The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

PENALIZIMI I KANABOPOLITIKĖS

 

Nė muajin Qershor 2005, Gjykata e Lartė e Shteteve tė Bashkuara vendosi  qė qeveria federale mund tė ndjekė penalisht njerėzit qė pėrdorin marihuanėn pėr qėllime mjekėsore edhe nė 11 shtetet e tjera tė saj, nė tė cilat mė parė ishte lejuar pėrdorimi i kėsaj droge  nėn kujdesin e mjekut. Sipas Presidentit Bush, administrata e tij e shikon kėtė ēėshtje nė njė aspekt mė tė gjerė, duke besuar se pėrdorimi i autorizuar mund tė ēojė nė shtimin e trafikut tė drogės qė tėrthorazi financon terrorizmin.

 

Afėrsisht, nė tė njėjtėn kohė kur administrata e Bushit ndalonte pėrdorimin e marihuanės nėn mbikqyrjen e mjekut, duke penalizuar dhe tė sėmurėt, strukturat pėrgjegjėse shqiptare nuk shqetėsoheshin pėr  pėrmasat qė po merrte kultivimi masiv i bimėve narkotike. Ato ishtin pėrfshirė nga ethet e fushatės elektorale. Struktura tė pushtetit vendor nė disa zona, ndonėse kishin dijeni, heshtėn dhe lejuan kultivimin e bimėve narkotike nė kėmbim tė votave nė fushatė. Edhe struktura tė policisė vendore, ndonėse kishin dijeni dhe pėr detyrė luftėn ndaj kanabisit, pėr tė mos prishur marrėdhėniet mė politikėn lokale, heshtėn para kėsaj gjendjeje. Ndėrkohė, kultivuesit apo porositėsit e mallit tė tyre, duke u vetėshpallur si mbėshtetės tė kėsaj apo asaj force politike, duke bėrė zhurmė, arritėn tė shmangnin ndėrhyrjen e policisė e tė korrnin prodhimin e tyre. Pėr vite tė tėra, kanabopolitika ka qenė ”armė” e suksesshme si pėr kultivuesit ashtu dhe pėr strukturat vendore qė synonin votat e tyre.Kjo bėri qė nė vitin 2005, kultivimi i bimėve narkotike tė kthehej pėrsėri nė njė njė fenomen masiv dhe tė merrte pėrmasa alarmante. Mjafton tė pėrmendim se, ndėrsa nė vitin 2004, nė shkallė vendi, janė evidentuar dhe asgjėsuar 77 mijė bimė narkotike, nė vitin 2005 vetėm nė Qarkun e Vlorės u evidentuan dhe u asgjėsuan rreth 220 mijė bimė narkotike.

 

Kultivimi i kanabisit nė Shqipėri dhe ”eksportimi” i tij nė Europė, ka shqetėsuar organizmat ndėrkombėtare, tė cilat hera- herės kanė venė nė dyshim dhe vullnetin politik tė vendit tonė nė luftėn ndaj kėtij fenomeni. Shqipėria ėshtė kthyer, veēanėrisht pėr tregun grek dhe italian, nė njė burim tė rėndėsishėm furnizimi pėr kėtė lloj droge. Pas Marokut, raportet ndėrkombėtare pėr vitin 2004, e barazojnė Shqipėrinė me Pakistanin dhe Afganistanin pėr eksportin e kanabisit nė vendet e Bashkimit Europian. Hashashi shqiptar dhe cilėsia e lartė e tij janė vlerėsuar tashmė si prodhime elite nga rrjetet ndėrkombėtare tė drogės. Sipas International Narcotics Control Strategy Report -2005 “ hashishi shqiptar i kualitetit tė lartė kėmbehet me heroinė”.

 

Janė shumė faktorė, kryesisht tė karakterit subjektiv, tė cilėt kanė ndikuar nė pėrhapjen e kultivimit tė kanabisit nė njė pjesė tė territorit shqiptar. Ndėr mė kryesorėt mund tė pėrmendim: mosmarrjen e masave pėr parandalimin e fenomeneve tė tilla negative qė do tė shoqėronin hapjen e Shqipėrisė; krizat politike tė njėpasnjėshme, tė shoqėruara kėto me mungesėn e shtetit ligjor, varfėria  e popullsisė dhe papunėsia e madhe nė zonat rurale; pozicioni gjeografik i pėrshtatshėm i Shqipėrisė nė kufij tė perėndimit; mungesa pėr disa vite e legjislacionit pėr parandalimin e luftėn kundėr dukurisė sė drogave dhe moszbatimi si duhet i atij tė miratuar; mangėsitė nė pėrgatitjen e strukturave policore dhe tė agjensive tė tjera ligjzbatuese pėr tė pėrballuar dukuri tė tilla; korrupsioni nė shifra relativisht tė larta pėr vite tė tėra nė polici, prokurori dhe gjykata; kėrkesat nė rritje tė tregut perėndimor pėr kanabis si dhe rritja progresive e interesimit tė organizatave tė huaja kriminale pėr tė shtrirė aktivitetin e tyre nė Shqipėri.

