The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

ETHET E KOSOVĖS DHE PSHERĖTIMAT E BALLKANIT

 

 

Shkrimtari serb Vuk Drashkoviē, duke hapur sesionin me titull "Mit, histori dhe politikė", nė forumin tradicional evropian qė mbahet nė qytetin austriak Allbah, duke qenė studiues i njohur i miteve dhe historisė, kuptohet tė Serbisė, si dhe me atributet e Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Unionit Serbi-Mali Zi, u pėrpoq tė transplantojė epizmin nė realpolitikė.

 

Duke e quajtur Kosovėn si “Jeruzalemi serb” si dhe me argumentin se Kosova nė vitin 1389 ishte qendra shtetėrore e shpirtėrore e Serbisė dhe se ndėr shekuj, serbėt e llogarisnin kohėn me “para Kosovės dhe pas Kosovės” e jo “para dhe pas Krishtit”, Drashkoviēi kėrkon qė zgjidhja e statusit tė sotėm tė Kosovės tė bėhėt duke respektuar mitet dhe historinė e Serbisė.

 

Hedhja e tezave tė tilla nga Drashkoviēi dhe fakti qė ai do tė jetė ndėr “violinat e para” tė palės serbe nė bisedimet pėr statusin perfundimtar tė Kosovės, tregon se sa tė vėshtira do tė jenė kėto bisedime dhe sa e domosdoshme ėshtė pėrgatitja nga pala shqiptare. Gjithsesi Drashkoviēi dhe autoritet e tjera zyrtare apo dhe fetare serbe, si dhe aleatėt e tyre ndėrkombėtar, bashkohėn nė njė pike: “O sot, o kurrė” pėr Kosovėn

 

Sipas tė pėrditshmes serbe “Danas” tė datės 30 gusht 2005, Drashkoviēi ėshtė shprehur nė samitin nė fjalė se “Pėr serbėt historia nuk mund tė jetė jashtė zgjidhjes...Serbėt pajtohen qė Kosova tė fitojė njė status tė tillė qė do tė thotė mė shumė se autonomi, e me pak se pavarėsi, ndėrsa shqiptaret kėrkojnė pavarėsi".

 

Nėse do ti shkosh zhvillimet e fundit nė Kosovė, Serbi, Maqedoni, Shqipėri dhe gati nė tė gjithė Ballkanin, tė krijohet mendimi se kėto zhvillime direkt ose indirekt lidhen me ethet pėr Kosovėn.

 

Ndėrsa komandanti i forcave paqeruajtėse tė KFOR-it, gjenerali francez Yves De Kermabon, nė pėrmbyllje tė misionit tė tijė nė Kosovė  deklaroi se "pengesat nė lirinė e lėvizjes, mė shumė janė psikologjike sesa reale dhe janė pasojė e dezinformimit tė popullatės", disa orė mė vonė, nė aksin rrugor qė lidh Kosovėn me Maqedonine, afėr kufirit me kėtė tė fundit, “ndodhi” vrasja  e 2 tė rinjve serb nga fshati Shterpce dhe plagosje e dy tė tjerave. Megjithėse ky akt kriminal u dėnua unanimisht nga qeveria e Kosovės, forcat politike tė sajė si dhe nga autoritetet ndėrkombėtare, autoritetet dhe media serbe u pėrpoqėn ta paraqesin si krim etnik, kėrcėnim pėr lėvizjen e lirė tė serbėve, mospėrmbushje tė standarteve si dhe nxitėn protesta nė Kosovė, etj. Ndonėse qeveria shqiptare ishte me “rroba banje”, akti kriminal u dėnua ashpėr nga Presidenti i Republikės Zoti Alfred Moisiu.

Gjithsėsesi ngjarja la gjurmė dhe nė BE e Departamentin e Shtetit tė SHBA. Shon McKormak zėdhėnėsi i Departamentit Amerikan tė Shtetit, lidhur me ngjarjen paralajmėroi se “Cilatdo qofshin motivet e krimit, udhėheqėsit e Kosovės duhet tė vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė pėrmirėsuar lirinė e qarkullimit dhe tė bėjnė popullatėn e minoriteteve tė ndihet e sigurt. Zotėsia e institucioneve tė Kosovės pėr parandalimin e vrasjeve tė tilla nė tė ardhmen do tė jetė njė provė e rėndėsishme pėr aftėsinė e Kosovės pėr vetėqeverisje.”

