The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

KISHA SERBE  DHE KRYQĖZIMI I SERBISĖ

 

Ka kohė qė aktiviteti i Kishės  serbe ka kaluar kufijtė e spiritualitetit dhe ka hyrė nė fushėn e politikės. Nė vend qė tė merret me mision shpirtėror e tė  bekojė me kryqin e saj, shenjėn e shpėtimit pėr tė krishterėt, rrugėn e popullit serb drejt paqes dhe mirėkuptimit, ajo po nxit hapur njė qėndrim tė rrezikshėm antiperėndimor, duke rrezikuar, kėshtu, kryqėzimin e Serbisė. Kisha po luan njė rol destruktiv. Sidomos nė rastin e Kosovės, ajo po orineton popullin jo drejt sė ardhmes  europiane, por drejt nacionalizmit dhe antishqiptarizmit.

Kisha serbe u bė aleate nė ngjitjen e Millosheviēit drejt majave tė pushtetit komunist. Flamujt e saj valėviteshin bashkė me flamujt e Partisė Komuniste tė Millosheviēit, nė Kosovė nė vitin 1989, nė festimet tė tyre tė pėrbashkėta me rastin e 600 vjetorit tė Luftės sė Fushė Kosovės. Interesi i bashkėpunimit tė tyre ishte i dyanshėm. Millosheviēit i duhej mbėshtetja e kishės serbe pėr tė shenjtėruar misionin e tij nacionalist e kriminal. Ndėrsa, kisha serbe shfrytėzoi rastin pėr t’u zgjuar nga gjumi letargjik i regjimit komunist dhe pėr tė filluar rikthimin e rolit tė saj historik, tashmė jo nė anėn shpirtėrore, por nė atė politiko- shoqėrore.

Historikisht, kisha ortodokse serbe ka luajtur  njė rol tė veēantė nė themelimin e shtetit serb. Pushteti i saj u ruajt edhe gjatė pushtimit turk. Ajo fitoi njė status special, nėn mbrojtjen e plotė tė shtetit osman, ndryshe nga kisha katolike, e cila shikohej me dyshim nga Stambolli. Kisha ortodokse kishte pushtet tė plotė civil dhe gjyqėsor. Pushteti i saj nuk ndryshonte shumė nga ajo qė kisha ortodokse gėzonte gjatė kohės sė Perandorisė sė Bizantit. Patriku zinte vend nė hierarkinė osmane me titullin pasha. Kishės iu besua administrimi i komunitetit ortodoks serb. Ajo mblidhte taksa nga besimtarėt dhe zotėronte pasuri tė tundshme dhe tė patundshme. Nėn petkun paqėsor, kisha serbe siguronte komunikimin midis ortodokėsve sllavė, sidomos me rusėt si dhe drejtonte rezistencėn antiosmane. Realisht, serbėt, nė kėto kushte, kishėn e shikonin si shtetin e tyre. Madje  dhe mbledhja e parė e qeverisė serbe, menjėherė pas shkėputjes nga Perandoria Osmane 200 vjet mė parė, u bė nė nė manastirin Voljevēa afėr Kargujevcit.

Pikėrisht, kėtė pozitė tė privilegjuar qė kishte patur historikisht kisha serbe, por qė e kishte humbur gjatė regjimit komunist, ajo mendoi se erdhi momenti ta rikthente duke bashkėpunuar me Millosheviēin. Nė miratimin e heshtur tė saj, u realizua spastrimi etnik i shqiptarėve tė Kosovės nė vitin 1999. Pas ēlirimit tė Kosovės dhe shembjes sė strukturave tė vjetra tė pushtetit serb, kisha serbe nė vazhdimėsi ėshtė pėrpjekur dhe ka  marrė rol politik. Pėr tė mbetur e vetmja mbrojtėse e interesave tė serbėve nė Kosovė, kisha demotivoi, qėllimisht, pjėsėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė popullsisė serbe nė institucionet e Kosovės.

Kėtė e provoi konflikti rreth bojkotit tė serbėve ndaj zgjedhjeve parlamentare tė Kosovės nė vitin 2004. Ndėrsa Presidenti Serb, Boris Tadiq, nėn presionin ndėrkombėtar, ju bėri thirrje serbėve tė Kosovės tė merrnin pjesė nė ato zgjedhje, njė ditė para votimit, kreu i Kishės Ortodokse Serbe, Patriarku Pavle, ju kėrkoi atyre  tė qėndronin nė shtėpi. Dhe, serbėt e Kosovės i bojkotuan zgjedhjet. Kjo ishte prova e forcės midis kishės dhe politikės zyrtare serbe nė Kosovė. Kjo tregoi se Kisha edhe pėr probleme politike, ishte mė shumė e pushtetshme se vetė politika zyrtare serbe.Politika serbe e ka ndjerė veten inferiore apo dhe “jashtė loje” nė raport me pushtetin e kishės. Besimi i publikut ndaj kishės ėshtė aq i fuqishėm sa politikanėve nuk u mbetet zgjidhje tjetėr veēse tė marrin parasysh qėndrimin e saj politik.

