The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

Ēėshtjet fetare dhe siguria kombėtare

 

“Megjithė traditėn tolerante nė ēėshtje fetare, shoqėria ėshtė ekspozuar ndaj njė numri ndikimesh tė jashtme...,  ndėrkohė qė, forma tė Islamit dhe tė Krishtėrimit, qė janė tė reja pėr vendin, kėrkojnė tė hedhin rrėnjė”- thuhet nė pjesėn pėr Shqipėrinė, tė Raportit Ndėrkombėtar mbi Lirinė Fetare, pėr vitin 2005. Raporti nė fjalė hartohet dhe publikohet ēdo vit nga Qeveria e SHBA, nė funksion tė politikės sė saj pėr promovimin e tė drejtave tė njeriut nė botė. Ky paralajmėrim, jo se po dėgjohet pėr herė tė parė, por e theksuar edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, tregon pėr seriozitetin me tė cilin duhet ta pėrcjellin ēėshtjen komunitetet tradicionale fetare, strukturat e shtetit si dhe vetė shoqėria shqiptare.

 

Ndėrmjet tė tjerave, raporti u kushton vėmendje problemit tė kthimit tė pronave tė komuniteteve fetare si dhe arsimit fetar, si dy probleme qė realisht nuk kanė gjetur zgjidhje pėrfundimtare. Kthimi nė pronėsi tė komuniteteve fetare i pronave tė cilat janė sekuestruar gjatė regjimit komunist, jo vetėm qė do tė ndikojė nė drejtim tė garantimit faktit tė lirisė sė fesė, por sėbashku me zgjidhjen e problemit tė arsimit fetar, do tė jetė investim pėr vetė sigurinė tonė kombėtare.

 

Megjithėse kuadri ligjor i politikave qeverisėse sot, sanksionon lirinė e fesė, nuk mund tė flitet pėr garantim real tė lirisė fetare, kur komunitetet fetare vendase, nė shumicėn e rasteve, nuk i kanė mundėsitė financiare dhe burimet materiale, pėr tė mundėsuar aktivitetin e tyre tė lirė fetar. Nuk mund tė flitet pėr garantim tė lirisė fetare, kur afėr 70% e buxhetit tė komunitetit mė tė madh nė numėr nė vend, Komunitetit Mysliman, nė ditėt e sotme sigurohet nga burime tė huaja. Pothuajse e njėjta situatė ėshtė dhe pėr komunitetet e tjera fetare. Liria e aktivitetit fetar pėr secilin komunitet, nė kėtė rast, ėshtė e kushtėzuar nga ndihmat e jashtme qė ato arrijnė tė sigurojnė.

 

Komunitetet fetare nė Shqipėri, historikisht, megjithėse janė ballafaquar me kėtė problem, me ndihmėn e shtetit, e kanė zgjidhur atė. Menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė, patriotėt shqiptarė, vlerėsuan rėndėsinė qė ka  sigurimi i burimeve pėr financimin e komuniteteve fetare dhe transparenca e tyre. Financimi i aktivitetit tė komuniteteve fetare pėr ta  kishte rėndėsi, jo vetėm pėr garantimin e lirisė fetare, por dhe pėr vetė tė ardhmen e shtetit tė ri qė ata po ndėrtonin. Pėr tė parandaluar vėnien e besimeve fetare nėn kontrollin e tė huajve si dhe pėr tė garantuar pavarėsinė e klerit shqiptar nga financimet e huaja,shtetarėt  nė atė kohė, menduan dhe krijuan infrastukturėn e nevojshme ligjore. U pėrcaktua  me ligj qė kleri fetar do tė financohej pjesėrisht nga arka e shtetit, nė raport me numrin e popullsisė sė ēdo besimi.

 

Edhe administrata e Mbretit Zog, i kushtoi rėndėsinė e duhur, duke pranuar financimin pjesėrisht tė komuniteteve fetare. Njėkohėsisht, u pėrcaktua me ligj se buxhetet e komuniteteve do tė kontrolloheshin nga Ministria e Drejtėsisė, e cila nė ēdo rast kishte tė drejtė tė kontrollonte gjendjen e tė ardhurave e tė pasurive qė zotėronin kėto komunitete. Kontrolli do tė realizohej me anė tė njė inspektori ose tė njė prokurori tė shtetit, i cili mund tė  kėrkonte llogari e tė hetonte edhe shpenzimet e bėra.

