The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

MJEKRAT DHE QOSET E KONDOVĖS

 

 

Ministrja e Jashtme  maqedonase Ilinka Mitreva ka ngritur fort zėrin me 27 Korrik,  deri para Komisionerit pėr Zgjerimin e BE-sė Oli Rehn, duke protestuar ashpėr pėr disa  komente tė bėra publike nė faqen zyrtare tė internetit tė KE-sė. Konkretisht ajo e cilėsoi si tė papranueshėm faktin qė, nė informacionin e dhėnė pėr Maqedoninė nė kėtė faqe interneti, nuk pėrmendej fare "kombi maqedonas" apo "gjuha maqedonase” dhe Maqedoninė e pėrshkruan si "territor tė respektueshėm" dhe "njė vend qė kombinon kulturat bullgare, serbe, shqiptare e greke dhe kristianizmin ortodoks e islamin".

 

Duke mos e paragjykuar reagimin zyrtar tė qeverisė maqedonase pėr problemet qė i pėrkasin jo vetėm historisė, tė bėn pėrshtypje qetėsia me tė cilin  ata po pėrcjellin problemin e ditės, konkretisht ēėshtjen “Kondova”. Ndryshe kjo nga angazhimi i niveleve mė tė larta tė politikės maqedonase pėr tė zgjidhur sa mė shpejt me Serbinė “krizėn e peshkopit”.

 

Pėrveē mediatizimit nė maksimun tė ēėshtjes “Kondova”, sidomos pėr gjoja pėrzierjen e radikalėve islamikė me mjekra, autoritetet maqedonase nuk kanė ndėrmarrė asnjė veprim pėr zgjidhjen e krizes. Me pėrjashtimin e ndonjė mbledhjeje zyrtare, gati rutinė, tė Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar, apo tė ndonjė paralajmėrimi  tė tipit tė dikurshėm kinez, maqedonasit duket tani pėr tani nuk kanė ndėrmend tė merren me komandant Krasniqin, i cili i qetė luan futboll nė fushėn e sportit tė shkollės sė fshatit.

 

Qetėsia maqedonase pėr ēėshtjen “Kondova” shpjegohet me monitorimin   e plotė qė mund t’i bėjnė agjensitė ligjzbatuese maqedonase kėsaj ēėshtje dhe me synimin pėr ta shfrytėzuar nė maksimum pėr interesat e tyre e nė dėm tė ēėshtjes shqiptare.

 

Politikanėt maqedonas, po e shfrytėzojnė kėtė ēėshtje si asin nėn mėngė, nė politikėn e brendshmė ashtu dhe atė tė jashtme. Pozita maqedonase nė politikėn e brendshme po e shfrytėzon rastin nė fjalė pėr tė larguar vėmendjen nga problemet ekonomike tė Maqedonisė si dhe nga akuzat pėr korrupsion si tė opozitės dhe tė faktorit ndėrkombėtar. Gjithashtu, ajo pėrpiqet sadopak nėpėrmjet kėsaj tė bindė referendumhumbėsit, pjesėn nacionalistė tė elektoratit tė saj si dhe  vetė  opozitėn se ėshtė e detyruar tė zbatojė, qoftė dhe pjesėrisht marrėveshjen e Ohrit, pasi moszbatimi i saj mund tė ēojė nė destabilizim tė Maqedonisė.

 

Nė politikėn e jashtme po e pėrdor pėr t’u justifikuar pėrpara BE se detyrimet pėr anėtarėsim po i pėrmbushin pjesėrisht me shumė vėshtirėsi, me justifikimin se faktori shqiptar nuk ėshtė aspak bashkėpunues dhe po nxjerr nė vazhdimėsi pengesa.Prandaj duhet kujdes me detyrat e shtėpisė qė do tė na japė BE pėr tė realizuar. Me ēėshtje tė tipit “Kondova” dhe, sidomos, me mediatizimin nė shkallėn mė tė lartė tė gjoja  frymės radikale islamike qė po shoqėron kėtė ēėshtje, zyrtarėt maqedonas po e shfrytėzojnė nė maksimum pėr tė pėrballuar presionin ndėrkombėtar lidhur me  zbatimin e plotė dhe tė sinqertė tė Marrėveshjes sė Ohrit. Nė kohėn kur po fillojnė diskutimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, maqedonasit me propogandėn qė po bėjnė pėr Kondovėn, po pėrpiqen tė ndikojnė nė disfavor tė kosovarėve.

