The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

PATURPĖSIA E KARIKATURAVE

DHE

CORODITJA E POLITIKĖS

 

Götz Von Olenhusen, ekspert ligjor gjerman mbi median, pas krizės sė karrikaturave pėr Profetin Muhamed, u shpreh se nė vitet e fundit, autorėt e punimeve satirike mbi kristianizmin dhe kishėn, kanė pėrfunduar nė gjyq. Kėshtu, karikaturisti austriak Michael Haderer, ndonėse nė mungesė, ėshtė dėnuar me 6 muaj burg nė Greqi, pasi nė veprėn komike "The Life of Jesus", paraqiti Jezusin si hippi duke thithur marihuanė. Nėse autorėt e punimeve satirike pėr Profetin Muhamet  do tė  ishin trajtuar me tė njėjtin kut sikurse ishin trajtuar mė parė ata qė kishin satirizuar kristianizmin dhe holokaustin dhe nėse nuk do tė ishte harruar se liria e tė shprehurit nuk duhet tė shpėrdorohet deri nė ofendim tė ndjenjave fetare tė besimtarėve, me siguri qė ngjarjet nuk do tė kishin marrė kėtė rrjedhė.

 

Veprimi me karikaturat ishte ngacmim i trefishtė. Jepnin njė imazh tė profetit Muhamed, e ndaluar kjo pėr myslimanėt, e satirizonin atė nėpėrmjet karikaturės si dhe e paraqisnin atė si terrorist, duke provokuar rėndė ndjenjat e besimtarėve myslimanė.Kjo ishte njė paturpėsi serioze nga ana e autorėve tė karikaturave dhe botuesve tė tyre. Gjithsesi, asgjė nuk mund tė justifikojė reagimet e dhunshme nė disa vende islamike, dhunė e cila cėnoi rėndė sigurinė dhe po dėmton vetė imazhin e islamit. Me siguri, ngjarja nė fjalė,  do tė nxisė ligjvėnėsit europianė  qė tė punojnė me vendosmėri pėr tė mbrojtur shenjtėrinė e fjalės se lirė dhe tė pėrcaktojnė raporte mė tė drejta midis sajė e lirisė fetare.

 

Imazhi i fesė islame si fe e paqes po rrezikon tė cėnohet rėndė nga veprimet e dhunshme tė kryera apo tė nxitura vitet e fundit, nė emėr tė kėsaj feje, nga individė, organizata terroriste apo dhe shtete te vecanta. Nga ana tjetėr,  mungesa e njė qendre tė vetmė shpirtėrore e zyrtare pėr interpretimin e  unifikuar  tė cėshtjeve tė diskutueshme brenda vetė filozofisė islame, ju ka lėnė hapėsirė interpretimeve tė gabuara e abuzive me qėllime tė caktuara. Vakuumi i krijuar nė kėtė drejtim  pas rėnies sė Perandorisė Osmane, ka krijuar hapėsirat pėr keqinterpretimin e keqpėrdorimin e kėtij besimi edhe pėr interesa politike tė grupimeve tė caktuara. Kėto dhe shume arsye tė tjera e bėjnė tė nevojshme rikrijimin e njė piramide shiprtėrore botėrore drejtuese pėr fenė islame, pak a shumė  sic ėshtė papati pėr tė krishterėt. Rivendosja e kėsaj qendre nė njė vend mysliman tė moderuar si Turqia, anėtare e NATO-s dhe kandidate pėr t’u anėtarėsuar nė BE, do tė ndihmonte paqen dhe do tė nxisė bashkėjetesėn mes civilizimeve.

 

Por kriza e  karikaturave, megjithėse fillimisht ishte fetare, shumė shpejt u manipulua dhe u shfrytėzua politikisht. Nėse do tė analizojmė me vėmendje evolimin nė kohė tė ngjarjeve, do tė vėmė re se ato janė tė lidhur me disa zhvillime politike nė lindjen e mesme. Kėshtu, karikaturat nė gazetėn daneze "Jyllands-Posten" janė botuar me 30 shtator 2005. Afėrsisht nė kėtė kohė filloi tė rritej presioni ndėrkombėtar pėr programin bėrthamor tė Iranit. Gjithashtu dhe hetimi ndėrkombėtar pėr vrasjen e kryeministrit libanez Hariri po avanconte drejt Damaskut. Pikėrisht nė Iran dhe Siri u inicuan manifestimet mė tė dhunshme.Nga ana tjetėr dihet se edhe nė Liban, vend nė tė cilin pati protesta te dhunshme, shėrbimet sekrete siriane janė akoma si nė shtėpinė e tyre.

