The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
   
 

“ Kanuni, realiteti dhe strategjia e luftės kundėr tijė„

 

 

Nga Xhavit Shala

 

Drejtor i Qendrės Shqiptare tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

 

  

 

 

 

 

Kuvendi i Hotit u mblodh pėr t’ju pėrgjigjur shqetėsimeve tė drejta tė komunitetit tė Malėsisė sė Madhe pėr ngujimet, armėt nė duart e popullsisė e menaxhimin joligjor tė konflikteve. Si pasojė e mosbashkėpunimit  tė organizatorėve tė tij me shtetin, shoqėrinė civile, dhe e heshtjes se pushtetit vendor pėr hallet e atij komuniteti, ky kuvend pėrfundoi nė njė referendum rajonal pėr reforminin dhe ligjėrimin e kanunit, duke treguar tashmė se ai ėshtė njė realitet nė mjedisin shqiptar. Gjithsesi, pėr tė dhėnė njė konkluzion mė tė saktė rreth kanunit dhe gjakmarrjes, ėshtė e nevojshme tė analizojmė si kanė evoluar ato historikisht, cilėt janė faktorėt qė i rigjallėruan,  tendencat pėr tė ardhmen, pasojat pėr komunitetin dhe sigurinė, duke pėrcaktuar rrugėt, format dhe metodat qė duhen pėrdorur fillimisht pėr t’i stopuar, parandaluar e mė pas minimizuar e shuar ato.

 

Kanuni dhe gjakmarrja - bashkėudhėtarė  tė shqiptarėve

 

Kanunet dhe gjakmarrja si fenomene tė njohura e tė  harruara nga shumė popuj tė Evropės, janė mbėshtetur nė tė drejtėn zakonore. Shqiptarėt, kanė bashkėjetuar mė gjatė me kėto fenomene dhe kanė kaluar mė vonė nė tė drejtėn shtetėrore. Qeverisja kanunore gjatė pushtimit shekullor osman, vonesa nė krijimin e shtetit tė pavaruar shqiptar dhe nė kalimin nė gjykatat shtetėrore, dobėsitė nė kontrollin e territorit pothuajse deri nė shpalljen e mbretėrisė, niveli i ulėt arsimor, prapambetja ekonomike e jeta e izoluar nė zonat e thella, etj., janė faktorėt qė e bėnė mė jetėgjatė kanunin dhe gjakmarrjen pėr shqiptarėt Deri nė shpalljen e mbretėrisė, e drejta kanunore vepronte normalisht  nė Shqipėri, megjithė pėrpjekjet pėr kalimin nė  njė tė drejtė shtetėrore.

 

Mbreti Zog dhe braktisja e kanunit

 

Kodi Penal i mbretėrisė ndalonte gjakmarrjen dhe vrasjen e dėnonte ligjėrisht. U bėnė pėrpjekje serioze nė vendosjen e rendit nė shkallė vendi.Ligjet e miratuara ngushtuan hapėsirėn e veprimit tė kanunit. Kjo ndikoi nė uljen e numrit tė vrasjeve. 46% e  1652 vrasjeve tė ndodhura nė shkallė vendi nė vitet 1930-1938, janė kryer pėr gjakmarrje. Ndonėse, numri i vrasjeve nė pėrgjithėsi dhe atyre pėr gjakmarrje nė vitin 1938, krahasuar me 1930  ka shėnuar pėrkatėsisht njė rėnie nė masėn 2,1 dhe 2,5 herė, pėrsėri vrasjet pėr gjakmarrje  nė prag tė pushtimit italian zinin 41% tė totalit tė vrasjeve. Nė kėtė kohė kanuni dhe gjakmarrja nė Prefekturėn e Shkodrės e ndjenin veten nė “shtėpinė e tyre „ 33% e vrasjeve pėr gjakmarrje tė kryera nė vitet 1930-1938 nė shkallė vendi, i pėrkasin kėsaj prefekture.

 

Gjatė periudhės sė Luftės 1939-1944, si pasojė e heqjes dorė nga vėllavrasja dhe bashkimi i popullit shqiptar nė luftėn kundėr pushtuesve, ka njė rėnie tė vrasjeve pėr gjakmarrje. Gjithsesi 33% e 872 vrasje tė evidentuara nė kėto  vite kanė si motiv gjakmarrjen.