 

Regjimi komunist, duke parandjerė rrezikun e rėnies sė institucioneve fetare nėn ndikimin e tė huajve, si pasojė e mungesės sė financimeve, si dhe tė kėrcėnimeve qė pėrbėnte ky fakt pėr pushtetin e tyre, vendosėn tė financonin pjesėrisht komunitetet fetare. Kėtė e bėnė deri sa pėrgatitėn kushtet dhe realizuan ndalimin e plotė  tė lirisė fetare.

 

Nga viti 1923  deri nė vitin 1990, pavarėsisht nga forma e regjimit, autoritetet zyrtare shqiptare, e zgjidhėn ligjėrisht ēėshtjen e financimit tė komuniteteve fetare dhe nė pėrgjithėsi ēėshtjet fetare. Ata ishin tė bindur pėr rėndėsinė qė financimet kishin, jo vetėm pėr lirinė nė ushtrimin e besimeve fetare, por dhe pėr sigurinė tonė kombėtare. Ėshtė pėr tė ardhur keq, qė nė kėto 14 vite, ligjvėnėsit shqiptarė, nuk u angazhuan nė miratimin e njė ligji  pėr komunitetet fetare. Parlamenti i kaluar, nuk e pa tė arsyeshme tė kalonte projektligjin e pėrgatitur kohė mė parė, duke ja lėnė “gjylen” parlamentit tė ri. Ndoshta, ky projektligj, do tė vazhdojė tė mbetet  i tillė, deri sa tė zgjidhet problemi i nėnshtetėsisė sė kryepeshkopit tė tanishėm tė Kishės Ortodokse.

 

Zgjidhja e problemeve financiare tė komuniteteve fetare, do tė lehtėsohej dukshėm, nėse shteti do tė kthente pronat e tyre, prona tė cilat janė tė sekuestruara gjatė regjimit komunist. Shteti, nė kėto vite tė demokracisė, po  i kthen nė mėnyrė selektive pronat e komuniteteve fetare. Disa prona, vėrtet nuk ka mundėsi t’i kthejė, pasi ato janė zėnė si pasojė e lėvizjeve tė pakontrolluara demografike tė popullsisė nė vitet e fundit. Njė pjesė tjetėr e pronave, janė tjetėrsuar tėrėsisht, gjatė regjimit komunist. Megjithatė, ka shumė prona tė komuniteteve, tė cilat janė tjetėrsuar me vendime gjykate tė sajuara.

 

Nė korrik 2004, Parlamenti miratoi njė ligj tė ri pėr kthimin dhe kompensimin e pronave tė konfiskuara gjatė regjimit komunist. Ligjėrisht u vendos qė kthimi apo kompensimi i pronave tė komuniteteve tė trajtohej njėsoj si pėr individėt privatė. Megjithatė, ato nuk janė njėlloj. Pronat e komuniteteve janė pronė e entiteteve me rėndėsi tė veēantė. Ėshtė e nevojshme qė shteti tė krijojė njė fond mė vete, pėr kompesimin e pronave tė komuniteteve.Gjithashtu duhet tė bėhet me urgjencė njė studim i plotė pėr pronat e komuniteteve fetare, sa janė zėnė, sa mund tė kthehen e tė fillojė menjėherė kompensimin  pėr to.

 

Njė problem tjetėr, qė nuk ka gjetur zgjidhje gjatė gjithė kėtyre viteve tė demokracisė nė Shqipėri, ėshtė dhe pėrgatitja e teologėve, financimi i pėrgatitjes sė tyre dhe nė tėrėsi ēėshtje tė financimit tė arsimit fetar. Ky arsim,  luan rol tė rėndėsishėm nė mirėkuptimin ndėrfetar  dhe nė ruajtjen e traditės fetare nė vendin tonė, ndėrkohė qė shoqėria ėshtė e ekspozuar ndaj ndikimeve tė jashtme fetare. Por, pėr ēfarė edukimi me traditėn fetare  mund tė flitet nė shkollat tona fetare, kur i gjithė arsimi fetar nė vendin tonė financohet nga OJQ tė huaja, tė cilat nė tė shumicėn e rasteve, predikojnė dhe kėrkojnė tė rrėnjosin forma tė Islamit dhe tė Krishtėrimit apo dhe tė tjera, tė cilat janė tė reja dhe, jo rrallė, nė kundėrshtim me traditėn tonė fetare. Ėshtė e domosdoshme qė shteti tė hartojė njė strategji pėr zgjidhjen e  problemit tė pėrgatitjes sė teologėve fetarė si dhe tė gjithė zinxhirit tė arsimit fetar nė Shqipėri. Mė vonė, pasojat mund tė jenė tė pariparueshme, jo vetėm pėr komunitetet fetare, por dhe pėr vetė sigurinė tonė kombėtare. Kthimi i pronave tė komuniteteve, mund tė ndihmonte nė zgjidhjen pjesėrisht dhe tė financimeve tė sistemit arsimor fetar.

