The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

KINA, TAJVANI DHE STATUSI I KOSOVĖS

 

Ministri i Jashtėm i Unionit Serbi-Malit tė Zi, Vuk Drashkoviē, nga data 22  deri me 27 Tetor 2005, me ftesėn e Ministrit tė Jashtėn Li Zhaoxing, vizitoi zyrtarisht Kinėn.  Drashkoviēi u prit nga Nėnkryetari i Shtetit tė Kinės, Zeng Qinghong. Nė fund tė takimit u tha se tė dyja palėt kanė treguar mirėkuptim dhe pėrkrahje nė problemet qė kanė tė bėjnė me interesat bazė, si sovraniteti dhe tėrėsia  territoriale. Pra, kuptohet qartė, Kina nuk pranon shkėputjen e Tajvanit, ndėrsa Serbia tė Kosovės, ndėrkohė qė Tajvani dhe Kosova, realisht janė tė shkėputura.

 

Kjo vizitė tėrhoqi vėmendjen e analistėve, jo vetėm pėr faktin se Kina si anėtare e pėrhershme e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB, disa herė ishte pozicionuar pro serbėve, por dhe nga deklaratat qė bėri Drashkoviēi atje. "Sa ėshtė i rėndėsishėm Tajvani pėr Kinėn, aq ėshtė Kosova pėr Serbinė, nuk ka dy Franca, dy Itali, dy Kina, as dy Serbi, prandaj nuk mund tė ketė as dy Shqipėri", deklaroi ai gjatė vizitės nė Kinė.

 

Paralelizmi qė bėn  Drashkoviēi mes Tajvanit dhe Kosovės, tregon se ai nuk e njeh historinė dhe ecurinė e problemit tė Tajvanit, ose, qėllimisht,  e shtrembėron atė. Nėse  e pranojmė si tė drejtė arsyetimin e Drashkoviēit pėr rėndėsinė qė ka Tajvani pėr Kinėn dhe pėr nevojėn qė ai t’i kthehet Kinės, pėr tė njėjtat arsye Kosova duhet t’i kthehet jo Serbisė, por Shqipėrisė. Vetėm kėshtu paralelizmi ėshtė i drejtė. Me deklaratat e tij nė Pekin, Drashkoviēi idirekt po nxit shqiptarėt tė reflektojnė pse hoqėn dorė nga kėrkesa pėr bashkimin e Kosovės mė Shqipėrinė.

 

Nė vitin 1894,  Japonia filloi njė luftė kundėr Kinės dhe, pas njė viti, e detyroi qeverinė e Dinastisė Kineze Cin tė nėnshkruante njė traktat jo tė barabartė dhe tė pranonte pushtimin e Tajvanit. Kjo gjendje vazhdoi deri nė vitin1949. Nė kėtė vit, Can Kai Shia, udhėheqės nacionalist kinez, u largua nga Kina kontinentale sėbashku me kundėrshtarė tė tjerė tė regjimit komunist dhe u vendosėn nė ishullin e Tajvanit, duke e shpallur atė si Republikė Kineze. Kjo republikė arriti tė mbajė vendin e Kinės kontinentale nė OKB deri nė vitin 1971. Popullsia e Taivanit, nė shumicė absolute ėshtė etnikisht kineze, po ashtu dhe gjuha. Qeveria komuniste kineze, qė mė  25 tetor tė vitit 1945,  kishte shpallur botėrisht se Tajvani i rikthehet zyrtarisht Kinės, ndonėse kjo mbeti vetėm nė letėr. 25 Tetori festohet ēdo vit si "Dita e rikthimit tė Tajvanit". Taivani dhe Kina kanė qenė njė shtet dhe janė ndarė forcėrisht, janė njė komb, kanė njė gjuhė e njė kulturė, por qė nė fakt sot pėrbėjnė dy shtete. Pėr kėtė, Kina e quan Tajvanin pjesė tė saj.