 

Irani dhe Siria po pėrpiqen qė, nėpėrmjet manipulimit tė ndjenjave tė fyera fetare tė myslimanėve kudo nė botė, t’i transferojnė krizat e tyre politike me faktorin ndėrkombėtar, jashtė territorit tė tyre, duke tentuar t’i kthejnė nė njė krizė midis islamit dhe perėndimit. Kjo duket, gjithashtu, dhe nga pjesa tjeter e skenarit, nisma e Teheranit pėr tė organizuar njė garė me karikatura mbi Holokaustin, si kundėrveprim ndaj gazetave europiane qė publikuan karikaturat e Muhamedit. Synimi kėtu ėshtė pėr tė nxitur njė tension tjetėr fetar, kėtė herė  midis islamizmit dhe judaizmit.Cuditėrisht, nga organizata terroriste Alkaeda, e cila deri mė sot ėshtė pėrpjekur tė ruajė eskluzivitetin e veprimeve tė dhunshme nė emėr tė islamit, nuk ka akoma ndonjė reagim. Ndoshta u zunė tė papėrgatitur nga rivalėt e rinj.

 

Kriza e karikaturave u shndėrrua nė njė ēėshtje ndėrkombėtare politike. Jashtė vorbullės nuk mbeti as Shqipėria. Komuniteti Mysliman bėri njė reagim tė matur dhe tė kulturuar. Ata dėnuan  ashpėr publikimin e karikaturave tė Profetit Muhamet. Sipas tyre, publikimet janė njė fyerje e rėndė dhe provokim i ndjenjave tė shenjta tė myslimanėve. Por ata nuk mund tė pajtohet me veprimet e dhunshme nė disa vende islamike.Besimi qė ata pėrfaqėsojnė nuk lejon pėrgjigje tė dhunshme. Nė deklaratėn e tyre myslimanėt shqiptarė apelojnė tė gjithė myslimanėt  kudo qė ndodhen, qė tė mos bien pre e provokimeve dashakeqėse pėr Islamin, pėr tė ardhmen e Evropės dhe pėr paqen nė botė.

 

Vetė ambasadori danez vajti nė selinė e Komitetit Mysliman Shqiptar pėr tė dorėzuar deklaratėn ku kryeministri i vendit tė tij ka dėnuar satirizimin e profetit. Me siguri ambasadori ėshtė ndjerė i kėnaqur qė pėrfaqėson Danimarkėn nė njė vend me myslimanė tė  moderuar e kulturuar. Myslimanėt nė Shqipėri i kaluan me sukses provokimet. Dhuna ėshtė e papranueshme pėr ta. Nėse reagon me dhunė, ke dalė nga feja, nga vetvetja dhe nga shpirti i myslimanėve tė parė-thotė Fehtullah Gylen, njė nga autorėt mė tė njohur tė mendimit aktual islam, bashkėbisedues i respektuar dhe i Papa Vojtilės.

 

Myslimanėt shqiptarė dhanė mesazhe tė qarta se janė tė shqetėsuar sa pėr satirizimin e profetit, aq dhe pėr dhunėn ndaj ambasadave tė vendeve tė BE-sė. Ndėrsa kėta i dhanė mesazhe paqeje tė gjithė myslimanėve, kudo qė ndodhėn, skena politike shqiptare u corodit kur ministri i jashtėm spanjoll iu kėrkoi ndihmė politikanėve shqiptarė, pikėrisht, pėr atė qė bėri Komuniteti Mysliman Shqiptar, pėr tė dhėnė mesazhe moderacioni. Kėtė herė nė njė organizėm politik, nė Konferencėn Islamike. Ministri i jashtėm spanjoll, Migel Anhel Moratinos, deklaroi nė Tiranė se : “I kam kėrkuar kolegut tim shqiptar, si anėtar i Konferencės Islamike, qė tė dėrgojė atje mesazhin e moderacionit”. Pėr kėtė problem ai kishte biseduar edhe me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Konferencės Islamike, me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Ligės Arabe dhe me ministrin e jashtėm saudit. Me sinqeritet, ai tregoi se rolin e ndėrmjetėsimit pėr tė qetėsuar situatėn ėshtė duke bėrė edhe Presidenti i Turqisė e Kryeministri i Spanjės, Zapatero.