 

Diktatura komuniste dhe “burgosja„  e kanunit

 

Miratimi i kushtetutės, kodeve dhe njė sėrė ligjesh pas ēlirimit, vendosja e rendit publik nė tė gjithė territorin, rritja e ritmeve tė zhvillimit ekonomik, arsimor dhe kulturor, cilėsimi i veprimtarisė kanunore gati si veprimtari armiqėsore dhe propoganda e mirorganizuar kundėr tij, aplikimi pėrgjithėsisht i dėnimit me vdekje pėr autorėt  e vrasjeve, do tė ndikonte nė ngushtimin me shpejtėsi tė hapėsirės sė veprimit tė kanunit dhe nė uljen e vrasjeve pėr gjakmarrje..Kėshtu ndėrsa  nė vitet 1946-1950  kėto vrasje zinin 17% tė totalit tė vrasjeve, kjo shifėr ulet nė 13,5% nė vitet 1951-1955 dhe, pothuajse, zero nga viti 1956 deri 1982.

 

Liri pėr tė gjithė dhe pėr… kanunin !

 

Ndryshimet social ekonomike, politike e demografike pas vitit 1992, rritja e rolit tė fisit dhe kalimi nė shoqėri tė mbyllura sidomos nė zonat malore, shfaqja e krimit tė organizuar, ēorganizimi nė rradhėt e punonjėsve tė agjensive ligjzbatuese, heqja e dėnimit me vdekje, etj.krijuan kushtet pėr rigjallėrimin e kanunit dhe pėrhapjen e gjakmarrjes. Nė vitet 1992-1996 vrasjet pėr gjakmarrje zinin 9,5% tė totalit tė vrasjeve. Kriza politike e vitit 1997, pėrveē 1542 tė vrarėve, krijoi mjaft konflikte tė reja. Mė pas, me pėrpjekjet pėr vendosjen e rendit, nga viti nė vit kemi ulje tė numrit tė vrasjeve, nga 573 nė vitin 1998 nė 119 nė vitin 2004, ndėrkohe qė  vrasjet pėr gjakmarrje bien respektivisht nga 45 ne 10. Nga 1994 vrasje tė ndodhura nė vitet 1998-2004, 8,5% e tyre janė kryer pėr gjakmarrje.Nė vitin 2001, vrasjet pėr gjakmarrje nė Qarkun e Shkodrės zinin 57,8% tė gjakmarrjes nė shkallė vendi. Gjatė viteve tė demokracisė, ndonėse gjakmarrja ka ardhur duke u ulur, nuk ka patur njė strategji pėr tė parandaluar pėrhapjen e kanunit.

 

Kanuni - realitet i prekshėm

 

Fatkeqėsisht na duhet tė pranojmė se kanuni sot nuk ėshtė mė njė nostalgji, por njė realitet i prekshėm. Ai po rivalizon shtetin me strukturat e tij tė vendimarjes si gjyqet e pleqve, kuvendin e burrave, etj.

 

Gjykatat kanunore - pushtet paralel gjyqsor

 

Gjyqet e pleqve si struktura kanunore sot veprojnė thuajse legalisht nė disa krahina tė vendit. Pėrgjithėsisht shtrirja e tyre ėshtė sipas bajraqeve tė vjetra. Ato veprojnė si gjykata tė « shkallės sė parė », nėpėr fshatra, « apeli » me tė drejtėn pėr tė kėrkuar trup tjetėr gjykues, ndėrkohė qė gjykimi « nė  kasacion » bėhet  sipas rastit nga mbledhja e bajrakut tė pleqėsisė e tė gjyqit kanunor nė krye tė sė cilit ėshtė ndonjė pinjoll i familjes sė  bajraktarit tė dikurshėm tė zonės. « Kasacioni », gjithashtu, jep udhėzime pėr gjyqet nė nivelet poshtė tij. Pėrgjithėsisht nė gjykata zgjidhen si pleq-gjyqtarė burra me reputacion, « aristokracia e vogėl » e zonės apo dhe ish- zyrtarė tė vegjėl tė regjimit tė kaluar. Gjykata tė tilla kanė arkiva tė sakta, tė cilat i ruajnė me fanatizėm qė tė mos bien nė duar tė policisė. Objekti i gjykimit tė tyre ėshtė shumė i gjėrė, qė nga konflikte tė thjeshta tė pronėsisė dhe deri tek vrasjet, pėr ngjarje qė nga koha e Zogut e deri nė ditėt e sotme.  

