The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

KOSOVA NĖ KURTHIN E OPSIONEVE

Emėrimi i Ahtisaarit dhe ndihmėsave tė tij, takimet e tyre tė para nė Prishtinė, Beograd dhe kryeqytetet e vendeve tė tjera Ballkanit, shėnuan zyrtarisht fillimin e bisedimeve tė shumėpritura pėr statusin e Kosovės. Analistė tė ndryshėm kanė hedhur hije dyshimi, duke i quajnė kėto bisedime njė teatėr, njė mundėsi qė u jepet palėve pėr tė luajtur e, mė pas, pėr t’u shfajėsuar pėpara votuesve tė tyre, pasi, nė tė vėrtetė, ata nuk kanė asgjė nė dorė. Sipas tyre, bisedimet varen, para sė gjithash,  nga marrėveshjet e grupit tė Kontaktit dhe Kėshillit tė Sigurimit tė OKB.

Gjithsesi, pėr Kosovėn, sot po luhet njė lojė e madhe, lojė e cila po mban nė ankth jo vetėm shqiptarėt e serbėt. Ėshtė nė lojė pėrmbushja e aspiratės sė mė shumė se dy milionė shqiptarėve pėr demokraci dhe vetvendosje.Janė nė lojė dhe aspiratat e shtatė milion serbėve pėr t’u pranuar nė Europė. Aspiratat pėr krijimin e njė rendi tė ri ndėrkombėtar tė bazuar nė paqe dhe siguri. Kėtė herė jo nėpėrmjet luftės, por nėpėrmjet misioneve politike ndėrkombėtare, tė pėrbėrė nga aktorėt kryesorė tė politikės botėrore. Dėshtimi i kėtij proēesi, do t’ju krijojė hapėsira veprimi grupeve politike radikale, jo vetem nė Beograd e nė Prishtine, por edhe nė vende tė tjera, duke kėrcėnuar nė kėtė mėnyrė sigurinė rajonale e mė gjėrė.

 

Grupi i Kontaktit dhe Kėshilli Sigurimit miratuan kornizėn e bisedimeve, duke vendosur “ndalim kalimi” nė ato rrugė qė synonin kthimin e Kosovės nė gjendjen e para vitit 1999, ndarjen e saj apo dhe ndryshimin e kufijve duke u bashkuar me ndonjė shtet tjetėr. Kjo dhe qarkullimi i shumė skenarėve pėr tė ardhmen e Kosovės, e bėn  tė detyrueshme hartimin e njė strategjie nga pala shqiptare, pėr ta ruajtur Kosovėn nga kurthi i opsioneve tė disfavorshme pėr tė.

 

Instituti Amerikan i Paqes, pothuajse njė vit mė parė, i ka paraqitur Qendrės pėr Politikėn Ndėrkombėtare  nė Gjenevė studimin “Statusi pėrfundimtar i Kosovės: Opsionet dhe kėrkesat ndėrkufitare”. Studimi refuzon si jo realiste, pavarėsinė momentale dhe kthimin e Kosovės nėn sovranitetin e Beogradit. Ai parashikon tetė mundėsi pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Pėrgjithėsisht, edhe gjatė kėtij viti, propozimet e reja tė hedhura nė tregun e politikės, janė variante tė pėrpunuara tė  opsioneve tė Institutit Amerikan tė Paqes.

Daniel Server, Drejtori i kėtij Instituti dhe ekspert pėr ēėshtjet ballkanike paralajmėroi se “… Pozicioni i SHBA-s ėshtė shumė i lėkundur. Ky fakt nuk ėshtė kuptuar nė Prishtinė”.  Kėtė e pėrforcojnė dhe deklarimet e fundit tė zyrtarėve amerikanė se pėr SHBA-nė “asnjė palė nuk do tė arrijė tė fitojė gjithcka qė dėshiron..." dhe tė dy palėve do t'u kėrkohet "tė bėjnė kompromis pėr hir tė paqes, ndonėse, duke dhunuar disa interesa tė rėndėsishme...". Kjo obligon kosovarėt tė pėrgatiten mė seriozisht pėr bisedimet e statatusit. Opsionet e Institutit Amerikan tė Paqes, publikuar fundvitin e kaluar dhe evoluimi i tyre gjatė kėtij viti, duhen parė me kujdes. Kjo, pėr tė gjetur opsionin mė tė favorshėm pėr Kosovėn, por qė tė jetė i pranueshėm dhe nga ndėrkombėtarėt.