 

Strukturat shtetėrore qė merren me kthimin dhe kompensimin e pronave, duhet tė tregohen tė kujdesshme dhe t’i trajtojnė njėsoj komunitetet fetare. Nuk do tė ishte nė interes tė harmonisė fetare qė, ndėrsa njėrit komunitet fetar ja kthejnė pronėn nė qendėr tė kryeqytetit dhe organet e pushtetit vendor e pajisin me leje pėr ndėrtim objekti kulti, komunitetit tjetėr, ndonėse mė tė madh nė numėr, ja refuzojnė kthimin e pronės nė qendėr, duke ja kompensuar me truall diku tjetėr. Veprime tė tilla nxisin ndasitė fetare dhe hapin rrugėn e debateve negative.

 

Fryma e debatit pozitiv, ndėrmjet rrymave intelektuale nė besimet fetare, ka qenė e hershme, qė nė vitet e para tė shpalljes sė pavarėsisė. Nė  shumė raste, vetė intelektualėt myslimanė, tė shkolluar nė perėndim, ishin nxitės tė kėtij debati.Ata, ndonėse pėrfaqėsonin shumicėn, gjithmonė janė pėrpjekur tė pėrhapin frymėn qė besimet fetare, pavarėsisht nga pesha nė numėr, duhet tė trajtoheshin, tė pėrfaqėsoheshin e ta ndjenin veten tė barabartė. Kjo ka qenė shtylla e dialogut ndėrfetar dhe tolerancės fetare nė vendin tonė. Duhet tė gjithė sė bashku, ta ruajmė dhe ta zhvillojmė atė. Kėshtu do tė integrohemi nė Europė, pasi kjo ėshtė njė nga vlerat qė na e njeh e na vlerėson perėndimi.

 

Pėrndryshe,  nėse nuk tregohet kujdes, situata mund tė njohė zhvillime negative. Nėse nė kohėn e Mbretit Zog, orientalistėt apo tė vjetrit, mendjen e kishin tek Turqia, sot kėta, pa frikė mund t’i vlerėsojė si tė traditės, pasi janė shfaqur tė tjerė, tashmė jo tė vjetėr por tė rinj, tė cilėt nuk duan tė pijnė ujė nė burimet e traditės sonė fetare, andej nga na erdhi feja islame.Duke i quajtur burimet e traditės tė turbulluara, ata ka vite qė po eksplorojnė burimet e origjinės, nė vendėt arabe. Si pasojė e mungesės sė kornizave ligjore pėr komunitetet fetare, e ndikimeve tė jashtme nė besimet tona fetare, e mungesės sė kontrollit ligjor nga agjensitė ligjzbatuese pėr “pastėrtinė” e financimeve tė jashtme nė adresė tė kėtyre komuniteteve si dhe e rritjes sė islamofobisė nė perėndim, situata mund tė nxisė reagime, organizime dhe instrumentalizime mbi baza fetare.Kjo mund tė ēojė nė shfaqje tė  fundamentalizmit nė besimet fetare, me pasoja pėr sigurinė tonė kombėtare.Ėshtė detyrė e komuniteteve fetare, e intelektualėve dhe e gjithė shoqėrisė shqiptare, qė tė ruajnė dhe tė kontribuojnė pėr promovimin e  klimės sė dialogut ndėrfetar e tė tolerancės fetare, tė trashėguar nė shekuj.

 

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

                                                                                          email: qshssk@acnss.com

web:www.acnss.com


Botuar nė gazetėn "Korrieri" datė 19.11.2005