The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

 Webmail

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@acnss.com

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Kurthi serb i luftės fetare

 Biznesmeni Putin dhe ēmimi pėr Kosovėn

 Operacioni "Patkoi 2" dhe vehabizmi

 Paketa Athisari dhe kutia Putin

 Statusi i Kosovės dhe operacioni LANAC

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

LĖVIZJE TEKTONIKE NĖ GJEOPOLITIKĖN BALLKANIKE

Botuar me 22 Gusht 2007 ne Gazeten "Koha Jone"

 

Zhvillimet e fundit rreth zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, vėnia nė dyshim nga vetė anėtarė tė Grupit tė Kontaktit tė parimeve tė shenjta tė vendosura mė parė prej tyre, tendencat gati tė zyrtarizuara pėr ndarjen e Kosovės, tentativa pėr arshivimin e Planit tė Ahtisarit, hedhja nė treg e shumė opsioneve pėr ardhmėrinė e rajonit, legalizimi i idesė se nė Ballkan shtetet multietnike kanė dėshtuar, tė bėn tė besosh se priten lėvizje tė forta tektonike nė gjeopolitikėn ballkanike.

 

Nė kėto rrethana, tentativa pėr ndryshimin e kufinjve tė Kosovės po provokon shqiptarėt dhe po krijon preēedentin e ndryshimit tė kufijve nė Ballkan. Nė tė njėjtėn kohė, po krijon kushtet dhe mundėsitė qė shqiptarėt tė organizohen pėr tė futur nė rrugėn e zgjidhjes pėrfundimtare ēėshtjen e tyre kombėtare, bashkimin e tė gjitha viseve shqiptare dhe krijimin e Shtetit Kombėtar Shqiptar.

 

“Ne jemi tė detyruar tė flijojmė popullin shqiptar pėr hir tė paqes nė Europė” ishte shprehur dikur Kryeministri anglez Eduard Grey nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr ne vitin 1913, nė atė konferencė ku u vendos qė gjysma e trojeve shqiptare tė mbetej jashtė kufinjve tė shtetit tė sapokrijuar shqiptar. Tashmė, rreth 100 vite mė vonė, shqiptarėt nuk do tė pranojnė mė qė tė flijohen pėr hir tė ruajtjes sė “unitetit tė shenjtė brenda BE-sė”, pėr hir tė flirtrimit tė disa shteteve anėtare tė BE-sė me Rusinė apo pėr hir tė “mosngrirjes” sė gazit rus nė tubacionet drejt Gjermanisė e shteteve tė tjera anėtare.

 

Janė disa  qarqe europiane tė cilat, duke pėrfituar nga qetėsia dhe kultura qė po manifestojnė kosovarėt dhe besimi qė ata kanė tek Perėndimi nė mbėshtetjen pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė tyre, po synojnė tė lėnė Kosovėn pėrsėri nė njė konflikt tė ngrirė ose ta ndajnė atė. Kėto qarqe kanė harruar nė tė vėrtetė se shqiptarėt kur u zhgėnjyen njė herė nga pritja dhe lėvizja paqėsore rrokėn armėt. “Vetėm dhuna e njėanshme, tė cilėn e ndėrmori UĒK, pėrkundėr dėshirės sė shprehur tė Ibrahim Rugovės dhe bashkėsisė ndėrkombėtare, ēoi mė nė fund te ndėrhyrja  perėndimore dhe pėrzėnien e forcave serbe  nga Kosova” thotė William Montgomery, ish-ambasadori amerikan nė Beograd.

 

Tendenca e kėtyre qarqeve pėr ta kthyer nė politikė zyrtare tė BE-se mendimin e tyre se “kur shqiptarėt e Kosovės do ta kuptojnė se bashkėsia ndėrkombėtare synon tė frenojė ēfarėdo veprimi nė drejtim tė pavarėsisė, ata thjesht do ta pranojnė” ėshtė mjaft dritėshkurtėr. Politika europiane pėr tė mos ndėrmarrė asgjė nė pėrballjen me ēėshtjet e vėshtira, tė cilat i shoqėrojnė emocione tė mėdha, nė shekuj ka sjellė mjaft gjakderdhje nė Ballkan, sidomos pėr shqiptarėt.

