The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

JANULLATOSI  DHE MISIONI CAMERIA

 

Nė Kremlin, nė Katedralen e Madhe tė Moskės tė quajtur “Krishti Shpėtimtar”, me datė 21 Janar 2006, nė prani tė 2500 pjesėmarrėsve, autoritete tė larta tė kishave ortodokse, personalitete shtetėrore, artistė, shkencėtarė dhe diplomatė tė akredituar nė Rusi, u nderua me ēmimin "Pėr veprimtari tė shquar nė forcimin e unitetit tė popujve Ortodokse”, Kryepeshkopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė, Fortlumturia e tij Janullatos.

 

I ēmuar me motivacionin "Pėr pėrpjekjet e tij tė jashtėzakonshme pėr ringritjen nga gėrmadhat tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, si dhe pėr kontributin e tij tashmė tė njohur botėrisht pėr paqen, dialogun dhe mirėkuptimin ndėrmjet popujve dhe komuniteteve tė ndryshme", Jonullatosi, atė ditė, ishte pėrkrah Presidentit te Republikės sė Qipros, kryetarit tė Bashkisė sė Moskės dhe Pėrfaqėsuesit tė Universitetit tė Balamandit Liban, fitues tė tjerė tė ēmimit “Krishti Shpėtimtar”. Nderimet vazhduan dhe njė ditė mė pas, kur nė katedralen historike "Fjetja e Shėn Marisė", nė tė cilėn janė kurorėzuar carėt rusė, u dėgjuan ndoshta pėr herė tė parė lutjet nė gjuhėn shqipe. Vetė Presidenti i Federatės Ruse Vladimir Putin dha njė pritje zyrtare pėr nder tė fituesve tė ēmimit.

Janullatosi nė Moskė u ftua dhe u nderua si Kryepeshkop i gjithė Shqipėrisė. Prezenca e tij atje dhe nderimet qė ju bėnė, nė prani dhe tė pėrfaqėsuesit tė ambasadės shqiptare ne Moskė, janė nderime pėr tė gjithė ortodoksėt shqiptarė  dhe njė prezantim i mirė i Shqipėrisė nė botėn ortodokse. Ishte rasti qė, nėpėrmjet tij, Presidenti Putin tė shihte “dinamizmin dhe frymėn krijuese tė Shqipėrisė”. Lajmi nė Shqipėri kaloi pa u ndier, pasi po atė ditė tė gjithė hapėsirat shqiptare i mbuloi zija nga vdekja e Presidentit tė Kosovės, Zotit Rugova.

Ėshtė e vėrtetė qė
komuniteti ortodoks nė Shqipėri u ndihmua pėr rimėkėmbjen e infrastrukturės sė tij nga ana e kishės ortodokse greke. Roli i Janullatosit pėr kėtė ka qenė determinues. Megjithatė pati njė debat publik, lidhur me caktimin e tij nė atė post. Kjo pėr faktin se ai nuk ėshtė shtetas shqiptar dhe se, nė praktikėn e ortodoksisė shqiptare, kjo ishte ndaluar qė me shpalljen e autoqefalisė sė kėsaj kishe, nė vitin 1922. Reagime pati nė fillim dhe nga pasuesit e Nolit, nė Kishėn Ortodokse Shqiptare tė Bostonit. Pati, gjithashtu, dhe klerikė vendas qė vunė nė dyshim autoqefalinė e Kishės Ortodokse Shqiptare dhe deklaruan mosnjohjen e autoritetit tė saj qendror, siē ishte rasti i kishės nė lagjen «Kala» nė Elbasan. Vitet kaluan  dhe, megjithėse janė bėrė pėrpjekje serioze pėr krijimin e klerit vendas tė kėsaj kishe, problemi i primatit akoma nuk ėshtė zgjidhur. Gjithsesi, ky problem nuk mund tė zgjidhet derisa Kisha Ortodokse Shqiptare nuk ka fituar “autoqefalinė ekonomike” dhe pėr aq kohė sa shteti shqiptar nuk do tė ketė njė ligj pėr komunitetet fetare.

