The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

 Webmail

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@acnss.com

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Garderoba pa ferexhe

 Ligj, informimi dhe ndėrgjegjėsimi pėr zbatimin e tij

 Nė pritje tė nėntorit tė katėrt

 Kujdes! Serbėt po eksportojnė krizėn

 Lėvizja e lirė dhe trafiku njerėzor

 Vorio-Epiri, njė ėndėrr nė arkivol

 Tė tjera >>>

 
 

GARDEROBA PA FEREXHE

 

Debatet pėr ēėshtjet fetare nė tė ardhmen do tė zėnė gjithmonė dhe mė tepėr vend nė diskutimet e pėrditshme nė publikun e shoqėrinė shqiptare. Dhe, natyrisht, debatet do tė jenė dhe pėr myslimanizmin, si besimi fetar i njė pjese tė konsiderueshme tė shqiptarėve, ashtu siē mund tė jenė nesėr dhe pėr problemet qė shqetėsojnė komunitetin ortodoks e atė katolik.Ne nuk duhet tė habitemi, por duhet tė pėrgatitemi pėr kėtė, pavarėsisht abuzimit nė terma qė po bėhet nė debatin e tanishėm, tė cilėsuar nė media rėndom si debati pėr ferexhenė.Qė nė fillim duhet bėrė njė saktėsim. Ajo pėr tė cilėn po debatohet ėshtė shami dhe jo ferexhe.Dhe kėtė e dinė pothuajse tė gjithė.

 

Debati i fundit ėshtė fokusuar mė kot tek ferexheja, kur ferexheja ka 80 vjet qė ėshtė hequr nga garderoba e femrave myslimane shqiptare. Kur ferexheja nuk ėshtė mė nė traditėn e myslimanizmit shqiptar. Kur kanė dėshtuar dhe tentativat e rrymave vahabite pėr tė nxitur, edhe financiarisht, futjen e ferexhesė nė pėrdorimin e femrave shqiptare. Kur edhe nxėnėset qė janė nė shkolla me profil mė tė theksuar fetar, siē janė medresetė, nuk pėrdorin ferexhe. Kur vetė Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Zoti Selim Muēa, ėshtė deklaruar zyrtarisht hapur kundėr ferexhesė.

 

Kėtu bėhet fjalė pėr njė keqkuptimin apo, nė rastin mė tė keq, pėr njė keqinformim me dashje tė opinionit, me synimin pėr tė nxitur tensione e reagime tė panevojshme. Ndoshta pėr tė nxitur demonstrime si ato tė grave myslimane nė Francė dhe pėr tė krijuar imazhin e njė farė tendence tė islamizimit tė shoqėrisė shqiptare. Siē shihet, duke abuzuar me termat,  ata qė nisėn debatin po dizinformojnė publikun. Pėr kėtė ėshtė e nevojshme qė opinioni tė informohet qė nė fillim saktė pėr thelbin e debatit. Dhe kėtu njė rol mjaft tė rėndėsishėm ka media. Ajo duhet tė jetė e pėrgatitur qė tė mos bėhet pre dhe pėrhapėse e dizinformimit.“Diziformimi i opinionit publik ėshtė njė instrument i rėndėsishėm pėr destabilitetin e brendshėm. Informacionet e pasakta krijojnė nė mėnyrė tė qėllimshme ose jo, situata pasigurie, tension tė panevojshėm dhe shpesh mund tė ēojnė nė reagime publike dhe marrje vendimesh tė padrejta„- thuhet nė dokumentin e Strategjisė sė Sigurimit Kombėtar  tė Republikės sė Shqipėrisė.

