The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

Berisha dhe tymnaja islamike e Covicit

E Merkure, 27 Korrik 2005

Nga Xhavit Shala*

Kryetari i Qendres Koordinuese per Kosoven, Nebojsha Covic, nje nga skifteret serbe ne marredhenie me shqiptaret, zyrtarisht pergjegjes per kordinimin e politikes serbe ne Kosove, ne nje interviste dhene ne Glas Javnosti me 21 korrik 2005, duket se merr persiper te transmetoje reagimin e serbeve per alternimin e pushtetit politik ne Shqiperi.

Serbeve ju prishet gjumi nga frika se ndryshimet politike ne Shqiperi, mund te clirojne energji te reja pozitive per ceshtjen e Kosoves. Covici, me tentativen per te trembur faktorin nderkombetar duke amplifikuar per gjoja forcimin e faktorit islamik ne Shqiperi pas ndryshimeve politike, "pa dashje" tregoi dhe armen me te cilen ata do t'i pergjigjen kesaj situate.

"Qeveria e re do te behet qender rajonale e politikes dhe do te luaje rol shume me aktiv, vecanerisht ne Kosove",- thote Covici dhe kete e argumenton "me mbeshjtetjen e forte qe ka ne veri te vendit Berisha dhe Partia Demokratike". "Berisha eshte me orientim me te dukshem nacionalist, per cfare edhe gezon popullaritet te madh mes shqiptareve jashte Shqiperise, ne Maqedoni e sidomos ne Kosove e Metohi se sa ka qene situata me Nanon... eshte i qarte se stili i politikes shqiptare, sidomos ndaj Kosoves do te ndryshoje". Ndryshe nga deklarata e kryeministrit shqiptar gjate fushates elektorale, i cili tentoi te trembte kosovaret per rrezikshmerine qe paraqiste Berisha per ta, ardhja ne pushtet e tij, duket me shume po tremb serbet.

Megjithate, skifteret serbe e dine mire se ceshtja e Kosoves nuk ka qene dhe nuk eshte ne dore te Shqiperise dhe se Berisha nuk do te jete shqiponja qe do t'i pergjigjet me te njejten menyre tezes se Drashkovicit per zgjidhjen me lufte te pavaresise se Kosoves. Kjo pasi Berisha, megjithese jo shume i thjeshte per tu parashikuar, ne ate mase qe vihet re edhe ne interevistat qe ai ka dhene per kete ceshtje, nuk duket se do kerkoje te beje protagonistin ne kete fushe dhe nuk do te terheqe vemendjen me, me kerkesat sistematike me shume se sa eshte e pranishme kjo tek aktoret e tjere nderkombetare. Sipas Berishes, vete shqiptaret e Kosoves duan te kene shtetin e tyre dhe jo te bashkohen me Shqiperine, enderr e cila ka ekzistuar para viteve '80.

Pavaresisht nga zhurma qe bejne "per konsum te brendshem", Covici, Drashkovici e te tjere, ne heshtje e pranojne se ceshtja e Kosoves nuk eshte me as ne doren e serbeve. Ata nuk harrojne paralajmerimin e nderkombetareve. Sic thote keshilltari Xhekson i Presidentit Amerikan "serbet duhet te zgjedhin mes Kosoves dhe Europes. Nese zgjedhin Kosoven, humbin dyfish, pasi Kosoven, tanime e kane humbur".

Covicin e tremb me shume nje rimobilizim i faktorit nderkombetar per ceshtjen e statusit te Kosoves per vete faktin se "mund te pritet nje angazhim me intensiv i grupeve proshqiptare te lobimit ne diaspore, me te cilet Berisha dhe njerezit e tij jane shume me te lidhur se Nano. Kjo sidomos lidhet me SHBA-te, vendet e BE dhe Zvicren".

Per te minimizuar kete, serbet planifikojne amplifikimin per gjoja rrezikun nga forcimi i faktorit islamik ne Shqiperi pas ardhjes se Berishes ne pushtet. "Ne qarqe nderkombetare, thote Covic, ka nje dyshim te dukshem ndaj orientimit proislamik te Berishes, si dhe afrimit te mundshem te Shqiperise me vendet islamike".

Ne te vertete per etiketimin e forcave te caktuara politike shqiptare si proislamike, por dhe te vete shqiptareve si islamike radikale, kane ndikuar fuqishem qarqe te caktuara antishqiptare sllavo- ortodokse dhe media te lidhura me to. Me kete ata perpiqeshin te justifikonin dhe dhunen ndaj shqiptareve ne ish- Jugosllavi. Kjo ka ndikuar gjithashtu jo pak ne krijimin e nje imazhi negativ per shqiptaret ne qarqe te caktuara ne perendim.

Per interesa te ngushta politike e elektorale, ketij kori i jane bashkuar me raste dhe politikane vendas. Duke perfituar dhe nga ndonje vendim i pastudiuar mire per lehtesirat e levizjeve te shtetasve nga vendet arabe, gjate qeverisjes se viteve te para te pluralizmit shqiptar, disa politikane shqiptare kane punuar ne vazhdimesi per te shtuar fletet e "dosjes proislamike" te opozites shqiptare, megjithese e dinin se per interesat e tyre te ngushta partiake, po demtonin interesat kombetare.

