The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Kanabisi, pushteti dhe komuniteti

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

KANABISI, PUSHTETI DHE KOMUNITETI

 

Europoli, nė Raportin e tij “Pėr Krimin e Organizuar”, nė dhjetor 2004, rendit Shqipėrinė ndėr katėr vendet kryesore, tė cilat furnizojnė tregun e  vendeve tė BE-sė me hashash. “Pas Marokut, Shqipėria, Pakistani dhe Afganistani, janė vende tė rėndėsishme pėr kalimin e kanabisit nė vendet e Bashkimit Europian”, thuhet nė atė raport. Sipas tij Shqipėria, ėshtė kthyer nė njė burim tė rėndėsishėm pėr kėtė lloj droge, veēanėrisht pėr tregun grek dhe italian. Njė vit mė vonė, nė vitin 2005, kultivimi i bimėve narkotike nė zona tė veēanta tė vendit tonė, duke pėrfituar dhe nga klima parazgjedhore, u rrit akoma nė tepėr. Nėnproduktet e kanabisit shqiptar nė kėtė vit u ēertifikuan dhe nė “bursėn” ndėrkombėtare tė krimit tė organizuar. Sipas International Narcotics Control Strategy Report -2005  “ hashishi shqiptar i kualitetit tė lartė kėmbehet me heroinė”.

 

Kultivimi i bimėve narkotike ėshtė i ndaluar me konventa ndėrkombėtare dhe klasifikohet aktivitet kriminal nga legjislacioni shqiptar. Dhe, kur njė aktivitet kriminal ėshtė masiv, i shtrirė nė  fshatra e zona tė caktuara, pėrbėn njė kėrcėnim serioz pėr sigurinė kombėtare tė vendit. Shqipėria, synon integrimin e saj nė strukturat euroatllantike dhe ėshtė nė prag tė  nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Stabilizim Asociimit. Por, pėr t’u integruar, shteti ynė, nuk mund tė vazhdojė tė jetė pėrsėri republikė e hashashit, nė njė rradhė mė Afganistanin e Pakistanin. Nė kėto kushte, angazhimi nė luftėn ndaj fenomenit tė kultivimit tė bimėve narkotike nė ditėt e sotme ėshtė kthyer nė ēėshtje tė vullnetit politik.

 

Ėshtė detyrė e forcės politike qė ka pushtetin nė nivel qendror, qė tė materializojė me sukses vullnetin e saj politik pėr nxjerrjen e Shqipėrisė nga harta e vendeve prodhuese e eksportuese tė kanabisit. Dhe pėr tė arritur kėtė ėshtė e nevojshme qė nė fillim tė identifikohen arsyet e mossuksesit nė luftėn ndaj kėtij fenomeni dhe mė pas gjetja e rrugėve, formave dhe metodave pėr pėrballimin e tejkalimin e kėsaj gjendjeje.Gjithashtu, ėshtė detyrė e pushtetit vendor, i cili pėrfaqėson njė spektėr mė tė gjėrė politik se sa pushteti qendror qė jo vetėm tė materializojė vullnetin politik tė pozitės dhe opozitės nė luftėn ndaj kėtij fenomeni, por tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsitė dhe detyrimet pėrkatėse nė kėtė situatė specifike.

 

Ndėr arsyet kryesore tė dėshtimit tė luftės ndaj kėtij fenomeni, duke mos dyshuar nė vullnetin politik tė qeverisjes, ka qenė mosparashikimi i punės pėr parandalimin e mbjelljes sė bimėve narkotike, lėnia e pėrgjegjėsive tė kėsaj lufte vetėm Policisė sė Shtetit dhe mungesa e bashkėpunimit me komunitetin nė zonat e kultivimit. Pėr tė qenė e suksesshme lufta ndaj kultivimit tė bimėve narkotike ėshtė e domosdoshme qė me ligj tė parashikohet puna parandaluese ndaj kėtij fenomeni si dhe pėrfshirja e pushtetit vendor dhe komunitetit, si partnerė tė policisė nė kėtė luftė. Nė kėtė konteks duhet parė dhe  propozimi pėr disa shtesa nė  ligjin ligjin nr.7975, datė 26.7.1995, "pėr barnat narkotike dhe lėndėt psikotrope", projektligj i cili ka ngjalluar mjaf reagime pro dhe kundėr nga politika shqiptare e sidomos nga struktura tė pushtetit vendor.