 

Afėrsisht nė ato vite, kur Tajvanin e kanė ndarė forcėrisht nga Kina,  Kosova ishte territor shqiptar, me popullsi, gjuhė e kulturė shqiptare. Tė gjithė shqiptarėt, nga Kosova deri nė Camėri, kishin filluar pėrpjekjet pėr t’u shkėputur nga Perandoria Osmane. Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė nė 1912, Kosova megjithėse u pushtua nga Serbėt, ishte pjesė e Shtetit Pavarur Shqiptar tė sapolindur. Mė pas ajo mbetet nėn sundimin serb dhe nė vitin 1918, forcėrisht pėrfshihet nė Mbretėrinė Serbo-Kroato- Sllovene. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, megjithė pėrpjekjet pėr shkėputje, pėrsėri e pėrfshijnė nė kufijtė e shtetit jugosllav. Vite mė vonė, fiton statusin e krahinės autonome. Pas fillimit tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, ndonėse shpallet e pavarur mė 2 Korrik 1990, mbetet territor i pushtuar nėn sundimin serb. Me 10 Qershor 1999 u ēlirua nga forcat e NATO-s nė bashkėpunim me UCK-nė. Pas kėsaj date e ne vazhdim, nė bazė tė rezolutės 1244 tė KS tė OKB, Kosova ėshtė njė territor i administruar nga OKB. Pra, Kosova ka qenė territor shqiptar, pjesė e shtetit shqiptar, e ndarė forcėrisht nga serbėt, me gjuhė, popullsi  e kulturė shqiptare, tashmė e ēliruar dhe e shpėtuar prej gjenocidi serb nga njė koalicion ndėrkombėtar dhe, tani, nėn administrim ndėrkombėtar. Kosova dhe Serbia nuk kanė qenė historikisht njė territor e njė shtet, kanė kombėsi, gjuhė e kulturė tė ndryshme. Serbia e mori forcėrisht Kosovėn dhe nė tė njėjtėn mėnyrė asaj ia mori koalicioni ndėrkombėtar. Prandaj Serbia nuk mund tė pretendojė pėr Kosovėn, tė njėjtat tė drejta qė pretendon Kina pėr Tajvanin.

 

 

Drashkoviēi, jo vetėm me paralelizmin qė bėn pėr Tajvanin dhe Kosovėn, por edhe kur thotė se:

“nuk ka dy Franca, dy Itali, dy Kina, as dy Serbi, prandaj nuk mund tė ketė as dy Shqipėri”, pėrsėri nxit  kosovarėt qė tė kėrkojnė bashkimin me Shqipėrinė. Politikanėt kosovarė, tė ndodhur pėrballė  presionit nė rritje nga brenda Kosovės, por dhe nėn trysninė e politikės nacionaliste  serbe dhe greke, tė cilat nuk duan tė pajtohen me ekzistencėn e dy shteteve shqiptare nė Ballkan, mund tė detyrohen tė reflektojnė. Nėse qėndrimi ndėrkombėtar nuk do tė jetė i prerė nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės, ata mund tė jenė tė detyruar tė kėrkojnė bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė.

 

Pozicioni i Drashkoviēit, Koshtunicės dhe segmenteve tė tjera tė politikės nacionaliste serbe tashmė dihet dhe nuk pėrbėn ndonjė tė re pėr ne. Ata, duket, do tė vazhdojnė ta mbajnė akoma popullin e tyre tė hipnotizuar me  historitė e  eposin serb pėr Kosovėn si djepi i Serbisė. Ata nuk duan tė dėgjojnė as presidentin tė tyre Boris Tadiq i cili porositi bashkėkombasit e tij se "duhet tė pėrgatiten pėr mė tė keqen pėr  sa i pėrket Kosovės, pasi ne mund tė na imponohet zgjidhja e statusit".

