The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

Kurthi i Gjeneralit

E Shtune, 10 Shtator 2005

Nga Xhavit SHALA*

"Une do te jem, me deshire, vasal i Perandorise Franceze, nese Madheria Juaj do te bashkoje ishujt Jonian me Epirin dhe ta beje ate nje principate te trashegueshme per pasardhesit e mi,"- i shkruante Napoleonit ne kohen e tij, Ali Pashe Tepelena. Rreth 200 vjet me vone, populli dhe politikanet kosovare po i kerkojne faktorit nderkombetar, ndermjet tyre dhe "pasardhesve" te Napoleonit, qe t'i mbeshtesin ata ne rrugen drejt pavaresise, duke i kerkuar te jene, jo vasal, por partnere te denje ne familjen e perbashket evropiane.

Ali Pashai ne ate kohe, me veprime te zgjuara diplomatike, duke luajtur midis Evropes dhe Perandorise Osmane, kishte ambicie te fitonte nje mbreteri, qe te perfshinte dhe ishujt strategjike jonian jo shqiptar, deri dhe Itaken, te pushtuara ne ate kohe nga francezet dhe aleatet e tyre. Ndersa sot, duket se politikanet kosovare nuk po arrijne te zhvillojne diplomacine e duhur, per te realizuar ne kufijte e njohur nderkombetare te Kosoves, te cliruar nga ushtria serbe dhe me ndihmen e francezeve, ate qe aspiron populli, shtetin e pavarur te Kosoves.

Dite me pare, perfaqesuesi francez i NATO-s, i nje ushtrie me te madhe se ajo e Napoleonit, njekohesisht komandant i sapolarguar i KFOR-it ne Kosove, gjenerali Ives de Kermabon, duket sikur i terhoqi ne kurth politikanet dhe perfaqesuesit e institucioneve shteterore te Kosoves, kur ftoi pa dijenine e tyre, ne ceremonine e dorezimit te detyres se tij, Shefin e Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise se Serbise dhe Malit te Zi, gjeneralin serb, Dragan Pashkash.

Ceremonia, e cila u mbajt me 1 shtator 2005, u drejtua nga komandanti i NATO-s per Evropen Juglindore, admirali amerikan Harry Ulrich. Nuk mungoi dhe ministrja franceze e mbrojtjes, Michelle Alliot Marie, dhe personalitete te tjera nderkombetare dhe vendase. Per here te pare, ne nje ceremoni te tille nuk kane marre pjese perfaqesues te partive opozitare shqiptare, por edhe drejtues te larte te partive politike, anetare te koalicionit qeverises, si dhe perfaqesues te Trupave te Mbrojtjes se Kosoves e te Sherbimit Policor te Kosoves.

Kjo ceremoni, ndonese ne Shqiperi kaloi si zakonisht pa u vene re, turbulloi skenen politike kosovare dhe largoi pak vemendjen nga detyra kryesore, pergatitja e bisedimeve per statusin perfundimtar. Ne opinionin kosovar, ftesa per gjeneralin serb, u perkthye si nje shenje qe KFOR-i po pergatit perseri kthimin e ushtrise serbe. Kete frike e perforcoi dhe reagimi i politikaneve dhe institucioneve te Kosoves.

Keshtu, ne nje deklarate zyrtare, Qeveria e Kosoves vleresoi, se pjesemarrja e gjeneralit serb ne kete ceremoni, "eshte nje akt fyes per ndjenjat e qytetareve dhe njekohesisht nje akt i papranueshem per qeverine". Qeveria ka vleresuar, se Pashkash eshte gjenerali i nje ushtrie, e cila ka kryer krime ne Kosove dhe se deri me sot nuk ka kerkuar falje per krimet e saj dhe nuk eshte e reformuar. Per kete, ajo i ka kerkuar zyrtarisht shpjegime gjeneralit francez te KFOR-it, per prezencen e gjeneralit serb ne ate ceremoni.

