The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

Filloi numerimi mbrapsht

Nga Xhavit SHALA 

Ashtu sic kishte premtuar Nikolas Berns, Ndihmes Sekretari i Shtetit per ceshtjet politike, erdhi ne Prishtine. Nese gjerat shkojne ne drejtimin e duhur, tha ai, atehere do te kete bisedime per statusin dhe Shtetet e Bashkuara do te perkrahin plotesisht popullin e ketij rajoni per te percaktuar te ardhmen e tij. Me shkurt, me qarte dhe me prere nuk kishte se si shprehej ndryshe politika zyrtare amerikane per Kosoven.

Nderkohe arbitri i pavaruar i OKB-se, ambasadori Kai Aide, duket nuk do t'u besoje shume as raporteve zyrtare te UNMIK-ut, as keqinformimeve te Covicit, por dhe as perbetimeve te politikaneve kosovare. Analizimi i situates ne terren do te jete sfida e tij ne pergatitjen e raportit per vleresimin e strandarteve.

Pra, gongu ra! Ne ekipin negociator nderkombetar pervec SHBA, eshte dhe BE-ja, ndoshta do te kete dhe te tjere. Ky ekip pritet te udhehiqet nga europianet meqe Kosova eshte pjese e Europes. Pavaresisht shqetesimeve nga mosmiratimi i kushtetutes, europianet e dine se, ngecja e promblemeve ne Ballkan, do te hape me teper probleme per ta. Destabilizimi i Ballkanit, deklararoi Kancelari gjerman Shreder, eshte me i shtrenjte se perspektiva europiane e tij. Dhe, kur vjen fjala per te paguar nje cmim, europianet historikisht kane treguar se dine t'i bejne mire llogarite e tyre .

Ata kane hedhur ne treg dhe opsionin me te pranueshem per ta, ate te "pavaresise se kushtezuar". Duke qene se kjo mundesi u keqinterpretua nga serbet si dicka me shume se autonomi dhe u keqkuptua nga shqiptaret e Kosoves si dicka qe eshte shume larg asaj qe ata aspirojne, zonja Doris Pak, shefja e delegacionit te Parlamentit Europian per marredhenie me Europen Juglindore, shpjegoi se europianet me termin "pavaresi e kushtezuar" kuptojne "mos-ekzistimin e mundesise per ndryshimin e kufirit kosovar ndaj Serbise, Shqiperise, Maqedonise ose krijimin e Shqiperise se Madhe". Ndoshta beri mire qe e shpjegoi ne kete menyre. Kjo qe per Europen eshte pavaresi e kushtezuar, per shqiptaret eshte as me shume e as me pak pavaresi e vertete, pasi kosovaret nuk kane pretenduar asnjehere te ndryshojne kufirin kosovar ndaj Serbise, Shqiperise, Maqedonise apo te krijojne Shqiperine e Madhe.

Gongu ra! Ra per klasen politike dhe shoqerine kosovare. Se bashku ata duhet te japin garanci te verifikueshme ne terren se kane filluar te ndertojne nje shoqeri me parametra demokratike perendimore qe garanton pakicat kombetare, pasurite dhe objektet e tyre te kultit dhe siguron kthimin e lirshem te tyre ne Kosove dhe qe eshte e orientuar ne rrugen e integrimit te plote ne Europe.

Klasa politike kosovare duhet te ndergjegjesohet se per ceshtjen kombetare nuk ka pozite dhe opozite, por ka vetem nje ze, zeri i Kosoves. Nuk ka kohe per te harxhuar energji duke krijuar qeveri hije apo nen hijen e atyre qe duan t'i zene diellin Kosoves. Ata duhet te mesojne pak nga martirizimi per se gjalli i Haradinajt i cili per Kosoven nderroi zyren e kryeministrit me qeline e Hages. Ka politikane kosovare, te cilet per interesat e tyre meskine apo ndoshta per llogari te sherbimeve sekrete jomiqesore per Kosoven, levizin fijet e sherbimeve te tyre "private" sekrete dhe kryejne krime apo veprime te tjera per kapital apo per te vene ne pozite te veshtire kundershtaret e tyre politike. Keto sherbime sekrete partiake duhet te zhduken nga skena politike kosovare, pasi Kosova nuk eshte as Liban, as Palestine.

Gongu ra! Ra per klasen politike dhe per shoqerine serbe. Angazhimi i tyre serioz per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves, nxitja e serbeve te larguar per t'u kthyer ne Kosove dhe te serbeve te Kosoves per t'i dhene fund bojkotit te institucioneve kosovare, do te ndikonte dukshem ne afrimin e Serbise dhe Malit te Zi me strukturat euroatllantike. Zgjidhja perfundimtare e statusit te Kosoves, do ta clironte Serbine nga nje barre e rende. Por, per t'u cliruar nga kjo barre, klasa politike serbe duhet te veteclirohet nga nacionalizimi i tepert.

Nje rol te madh ne nxitjen dhe mbajtjen gjalle te nacionalizmit serb ka luajtur dhe Kisha Serbe. Roli i saj, ne disa raste, ka qene determinues ne vete zhvillimet politike ne Serbi. Pozicionimi i veprimtarise se kishes vetem ne punet e Zotit, do ta bente me te lehte zgjidhjen dhe me te pranueshem per popullin serb te statusit perfundimtar te Kosoves. Eshte pergjegjesi e klases politike serbe per te ndare politiken qe u perket atyre nga punet e zotit qe i perkasin kishes. Perndryshe, kolonelet me kryq dhe veladon te zi, sic i quante prifterinjte serbe nje keshilltar i afert i kryeministrit te vrare Gjingjic, do te veshtiresojne punen per zgjidhjen e statusit perfundimtar te Kosoves dhe, per pasoje, integrimin euroatllantik te Serbise.

Gongu ra! Ra si per kosovaret qe presin me padurim te kene shtetin e tyre te pavarur, ashtu dhe per serbet te cilet kane mundesine te shpetojne nga gjylja e lidhur ne kembe. Per Kosoven filloi numerimi mbrapsht. Deri ne fund te numerimit duhet shume kujdes. Kai Aide e ka mprehur lapsin.

* Drejtor i Qendres Shqiptare

te Studimeve per Sigurine Kombetare

xhavit_shala@yahoo.co.uk

www.acnss.com

Qershor 2005