 

Ėshtė interesante dhe proēedura e dhėnies sė vendimeve tė pleqėsisė. Ajo ka evoluar dukshėm dhe i ėshtė pėrshtatur kohės. Edhe formalisht, nė tė  shkruar pėrpiqen tė kopjojnė gjykatat shtetėrore..Terma tė tilla si « akt-padi kanunore », « akt- marrėveshje kanunore », « vendim pleqėsije », referuar nenit aq e kaq, sipas rasteve tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit apo dhe tė Skėnderbeut etj., pėrdoren gjėrėsisht nė dokumentacionin e gjykatave  kanunore. « Gjykatat » bėjnė hetim dhe shqyrtim gjyqėsor, dėgjojnė palėt  dhe japin vendimin.

 

Qė tė mos duket si fantazi, po ju pėrmend njė vendim tė  njė gjyqi pleqėsije zhvilluar jo shumė larg kryeqytetit, nė Krujė me datė 13 Janar 1997. Nė kėrkesė- padinė e saj, pala akuzuese i ka kėrkuar palės tjetėr disa borxhe qė ja kishte qė nė kohė tė mbretėrisė sė Zogut.Gjykata e pleqsisė, me 11 pleq gjyqtarė ka dhėnė vendimin duke ja njohur borxhin palės paditėse  dhe, ndėrmjet tė tjerave, i ėshtė referuar edhe neneve 1508 e 2602 tė Kanunit tė Skėnderbeut.. Ky vendim, megjithėse fillimisht ishte pranuar nga palėt, mė pas  ėshtė ankimuar nga pala e paditur direkt nė « kasacion ». Mbledhja e bajrakut tė pleqėsisė e tė gjyqit kanunor apo « kasacioni », ėshtė mbledhur me 26 Janar 2002 nė Laē dhe ka lėnė nė fuqi vendim e « shkallės parė ». Gjyqtarėt e shkallės sė parė mbrojtėn vendimin e tyre duke thėnė  se ankesa e palės sė paditur bie ndesh me nenin 2400 tė Kanunit tė Skėnderbeut i cili pėrcakton se «  s’ka gjyqe mbi gjyqe », qė do tė thotė  se «  nuk mundet kush me kėrkue gjyq tjetėr pėr njė ēėshtje tė zgjidhun, tė pėrfunduar e tė pranuar nė bazė tė kanunit ».

 

Kuvendi rivalizon  parlamentin

 

Kuvendi i burrave i mbajtur me 10 Prill nė Kushe tė Hotit, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė strukturė vendimarrėse kanunore. Disa vendime  tė tij si « Kur pleqėsija dhe misionarėt e paqes vėrtetojnė me prova se dikush ėshtė vrarė duke grabitur, duke pėrdhunuar femra apo duke dhunuar banesėn e tjetrit, ai shkon gjakhumbur … , pleqėsia e fshatrave  ndėrhyn nė mėnyrė urgjente nė zgjidhjen e konflikteve tė vogla.Askush nuk ka tė drejtė tė bėjė vetgjyqėsi kur ēėshtja ėshtė nė dorė tė pleqėsisė …ndalohet vetgjobitja. Nė ēdo konflikt si nė rast aksidentesh apo dėmtime tė tjera, vlera e dėmit caktohet nga vetė pleqsija »  apo dhe sanksionet kolektive si « kush shkel vendimet e kėtij Kuvendi, do tė cilėsohet nga opinioni njeri i padėshirueshėm dhe do tė braktiset nga shoqėria, duke mos i shkuar pėr raste si dreka, fejesa, dasma apo duke mos lidhur krushqi me tė », legalizojnė gjykatat kanunore dhe ligjėrojnė dypushtetin gjyqėsor, tė paktėn nė zonėn e Malsisė sė Madhe.

 

Tendenca pėrhapjes dhe pasojat pėr sigurinė

 

Kuvendi pėrcaktoi Malėsinė e Madhe si territorin ku kanė fuqi vendimet e tij, por shpalli se « do tė ndihmojė tė gjithė ato rrethe qė do tė pranojnė vendimin tonė ». Synimi pėr tė shtrirė hapsirėn e  veprimit tė sė drejtės zakonore ėshtė shprehur qartė. Nėse shteti dhe shoqėria do tė heshtin, nuk ėshtė ēudi tė ketė solidarizime nga krahina tė tjera.Kanuni dhe gjakmarrja cėnojnė lirinė, tė drejtat e qytetarėve, dhe veprimtarinė e institucioneve kushtetuese, janė tregues prapambetje dhe primitiviteti dhe krijojnė njė imazh tė keq pėr vendin tonė, nxjerrin pengesa pėr integrimin euroatllantik dhe cėnojnė sigurinė kombėtare.

