet fare qartė. Gjyshja e burgosur kokė e kėmbė nė pallton e rėndė dhe shaminė muslimane qė i mbulon flokėt, ecėn duke mbajtur pėr dore njė nip me kanatjere tė kuqe dhe atlete nga ato qė bėjnė xixa kur shkelin nė tokė. Nė njė moment fėmija shkėputet dhe nis tė vrapojė. Shkrimi mbi kanatjerė tani lexohet qartė: O sa mirė me qenė shqiptar.

 

Botuar revista “Klan” 6 Gusht 2005