Sipas analistit serb, Mirko Djordjevic, nė rastin e Kosovės, fjala e kishės ėshtė shumė e rėndėsishme, nėse jo vendimtare. “Politikanėt janė nė kėrkim tė njė gjuhe tė pėrbashkėt me kishėn. Ata dėshirojnė tė flasin njėzėri, pasi janė tė vetėdijshėm se kisha shihet si mbrojtės historik i intereseve tė popullatės”, thotė ai. Edhe mediat apo pushteti i katėrt siē njihen ndryshe, duken tė nėnshtruara pėrballė pushtetit tė kishės.Ato nuk guxojnė tė kundėrshtojnė pohimet dhe deklaratat e kishės, apo tė informojnė ndryshe opinionin serb. Ėshtė gati e pamundur qė nė shtypin serb tė gjenden qėndrime tė individėve dhe institucioneve nė kundėrshtim me kėndvėshtrimin e kishės.

Kjo pėrzierje e hapur e kishės serbe nė politikė, ka shqetėsuar edhe atė pjesė tė opinionit serb, qė synon njė zgjidhje sa mė tė shpejtė e reale pėr Kosovėn. Pėr  Sonja Biserko, nga Komiteti Serb pėr tė Drejtat e Njeriut,  “Kisha haptazi luan rolin e njė organizate para-politike me njė qėndrim tė padefinuar dhe tė paqartė pėr tė ardhmen e Kosovės dhe pa njė strategji konkrete pėr zgjidhje reale”. Edhe pėr Dushan Janjic, nga Forumi pėr Marrėdhėnie Ndėretnike, “kisha pėrzihet nė politikėn shtetėrore ndaj Kosovės shumė mė shumė se peshkopėt apo qeveria e pranojnė”.

Analistėt serbė kanė kostatuar se ndikimi i kishės ėshtė rritur sidomos pas zgjedhjes  sė Vojisllav Koshtunicės si kryeministėr i Serbisė. Para serbėve, Koshtunica dėshiron tė tregojė se ėshtė besimtar i vėrtetė. Kjo me qėllim qė tė ketė dhe suportin e kishės nė politikat e tij,  ashtu sikurse dhe Millosheviēi. Politikanėt nacionalistė  serbė  janė tė interesuar pėr fuqizimin e pushtetit tė kishės nė Kosovė dhe pėr njė arsye tjetėr. Nėpėrmjet kishės, nacionalistėt shpresojnė ta destabilizojnė Kosovėn sipas interesave e luftės pėr pushtet brenda Serbisė. Edhe sipas Mirko Blagojevic,  sociolog i ēeshtjeve fetare, “Nė Kosovė, kisha mbetet institucioni i vetėm me potencial pėr tė mobilizuar njerėzit ».

Aktualisht, edhe lideri i kishės serbe nė Kosovė, peshkopi Artemije Radosavleviq, ėshtė larguar plotėsisht nga funksioni i tij shpirtėror dhe ka filluar njė aktivitet tė ethshėm politik dhe diplomatik kundėr shqiptarėve dhe pavarėsisė se Kosovės. Fushatėn e fundit antishqiptare ai e filloi nga SHBA-ja, ku ishte i ftuar i Kongresit tė Bashkimit Serb. Ofensiva e tij synonte tė sensibilizonte amerikanėt nė tema mjaft tė prekshme pėr opinionin perėndimor, tė cilat ai i bėri publike nė media nė datat 12 dhe 14 shkurt. Duke ditur se amerikanėt janė shumė tė ndjeshėm ndaj tė drejtave tė njeriut, Artemije hodhi  tezėn se “pavarėsia e Kosovės do tė thotė shfarosja e serbėve nga krahina”. Duke ditur ndjeshmėrinė e tyre ndaj fundamentalizmit islamik, Artemije hodhi tezėn tjeter se Kosova e pavarur rrezikon tė kthehet  nė njė “bazė tė fuqishme tė xhihadit islamik”.Ai nuk harroi t’i kujtojė perėndimit i cili shpreson ta mbyllė sa mė shpejt dosjen “Kosova” se, ēfarėdo zgjidhje e imponuar pėr statusin e Kosovės, do tė nėnkuptonte “okupimin e Kosovės” qė do tė thotė sipas tij dhe tė drejtėn pėr tė luftuar.