 

Kėrkesa e Moratinos u interpretua si mallkim nga njė pjesė e politikės shqiptare. Ajo gati u pėrkthye si njė akuzė ndaj nesh, sikur na zuri nė faj, sikur na shau kur na tha se ne jemi myslimanė, sikur na tha qė ju luftoni kot pėr t’u pranuar nė BE. Moratinos ėshtė jo vetėm njėri nga njohėsit mė tė mirė tė problemeve tė Lindjes sė Mesme, por ėshtė politikani spanjoll qė njeh mė mirė dosjen « Shqipėria ». 25 vjet mė parė, nė atė kohė diplomat, ai erdhi nga Madridi nė Tiranė pėr tė vlerėsuar mundėsinė e vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike mes Spanjės dhe Shqipėrisė.

 

Moratinos zgjodhi pikėrisht shqiptarėt pėr tė dėrguar mesazhin nė Konferencėn Islamike, pasi shqiptarėt kanė njė organizim shtetėror laik perėndimor, janė tė lidhur mė njė mijė e njė fije me qytetėrimin pėrėndimor dhe po luftojnė tė rifitojnė besimin e tij. Por historia pesėqindvjecare nėn perandorinė osmane, kultura e trashėguar gjatė asaj kohe dhe numri i madh i popullsisė myslimane, i bėn shqiptarėt « negociatorė » tė besueshėm dhe nė Lindjen Islame.


Duke njohur historinė e Shqipėrisė, ministri spanjoll kėrkoi ndihmė, sepse besonte qė ne jemi pasardhėsit e Skėnderbeut, « atletit tė krishtit », i cili mbrojti pėr 25 vjet qytetėrimin perėndimor nga sulmet osmane. Ai nuk duhet tė ketė harruar as Mehmet Ali Pashėn, “ ithtarin e armatosur tė civilizimit europian nė vendet arabe », siē e quante poeti La Martin kėtė shqiptar, themelues tė Egjiptit modern. Moratinos besoi se ne do tė ishim si Ibrahim Pasha, i biri i Mehmetit, i cili zbatoi njė tolerancė fetare tė niveleve europiane e qė vendosi paqe midis izraelitėve dhe palestinezėve qė para 175 vjetėsh, ai qė luftoi e fitoi mbi ekstremistėt vahabitė, tė cilėt po rrezikonin besimin islam. Moratinos besoi te shqiptarėt si bashkėkombasit e Kemal Ataturkut, atij qė mbylli kapitullin e Perandorisė Osmane dhe qė ndėrmori reformat mė tė rėndėsishme nė fushėn politike, ekonomike e ushtarake, duke e futur Turqinė nė rrugėn e zhvillimit modern. Moratinos besonte, gjithashtu, se ne do tė dinim tė shfrytėzonim pozicionin tonė « urė » midis lindjes islame e perėndimit kristian, se do tė donim t`i bėnim njė shėrbim qytetėrimit perėndimor pėr tė shtuar « aksionet »  tona atje dhe se nė  fund do tė kishim nevojė dhe pėr votėn spanjolle pėr nė BE.