 

Me kanunin apo me ligjin

 

Numri i vrasjeve pėr gjakmarrje ka ardhur vazhdimisht duke u ulur. Nė vitin 2004, janė evidentuar zyrtarisht vetam 10 tė tilla, ndonėse ka njė rritje progresive e kėrkesave  tė komunitetit nė drejtim tė parametrave tė rendit dhe tė sigurisė. Ndjeshmėrija e njerėzve ndaj kėtyre problemeve nuk duhet lejuar tė manipulohet nga njerėz qė pėrpiqen tė konsolidojnė strukturat kanunore dhe tė dobėsojnė besimin e njerėzve ndaj shtetit dhe ligjit. Ligji dhe kanuni nuk mund tė jenė dy anėt e njė peshoreje tė ekulibruar. Dobėsimi i ligjit ėshtė fuqizim i kanunit dhe anasjelltas. Deklarimi i institucioneve zyrtare se ne njohim e pranojmė vetėm ligjin dhe tė drejtėn shtetėrore, nuk ka ndikuar nė frenimin e pėrhapjes sė kanunit. Kjo realizohet vetėm me njė punė intensive tė strukturave shtetėrore nė bashkėpunim  mė komunitetin e shoqėrinė civile. Pėrpjekjet e Presidentit tė Republikės zotit Alfred Moisiu pėr ngritjen e njė Kėshilli Konsultativ  me synim kordinimin e punės sė institucioneve nė luftėn kundėr gjakmarrjes dhe miratimi i kėsaj strukture nga Kuvendi janė njė  hap i rėndėsishėm pėrpara.

 

Sot Shqipėria ka njė bazė tė plotė ligjore pėr neutralizimin e fenomenit te gjakmarrjes duke filluar qė nga klasifikimi i gjakmarrjes si vrasje e cilėsuar dhe dėnimi maksimal pėr tė, dėnimin e personave qė i detyrojnė tė tjerėt tė ngujohen dhe deri tek ndėrmjetėsimi ligjor pėr zgjidhjen me pajtim tė  mosmarrėveshjeve. Edhe sikur tė zbatohej plotėsisht kjo bazė ligjore, pėrsėri duhet njė strategji me masa komplekse pėr tė frenuar, minimizuar e, mė pas, shuar ndikimin e kanunit dhe gjakmarrjen nė vendin tonė.

 

Strategjia antikanun

 

Strategjia antikanun duhet tė parashikojė masat pėr parandalimin e kėtij fenomeni si forcimin e autoritetit tė shtetit dhe rritja e ndjenjės sė sigurisė sė shtetasve, zhvillimin e diferencuar ekonomik tė zonave nėn ndikim tė kanunit, edukimin ligjor dhe ndėrgjegjėsimin e opininionit pėr tė besuar vetėm tek shteti, rritja e bashkėpunimit midis strukturave tė pushtetit vendor, policisė, OJF, pėr evidentimin, ndėrmjetėsimin dhe zgjidhjen nė kohė tė konflikteve, pajtimin dhe nxjerrjen nga ngujimi tė  njerėzve tė pafajshėm; tė parashikojė masa pėr reabilitimin e viktimave tė fenomenit tė gjakmarrjes duke filluar nga ndihma ekonomike dhe trajtimi me programe tė vecanta reabilituese tė fėmijėve tė ngujuar; tė parashikojė masa pėr goditjen ligjore tė gjakmarrjes duke rritur reagimin nė bllok tė policisė, prokurorisė dhe gjykatave ndaj saj, intensifikimi i punės policore pėr zbulimin, dokumentimin ligjor dhe arrestimin  e autorėve tė vrasjeve, tė atyre qė detyrojnė personat tė ngujohen dhe tė personave tė tjerė nė kėrkim pėr ngjarje burim pėr gjakmarrje; informimin e drejtė tė opinionit pėr fenomenin e gjakmarrjes dhe ruajtjen e imazhit ndėrkombėtar tė vendit tonė.

 

Pėrfundimi

 

Kanuni sot nuk ėshtė mė imagjinatė, por njė realitet. Ngritja e strukturave tė tij duhet tė cilėsohet veprimtari antikushtetuese dhe tė ndalohet me ligj. Hartimi dhe zbatimi i strategjisė antikanun do ta fuste kėtė problem nė rrugėn e zgjidhjes.

 

Maj 2005