 

Partitė politike shqiptare nė Maqedoni, pozitė dhe opozitė, janė bashkėpėrgjegjėse pėr krizėn nė Kondovė. Ato duket nuk qenė nė gjendje si faktorė politikė shqiptar, tė bėheshin pėrfaqėsuesit mė tė besuar nė mbrojtje tė interesave tė shqiptarėve nė Maqedoni, duke lėnė hapėsira pėr kthimin pėrsėri tek opsionet ushtarake tė zgjidhjes sė problemeve, opsione tė cilat faktori ndėrkombėtar as qė ka dėshirė t’i dėgjojė nė kėto momente.

 

Kėto parti nuk ngulėn kėmbė pėr amnistinė e pėrgjithshme tė ish- luftėtarėve tė UCK-sė, sidomos tė atyre qė nuk arritėn tė marrin mandat politik, duke i detyruar kėta tė fundit qė tė herė pas herė tė organizohen, rebelohen e tė ngrihen me armė kundėr shtetit maqedonas, duke e penalizuar pėrsėri veten.

 

Jo vetėm kaq, por pėr interesa tė ngushta partiake, partitė shqiptare nė Maqedoni, po pėrpiqen tė luajnė e tė pėrfitojnė me ēėshtjen “Kondova”, duke mos hezituar deri nė njollosjen e shokėve tė tyre nga ish-bashkėluftėtarė tė lirisė, nė  luftėtarė tė islamit. Kėshtu lideri i partisė shqiptare nė qeverinė maqedonase nuk i kundėrshtoi lajmet e botuara nė shtypin shqiptar dhe atė maqedonas se ai ishte takuar me kryeministrin shqiptar, i shqetėsuar nga pėrzierja e islamikėve radikalė nė ēėshtjen “Kondova”. Nė kėtė mėnyrė u pėrligjėn akuzat e njė pjesė tė medias, sidomos asaj antishqiptare, pėr gjoja frymėn radikale islamike tė revoltės sė Kondovės.

 

“Ali Ahmeti- thotė pėr njė tė pėrditshme shqiptare Krasniqi, rebeli i Kondovės - na kėrkoi vetėm edhe njė shans qė t’i jepnim pėrparėsi marrėveshjes dhe tejkalimit tė problemeve pėrmes mjeteve politike. Ne i shtruam kėrkesat tona dhe, meqė ishin kėrkesa qė absolutisht dalin nga Marrėveshja e Ohrit, i dhamė shans Ali Ahmetit. Sapo heshtėm ne dhe, sapo premtoi zgjidhje paqėsore Ali Ahmeti, filluan tė ngrejnė kokė elementet e pėrbetuar antishqiptare maqedonase. Lideri i BDI-sė u tret,  ndėrsa ne sėrish morėm armėt nė dorė duke u pėrbetuar se kėsaj radhe nuk do t’i dorėzojmė aq lehtė.”

 

Megjithatė, komandant  Krasniqi dhe ndjekėsit e tij, duhet ta kuptojnė mirė se rrokja e armėve nuk ėshtė mė rruga e zgjidhjes  dhe e pėrfitimit tė tė drejtave nė vitin 2005, nė njė shtet qė ėshtė kandidat pėr nė NATO e pretendent pėr nė BE. Zgjedhja e kėsaj rruge jo vetėm po i penalizon por dhe po i kriminalizon ata.

 

Ali Ahmeti, i cili njihet si njė bashkėbisedues i kėndshėm me faktorin ndėrkombėtar, do ta humbasė shpejt kėtė status, nėse nuk arrin tė menaxhojė dhe zgjidhė kėrkesat e ish bashkėluftėtarėve tė tij, nė pėrputhje me Marrveshjen e Ohrit dhe legjislacionin e shtetit maqedonas. Ai dhe tė tjerėt duhet tė punojnė sė bashku dhe pėr shpėrndarjen e tymnajės pėr gjoja depėrtimin e islamikėve  radikalė nė Kondovė. Shqiptarėt nė Kondovė dhe nė tė gjithė Maqedoninė, kanė shekuj qė e praktikojnė besimin islam. Feja e tyre  ėshtė tolerante. Pavarėsisht nga synimi i petrodollarėve pėr ta “egėrsuar” sadopak atė, pavarėsisht nga dozat e larta tė islamofobisė sot nė perėndim, ėshtė gabim qė shqiptarėve, tė cilėt kanė jetuar tė qetė nė shekuj midis Krishtit dhe Muhamedit, t’ju kėrkosh sot tė zgjedhin njėrin ose tjetrin.

