The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

BALLKANI MES  PROSPERITETIT DHE INTRIGAVE

 

Vendimi i Kėshillit tė Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr fillimin e bisedimeve pėr statusin e Kosovės, ėshtė njė ngjarje historike pėr kombin shqiptar. Historia do ta shėnojė si ngjarjen qė startoi njė shans tė ri po aq sa pėr shqiptarėt, edhe pėr serbėt, pėr sigurinė dhe prosperitetin  e Ballkanit  e mė gjerė. Kosova po e kthen, tashmė, rajonin e Ballkanit nga vendi i intrigave politike, nė qendėr tė vėmendjes ndėrkombėtare.

 

Ngjarja u pėrcoll nga reagimet tė menjėhershme tė shteteve qė dikur ishin pjesė e Jugosllavisė, tė cilat, pėr disa dekada e kanė parė fatin e tyre tė lidhur me Kosovėn e Serbinė. Edhe vendet e rajonit tė Ballkanit si dhe aktorė tė tjerė tė politikės europiane e botėrore, janė shumė aktivė nė procesin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.

 

Sllovenia, duke qenė dikur pjesė pėrbėrėse e Jugosllavisė, tashmė anėtare e BE, e imunizuar deri diku nga intrigat e politikės ballkanike, duke propozuar tė jetė vendi i zhvillimit te bisedimeve mes serbėve e shqiptarėve, po tenton njė rol aktiv nė ēėshtjen e Kosovės. Nėpėrmjet presidentit tė saj Dėrnovshek, ajo u propozoi aktorėve kryesorė  tė dramės kosovare njė plan konkret pėr Kosovėn. Plani “Dėrnovshek” pėrmban nėntė pika. Nė thelb ėshtė qė Kosova tė ketė statusin “ pavarėsi e kushtėzuar”. Ky plan u kundėrshtua menjėherė nga serbėt, ndėrkohė qė edhe pėr shqiptaret ka shumė hije. Kjo sepse do t’i mbajė kosovarėt edhe pėr 5 vjet nė ankthin e tė qenit apo jo qytetarė tė njė shteti sovran. Sipas planit, vetėm kur bashkėsia ndėrkombėtare tė konfirmojė se janė  pėrmbushur standartet themelore demokratike  dhe se ėshtė shėnuar bashkėjetesė e qetė e pjesėtarėve tė  grupeve tė ndryshme etnike, Kosova mund tė marrė subjektivitet ndėrkombėtar. E veēanta e kėtij plani ėshtė se parashikon dhe njė faturė ekonomike pėr BE e cila, sė bashku me institucionet financiare ndėrkombėtare, do tė pėrgatisė programin e zhvillimit ekonomik tė Kosovės dhe instrumentet pėrgjegjės financiarė pėr arritjen e tij, nė mėnyrė qė Kosova tė mbijetojė ekonomikisht dhe e pavarur.

 

Duke sugjeruar statusin e “ekstrateritorialitetit” pėr monumentet mė tė njohura kulturore, historike e fetare serbe nė Kosovė, plani legalizon, pėrveē tė tjerave dhe prezencėn e priftėrinjve nga Serbia pėr “mbikqyrjen” e kėtyre pronave. Duke kujtuar deklaratėn e Beba Popovic, ish-kėshilltarit tė Kryeministrit serb tė vrarė, Zoran Gjingjic, dhėnė pėr radion B92 se “Kisha Ortodokse Serbe gjatė 10 viteve tė fundit u bė e vetmja organizatė paraushtarake, tė cilėn, e kontrollonin "ushtarakė" oficerė-klerikė me kallashnikov nė duar”, e kupton se, kyēi i bashkėjetesės sė qetė tė pjestarėve tė grupeve etnike nė Kosovė do tė jetė nė duart e kėtyre klerikėve me kallashnikov nė duar . Kjo do tė thotė qė kėta kolonelė me veladon tė zi, nuk do t’ia japin mundėsinė  bashkėsisė ndėrkombėtare pėr t’ia hequr “kushtėzimin” pavarėsisė sė Kosovės.

 

Gjithsesi, “Plani Dėrnovshek” duhet studiuar me kujdes nga grupi negociator. Ai pėrbėn njė nismė serioze tė Sllovenisė dhe njė kontribut tė sajin pėr paqen nė Ballkan. Me kolaudimet e duhura, sidomos me njohjen e menjėhershme tė pavarėsisė sė Kosovės dhe gjetjen e modaliteteve pėr realizimin mė pas tė kushteve tė vendosura nga bashkėsia ndėrkombėtare, ky plan mund tė bėhet i pranueshėm pėr shqiptarėt.