Te gjithe aktoret e kesaj propogande, brenda dhe jashte vendit, harruan se SHBA dhe BE, perballe orientimit imagjinar islamik te opozites dhe realitetit te monopoleve e krimit te organizuar ne Shqiperi, nuk preferuan asnje nga partite politike, por Shqiperine dhe nje pushtet politik qe te pasqyroje vullnetin e popullit.

Sic shihet dhe ne itervisten e Covic, serbet duket kane ndjekur me shume vemendje dhe deri ne detajet me te vogla, zhvillimet e fundit ne Bashkesine Islame te Shqiperise dhe, me dinamiken e ketyre zhvillimeve, perpiqen te argumentojne gjoja rritjen e rrezikut te islamit radikal ne Shqiperi. "Berisha, do te perballet me nje numer provash ne kete plan, sidomos kur kihen parasysh problemet mes vete Bashkesise Islame te Shqiperise dhe perpjekjes se nje numri te rinjsh qe kane studiuar teologji ne vendet arabe, per te legalizuar fraksionin e vet brenda Bashkesise Islame. Ky grup i'a ka dale te legalizoje aktivitetin e vet, me formimin e organizates se re me emrin Forumi Musliman Shqiptar," thote Covic.

Ne te vertete, amplifikimet serbe per gjoja rritjen e rolit te rrymave radikale ne islamin shqiptar nuk te habisin. Ata kane vite qe e nxisin kete radikalizim dhe duket kane nje strategji gjitheplaneshe per kete problem, duke perfshire qe nga angazhimi i sherbimeve sekrete, e deri tek mediat.

Mbeshetur ne nje burim te besueshem te komunitetit te sherbimeve tona ligjzbatuese, vite me pare, nje person, i cili ishte arratisur pas clirimit nga zona e Librazhdit dhe kishte kaluar ne Jugosllavi, i pergatitur dhe porositur nga sherbimet sekrete serbe per te kryer disa detyra ne Shqiperi, kaloi ne perendim dhe ne mesin e viteve '90, u identifikua si sponsorizuesi kryesor i grupit radikal te salafijve ne Dragostunje te Librazhdit. Kuptohet nga vinin parate.

Dhe mediat serbe kane qene mjaft aktive ne emetimin e lajmeve ku flitet per prezencen e shqiptareve mysliman ne organizatat terroriste islamike, duke synuar per te paraqitur myslimanet shqiptare si militante e radikale. Te njejten gje bene keto dite mediat serbe, kur synuan t'ja faturojne myslimaneve ballkanas, kryesisht shqiptareve, aktet terroriste te diteve te fundit ne Londer. Kjo me qellim per te trembur europianet e krishtere. Mediat e tjera europiane jo vetem qe nuk rane ne kete loje, por argumentuan se "Beogradi eshte nje treg i madh per shitblerje te armeve, kurse Al Qaeda eshte aty bleres i rregullt".

Covicit, pavaresisht nga diversioni qe ben, me siguri nuk i mungon informacioni se Forumi i Myslimaneve Shqiptare eshte nje OJQ qe nuk do mund te spostoje Bashkesine Islame te Shqiperise. Kjo e fundit eshte subjekti dhe autoriteti i vetem me te drejte per te nenshkruar marreveshje me Qeverine Shqiptare. Forumi, ashtu si dhjetra OJQ te tjera islamike apo dhe te krishtera, do te jene te detyruara te zbatojne legjislacionin shqiptar, i cili pas zhvillimeve te fundit, me ndikim te drejperdrejte edhe mbi ceshtje te sigurise sone kombetare, duhet te jete mjaft vigjilente ndaj aktivitetit te tyre.

Zhvillimet ne gjirin e myslimaneve shqiptare jane nje proces ne vazhdim. Ky proces, i cili filloi gjate qeverisjes se pare te demokrateve, mori permasa shume me serioze gjate viteve te qeverisjes se socialisteve. Nuk pati nje plan strategjik dhe nje veprim eficent per te parandaluar futjen e elemteve me prirje radikale ne strukturat zyrtare te Komunitetit Myslima ne qender dhe ne baze. Nuk u finalizua asgje ne drejtim te pergatitjes se legjislacionit per komunitetet fetare. U premtua shume dhe u realizua pak ne drejtim te kthimit e te kompesimit te pronave te komuniteteve fetare. U lane ato te varfera, te mvarura nga ndihma e huaj dhe te ekspozuara perballe veprimtarise antikombetare. Zgjidhja e ketyre problemeve do jete nje sfide imediate per Qeverine e re, Bashkesine Islame, agjensite ligjzbatuese te shtetit shqiptar dhe per vete shoqerine shqiptare. Me siguri, bashkepunetoret e Zotit Berisha, pas certifikimit te zgjedhjeve, do te kene gati per zbatim nje strategji qe, ne perputhje me Kushtetuten e Konventat Nderkombetare, jo vetem do te "pergenjeshtrojne" me veprime konkrete dosjen proislamike qe iu faturua gjate kohes qe ishte ne opozite, por me siguri, do te nxitojne per zgjidhjen e problemeve te zvarritura te komuniteteve fetare, ne mbrojtje te sigurise sone kombetare.


* Drejtor i Qendres Shqiptare

te Studimeve per Sigurine Kombetare

www.acnss.com

Korrik 2005