Akoma me i ashper ishte reagimi i opozites, e cila bojkotoi ceremonine. Per PDK, prania e gjeneralit serb ne ate ceremoni, ishte "nje provokim i rende qe i behet Kosoves, qytetareve te saj dhe proceseve politike pozitive, qe jane zhvilluar ne Kosove". Pjesa tjeter e opozites, levizja "Ora" e Surroit, vleresoi se "Pashkash prezanton institucionin, qe ka qene i perfshire ne genocid ne Kosove... i cili deri tani nuk e ka pare te udhes qe te kerkoje falje per genocidin, qe eshte bere nga institucioni qe ai udheheq... duke patur parasysh momentin delikat, qe po kalon Kosova... e tera kjo eshte nje provokim dhe gabim serioz, sado qe ai mund te jete i paqellimte".

Edhe Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Nexhat Daci, megjithese mori pjese ne ceremonine zyrtare, i ndodhur perballe nje zemerimi ne rritje ne opinionin kosovar, pjesemarrjen e gjeneralit serb ne ceremonine e dorezimit te detyres se Ives de Kermabon, e ka vlersuar si "nje episod te shkurter, qe nuk e ul vleren e gjeneralit Ives de Kermabon, per punen qe ka bere ne Kosove".

Ceremonia u bojkotua dhe nga Shtabi i Pergjithshem i TMK-se, si dhe nga Shoqata qe grumbullon kryetaret e komunave. Per Shtabin e Pergjithshem te TMK-se, ftesa per gjeneralin serb eshte "nje vendim jo i qelluar dhe i parakohshem".

Disa reagime te faktoreve politike dhe shteterore ne Kosove, duken te bera sa per te lare gojen, per te mos mbetur prapa tjereve, apo dhe me keq, ne funksion te luftes politike brenda spektrit politik kosovar. Ata ne nje fare menyre edhe fajesojne, por dhe shfajesojne gjeneralin francez per ate qe beri. Sipas kryetarit te Parlamentit Daci, ftesa e gjeneralit serb nga Ives de Kermabon, "eshte nje leshim i tij personal dhe ne e kemi tejkaluar", ndersa sipas burimeve qeveritare te Kosoves, "shpjegimi i gjeneralit Ives de Kermabon ka qene, se ai e ka bere per te mire te Kosoves dhe te paqes dhe se kjo nuk ishte e njejta ushtri, qe kishte kryer krime". Menjehere te dyja partite opozitare, gjeten rastin te silurojne perfaqesuesit e pozites ne institucione, pjesemarrese ne ceremoni, duke e quajtur veprimin e tyre te gabuar. Reagimet nuk u zbuten, as kur gjenerali serb Dragan Paskash u prezantua ne ceremoni si "zyrtar i larte ushtarak i vendit fqinj".

Pjesemarrja e gjeneralit serb nuk ka qene aq e papritur ne ate ceremoni. Agjencia serbe e lajmeve BETA, ka njoftuar nga Beogradi me 31 gusht, se "...Dragan Paskash, do te marre pjese ne dorezim-pranimin e detyres, me c'rast komandantin e deritanishem te KFOR-it, do ta zevendesoje nenkoloneli italian, Giusepp Valoto". Ky njoftim eshte publikuar dhe ne te perditshmet kosovare. Politikanet kryesore kosovare, nese donin, e kane patur mundesine e diskutimit te ketij problemi me gjeneralin francez, pasi nje nate me pare kane darkuar me te. Faktori politik shqiptar, pati mundesine qe te bashkrendonte qendrimet e tij dhe te dilte me nje qendrim unanim per viziten. Ata nuk u pergatiten dhe nuk bene as njeren dhe as tjetren, por bojkotuan ceremonine, secili sipas menyres se vet dhe dolen me deklarata te vecanta, duke lene nje shije jo te mire para faktorit nderkombetar.