 

Pasojat nga kultivimi masiv i bimėve narkotike janė tė  mėdha pėr komunitetin dhe sigurinė. Ai vonon integrimin e vendit nė strukturat euro-atlanitke, ndikon nė rritjen e kriminalitetit nė vend, penalizon njė numėr tė madh personash brenda dhe jashtė vendit; rrit nivelin e korrupsionit nė drejtėsi dhe agjensitė ligjzbatuese, ndikon nė rritjen e numrit tė pėrdoruesve tė marihuanės nė popullsinė vendase, sidomos nė brezin e ri dhe humbet interesin e tė rinjve pėr t’u angazhuar nė veprimtari tė ligjshme fitimprurėse .

 

Angazhimi nė luftėn ndaj fenomenit tė kultivimit tė bimėve narkotike nė ditėt e sotme ėshtė kthyer nė ēėshtje tė vullnetit politik. Shqipėria nuk mund tė vazhdojė tė jetė pėrsėri republikė e hashashit, nė njė rradhė mė Afganistanin e Pakistanin. Paralajmėrimi i bėrė kohė mė parė nga Kryeministri Berisha se nuk do tė ketė mė pushtetarė vendore qė tė ecin mes arave tė mbjella me kanabis si dhe projektdrafti i propozuar nga Ministria e  Brendshme pėr t’i penalizuar  pushtetarėt vendorė dhe tė policisė qė nuk do tė raportojnė rastet e kultivimit tė bimėvė narkotike nė zonat e tyre, ėshtė fillimi i penalizimit tė kanabopolitikės.

 

Propozimi pėr tė bėrė disa shtesa nė  ligjin ligjin nr.7975, datė 26.7.1995, "pėr barnat narkotike dhe lėndėt psikotrope", publikuar nga Ministri Olldashi, pėrfshin shtesėn pas nenit 10, tė nenit 10/1 me tre paragrafė. Nė paragrafin e parė parashikohen detyrime pėr titullarė tė pushtetit vendor. Sipas tij "Kryetari i bashkisė, komunės apo kryetarėt e fshatrave, pėr ēdo rast tė kultivimit tė bimėve narkotike brenda juridiksionit administrativ tė tyre, vėnė nė dijeni, menjėherė me shkrim strukturėn pėrkatėse tė luftės kundėr drogės nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut".  Nė paragrafin e dytė tė shtesės sė propozuar parashikohen tė njėjtat detyrime dhe pėr strukturat vendore tė policisė sė rendit dhe tė asaj kriminale. "Specialisti i Policisė nė zonė (i rendit), specialisti i policisė kriminale pėr ēdo rast tė kultivimit tė bimėve narkotike nė zonėn qė mbulojnė janė tė detyruar tė raportojnė menjėherė me shkrim strukturėn pėrkatėse tė luftės kundėr drogės nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut".  Ndėrsa paragrafin e tretė parashikohet penalizimi pėr tė dy kategoritė nė rast tė: "Moszbatimi i pikės 1 dhe 2 pėrbėn vepėr penale tė moskallėzimit tė krimit dhe dėnohet sipas Kodit Penal".

 

Shtesat e parashikuara nė ligjin nė fjalė janė tė drejta dhe ėshtė mirė qė nė parlament tė mbėshteten nga tė gjithė forcat politike, pasi pėr herė tė parė ngarkohen edhe strukturat e pushtetit vendor me detyrime nė luftėn antikanabis. Kėto  struktura  asnjėherė nuk e kanė ndjerė detyrimin pėr tė qenė pėrkrah policisė nė atė luftė. Antikanabisi do tė jetė plotėsisht i suksesshėm kur tė gjthė forcat politike shqiptare tė heqin dorė nga kanabopolitika, tė bėrit politikė me kultivuesit e bimėve narkotike. Ėshtė e nevojshme qė ato tė mbėshtesin pushtetin vendor dhe policinė nė luftėn kundėr fenomenit tė kanabisit. Vota me erė kanabisi ėshtė e rrezikshme pėr votuesin e tė votuarin. Fakti qė strukturat e  pushtetit vendor, ashtu si dhe ato tė policisė janė nė tė njėjtėn piramidė, atė tė  Ministrisė sė Brendshme, do ta bėjė mė tė suksesshme dhe mė tė lehtė luftėn antikanabis.