Ka shumė mundėsi qė vrasja tė mos jetė e rastėsishme por e qėllimshme, pėr tė realizuar ato reagime qė nė fakt u arritėn. Zbulimi dhe arrestimi i autorėve do ti jepte fund ēdo hamendje rreth kėsaj ngjarje  dhe vėrtet do tė tregonte se autoritetet e sigurise sė Kosovės janė tė afta tė realizojnė detyrat e tyre.

 

Edhe nė kampin serb duket qė problemi i Kosovės  dhe moskapja e tė akuzuarve kryesor pėr krime lufte ka krijuar pėrplasje midis qėverisė dhe presidentit. Boris Tadic, presidenti serb, ka vlerėsuar se “qeveria serbe nuk po e kryen mirė punėn e vet dhe vendit i nevoitet njė qeveri demokratike proevropiane me program koherent dhe vizion tė qartė”, duke aluduar nė kėtė mėnyrė se Koshtunica pėrfaqson frymėn jo evropiane nė Serbi. Nė kėtė mėnyrė ai po kėrkon tė rrisė “aksionet” serbe dhe tė tija personale nė Perėndim, nė prag tė fillimit tė bisedimeve pėr statusin e Kosovės.

 

Nga ana e tijė Koshtunica, duke ndjerė lėkundjen e karrikes, po pėrpiqėt tė ngacmojė ndjenjat e nacionalistėve dhe tė kishės serbe. “Serbia po ballafaqohet me problemin e formimit tė shtetit, edhe sot vlejnė mesazhet e paraardhėsve qė populli tė ketė tė ardhme duhet tė ketė shtetin e rregulluar mire”- deklaroi ai nė njė mbledhje tė improvizuar qeverie, tė organizuar nė manastirin Voljevēa afėr Kargujevcit, vend ku  200 vjet mė parėu bė mbledhja e parė qeverisė serbe.

 

Dhe kisha serbe po pėrpiqet tė japė kontribut nė shtimin e “aksioneve” serbe nė qeveritė perėndimore nė prag tė fillimit tė bisedimeve pėr statusin e Kosovės. Duket se pėr kėtė ka hartuar njė strategji tė sajėn. Ajo ndėrmori dy hapa shumė tė rėndėsishėm. Kėshtu Ati Sava Janjiē nga Manastiri i Deēanit, kėrkoi falje me 18 qershor 2005 ndaj shqiptarėve etnikė nė provincė pėr vuajtjet qė pėrjetuan gjatė luftės. "Ne na vjen me tė vėrtetė keq dhe e kuptojmė dhembjen e pėrjetuar prej shumė shqiptarėve gjatė luftės nė kėtė rajon," tha Janēiē. Duke ja shitur krimet regjimit tė Millosheviēit dhe duke u distancuar nga ai Janēiē tha “se shpreh keqardhje se Kisha nuk kishte qėnė nė gjendje tė parandalonte ngjarjet tragjike ose tė ndryshonte politikėn e pėrgjithshme tė rregjimit tė asaj kohe”. Nė funksion tė rritjes sė “aksioneve” serbe nė qarqet perėndimore duket se ėshtė dhe interesimi e negociatat qė po shvillojnė personalitete tė larta tė Kishės Serbe pėr dorėzimin e shumė tė kėrkuarit Karaxhiē.

 

Nuk ėshtė jashtė etheve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės edhe Maqedonia. “O sot, o kurrė” duket se ėshtė imediate dhe pėr ta. Pamvarėsisht nga garancitė e dhėna nga SHBA dhe BE se nuk do tė guxojė kush tė  luajė me sigurinė e sajė, Kosova shtet i pavarur ėshtė pėrkthyer prej tyre si njė kėrcėnim pėr sigurinė e Maqedonisė. Qarqe tė caktuara nė Maqedoni janė pėrpjekur direkt apo indirekt tė minojnė pėrpjekjet pėr Kosovėn e pamvarur.

 

Jo larg kėtyre zhvillimeve po qėndrojnė dhe grekėt. Psherėtimat e tyre tregojnė se ethet pėr Kosovėn, pėr ta janė tė shumėfishta. Instituti i Analizave Ushtarake i Greqisė, Institut i cili financohet nga Qeveria Greke, nė njė analizė me titull  “ Zhvillimet e fundit nė lidhje me elementin shqiptar nė Kosovė dhe nė Maqedoni” botuar  nė faqen e tijė zyrtare me datė, 25 prill 2005, kėshillon qeverine greke se “nė situaten aktuale, rreziku nga veriu pėr Greqinė nuk vjenė nga Shkupi, por nga ana e riaktivizimit tė elementit shqiptar...duhet vėmendje nė pėrballimin e rrėziqeve kryesore, tė atij turk nga lindja dhe tė atij shqiptar nga veriu.  Nė rastin e kantonizimit tė Kosovės, Greqia duhet tė pėrpiqet tė shmangi  krijimin e njė shteti tė pavarur shqiptar nė rajon, ose bashkimin e tij me Shqipėrinė”.