 

Njė nga opsionet e projektuara, ėshtė ai i Statusit tė pakufizuar tė protektoratit ndėrkombėtar. Ky opsion parashikon qė UNMIK dhe BE tė vazhdojnė tė forcojnė autonominė e Kosovės, por pa njė qėndrim tė qartė pėr statusin pėrfundimtar. Tashmė, pas njė viti, ky opsion thuajse ka rėnė. Tė gjitha palėt janė shprehur pėr domosdoshmėrinė e ndryshimit tė status quos, sepse gjėndja aktuale ėshtė e padurueshme, sidomos pėr shqiptartėt. Kėtė e theksoi dhe Kai Aide nė raportin e tij. Edhe vetė UNMIK-u, duket, nuk po duron dot, derisa ta mbyllė misonin e tij nė Kosovė. Ndėrsa politikanė kosovarė kanė kėrkuar qė roli i BE, duhet tė jetė i ndėrtuar mbi partneritet dhe jo tė jetė njė administrim tjetėr nė Kosovė. Nga ana tjetėr edhe vetė serbėt nuk do tė ishin dakort me zėvendėsimin shabllon tė UNMIK-ut  me njė mison tė BE, pa u pėrcaktuar statusi pėrfundimtar. Ata i tremb kalimi gjithēka nė komandėn  e BE, pasi do tė humbisnin veton ruse.

 

Opsioni tjetėr i hedhur njė vit mė parė, ėshtė ai i kantonizimit tė Kosovės. Meqenėse enklavat serbe kanė pushtet de fakto, por jo de jure, serbėt do tė ngulin kėmbė  gjatė bisedimeve pėr kantonizimin e Kosovės. Ata kanė kėrkuar krijimin e komunave me shumicė serbe, tė lidhura me njėra- tjetrėn. Njė Kosovė federative si Zvicra. Faktori ndėrkombėtar pritet tė mos e mbėshtesė kantonizimin, nga shkaku i njė reagimi negativ tė shqiptarėve, tė cilėt do tė kėrkonin tė njėjtėn gjė dhe pėr shqiptarėt nė Maqedoni e Serbinė Jugore. Shqiptarėt mund tė pranonin jo kantonizimin, por decentralizimin e pushtetit nė komunat me shumicė serbe, deri nė atė masė sa tė mos cėnoheshin strukturat e reja qendrore, aq tė domosdoshme nė fazėn e  parė tė krijimit tė shtetit tė Kosovės.

 

Instituti Amerikan i Paqes ka hedhur dhe opsionin e federatės sė dobėt. Sipas kėtij opsioni, Beogradi do tė kishte sovranitet nominal, por Kosova do tė funksiononte si shtet i pavarur edhe pse  pa vend nė Kombet e Bashkuara, njėlloj si  Mali i Zi. Serbėt do ta pranonin, nėse nė Kosovė do tė bėhej decentralizimi. Shqiptarėt nuk do tė pranonin tė merrnin pjesė nė asnjė qeveri nė Beograd. Sipas Insitutit Amerikan, ata do tė protestonin, ndoshta dhe me dhunė. Bashkėsia ndėrkombėtare besohet se do ta pranonte kėtė plan, nėse palėt bien dakort. Si opsion ndoshta do ta jetė akoma nė qarkullim. Propozimi i Drashkoviēit pėr modelin taivanez tė Kosovės, ėshtė njė zhvillim i kėtij opsioni.

 

Opsion tjetėr i sugjeruar ėshtė ai i komonuelthit. Nė kėtė rast Beogradit i mbetet sovraniteti nominal, por Kosova do tė merrte vendin nė Kombet e Bashkuara. Besohet se serbėt do tė refuzonin praninė e Kosovėn  nė Kombet e Bashkuara, ndėrsa Shqiptarėt do tė refuzonin sovranitetin nominal. Instituti sugjeron rritjen e presionit tė SHBA-sė mbi shqiptarėt, qė tė pranojnė lidhjen me Beogradin. Duhet po ashtu rezolutė e re  e Kėshillit tė Sigurimit. SHBA duhet tė sigurojė edhe  aprovimin e Rusisė e Kinės pėr kėtė opsion. Nuk ėshtė ēudi qė Beogradi ta pranojė si variant ekstrem, pėrpara pavarėsisė sė plotė tė Kosovės. Kjo do tė bėnte qė tė rritej shumė presioni ndėrkombėtar mbi shqiptarėt.

 

Njė opsion tjetėr ėshtė dhe nxjerrja e njė vendimi tė panelit ndėrkombėtar pėr pėrcaktimin e kohės sė saktė tė statusit. Nė panel tė konfirmohet  koha e saktė pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės( pėr shembull tre vjet), por pa e pėrcaktuar atė. Nė kėtė rast nuk ka pavarėsi tė garantuar pėr shqiptarėt. Edhe serbėt edhe shqiptarėt do tė mund ta refuzonin.

 

Pavarėsia me kusht, ėshtė njė tjetėr opsion. Sipas kėtij varianti, pa ndryshim tė kufijve tė Kosovės, shkohet drejt pavarėsisė, duke demonstruar administrim demokratik, respektim tė tė drejtave tė pakicave dhe politikė tė pėrgjegjshme nė rajon.Garancia se Kosova nuk do tė kthehet nėn Beograd, do tė pasohet nga kėrkesa, qė Kosova nuk do tė pėrpiqet tė ndryshojė  kufijtė e vet, ose tė destabilizojė fqinjėt. Instituti beson se nacionalistėt serbė mund tė frenojnė progresin nė Serbi dhe tė kėrkojnė tė njejtėn marrėveshje pėr Republikėn Serpska. Gjatė kėtij viti, ky opsion ėshtė lakuar mė tepėr. Plani “Dernovshek” duket ėshtė variant i tij. Serbėt janė shprehur kundėr.Edhe shqiptarėt e kundėrshtojnė atė, pasi pavarėsinė e duan pa ekuivoke.

