The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

  BALLKANI,  INTEGRIMI DHE KRIMI

 

“Shumė shpesh nė vitet ‘90, Brukseli ėshtė krehur ndėrsa Ballkani digjej. Ne nuk duhet tė rrezikojmė qė kjo tė ndodhė pėrsėri” shkruante me 2 Prill nė editorialin e gazetės “Financial Times” Olli Rehn, komisioner i Bashkimit Europian pėr Zgjerimin. Shkrimi nė fjalė ėshtė njė protestė dhe paralajmėrim i Komisionerit tė Bashkimit Europian pėr Zgjerim, pėr vendimin mė tė fundit, ngrirjen e zgjerimit tė mėtejshem tė BE-sė. Vendimi i ministrave tė punėve tė jashtme, nė takimin e 23 Marsit, pėr ngrirjen e zgjerimit tė mėtejshėm tė BE-sė deri nė momentin kur do tė miratohet kushtetuta evropiane, ishte mesazhi mė i keq, i dhėnė nė kohėn mė tė papėrshtatshme pėr vendet e Ballkanit Perėndimor.

 

Vendimi, nė tė vėrtetė, nuk ishte i papritur. Qė nė verėn e vitit 2005, pas dėshtimit, nė disa vende anėtare, tė referendumit pėr miratimin e kushtetutės sė BE-sė, u vu nė pikėpyetje vetė premtimi pėr zgjerimin e BE-sė, i vendosur nė takimin e Selanikut tė vitit 2003.Vendimi i fundit, ishte paralajmėruar edhe nė dhjetor 2005, nė Komisionin e Jashtėm tė Parlamentit Europian, kur u publikua mundėsia e zėvendėsimit tė anėtarėsimit nė BE pėr vendet aspirante, me njė instrument tė ri, instrument i cili mendohet tė zėvendėsojė marrėveshjet e deritanishme tė asocim-stabilizimit dhe atė tė paraanėtarėsimit, me mbajtjen afėr tė kėtyre vendeve pėr njė kohė tė pacaktuar.

 

Perspektiva e anėtarėsimit nė BE  e vendeve tė Ballkanit Perėndimor, u bė faktori kryesor nxitės pėr reforma nė kėto vende.Ajo ndikoi nė frenimin e pasioneve nacinaliste e respektimin e tė drejtave tė njeriut, largimin e hijes sė luftės, rritjen e sigurisė dhe nxitjen e frymės sė bashkėpunimit rajonal. Kjo perspektivė, po i detyron vendet e rajonit tė dorėzojnė nė Hagė tė akuzuarit pėr krime lufte. Edhe Ramush Haradinaj, ndonėse luftoi pėrkrah forcave tė NATO-s, pėr tė mos ja mohuar popullit tė tij kėtė ėndėrr, u vetėdorėzua nė Hagė. Politika e kushtėzimit qė ndjek BE-ja ndaj vendeve aspirante,  ka luajtur njė rol mjaft tė rėndėsishėm qė kėto vende tė intesifikojnė luftėn kundėr trafiqeve ilegale e krimit tė organizuar.

 

Vėnia nė dyshim e   perspektivės sė anėtarėsimit tė kėtyre vendeve pėr nė BE, me preteksin se mungojnė “aftėsitė absorbuese„ vėshtirėson kapjen e dorėzimin e kriminelėve tė luftės, rrit shanset pėr rikthimin nė pushtet tė atyre forcave qė e zhytėn pėr vite tė tėra Ballkanin nė luftė si dhe do ta bėjė rajonin tėrheqės pėr ekstremizmin islamik, duke rrezikuar nė kėtė mėnyrė destabilizimin e tij. Dhe destabiliteti  do ta kthejė  pėrsėri Ballkanin nė njė rajon krize, ku do tė lulėzojnė trafiqet ilegale dhe krimi i organizuar. Por “destabliteti kushton mė shumė pėr Evropėn, se perspektiva evropiane e disa vendeve tė vetėdijshėm dhe reformuese„ do tė deklaronte ish-kancelari gjerman Shrėder, pak kohė pas dėshtimit tė Referendumit pėr Kushtetutėn e BE.

 

Ndryshe nga disa vende tė BE-sė, SHBA nuk kanė asnjė mėdyshje pėr tė ardhmen europiane tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor. Ata po kėmbėngulin qė edhe BE tė mos ketė dilemė pėr kėtė ēėshtje. I shqetėsuar nga hezitimet e fundit tė Brukselit lidhur me zgjerimin e BE-sė me vende tė Ballkanit Perėndimor, Ndihmėssekretari Amerikan i Shtetit pėr Ēėshtjet Politike Nicholas Burns, deklaroi ditė mė parė se “ ne mendojmė se Evropa duhet t’ua bėj tė qartė se e ardhmja e kėtyre shteteve do tė jetė nė Bashkimin Evropian. Tė njėjtin sinjal, po aq tė fuqishėm, duhet t’ua japim edhe ne nė NATO„. Sipas Burnsin, njė Europe e bashkuar dhe nė paqe ka qenė strategji amerikane e tė gjitha administratave, qė nga koha e luftės sė ftohtė.

 

Pavarėsisht nga debatet e tanishme nė gjirin e BE-sė, Shqipėria, Kosova dhe vende tė tjera tė pėrgjegjshme tė Ballkanit Perėndimor janė tė bindura tė ecin nė rrugėn e reformave dhe besojnė se vendi i tyre ėshtė nė BE. Gjithashtu edhe Europa Perėndimore, nė mes destabilitetit tė Ballkanit dhe perspektivės europiane tė tij, me siguri do tė zgjedhė qė rajonin e trazuar ta bėjė pjesė tė saj, pėrndryshe  sikurse shprehet dhe Denis Macshane, ish-ministri britanik pėr Evropėn, Ballkani ose do tė evropianizohet ose do tė pėrballemi me ballkanizimin e Evropės.

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

                                                                                          email: qshssk@acnss.com

web:www.acnss.com 

- Botuar nė gazetėn "Standard" 13 Prill 2006