The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

A  T’I BESOJMĖ HUNTINGTONIT?

Dymbėdhjetė vjet mė parė, profesori amerikan Samuel Huntington, njė nga strategėt e shquar tė politikave tė sigurisė, parashikonte zgjerimin e BE deri nė kufinjtė e qytetėrimit perėndimor. Ai trajtonte si element mjaft tė rėndėsishėm tė kėtij qytetėrimi besimin fetar dhe pėrcaktoi kufinjtė europianė  tė kėtij qytetėrimi qė nė vitin 1993. Sipas tij, nė Ballkan kjo linjė, koincidon me kufirin historik ndėrmjet Habsburgėve dhe Perandorisė Otomane. Duke folur pėr vendet e paintegruara nė atė kohė nė Europė, por qė ai i pėrfshinte nė qytetėrimin pėrėndimor, gjenerali thotė: “Njerėzit nė veri dhe nė perėndim tė kėsaj vije janė protestantė ose katolikė… ata tani mund tė shohin pėrpara pėr tė rritur pėrfshirjen nė njė ekonomi tė pėrbashkėt europiane dhe drejt konsolidimit tė sistemeve politike demokratike„.  Ndėrsa, duke folur pėr vendet qė sipas tij nuk i pėrkasin qytetėrimit perėndimor (kėtu ai pėrfshin dhe vendet ballkanike), thotė se “njerėzit nė Lindje dhe nė Jug tė kėsaj vije janė ortodoksė ose myslimanė; ata historikisht u pėrkisnin Perandorisė Otomane apo asaj Cariste... ka mė pak tė ngjarė qė ata tė zhvillojnė sisteme politike demokratike tė qėndrueshme„.

Deri nė vitin 2003, kur nė Selanik vendet e BE vendosėn tė vazhdojnė proēesin e zgjerimit edhe me shtetet qė ishin nė krahun lindor tė vijės kufizuese tė qytetėrimit perėndimor, u duk sikur Huntingtoni kishte gabuar. Nė fakt zgjerimi i fundit i BE me 10 anėtarė tė rinj nė vitin 2004, pėrfshiu thuajse plotėsisht ato vende aspirante pėr nė BE, qė Huntingtoni i pėrfshinte nė qytetėrimin perėndimor.

Zhvillimet rreth tė ardhmes sė BE, filluan tė mjegullohen nė verėn e 2005-ės, pas dėshtimit tė Referendumit pėr miratimin e Kushtetutės nė disa nga vendet anėtare. Dėshtimi i Referendumit formalisht u pėrkthye si shenja  lodhjeje e si nevojė e shteteve europiane pėr tė marrė frymė pas anėtarėsimeve tė fundit. Por problemi ėshtė mė serioz. Po vihet nė pikėpyetje vetė e ardhmja e projektit europian. Duket, hija e Huntingtonit po sillet seriozisht mbi Europė. Tashmė vendet e BE-sė janė ndarė nė dy grupime, nė ata qė mbėshtesin anėtarėsimin e vendeve ballkanike nė bllok dhe grupit qė ėshtė kundėr pranimit tė tyre. Mė shumė se sa debat pėr Ballkanin, ēėshtja duket ėshtė  tek mungesa e dėshirės  nga njė pjesė e madhe e vendeve evropiane pėr tė patur Turqinė nė BE, dhe kjo vetėm se ėshtė shtet mysliman.

Dėshtimi i Referendumit, i bėri publike mosmarrėveshjet qė ekzistonin kohė mė parė rreth tė ardhmes sė BE-sė. Politikanė tė tjerė tė rėndėsishėm europianė, kanė qenė skeptikė nė drejtim tė zgjerimit tė BE. Ata kanė paralajmėruar rrezikun e dezintegrimit europian nga zgjerimi i BE-sė dhe tė kthimit tė tij nė njė zonė tė tregtisė sė lirė. Ish-kancelari gjerman Helmut Shmid mendonte se ishte e pamundur qė nė njė tė ardhme, 20 - 50 vjet, tė integrohen plotėsisht 27 shtete, prandaj ishte e nevojshme qė tė krijohej njė bėrthamė “Euro-Europa”. Rreth kėsaj bėrthame mund tė imagjinohej njė sistem shtetesh tė lidhura me Bashkimin pėrmes njė traktati tė madh asocimi tė njė lloji tė ri, shtete kėto qė dėshironin tė hynin nė Bashkim, por qė nuk mund tė aderonin aty, pėr arsye tė ndryshme. Nė kėtė mėnyrė, ish-kancelari shpalli vizionin e tij tė njė “Europe me tri shpejtėsi”.Bashkimi Europian nė Lindje dhe nė Juglindje do tė jetė prezent jo vetėm nė formėn e “Procesit tė Stabilizim-Asocimit”, por edhe duke nxitur forma tė ndryshme integrimi, si ai rajonal, mesdhetar etj.

Ditėt e fundit, janė pėrsėri politikanėt gjermanė qė janė bėrė protoganistė tė njė debati nė nivel europian pėr tė ardhmen e BE-sė. Kėshtu Elmar Brok, eurodeputeti kristiandemokrat gjerman, njėkohėsisht edhe kryetar i Komisionit tė Punėve tė Jashtme tė Parlamentit Evropian, po pėrpiqet t’i materializojė propozimet e ish-kancelarit gjerman Helmut Shmid. Nė komisionin qė ai drejton, ditė mė parė, propozoi krijimin e njė statusi tė veēantė pėr vendet e Ballkanit Perėndimor dhe Turqisė. Sipas tij, ky status duhet tė jetė diēka ndėrmjet anėtarėsimit dhe vendit fqinj  me BE. Propozimi, duket, ka si qėllim krijimin e njė instrumenti tė ri, i cili duhet tė zėvendėsojė marrėveshjet e deritanishme tė asocim-stabilizimit dhe atė tė paraanėtarėsimit. Ky instrument, ndryshe nga tė mėparshmit, nuk nėnkupton domosdoshmėrisht njė anėtarėsim tė ardhshėm tė kėtyre vendeve nė BE, por mbajtjen afėr tė tyre pėr njė kohė tė pacaktuar.