 

Strategėt ushtarak grek shkojnė dhe mė tej. Pėrballė boshtit islamik imagjinar Turqi-Shqipėri-Bosnje nė Ballkan, ata kėrkojnė materializimin e boshtin ortodoks ballkanik Greqi-Bullgari-Maqedoni-Serbi.  Pėr kėtė ata udhėzojnė qeverinė e tyre se “Serbia ashtu edhe Maqedonia, si faktorė tė Ortodoksisė kunder aksit islamik nė rajonin e Ballkanit, luajnė njė rol tė rėndėsishėm kundėr riaktivizimit tė elementit shqiptar. Marrėdhėniet e miqėsisė, tė fqinjėsisė sė mirė dhe tė bashkėpunimit me Bullgarinė, mbėshtetja e Maqedonisė dhe fuqizimi i Serbisė, do tė thotė izolim i elementit shqiptar nė rajon. Kėrkohet shfrytėzimi i tė gjitha avantazheve strategjike qė disponon vendi (pjesėmarrja nė BE dhe nė organizata tė tjera ndėrkombėtare, stabiliteti i brendshėm politik,  Forca tė Armatosura tė fuqishme dhe ekonomia e zhvilluar) nė mėnyrė qė Greqia tė luaj rolin qė i takon si faktor i rėndėsishėm nė rajonin e Ballkanit”

 

Pozicionimi i politikės aktuale greke nė mbėshtetje tė fqinjėsisė sė mirė e integrimit euroatllantik tė vendit tonė, angazhimi i qeverisė greke pėr legalizimin e mijėra emigrantėve shqiptarė  qė punojnė atje, rritja e nivelit tė bashkėpunimit ekonomik dhe tregtar, tregon se kėshillat e strategėve ushtarak nuk janė marrė dhe aq seriozisht nga qarqet politike greke.

 

Nė kuadrin zgjidhjes sė statusit tė Kosovės dhe tė zhvillimeve tė pritshme nė Ballkan, ndoshta dhe me surpriza tė pa parashikuara, nuk po rrinė nė heshtje dhe bullgarėt. Sipas shtypit shqiptar, janė rreth 600 qytetar shqiptar qė kanė pėrfituar shtetėsinė bullgare pasi kanė zbuluar kohėt e fundit se nė dejet e tyre “rrjedh gjak” bullgar. Ndėrkohė bėhet fjalė se dhe rreth 2000 qytetar tė tjerė janė dukė bėrė “analizat e gjakut” dhe janė tė sigurt se do tė bėhėn qytetar bullgar. Sigurinė e tyre e pėrforcoi dhe konsulli bullgar nė njė interviste tė paradokoshme nė njė televizion vendas ku  pak a shumė deklaroi se gjithsecili ka tė drejtė tė bėjė “analizat e gjakut”. Mė tė suksesshėm bullgarėt nė zbulimin e bashkėkombasve tė tyre duket se janė nė Maqedoni. Sipas njė citimi tė datės 20 dhjetor 2004 tė Agjensisė Maqedonase tė Lajmeve, gjatė vitit 2004 rreth 8.000 qytetarė maqedonas kanė kėrkuar  shtetėsinė bullgare dhe 1/3 e tyre e ka pėrfituar ate. Pritet qė, deri nė vitin 2007, kur Bullgaria do tė inkuadrohet nė BE, numri i qytetarėve  maqedonas e shqiptarė qė do tė pėrfitojnė shtetėsine bullgare tė rritet akoma mė shumė. Duket bullgarėt po i ndjekim me shumė vėmendje zhvillimet nė Ballkan. Ndoshta qarqe te caktuara atje, shpresojnė gjithsesi se njė ditė mund “tė lahen” nė Liqenin e Ohrit e “tė lagen” nga ai, njė ėndėrr qė nuk i shkon aspak pėr shtat aspiratės sė tyre evropiano-perėndimore.