Keshtu sipas Alex Andersen, Drejtor i Zyres se Grupit Nderkombetar te Krizave ne Prishtine, "reagimi i liderve shqiptare eshte pasoje e deshtimit te ketij lidershipi, per te dale me agjenden dhe platformen e tyre per statusin final", ndersa KFOR-i "beri nje hap jo te qelluar politik" dhe se "eshte per te ardhur keq qe Grupi i Kontaktit nuk po e ben publik opsionin e vet per pavaresine e kushtezuar per Kosove, te cilin ende e mban ne prapavije, cka ndikon qe shumica e shqiptareve t'i bazojne vlersimet e veta ne veprimet simbolike te bashkesise nderkombetare, se cfare zgjidhjeje ofron per statusin e Kosoves". Ndersa Giuzepe Valoto, pasuesi ne detyre i gjeneralit francez, u shpreh "ne ceremoni ... ne kemi kuptuar dhe kemi mesuar shume gjera". Shpresojme qe ata te kene kuptuar dhe te kene mesuar, se pavaresia eshte gjeja me e shtrenjte per kosovaret dhe se cdo "cedim" nga ai opsion, mund te sjelle pasoja te paparashikueshme.

Autoritetet ne Kosove nuk vleresuan gjithashtu, se ceremonia do te drejtohej nga komandanti i NATO-s per Evropen Juglindore, admirali amerikan Harry Ulrich. Nuk besohet qe gjenerali serb te merrte pjese ne ate ceremoni, pa informuar me pare admiralin amerikan. Vizita e Dragan Paskashit ne Kosove, vjen menjehere pas fteses, qe Uashingtoni u kishte bere autoriteteve ne Beograd, per te nenshkruar dy marreveshje mbi bashkepunimin ushtarak: Marreveshjen mbi Sigurine dhe Bashkepunimin (SCA) dhe Marreveshjen e Statusit te Forcave (SOFA), marreveshje te cilat do ta ndihmonin Serbi-Malin e Zi te modernizonte ushtrine e vet, te ndermerte hapa drejt reformes ne ushtri dhe te fuste parimet e plota te tilla, si demokracia, kontrolli civil i ushtrise dhe nje sistem mbrojtes i perbashket me anetaret e tjere euro- atlantike.

Gjeneralit Ives de Kermabon, duket se edhe ne minutat e fundit zyrtare ne Kosove, nese vertet nuk ka pasur qellim tjeter, i ka qendruar besnik motos se publikuar ne fillim te detyres se tij, "rikthimin e besimit", dhe per kete ka dashur te beje proven e fundit. Por rikthimi i besimit realizohet me mire kur ka me shume transparence. Sipas njoftimeve te dhena ne media, nga ana tij ishin ftuar shefat e shtabit te pergjithshem te ushtrive te vendeve fqinje me Kosoven. Ndoshta per Gjeneralin, ne rast se ky lajm eshte i vertete, Shqiperia nuk konsiderohet vend fqinj, pasi atje nuk mori pjese Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Shqiptare dhe nga verifikimet e kryera prane ketij Shtabi, nuk ka ardhur ftese nga ana e Gjeneralit Ives de Kermabon.

Duke u referuar perseri historise, Napoleoni me te drejte dyshoi ne propozimet e Ali Pashe Tepelenes, pasi ai kishte ftuar si mik ne sarajet e tije, e kishte tradhtuar, duke e dorezuar tek turqit, te besuarin e Napoleonit, adjutantin Roze, ndihmesguvernatorin francez te ishujve jonian. Dy shekuj me vone, ndoshta gjenerali francez Ives de Kermabon, i cili Kosoven e quante pjese te familjes se tij, duhet te besonte me shume tek autoritet kosovare dhe jo te ndjeke politiken e faktit te kryer, e cila per ne shqiptaret shpesh lexohet si kurth. Nese ishte kurth, politikanet kosovare duhet te mesohen, se te tilla do te kete shume, gjate bisedimeve per statusin. Edhe nese ishte nje mesim francez, per rikthimin e besimit midis shqiptareve dhe serbeve, perseri shqiptaret duhet ta mesojne mire leksionin.

* Drejtor i Qendres Shqiptare

te Studimeve per Sigurine Kombetare

xhavit_shala@yahoo.co.uk www.acnss.com