 

Edhe politika shqiptarė, pėrveē hutimit dhe mungesės sė informacionit pėr atė qė po ndodh nė Kondovė, po pėrpiqen tė pėrfitojnė sejcili sipas mėnyrės sė vet nga kjo ēėshtje. Takimet e ditėve mė parė tė kryeministrit nė detyrė me lider te forcave politike shqiptare dhe prezenca rastėsore nė atė takim e njė negociatori tė suksesshėm pėr lirimin e disa pengjeve nga organizata terroriste islamike, duket se pėrforcoi akuzėn e mediave se nė Kondovė ka njė problem mė islamin radikal. Kjo u pėrforcua dhe nga fakti se ndonėse nuk pati asnjė deklarim zyrtar pėr ēfarė u bisedua nė ato takime, “dikushi,” shumė i interesuar, ja dha shtypit informacionin se bashkėbiseduesit diskutuan me shqetėsim depėrtimin e radikalėve islamikė nė Kondovė. Ky lajm u pėrcoll menjėherė dhe nga media maqedonase.

 

Mė shumė se sa pėr shqetėsimin pėr ēfarė po ndodh nė Maqedoni, duket se publikimi i kėtyre takimeve nė media kėrkon tė pėrcjellė tek faktori ndėrkombėtar gjithashtu dhe mesazhin, indirekt dhe kėrcėnimin se ndryshimet politike nė Shqipėri, duhen parė me hije dyshimi, si gjoja nxitėse tė nacionalizmit dhe inkurajuese tė islamit radikal, tė rrezikshme kėto pėr Evropėn.. Kėto mesazhe ishin artikuluar dhe gjatė fushatės elektorale nė Shqipėri.

 

Ndėrsa  politikanėt maqedonas dhe ata shqiptarė tė Maqedonisė e tė Shqipėrisė, po pėrpiqen se kush tė nxjerrė mė shumė pėrfitime nga “Kondova”, pėrfituesit e vėrtetė janė radikalėt islamikė, tė cilėt tė ndihmuar indirekt dhe nga shėrbimet sekrete maqedonase, duke shfrytėzuar humbjen e besimit tė tė rebeluarve tek drejtuesit e tyre politikė, po pėrpiqen te depėrtojnė dhe tė vetėreklamohen si mbėshtetje shpirtėrore e revoltės sė Kondovės.

 

Kėtė e ka kuptuar mire dhe komandant Krasniqi i cili thotė: “Nė momentin kur ne po manifestonim disiplinė tė plotė para “monitorimit” tė ndėrkombėtarėve, dikush shkaktoi konflikt e qėrim fizik hesapesh ndėrmjet teologėve islamė. Informacionet tona flasin se kėtė shėrbim nė mėnyrė tė pėrkyer Cėrvenkovskit ia kryen ish-kryetari i Komunitetit, Arif Emini, kėshilltari i tij, Zejnullah Fazliu, myftiu i tij, Zenun Berisha si dhe drejtori financiar i Komunitetit, Xhemal Memeti”. Nė tė vėrtetė kėta janė personat e identifikuar dhe nga burime tė tjera qė, me ndihmėn dhe tė petrodollarėve, po pėrpiqen te instalojnė ideologjinė  vahabite nė Bashkėsinė  Islame nė Maqedoni.

 

Humbėsit e vėrtetė nga ēėshtja “Kondova” janė shqiptarėt, jo vetėm ata tė Maqedonisė, por shqiptarėt si komb. Veprime tė tipit “Kondova” dhe manipulimi perfekt me to, do t’i bėjė shqiptarėt “tabelė qitjeje” nė opinionin europian. Eurobarometri i fundit, i cili i rendiste shqiptarėt tė parafundit pėr nga preferencat e qytetarėve evropianė, bile dhe me poshtė se autorėt e masakrės sė Srebrenicės, e tregoi mjaft  qartė kėtė.

 

Pėrfundimisht, kondovasit duhet qė nė bashkėpunim me pėrfaqsuesit e tyre politik, tė gjejnė rrugėn ligjore pėr tė kėrkuar dhe realizuar tė drejtat e tyre. Ndėrsa politikanėt nė Maqedoni duhet ta kuptojnė se Maqedonia pėr tė mbijetuar si shtet duhet tė zbatojė plotėsisht, seriozisht dhe pa kushte Marrėveshjen e Ohrit, bazė e plotė pėr stabilitetin e saj.Vetėm kėshtu, krijuesit e saj, BE e SHBA, “do t’ua rruajnė mjekrat” dhe do tė demaskojė “qoset” qė sajuan dhe tentuan tė pėrfitojnė nga “Kondova” apo tė atyre qė do tė luajnė me stabilitetin e Maqedonisė e tė rajonit.

Xhavit Shala

 

Botuar editorial tek gazeta “korrieri” 13.8.2005