Propozimi ka gjetur mbėshtetės dhe pritet tė diskutohet pėrsėri nė janar tė vitit tė ardhshėm.  Zyrtarisht, ai justifikohet me argumentin se duhet ruajtur njė lloj ekuilibri ndėrmjet zgjerimit dhe konsolidimit tė BE-sė. Pavarėsisht justifikimeve, propozimi pėr njė instrument tė ri pėr vendet qė synojnė anėtarėsimin nė BE, krijon dyshime tė forta ndaj mundėsisė sė anėtarėsimi nė BE tė Turqisė, Shqipėrisė, Kosovės dhe vendeve tė tjera  tė Ballkanit Perėndimor. Statusi qė propozohet, i pėrcaktuar si diēka ndėrmjet anėtarėsimit dhe vendit fqinj  me BE, ėshtė afėrsisht si propozimi serb pėr statusin e Kosovės, diēka mė shumė se autonomi e me pak se pavarėsi.Ndėrsa propozimi serb synon tė mos e lejojė asnjėherė Kosovėn tė bėhet shtet i pavarur, propozimi pėr statusin e ri nė raport me BE, nėse miratohet, synon t’i mbajė vendet e Ballkanit Perėndimor dhe Turqinė, afėr BE nė njė kohė tė pacaktuar.Ndoshta, duke mos u bėrė asnjėherė anėtarė me tė drejta tė plota.

Jo vetėm nėse miratohen, por dhe nė nivelin e diskutimeve politike, propozime tė tilla tė publikuara nė Bruksel, mund tė nxisin ēlirimin e energjive negative nė Ballkanin e trazuar.Integrimi i vendeve tė Ballkanit Perėndimor nė BE ka njė ndikim tė jashtėzakonshėm nė sigurinė e rajonit tė Ballkanit dhe tė vetė Europės. Destabliteti kushton mė shumė pėr Evropėn, se perspektiva evropiane e disa vendeve tė vetėdijshėm dhe reformuese, do tė deklaronte kancelari gjerman Shrėder, pak kohė pas dėshtimit tė Referendumit pėr Kushtetutėn e BE.  Duke iu ofruar perspektiven e anėtarėsimit, BE-ja ka nė dorė njė mjet tė fuqishėm pėr t’i detyruar vendet aspirante tė vazhdojnė nė rrugėn e reformave, tė luftojnė krimin, trafiqet, e tė respektojnė tė drejtat e njeriut.
Pėrndryshe, Europės do t’i duhet tė pėrgatitet nė vazhdimėsi pėr misione paqeruajtėse jo shumė larg kufijve tė qytetėrimit tė saj. Edhe kur kėto vende do tė pranohen njė ditė nė NATO, megjithėse do tė kenė kapacitetet e nevojshme tė sigurisė, vetėm pranimi nė BE, do tė pėrjetohet nga ata si treguesi thelbėsor i kalimit tė tyre nė botėn moderne dhe demokratike.

 

Edhe pėr amerikanėt, integrimi europian i Ballkanit, ėshtė rruga e vetme qė do tė gjenerojė siguri. SHBA-ja dėshiron njė Evropė qė ėshtė “e bashkuar, e lirė dhe paqėsore- qė mund tė ndodhė vetėm nėse edhe Ballkani ėshtė pjesė e saj” deklaroi Nicholas Burns, Nėnsekretari amerikan i Shtetit,  nė vizitėn e fundit nė Kosovė.

 

Pėrfundimisht, politikanėt europianė nuk e pohojnė ndikimin e pėrkatėsisė fetare dhe tė qytetėrimeve nė proceset integruese tė BE-sė. Por zhurma pėr pranimin e Turqisė, po bėhet se ėshtė njė vend mysliman dhe  i pėrket njė qytetėrimi tjeter. Kjo dhe propozimet e fundit nė Bruksel, pėr njė instrument tė ri tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor nė raport me BE-nė, po rikthen tezėn e Huntingtonit, i cili parashikonte zgjerimin e BE deri nė kufinjtė e qytetėrimit pėrėndimor. Pavarėsisht zhurmės pėr  Turqinė, ne shqiptarėt i pėrkasim qytetėrimit perėndimor. Pėrbėrja fetare ka qenė ndėr faktorėt qė shqiptarėt e kanė vlerėsuar si me pak tė rėndėsishmin pėr anėtarėsimin e nė BE. Mė e rėndėsishme do tė ishtė qė edhe perėndimorėt tė mendonin  tė njėjtėn gjė. Pavarėsisht nga pesha nė numėr,  besimet fetare tek ne janė ndjerė, trajtuar dhe pėrfaqėsuar  nė mėnyrė tė barabartė. Kosova dhe Shqipėria e kanė tė ardhmen nė BE. Nė kėtė rast, ne shqiptarėt, nuk duam t’i besojmė parashikimet e Samuel Huntingtonit. 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

email: qshssk@acnss.com 

web:www.acnss.com