 

Ndėrsa poziocioni serb dihet, i pashpjegueshėm dhe i pajustifikueshėm ėshtė pozicionimi antishqiptar i politikės sė Kinės, pėr problemin e Kosovės. Ajo ka qenė konsekuente nė pozicionin e saj  proserb si gjatė ndėrhyrjes sė Natos nė Kosovė nė vitin 1999, ashtu dhe mė pas, kur abstenoi nė Kėshillin e Sigurimit, pėr fillimin e bisedimeve lidhur me statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Nisur nga deklaratat e politikanėve serbė, dyshohet se Kina mund tė pėrdorė veton e saj pėr tė bllokuar statusin pėrfundimtar tė Kosovės, nėse ky status nuk pėrkon me interesat e serbėve.

 

Kina druhet, se mbėshtetja e pavarėsisė pėr Kosovėn, krijon preēedent dhe pėr njohjen ndėrkombėtare tė Tajvanit si shtet i pavarur. Rėndom  sot, dhe nė media, pėrdoret shprehja se Kosova po bėhet Tajvani i Ballkanit. Por problemi i Kosovės ndryshon krejtėsisht nga ai i Tajvanit, nėse Kina, pėr kėtė motiv, e rendit veten pėrkrah Serbisė e kundėr Kosovės. Nė rastin e paralelizmit tė Kosovės me Tajvanin, Kina duhet ta krahasonte veten me Shqipėrinė, pasi siē ėshtė Kina shteti amė pėr kinezėt e Taivanit, ėshtė Shqipėria shteti amė pėr kosovarėt. “Lajthitja” kineze qėndron nė faktin se shtetin amė pėr kosovarėt, duket,  ata njohin Serbinė.

 

Ndėrsa kinezėt e Tajvanit nuk duan tė bashkohen me shtetin amė, por duan shtetin e tyre tė pavarur dhe tė njohur ndėrkombėtarisht, shqiptarėt e Kosovės, kanė dashur gjithmonė tė bashkohen me shtetin amė, Shqipėrinė, por pėr shkak tė rrethanave ndėrkombėtare, po sakrifikojnė, duke hequr dorė nga bashkimi me Shqipėrinė. Por ata nuk do tė pranojnė status tjetėr, pėrveē shtetit tė Kosovės, plotėsisht tė pavarur dhe ndėrkombėtarisht tė njohur. Duke mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės, kinezėt, mbrojnė interesat e tyre pėr Tajvanin dhe forcojnė bashkėpunimin me shqiptarėt, tashmė jo pėr interesa ideologjike. Gjithashtu, ruajnė miqėsinė dhe me serbėt, tė cilėt, duke qenė tė bindur se Kosovėn tashmė e kanė tė humbur, do tė dėshironin qė pakica serbe dhe disa objekte tė rėndėsishme pėr kulturėn e tyre, me mirė tė mbeten nė njė shtet me kosovarėt, se sa tė bashkuar me Shqipėrinė. Prandaj kinezėt, nuk i dėmton preēedenti i njohjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Kosovės.

 

Mbėshtetja qė i ka dhėnė Shqipėria Kinės, nė ditė tė vėshtira tė saj, pėr t’u pranuar nė  Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, ėshtė njė faktor tjetėr qė duhet tė ndikojė tek Kina pėr tė rishikuar pozicionin antikosovar tė saj. Nė mesnatėn e 25 Tetorit  tė vitit 1971, njė rezolutė e paraqitur nga Shqipėria nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, rezolutė qė kėrkonte pranimin e Republikės Popullore tė Kinės nė atė organizatė, me tė gjitha tė drejtat dhe largimin  nga ajo organizatė e Tajvanit, fitoi 73 vota pro, kundrejt 35 votave qė mori rezoluta protajvaneze e paraqitur nga Shtetet e Bashkuara Amerikės. Nga ajo ditė, Kina zuri vendin e Tajvanit nė OKB. Me zhvillimet e mėtejshme tė politikės amerikane ndaj Kinės, nėn drejtimin e Presidentit Nikson, Kina vendosi marrėdhėniė diplomatike me SHBA e njė sėrė vendesh tė tjera dhe u bė faktor i rėndėsishėm nė politikėn botėrore. Pėr popullin kinez,  pranimi nė OKB dhe kontributi shqiptar pėr kėtė, janė ngjarje qė nuk mund tė harrohen.