 

Por nuk mjafton vetėm kjo. Qė lufta kundėr kultivimit tė kanabisit tė jetė efikase, ėshtė e domosdoshme qė puna tė fillojė me parandalimin e kultivimit tė bimėve narkotike. Dhe, parandalimi arrihet duke bashkėpunuar me komunitetin, me strukturat e pushtetit vendor, me drejtoritė arsimore dhe me organizatat jofitimprurėse. Ėshtė mė mirė tė parandalosh se sa tė dėnosh. Zhvillimi me sukses i  fushatės pėr parandalimin e mbjelljes sė kanabisit  do tė  ulė drejt zeros numrin e kultivuesve. Kjo fushatė duhet tė zhvillohet njėkohėsisht nė tė gjithė territorin ku kultivimi i kanabisit ka qenė problem nė vite. Heqja dorė nga fushata parandaluese antikanabis dhe shpresa se fenomeni do zhduket vetėm duke korrur kanabisin nga policia, mund tė ēojė nė reagime negative kolektive e nė krijimin e ”zonave gri”, zona ku policia nuk do tė mund tė  pėrmbushė funksionet e saj ligjore, sidomos kur ndodhemi nė prag apo gjatė fushatave elektorale.

 

Nėse parandalojmė mbjelljen e bimėve narkotike, dalin tė fituar si fermerėt, ashtu dhe strukturat e pushtetit vendor e tė policisė. Fermerėt nuk do tė harxhojnė mund, djersė dhe parį pėr mbjelljen dhe rritjen e bimėve narkotike, tė cilat, me ndėrhyrjen e policisė do tė shkonin dėm dhe, mė keq akoma, do tė kishin probleme me drejtėsinė. Ndėrsa strukturat e pushtetit vendor dhe ato atė policisė, duke parandaluar kultivimin e bimėve narkotike, do tė lehtėsonin punėt e tyre tė mėtejshme. Nė kėtė rast nuk do tė kishte nevojė pėr fushata tė asgjėsimit tė bimėve narkotike, te cilat kanė dhe harxhime tė mėdha nė forca dhe mjete. Nė kėtė mėnyrė pushteti vendor dhe policia do tė kenė mė shumė kohė pėr tė kryer shėrbime tė tjera nė dobi tė komunitetit. Lufta kundėr fenomenit tė kanabisit, duke synuar fillimisht parandalimin e kultivimit tė tij, u zbatua me sukses pėr herė tė parė nė Qarkun e Fierit nė pranverėn e vitit 2001. Struktura tė pushtetit vendor atje, ndonėse tė pa detyruara me ligj, u angazhuan me policinė dhe komunitetin nė luftėn antikanabis. Zbatimi i kėsaj forme lufte me   sukses dhe nė zona tė tjera tė vendit. bėri qė nė vitin 2003  tė fillojė rėnia e kurbės sė kultivimit tė bimėve narkotike nė vendin tonė, situatė e cila u pėrmbys pėr keq nė vitin 2005.

 

Pėrfundimisht, rekomandohet  qė projektdrafti i propozuar nga Ministria e  Brendshme pėr disa shtesa nė  ligjin  nr.7975, datė 26.7.1995, "pėr barnat narkotike dhe lėndėt psikotrope" tė miratohet sa mė shpejt. Do tė ishte mirė, gjithashtu, qė neni 10/1 tė parashikonte si paragraf tė parė detyrimin e pėrbashkėt tė strukturave tė policisė e tė pushtetit vendor qė tė organizojnė punėn pėr parandalimin e kultivimit tė bimėve narkotike nėn drejtimin e prefektit tė qarkut e, mė pas, tė vazhdonte me paragrafėt e tjerė tė propozuar. Por  kujdes!   Kanabisi mbillet e rritet shpejt dhe efektet e ndryshimit ligjor qė do tė miratohet provohen pėr disa muaj. Gjithashtu dhe fushata elektorale ėshtė nė prag dhe, sigurisht, kanabopolitika do tė pėrpiqet pėrsėri t’i shpėtojė penalizimit.

 

 

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

                                                                                          email: qshssk@acnss.com

web:www.acnss.com