 

Si nė shumė raste kur Kosova ka qenė me “ethet” e ndryshimeve, edhe kėtė herė Shqipėria ka qėlluar  “me grip”. Duke u marre pėr disa muaj me fushatėn e sajė elektorale dhe me maratonėn e ankesave dhe akuzave pėr mandate tė vjedhura, duke zhvilluar zgjedhje jo nė cilėsinė e pritshme, duke qene disa muaj mė njė qeveri me mandat politik tė konsumuar, Shqiperia duket do tė vazhdojė tė shfrytėzoje vlerėsimin e arritur nga qendrimi i saj delikat dhe i moderuar nė lidhje me gjithė situatėn nė Kosovė. Shqetėsimi serb pėr Kosovėn “O sot, o kurrė”, dhe rėnkimet e Kosovės pėr ethet e sajė, duket nuk do tė dėgjohet nė Shqipėri. Shpresohet qe ndryshimet politike nė Shqipėri, ti japin impulse tė reja ēėshtjes sė Kosovės.

 

“O sot, o kurrė” nuk po vlersohet dhe nuk ėshtė kuptuar siē duhet dhe nga klasa politike kosovare. Ndėrkohė qė priten tė fillojnė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar, kosovarėt e mandatuar duhet tė pėrgatitet pėr atė qė do tė jetė njė periudhė shumė tė rėndėsishme pėr ta.

 

Goldberg, shefi zyrės amerikane nė Prishtine, u bėri thirrje udhėheqėsve shqiptarė tė Kosovės, nėpėrmjet “Zerit tė Amerikės” me datė 22 gusht, qė tė pėrgatiten pėr negociatat mbi statusin pėrfundimtar “Ata duhet vėrtetė tė ulen dhe tė punojnė. Mendoj se pjesė e problemit ėshtė se, ajo qė duhet tė jetė njė pėrpjekje e pėrbashkėt, kėtu, nė mėnyrė tė pashmangshme, fillon tė keqėsohet apo bėhet problem me partitė politike dhe debat politik. Kjo sipas nesh, ėshtė e patolerueshme nė kėtė pikė. Ėshtė qė koha qė ndryshimet partiake dhe politike tė zbehen, ėshtė koha pėr njė pozicion tė unifikuar”.

 

Kosovėn nė kėto bisedime do ta pėrfaqsojnė vetė kosovarėt. Klasa politike kosovare duhet ta kuptojė se mė shumė se sa pėr serbėt, “O sot, o kurrė” ėshtė e domosdoshme  pėr ta. Ėshtė nė dorė tė tyre qė ose do tė kujtohen me lavdi siē kujtohen nė Amerikė firmosėsit e Deklaratės sė Pamvarėsisė sė Amerikės, ose do tė kujtohen me turp nga brezat qė do tė vijnė.

 

Duke u rikthyer dhe njė herė tek politikani Drashkoviē, nė mbyllje tė diskutimit tė tijė nė sesionin "Mit, histori dhe politike", ai kėrcėnoi se cėshtja qė tani parashtrohet ėshtė "Evropianizimi i Kosovės ose kosovizimi i Ballkanit Perėndimor, e me kėtė edhe i Evropės.Vėshtirė ėshtė tė gjendet zgjidhja e tretė”. Ėshtė e vėrtetė qė zgjidhje tė tretė nuk mund tė ketė. Serbėt nuk do tė marrin dot guximin ta kosovizojnė Ballkanin Perėndimor e aq mė pak Europėn. Ėshtė heret pėr tu harruar NATO dhe Qershori i vitit 1999.

Pėrfundimisht, ethet e Kosovės dhe psherėtimat e Ballkanit do tė kalojnė vetėm me njė Kosovė Europiane, aleate e SHBA, jashtė ish Jugosllavisė, pa tė drejtė ndryshimi tė kufijve tė sajė ndėrkombėtar, shtet demokratik i bazuar tek njė zgjidhje shumė-etnike, me respektim tė plotė tė tė drejtave tė njeriut, duke pėrfshirė tė drejtėn e serbėve dhe tė tjerėve pėr t’u rikthyer nė shtėpitė e tyre dhe pėr t’u ndier tė sigurt. Jo vetėm autoritetet shtetėrore por dhe vetė qytetarėt e Kosovės duhet ta ndjejnė detyrim krijimin dhe garantimin e sigurisė pėr popullsinė serbe tė Kosovės, ndėrkohė qė kėta tė fundit duhet tė dėgjojnė me pak “kėshillat” e Beogradit  dhe tė punojnė sė bashku mė shqiptarėt pėr ndėrtimin e Kosovės Europiane. Rrugė tjetėr nuk ka.

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

xhavit_shala@yahoo.co.uk  

www.acnss.com

 

 

Botuar nė gazetėn Korrieri, datė 02.09.2005