 

Jo vetėm pėr tė larė  “borxhin” e dikurshėm, por dhe pėr edhe pėr interesat e sotme ekonomike e gjeopolitike, Kina, duhet tė rishohė dhe njė herė pozicionin e saj  nė raport me shqiptarėt. Portet shqiptare po bėhen mė tė rėndėsishmit nė Adriatik. Kjo dhe kalimi nėpėr territorin shqiptar tė korridorit lindje- perėndim, mund ta bėjė Shqipėrinė njė partner tė rėndėsishėm ekonomik tė Kinės nė rajonin e Ballkanit dhe njė vendbazim tė mirė pėr kalimin e mallrave kineze nė perėndim.

 

Gjithsesi, nėse Kina nuk do tė tėrhiqet nga pozicionimi i saj  proserb apo tė paktėn tė abstenojė pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, vetė ajo do tė bėhet shkaktarja e nxitjes sė njė fryme protaivanezė nė segmente tė caktuara tė politikės shqiptare, frymė e cila ėshtė mbajtur “e shtypur” pėr shkak tė besimit nė partneritetin me Kinėn. Kjo nuk pėrjashton ndėrmarrjen e ndonjė nisme nga kėto segmente pėr njė njohje diplomatike tė Taivanit. Dhe atėherė do tė vėrtetohej plotėsisht shprehja e Kisingerit, e thėnė nė kohėn e miratimit tė rezolutės prokinezė tė Shqipėrisė nė OKB : “ A do t’ju shpėrblejė Kina pėr kėtė?...Shqipėria mjerisht nuk e ka kuptuar ku ėshtė interesi i saj dhe zgjodhi aleatin e gabuar”.

 

Ndryshe nga Kina, Rusia ka gjasa se do tė jetė pragmatiste dhe ndoshta do t’i shohė nė njė dritė tė rė lidhjet e saj historike mė Serbinė. Ajo duket e ēliruar nga frika e efektit “domino” nė rastin e Kosovės. Rusia po bėn pėrpjekje tė suksesshme nė diplomacinė shumėpalėshe dhe marrėdhėniet me vende tė tjera tė mėdha, duke ju dhėnė mė shumė peshė argumenteve qė i bashkon se sa atyre qė i ndan me tė tjerėt. Gjithashtu edhe gjatė konflikteve ndėrkombėtare tė viteve tė fundit, ajo u tregua mė e pėrmbajtur dhe e duruar se mė parė. Rusia nuk ka dalė hapur njėkohėsisht kundėr amerikanėve dhe evropianėve. Tė paktėn, me njėrėn palė, ka patur qėndrim tė njėjtė. Ajo, gjithashtu, po aplikon diplomacinė ekonomike, duke i kushtuar rėndėsi fuqizimit ekonomik me ndihmėn e diplomacisė. Aq ka ndryshuar diplomacia ruse nė kėtė drejtim saqė pėr tė thithur investimet japoneze ajo ka mundėsi t'i kthejė Japonisė dy nga katėr ishujt veriorė  qė i ka marrė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Kėto faktorė, na bėjnė tė besojmė se edhe pėr ēėshtjen e statusit tė Kosovės, kundrejt ndonjė pėrfitimi ekonomik nga perėndimi, Rusia, ka gjasa tė mos bėhet pengesė.

 

Gjithsesi, diplomacia shqiptare duhet tė gjejė rrugėt e tė ndikojnė pozitivisht pėr tė pėrfituar votėn kineze e ruse nė favor tė ēėshtjes sė Kosovės.

 

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

                                                                                           xhavit_shala@yahoo.co.uk

www.acnss.com

Botuar nė gazetė Korrieri, datė 09.11.2005