 

Por tezat e Artemijės nuk ka gjasa tė “ngjisin” nė opinionin perėndimor. Nuk mund tė harrohet miratimi i heshtur i kishės serbe pėr spastrimin etnik serb dhe krimet e tjera nė Kosovė. Gjithashtu askush nuk e mohon se shqiptarėt e Kosovės janė kryesisht myslimanė, por qė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me fundamentalizmin islamik. Tolerancėn e tyre dhe tė besimeve tjera fetare tė shqiptarėve, pėrendimoret e kanė konfirmuar si njė vlerė qė do tė ndikojė pozitivisht nė integrimin e tyre euroatllantik. Nga ana tjetėr, me atė prezencė tė NATO-s nė Kosovė, serbėt nuk do tė guxojnė tė ndėrmarrin aventura tė reja.Perėndimorėt do tė kėmbėngulin qė minoritetet ta ndjejnė veten qytetarė tė barabartė nė  shtetit multietnik tė Kosovės.

 

Aq tė pushtetshme e ndjen veten kisha serbe nė Kosovė, sa qė peshkopi Artemije, deklaroi hapur se nė rastin e bisedimeve rreth statusit pėrfundmitar tė Kosovės, kisha ortodokse duhet tė pėrfshihet nė marrėveshjen pėrfundimtare. Artemije dhe autoritete tė tjera kishtare serbe, nuk duan tė pranojnė se pushteti dhe roli politik qė kisha serbe e ka dhe po pėrpiqet tė ruajė nė Kosovė, nė Europėn e qytetėruar, ka marrė fund shekuj mė parė.Dhe vetėm atėhere kur u kufizuar pushteti i kishės, kur ajo u nda nga shteti dhe u detyrua tė heqė dorė nga politika, Europa shpėtoi nga fanatizmi fetar dhe hyri nė rrugėn e modernizmit.

 

Ndryshimi i qėndrimit tė kishės ortodokse serbe, do tė bėjė qė Kosova tė fitojė mė shumė stabilitet. Nga kjo do tė pėrfitonte mė shumė komuniteti ortodoks serb se sa shqiptarėt. Kisha i ka tė gjitha mundėsitė qė tė ndihmojė nė ndėrtimin e njė fryme tė re besimi, pa tė cilėn bashkėjetesa ėshtė e vėshtirė. Me vazhdimin e kėsaj politike, ata e bėjnė mė tė vėshtirė rritjen e besimit tė komunitetit serb nė popullsinė shqiptare. Por, njėkohėsisht, do tė vėshtirėsonte gėzimin e plotė tė drejtave tė serbėve nė Kosovėn Europiane.

Pėrfundimisht, roli qė kėrkon t’i japė kisha serbe vetes, ėshtė ogurzi dhe i rrezikshėm si pėr Serbinė, ashtu dhe pėr Kosovėn. Angazhimi politik i saj jo vetėm po kryqėzon Serbinė, por pėrbėn njė kėrcėnim serioz pėr demokracinė dhe sigurinė nė shtetin e ardhshėm tė Kosovės. Nė kėto kushte, grupi negociator i Kosovės duhet tė tregohet tepėr i vėmėndshėm kur tė vendoset pėr kushtet qė do tė ndjekin pas pavarėsinė e Kosovės. Kjo sidomos pėr rolin e kishės serbe dhe objektet e saj tė kultit. Nė pėrputhje me standartet ndėrkombėtare, tė pėrcaktohet qartė se kisha serbe duhet tė tėrhiqet nga aktiviteti politik dhe tė merret me anėn shpirtėrore tė njerėzve, si kudo nė botėn demokratike. Eshtė e nevojshme, gjithashtu, tė jepen garanci tė plota pėr mbrojtjen e objekteve serbe tė kultit nė pėrputhje me konventat ndėrkombėtare. Por duhet  qė tė parandalohet cdo mundėsi e kthimit tė tyre nė poste tė avancuara ku mund operojnė agjentė tė shėrbimeve sekrete apo dhe oficerė me veladonė tė zinj. Pėrndryshe, me njė kishė serbe me pushtet e funksione politike si nė mesjetė, konflikti nė Kosovė nuk do tė  zgjidhet pėrfundimisht. Atje do tė kemi njė paqe negative.

 

 

                                                            Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

email: qshssk@acnss.com

web: www.acnss.com

 

Botuar nė gazetėn "Tirana Observer", 14 mars 2006