 

Shkolla tek ne ėshtė laike. Laiciteti ėshtė njė nga parimet e shenjta tė shtetit dhe tė shkollės sonė. Ai ėshtė i pėrcaktuar me kushtetutė e ligj dhe pasqyrohet nė pėrmbajtjen e programeve mėsimore. Nė shkollė ėshtė kategorikisht i ndaluar indoktrinimi fetar. Pėr debatin nė fjalė ėshtė e rėndėsishme tė pėrcaktohet saktė me ligj dhe rregullore se ēfarė janė simbolet fetare.Shamia nė kokė apo dhe kryqet nė qafė nuk mendoj se hyjnė nė kategorinė e atyre simboleve fetare qė cėnojnė laicitetin e shkollės. Ato pasqyrojnė respektin individual pėr besimet fetare. Kur shamia pėr femrėn myslimane ėshtė e pranueshme pėr Blerin nė Angli, Prodin nė Itali, apo dhe Berishėn nė Shqipėri, pse duhet t’i frikėsohen disa nė Durrės? Megjithatė, gjithēka duhet pėrcaktuar me ligj e rregullore.

 

Studentja nė Durrės kėmbėngul tė mbajė shaminė nė auditor jo si misionare myslimane, por si zgjedhje tė sajėn personale. Me siguri nėse shkolla do tė kishte njė rregullore dhe njė uniformė tė miratuar, studentja do ta pranonte atė ose do tė konkuronte diku tjetėr. Dhe shaminė nuk e pėrdorin vetėm gratė myslimane.Bile nė ndonjė vend tjeter ajo pėrdoret pėr modė. Nuk mendoj se drejtuesit e Universitetit tė Durrėsit do tė shkojnė nėn gjurmėt e drejtuesve tė gjimnazit “Naim Frashėri” tė po atij qyteti tė cilėt, nė Shkurt tė vitit 1967, u ngritėn me “shpatėn e mprehtė tė ideologjisė sė Partisė kundėr ideologjisė fetare, paragjykimeve dhe zakoneve prapanike”, duke u bėrė nė atė kohė nismėtarė tė linēimit tė besimeve dhe institucioneve fetare nė vendin tonė.

 

Duhet bėrė kujdes qė ateizmi, si zgjidhje personale e individėve, tė mos kthehet nė antifetarizėm, pasi antifetarizmi ishte tipar i shtetit komunist.Nė shoqėrinė e sotme demokratike, ku liria e besimit dhe e manifestimit tė tij si dhe liritė dhe tė drejtat e tjera tė njeriut janė tė shenjta, antifetarizmi pėrbėn krim, dhe krim me njė rrezikshmėri mė tė madhe kur atė e bėjnė persona nė emėr tė njė institucioni publik. Gjithashtu ateizmi, gjithmonė si zgjidhje personale, nuk duhet tė ngatėrrohet e shitet si laicizėm, pasi laicizmi nuk ėshtė zgjidhje personale, por detyrim ligjor qė respekton lirinė dhe tė drejtat themelore tė njeriut.

 

Mbajtja e shamisė apo dhe e shenjave tė tjera, ėshtė njė zgjedhje personale e vetė kėtyre personave.Zgjidhje e cila duhet respektuar pėr sa kohė qė ajo nuk cėnon ndonjė ligj, rregullore apo lirinė e tė tjerėve. Personalisht, mendoj se nė Shqipėri veprime tė tilla nuk duhen inkurajuar nė institucione publike. Por nuk duhet lejuar as linēimi i tyre. Le tė mbetet kjo nė zgjidhjen personale tė vetė individėve dhe tė raporteve qė ata do tė krijojnė me ambjentin shoqėror qė i rrethon. Respektimi i lirive individuale tregon shkallėn e emancipimit tė njė shoqėrie. Por mė shumė se sa pėr kėtė problem, sot ka ardhur koha qė vetė shoqėria tė mendojė edhe pėr edukimin fetar nėpėr shkolla, siē e kanė pjesa mė e madhe e vendeve demokratike perėndimore. Edukim i cili duhet tė jetė shekullar, t’i bėjė nxėnėsit tė aftė tė kuptojnė dicka nga besimet dhe tė zhvillojnė ndjenjat e tyre pėr vlerat e jetės.

 

Xhavit Shala,

Drejtor i Qendrės Shqiptare tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare.

Botuar nė revistėn e pėrjavshme MAPO datė  28 Tetor dhe nė gazetė  “Shqip” datė 21 Tetor 2006.