 

Projektligji i propozuar, synon tė sjellė ndryshime esenciale nė luftėn antikanabis. Sė pari: detyron pėrfshirjen nė kėtė luftė pėrveē policisė dhe tė strukturave tė pushtetit vendor; sė dyti: detyron policinė dhe pushtetin vendor tė bashkėpunojnė pėr parandalimin e kultivimit tė bimėve narkotike, zbulimin e sipėrfaqeve tė kultivuara e identifikimin e personave pėrgjegjės; sė treti detyron strukturat nė bazė (tė pushtetit vendor, policisė sė rendit e asaj kriminale) pėr tė informuar me shkrim nė strukturėn pėrkatėse tė luftės kundėr drogės pėr marrjen dijeni tė rasteve tė kultivimit; dhe sė katerti: parashikon pėrgjegjėsi ligjore nėse nuk realizohen detyrat e mėsipėrme.

 

Pėrfshirja e detyruar e strukturave tė pushtetit vendor nė luftėn antikanabis ėshtė mjaft e rėndėsishme dhe me siguri do tė ndihmojė nė minimizimin e kultivimit tė bimėve narkotike. Nė zona tė veēanta, struktura tė pushtetit vendor, duke e ndjerė vetėm si detyrim moral, kanė mbėshtetur policinė nė kėtė luftė, ndėrkohė qė nuk kanė munguar rastet kur segmente nga kėto struktura, kanė lejuar  kultivimin masiv tė bimėve narkotike nė territorin e tyre, duke kėmbyer shpesh heshtjen me premtimin pėr mbėshtetje elektorale ndaj individėve apo forcave politike qė ato pėrfaqėsojnė. Strukturat e pushtetit vendor i kanė tė gjitha mundėsitė, qė nė bashkėpunim mė policinė, tė ndihmojnė zbulimin e sipėrfaqeve tė kultivuara e identifikimin e personave pėrgjegjės. Edhe sikur ēdo komisariat policie tė ketė helikopterin e tij apo tė ketė mundėsinė tė ruajė  me policė ēdo fshat, gjė qė ėshtė e paimagjinueshme pėr kushtet e ekonomike tė vendit tonė, pėrsėri, nėse nuk bashkėpunohet me pushtetin vendor, do tė ishte e pamundur tė garantohet suksesi i plotė nė luftėn antikanabis. Detyrimi ligjor nė kėtė rast, do t’i poziciononte ato segmente tė strukturave tė pushtetit vendor qė dikur bashkėpunonin apo heshtin pėrballė kultivuesve tė kanabisit, tė distancohen prej tyre dhe koordinimin e punės me policinė e luftėn ndaj kėtij fenomeni, tė mos e shikojnė vetėm si obligim moral.

 

Gjithashtu, ėshtė nga rastet  e pakta qė nė legjislacionin shqiptar bėhet pėrpjekje pėr tė futur konceptin e punės parandaluese. Projekti detyron me ligj strukturat e pushtetit vendor e ato tė policisė tė bashkėpunojnė pėr tė parandaluar kultivimin e bimėve narkotike. Ky ėshtė njė moment mjaft i rėndėsishėm, pasi njė ndėr arsyet mė kryesore qė kultivimi i bimėve narkotike dhe pas 15 vitesh mbeti fenomen shqetėsues, pavarėsisht nga angazhimet e forcave te policisė, ėshtė pikėrisht se lufta antikanabis fillonte vetėm pasi jeshilonin fushat dhe pasi bima arrinte nivelin e duhur nė pėrmbajtje tė lėndės narkotike. Kjo metodė kishte pasoja negative si pėr policinė, sė cilės nė kulmin e verės i duhej tė  merrej me fushatėn e korrjes sė kanabisit, ashtu dhe pėr kultivuesit, tė cilėt harxhonin mund,djersė e para deri nė kėtė fazė tė rritjes sė kanabisit.Nė rastin mė tė mirė, policia mė parė nuk arrinte tė asgjėsonte as gjysmėn e sipėrfaqeve tė mbjella me kanabis.

 

Gjithsesi, parandalimi i kultivimit tė bimėve narkotike nuk  mund tė jetė i suksesshėm pa bashkėpunuar me komunitetin nė zonat problematike tė kultivimit. Bashkėpunimi me komunitetin, duke u bėrė njė filozofi dhe njė metodė drejtimi nė punėn e policisė, nxit partneritetin midis komunitetit, pushtetit nė bazė dhe policisė. Mbėshtetja e njė qėndrimi parandalues nė goditjen e fenomenit tė kultivimit tė bimėve narkotike, ku policia, pushteti vendor dhe komuniteti veprojnė si partnerė, do tė garantojė suksesin nė luftėn antikanabis. Ky bashkėpunim e bėn tė suksesshme qeverisjen nė politikat e rendit dhe tė sigurisė, jo vetėm nė rastin e antikanabisit, por dhe nė luftėn kundėr trafikut tė qenieve njerėzore e tė formave tė tjera tė kriminalitetit.

 

 

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

email: qshssk@acnss.com

web:www.acnss.com

 

 

 

Botuar ne gazeten ”Shqip” date 25 maj 2006