 

Ndryshe nga Sllovenia, Kroacia, ndonėse zyrtarisht premton tė ndjekė politikėn e BE pėr ēėshtjen e Kosovės, nuk harron indirekt tė mbėshtesė Serbinė, fqinjin e saj jomiqėsor. Kur kryeministri kroat Ivo Sanader deklaron se nuk mund tė ketė asnjė zgjidhje pėr Kosovėn pa miratimin e Beogradit, tė kujton kohėn e  Jugosllavisė sė Titos, kur kroatėt jo rrallė janė pėrpjekur ta pėrdornin Kosovėn nė “lojrat” e tyre me Serbinė.

 

Maqedonia, duke patur njė komunitet tė madh shqiptar banues nė trojet e veta, duke qenė nė kufi me Kosovėn, ka ndjekur me interes zhvillimet atje. Pozicioni i saj ka evoluar mė shumė nė njė linjė me atė tė faktorit ndėrkombėtar dhe nė mbėshtetje tė shqiptarėve. Edhe Maqedonia premton tė jetė njė lojtare e vogėl, por shumė konstruktive nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Shkupi, sipas kryeministrit Buēkovski, ėshtė i gatshėm tė njohė ēdo zgjidhje tė statusit tė Kosovės, qė respekton integritetin territorial tė Maqedonisė.

 

Pėr Malin e  Zi, Kosova ėshtė problem vetėm i Serbisė. Ata nuk kanė dėshirė kurrsesi qė pėrpjekjet e tyre pėr pavarėsi tė kenė lidhje me proēesin e statusit tė Kosovės. Aq tė vendosur duken malazezėt nė synimet pėr pavarėsinė e tyre, saqė janė gati tė “rrezikojnė” dhe pėrpjekjet pėr integrim. Malazezėt e kanė kuptuar se BE, ndonėse e pranon shkėputjen e Kosovės nga Serbia, heziton pėr pavarėsinė e Malit tė Zi. Prandaj Presidenti i Malit tė Zi, Filip Vujanoviē, qartėsoi dhe njė herė me 26 shtator, se Republika e tij, nuk do tė pushojė sė kėrkuari pavarėsinė pėr hir tė bashkimit mė shpejt me BE. Gjithsesi, sido qė tė jetė zgjidhja pėr Malin e Zi, kjo nuk do tė ndryshojė asgjė pėr  sa i pėrket Kosovės, siguroi kryeministri Milo Gjukanoviq.

 

Nga shtetet e Ballkanit, Bullgaria dhe Greqia, nė trajtimin e ēėshtjes sė Kosovės, duket nuk kanė hequr dorė nga tradita e vjetėr e intrigave ballkanike. Nė kėtė rast, ata po pėrpiqen tė gjejnė elementėt e njė destabiliteti imagjinar tė tė gjithė rajonit tė Ballkanit. Kėshtu nė fjalimin e tij tė titulluar "Bullgaria, faktor i stabilitetit nė Ballkan”, mbajtur nė Qendrėn pėr hulumtime strategjike dhe ndėrkombėtare nė Uashington, Presidenti bullgar, Georgi Pėrvanov, i bėri thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare "tė veprojė me kujdes gjatė shqyrtimit tė ēėshtjes lidhur me pavarėsinė e Kosovės, meqė kjo, nė tė ardhmen, do tė mund ta destabilizonte rajonin”.

 

Duke dalė thuajse hapur kundėr pavarėsisė sė Kosovės ai paralajmėron se kufijtė e vendeve ballkanike nė vitin 2015 do tė jenė ndryshe nėse arrihet zgjidhje e shpejtuar pėr pavarėsinė e Kosovės.Sipas tij kjo mund tė shkaktojė "efektin e dominos". Qėllimisht, Pervanovi, fitoren e pavarėsisė sė Kosovės, pėrpiqet ta quajė jo si rikthim i tė drejtave tė mohuara tė shqiptarėve, por si fitore tė krahut nacionalist shqiptar. Dhe kjo mund tė ēojė, sipas tij, nė njė rritje tė “aksioneve” tė partive nacionaliste nė vendet e Ballanit si nė Rumani, Bullgari e Turqi, ēka do tė rrezikonte proēeset integruese tė kėtyre shteteve. Por mė shumė se sa reale, deklarimet e Pervanovit duket se bėhen pėr tė trembur perėndimin, qė ata tė reduktojnė kėrkesat pėr Bullgarinė e Rumaninė, gjatė procesit tė antarėsimit nė BE.