 

Pas kėrkesės sė Moratinos, pjesa mė e madhe e politikanėve tė opozitės reaguan negativisht. Ndėrsa politika zyrtare, ndoshta pėr tė mos u bėrė objekt i sulmeve, preferoi heshtjen. Por pėrse duhet tė fshihemi ? Shqipėria ka marrė pjesė rregullisht,  qė nga anėtarėsimi, nė tė gjitha takimet e Konferencės Islamike. Nuk besohet qė, gjatė qeverisjes sė parė tė djathtė, Shqipėria tė jetė anėtarėsuar nė atė Konferencė pa u konsultuar me aleatėt tanė strategjikė perėndimorė. Anėtarėsimi ishte nė interes dhe tė Perėndimit. Nėpėrmjet shqiptarėve, Perėndimi coi nė Konferencėn Islamike njė model shteti qė, megjithėse me shumicėn e popullsisė myslimane, ėshtė shtet laik e demokratik, ashtu si shtetet perėndimore. Pėrpjekjet e SHBA-sė dhe BE-sė  nė vitet e fundit pėr nxitjen e reformave demokratike perėndimore nė Lindjen e Mesme, tregojnė qartė synimet e tyre.  

 

Nuk besohet, gjithashtu, qė aleatėt tanė strategjikė perėndimorė, t`ju kenė kėrkuar tė majtėve gjatė qeverisjes sė tyre tetėvjecare qė tė largohen nga ai organizėm politik dhe ata tė kenė kundėrshtuar. Gjithashtu, ata i kanė patur tė gjitha mundėsitė dhe votat tė largohen nga ai organizėm po tė donin. Por ata nuk e bėnė njė gjė tė tillė. Kėshtu qė diskutimet e metejshme pėr anėtarėsimin apo jo nė Konferencėn Islamike, janė mė tepėr spekullime pėr ineresa tė ngushta partiake, por nė dėm tė Shqipėrisė. Vendi ynė nuk ka patur ndonjė humbje nga anėtarsimi nė Konferencėn Islamike. Nė kėtė organizėm janė anėtarėsuar apo janė nė rradhė dhe shtete tė tilla qė popullsinė myslimane e kanė nė numėr simbolik si Rusia apo ndonjė tjetėr.Dhe kėtė anėtarėsim e  bėjnė vetėm pėr t’i shėrbyer interesave tė tyre gjeopolitike Nuk duhet harruar gjithashtu kontributi i shteteve anėtare tė kėtij organizmi nė propozimin dhe votimin e rezolutave tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr dėnimin e gjenocidit serb nė Kosovė nė vitin 1999.

 

Jo larg nė kohė, por nė muajin dhjetor tė vitit tė kaluar u mbajt dhe samiti i radhės i kėsaj konference, ku mori pjesė dhe delegacioni shqiptar.Konferenca adoptoi planin dhjetėvjecar tė veprimit tė saj si dhe Deklaratėn e Mekės. Nė tė dy dokumentet u theksua fryma e Konferencės pėr njė dialog mes civilizimeve, mirėkuptim dhe barazi mes njerėzve, si parakusht pėr njė botė tė tolerancės, pikėrisht kėto qė po kėrkon dhe perėndimi sot. Shqipėria ka njoftuar zyrtarisht vendet anėtare tė Konferencės se ajo synon integrimin euroatllantik dhe se do tė jetė e vėmendshme pėr ato pjesė tė Planit qė mund ta cojnė drejt mbivendosjes sė  angazhimeve tė vendit tonė nė organizata tė ndryshme.

 

Pėrfundimisht, politika shqiptare, nuk u tregua bashkėpunuese dhe e gatshme tė ndihmojė nė zbutjen e krizės sė karikaturave, krizė e cila po kėrcėnon sigurinė e disa shteteve anėtare tė Bashkimit Europian. Spanja e BE-ja i kėrkuan ndihmė politikės shqiptare, thjesht pėr tė dhėnė mesazhe moderacioni.Sepse ishin tė bindur qė shqiptarėt, tė cilėt nė shekuj kanė qenė mes Krishtit dhe Muhamedit, mes Lindjes dhe Perėndimit, e kanė kėtė mundėsi, i kanė kėto vlera. Ato qė tė tjerėt na i njohin pėr vlera, ne po i pėrkthejnė si antivlera. Por nuk duhet tė harrojmė se, nėse nuk respektojmė  veten tonė, nuk do tė na respektojnė as tė tjerėt.

 

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

email: qshssk@acnss.com

web:www.acnss.com 

Botuar nė gazetėn "Tirana Observer" 14 shkurt 2006