Kontributi i Prof. Dr. Janullatosit pėr ringritjen e Kishės Autoqefale Shqiptare ėshtė i njohur nga tė gjithė. Shqiptaret i jane mirenjohes, gjithashtu, atij per kontributin e dhene ne ndihme te refugjateve te ardhur nga Kosova ne vitin 1999 si pasoje e spatrimit etnik serb.Pjesėrisht vetė Janullatosi i ka bėrė tė njohura kontributet e tij nė njė intervistė botuar nė numrin 16 tė tė pėrjavshmes “ABC„. Aty ai thotė se “kam ngritur zėrin nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe kam ndėrmarrė hapa tė ndryshėm, apo kam bėrė deklarata nė intervistat e mia nė Greqi pėr nevojėn e respektimit tė emigrantėve dhe tė mbėshtetjes sė tyre“. Ai pėrmend, gjithashtu, mbėshtetjen qė ju ka dhėnė tė dėnuarve shqiptarė nė burgje, dėnimit publik qė i ka bėrė ksenofobisė greke ndaj shqiptarėve dhe nevojėn pėr tė patur drejtėsi, duke treguar nė kėtė mėnyrė se kontributi i tij ėshtė i mirepritur dhe  nė Greqi.

 

Aktiviteti i Janullatosit qė ka ndihmuar pėr normalizimin e marrėdhėnieve, shpesh tė turbulluara, midis Shqipėrisė dhe Greqisė , ndonėse pak i njohur nė Shqipėri, ka tėrhequr  dhe vėmendjen e Parlamentit Europian i cili me njė vendim tė tijin mė 14.7.1993, ka vlerėsuar se “mbėshtet fuqimisht veprėn e Kryepiskopit ortodhoks tė Tiranės, Anastasit, i cili po bėn shumė pėrpjekje pėr zgjidhjen e krizės midis dy vendeve”.

 

Krizat e shpeshta midis dy vendeve janė nxitur jo rrallė nga moszgjidhja e problemit tė pronave tė komunitetit ēam, larguar menjėherė pas Luftės sė  Dyte Botėrore, si pasojė e spastrimit etnik grek. Historia e ēamėve ėshtė njė histori e dhimbshme gjaku, sakrificash, shprese e zhgėnjmi. Qeveria e parė demokratike, qė nė vitin 1992, hartoi njė draft pėr kėtė problem. Pėrpjekjet u kurorėzuan me  nėnshkrimin e njė Traktati Miqėsie  nė vitin 1996, nga Ministrat e Jashtėm Alfred Serreqi dhe Theodhoros Pangalos. Traktati  hyri nė fuqi vetėm nė vitin 1998, pasi u ratifkua nga parlamentet e tė dy vendeve. Nė traktat ėshtė parashikuar zgjidhja e ēėshtjeve tė pronave qė zotėrojnė shtetasit e njėrit vend nė vendin tjetėr, nėpėrmjet krijimit tė lehtėsirave ligjore. “Secila nga palėt kontraktuese do tė pėrballojė mundėsinė e heqjes brenda kuadrit tė saj ligjor tė pengesave qė vėshtirėsojnė gėzimin e pasurive qė kanė shtetasit e njėrės palė nė territorin e palės tjetėr”, - thuhet nė nenin 15 tė Traktatit tė Miqėsisė. Megjithėse ka kaluar kohė, nuk ka akoma shenja progresi pėr ēėshtjen e pronave ēame. Zgjidhja e kėtij problemi, pėrveē vullnetit politik tė palės greke, kėrkon shtysa tė tjera nga faktorė ndikues nė popullin dhe opinionin grek.

 

Kryepeshkopi i Shqipėrisė, Fortlumturija e Tij Janullatos, ėshtė njė figurė e nderuar dhe e respektuar e popullit, e jetės akademike, hierarkisė kishtare dhe e politikės greke, njė figurė mjaft e respektuar nė arenėn ndėrkombėtare dhe nė Shqipėri. Duke gėzuar kėto cilėsi, kontributi i tije mund te jete i mirepritur pėr tė ndihmuar nė heqjen e pengesave qė vėshtirėsojnė gėzimin e pasurive qė kanė shtetasit e njėrės palė nė territorin e palės tjetėr, pra pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė pronave tė komunitetit ēam, tė larguar forcėrisht nga trojet e tyre, prona tė cilat janė sekuestruar nga shteti apo tjetėrsuar nga kisha greke.

 

Pavarėsisht se edhe Greqia, ashtu si Shqipėria ėshtė shtet laik, askush nuk mund tė mohojė peshėn qė ka atje hierarkia kishtare greke nė tė gjitha nivelet e politikės, ēka e bėn mė efektive ndėrmjetėsimin e Janullatosit.  Ndėrmarrja e kėtij misioni nga ana e Fortlumturisė sė Tij, do tė ishte njė kontribut tjetėr konkret i tij pėr paqen, dialogun dhe mirėkuptimin ndėrmjet popullit shqiptar e atij grek.  Misioni “Camėria“ pėr Fortlumturisė sė Tij, ėshtė njė mision i mundur. Prof. Dr.Janullatos  ka treguar me vepra se i pranon dhe i fiton  sfidat!

 

 

 

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

email: qshssk@acnss.com

web:www.acnss.com