 

Edhe grekėt duken nuk do tė pajtohen me pavarėsinė e Kosovės. Duke qenė aleate shpirtėrore e Serbisė, segmente tė caktuara tė politikės nacionalistė greke, kanė qenė pėrkrah serbėve dhe nė krimet e tyre gjatė luftės nė Bosnjė. Greqia ka qenė aleat i fuqishėm i Millosheviēit nė luftėrat e viteve '90. Sipas gazetės “Independent”, tė datės 1 Qershor, njė prokuror athinas ka nisur njė hetim paraparak qė synon tė gjejė se ēfarė roli luajtėn vullnetarėt grekė nė masakrimin e 8 mijė burrave e djemve boshnjakė mė 11 korrik tė vitit 1995. Shqetėsimin pėr ndonjė skandal tė mundshėm nuk e ka fshehur as Ministri grek i Drejtėsisė. Nė pėrpjekje pėr t'i dalė pėrpara tė keqes, ai deklaroi se ndoshta ka pasur pjesėmarrje tė forcave greke nė masakrėn e Srebrenicės, po ata nuk kanė qenė anėtarė tė forcave tė rregullta tė sigurisė.

 

Edhe nė konfliktin e  Kosovės, segmente tė caktuara tė politikės greke, justifikuan hapur gjenocidin e Millosheviēit nė Kosovė. Tashmė janė tė njohura vėshtirėsitė e NATO-s pėr transportin e logjistikės ushtarake nėpėrmjet territorit grek, nė mbėshtetje tė luftės sė Aleancės nė Kosovė. Por sipas Takis Mikas, autorit tė librit "Aleanca e pashenjtė: Greqia dhe Serbia e Millosheviqit", ajo qė duket e pakuptueshme gjatė luftėrave nė Bosnjė apo Kosovė nuk ėshtė thjesht qė Greqia ishte nė anėn e Millosheviēit, por qė ishte nė pjesėn mė tė errėt tė Serbisė.

 

Sipas strategėve ushtarakė grekė, Greqia duhet tė pėrpiqet tė shmangė  krijimin e njė shteti tė pavarur shqiptar nė rajon, ose bashkimin e tij me Shqipėrinė. Pėrveē linjave fetare, segmente tė caktuara tė politikės greke, pėrpiqen tė nxisin forcimin e marrėdhėnieve me Serbinė, pasi fantazojnė njė rrezik potencial nga faktori shqiptar nė Ballkan.Sipas tyre faktorėt ortodoksė  mund tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm kundėr riaktivizimit tė elementit shqiptar. Kėtė riaktivizim ata e shohin dhe si pasojė e mbėshtetjes amerikane.

 

Aleanca me Serbinė,  edhe sot, ėshtė nga prioritetet e vazhdueshmė tė politikės greke.Sipas Institutit tė Analizave Ushtarake tė Greqisė, shteti helen duhet tė punojė pėr ndėrtimin e marrėdhėnieve Greqi-Serbi, tė mbėshtesė inkuadrimin e Serbisė nė sistemin ndėrkombtar tė sigurisė dhe tė nxisė fuqizimin e tij. Grekėt sot po synojnė ta kthejnė veten si faktor strategjik nė rajon, duke shfrytezuar avantazhet qė u  ka siguruar inisiativa e biznesit tė tyre privat nė Ballkan dhe tė qenit anėtar i BE. Zyrtarisht ata kėrkojnė qė zgjidhja  pėr Kosovėn, duhet tė bazohet nė parimet dhe vlerat evropiane. Megjithatė, ata nuk janė shumė larg pozicionit serb pėr kėtė ēėshtje. Kėshtu  Presidenti grek Papulias, ndonėse bėn thirrje qė tė mbeten nė fuqi parimet e sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė kartės sė Kombeve tė Bashkuara, merakun e ka, sidomos, tek ruajtja e trashėgimisė ortodokse nė Kosovė.

 

Pavarėsisht intrigave ballkanike dhe aleancave antishqiptarė qė po pėrpiqen tė krijojnė segmente tė caktuara politike, zgjidhja e statusit tė Kosovės do tė jetė nė interes tė tė gjithė rajonit. Pėr SHBA dhe BE destabilizimi i Ballkanit kushton mė shtrenjtė  se perspektiva europiane e tij. Prandaj ata janė tė vendosur tė zvogėlojnė efektin e intrigave tė Ballkanit dhe tė zgjidhin pėrfundimisht ēėshtjen e Kosovės. Zgjidhja e statusit te Kosovės do tė kthejė paqen nė Ballkan, do tė rrisė parametrat e sigurisė nė rajon dhe do tė hapė rrugėn drejt prosperitetit e integrimit euroatllantik tė rajonit. Janė tė gjitha shanset qė "Fuēia e Barutit" tė kthehet nga njė hapėsirė e shteteve tė demokraturave, nė njė hapėsirė qė do tė prodhojė demokraci tė vėrtetė.

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

xhavit_shala@yahoo.co.uk

www.acnss.com