 

Njė opsion tjetėr ėshtė ai i pavarėsisė brenda kufijve ekzistues, me kohė  tė qartė tė pėrcaktimit tė statusit. Sipas kėtij opsioni, pas periudhės sė marrėveshjes (besohet tre vite), Kosova do tė bėhej shtet. Serbėve do t’u garantohej e drejta ndėrkombėtare dhe vetadministrim i gjėrė lokal. Besohet se serbėt nga veriu, do tė refuzonin autoritetin e Prishtinės dhe presioni pėr ndarje do tė rritej. Shqiptarėt do tė realizonin aspiratat e tyre pėr demokraci e vetvendosje, ndėrsa pėr serbėt vendimi do tė quhej jo legjitim, gjė qė mund tė krijonte kushte pėr konflikt tė ri. Nė kėtė rast ėshtė e domosdoshme prania e fortė ndėrkombėtare. Pėr kėtė duhej tė binin dakort pėrveē palėve, vendet e rajonit, SHBA, BE si dhe Kina e Rusia. Ditet e fundit ėshtė publikuar njė variant i afėrt me kėtė, i quajtur pavarėsi e mbikqyrur.

 

Si opsion tė fundit, Instituti Amerikan i Paqes ka parashikuar pavarėsinė me ndarje tė Kosovės. Sipas kėtij varianti, komunat e veriut Zveēan, Zubin Potok, Leposavic, si dhe Mitrovica e Veriut do tė shkonin me Serbinė. Shumica e komunave shqiptare nė Serbinė e Jugut do tė bėheshin pjesė e Kosovės sė Pavarur. Pra, ka njė shkėmbim territoresh. Nė kėtė rast, Trepēa do tė shkonte me Serbinė, ndėrsa njė pjesė e vogėl do tė ishte nėn kontrollin shqiptar. Zyrtarisht  Grupi Kontaktit, SHBA dhe BE, e kanė hedhur poshtė kėtė variant. Qė nė fillimin e bisedimeve ata kanė theksuar se nuk do tė pranohet ndarja e Kosovės. Duket, ata janė tė bindur se kjo do tė pėrbėnte njė precedent destabilizues pėr Bosnjėn, Maqedoninė e Serbinė. Besohet se shqiptarėt do tė vazhdonin tė  kėrkonin Trepcėn. Gjithsesi, Instituti Amerikan i Paqes, beson se Kėshilli i Sigurimit do tė dėrgonte sinjal se ėshtė i gatshėm ta pranojė ndarjen, nėse sigurohet se kjo nuk ndikon nė Bosnjė e Maqedoni. Sipas tyre ndarja do tė ishte kompensim pėr presionin serb kundėr pavarėsisė sė Kosovės.

 

Rreth gjysma e opsioneve, bazė kanė idenė e federalizmit (kantonizim, federatė, federatė e dobėt, konfederatė, komonuellth). Serbėt, nė momentet e fundit, mund tė tėrhiqen dhe mund tė kėmbėngulin ndonjėrin nga ato opsione. Duket, pėr kėtė ata kanė gjetur kėshilltarėt e nevojshėm, federalistė me pėrvojė dhe njohje ndėrkombėtare, ēiftin Thomas Fleiner e Lidija Basta Fleiner, tė cilėt janė njėkohėsisht dhe nė bordet mė tė larta kėshilluese tė Bashkimit Europian. Deklarimi i Dr. Thomas Fleiner se “nė gjithė rruzullin tokėsor jetojnė rreth 40% e popullsisė sė pėrgjithshme botėrore nė shtete me struktura federale. Shumica e tyre janė multikulturale apo edhe multinacionale”,  mund tė jetė njė tregues pėr rrjedhėn e propozimeve serbe. Gjithsesi,  “karriera” e federalizmit duket e dėshtuar nė rastin e Kosovės. Federatat e krijuara gati me dhunė si nė lindjen komuniste apo me vendime konferencash si SMZ-ja, nuk kanė tė ardhme, aq mė tepėr nė njė Kosovė pas lufte. Shpėrbėrja e ish- federatave tė bllokut tė lindjes, ėshtė njė argument mė tepėr pėr kėtė.

 

Pavarėsisht nga numri i opsioneve nė qarkullim, opsioni i vetėm qė do tė gjeneronte stabilitet, jo vetėm nė Kosovė, por nė tė gjithė rajonin, ėshtė njohja e Kosovės si Shtet i Pavarur. Njėkohėsisht me kėtė, duhet garantimi e mbikqyrja e respektimit tė plotė tė tė gjithė tė drejtave demokratike, nė mėnyrė tė veēantė tė drejtave tė minoriteteve si dhe nxitja e procesit tė integrimit euroatllantik tė rajonit.

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

                                                                                          email: qshssk@acnss.com

web:www.acnss.com

 (botuar nė gazetėn Korrieri, 10.12.2005)