 

Bashkėfajtorė tė kėsaj gjendjeje tė shqiptarėve nė rajon janė ish-fuqitė kryesore europiane, tė cilat edhe sot janė aktorėt kryesore tė politikės europiane. Por a mund t’ja zgjidhin shqiptarėve kėtė ēėshtje pikėrisht ato vende qė janė pėrgjegjėse pėr copėzimin e trojeve tė tyre? Sot ėshtė vėnė nė provė angazhimi i kėtyre shteteve pėr tė shlyer pjesėrisht fajin qė kanė bėrė mė shqiptarėt. Dhe guri i provės ėshtė marrja e pėrgjegjėsive historike dhe aktuale pėr ligjėrimin dhe zbatimin e planit Ahtisari pėr Kosovėn. Ndoshta kėtė pėrgjegjėsi synoi t’i kujtojė europianėve dhe rusėve Presidenti Bush, kur vizitoi Tiranėn me 10 qershor, pikėrisht nė pėrvjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

Rusėt nga ana e tyre po punojmė me plane afatgjata pėr tė shtuar mosbesimin e ballkanasve ndaj SHBA-sė dhe Perėndimit. Ata po synojnė dhe po punojnė pėr tė zbehur frymėn proamerikane tė shqiptarėve nė rajon. Ata e dinė se kėtė mund ta arrijnė sidomos duke e zvarritur sa mė shumė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Rusėt e dinė se shqiptarėt siē priten kėtė her Bushin kanė pritur dikur edhe Titon, Hrushovin dhe Cun En Lain.Meqenėse shqiptarėt i ndėrprenė shpejt lidhjet mė Jugosllavinė, Rusinė e Kinėn, ata mendojnė se tė njejtėn gjė do tė bėjnė dhe me SHBA-nė.Nė kėtė mėnyrė, sipas tyre, Ballkani pėrsėri do tė kthehet si dikur, nė njė zonė tė ndikimit rus. Por ata harrojnė se ndėrsa miqėsia dhe respekti pėr jugosllavėt, rusėt apo kinezet ishte sipėrfaqsore dhe e frymėzuar nga ideologjia komuniste, miqėsia dhe respekti ndaj SHBA-sė dhe Perėndimit buron nga pėrkatėsia pėrėndimore e qytetėrimit shqiptar dhe nuk mund tė fshihet lehtė.

Tashmė ka ardhur koha qė shqiptarėt tė reagojnė si njė komb dhe tė kėmbėngulin pėr zbatimin e planit tė Ahtisarit, pėr tė cilin ata sakrifikuan shumė nga vetja e tyre. Shqiptarėt nuk duhet tė lėshojnė mė pe pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, por tė vlerėsojnė situatėn dhe nėse tentohet t’i mohohet Kosovės pavarėsia apo tė ndahet ajo, shqiptarėt nė Kosovė, Maqedoni, Luginėn e Preshevės e Mal tė Zi, duhet tė flasin me njė zė dhe hapur tė kėrkojnė bashkimin me Shqipėrinė e krijimin e Shtetit Kombėtar Shqiptar nė Ballkan. Nė njė rast tė tillė kėrkohen aftėsi udhėheqėse dhe nėse nė kėtė proces angazhohen udhėheqės tė vėrtetė, tė interesuar pėr tė gjetur njė zgjidhje tė drejtė gjėrat do tė ndryshojnė.

 

Gjithshka do tė varet nga mėnyra se si do tė finalizohet statusi pėrfundimtar i Kosovės. Do tė jetė nė dorė tė faktorit ndėrkombėtar nėse lėvizja tektonike nė gjeopolitikėn ballkanike do tė pėrfundojė mė krijimin vetėm tė njė shteti tė ri, tė Kosovės sė Pavaruar apo edhe me ndryshime tė tjera kufijsh, qė do tė prekin disa shtete ballkanike, pra me njė hartė tė re gjeopolitike tė Ballkanit.

Edhe qarqe jo shumė dashamirėse me shqiptarėt, nė njė farė mėnyre e presin njė bashkim tė shqiptarėve. Njė ditė pas vizitės sė Presidentit Bush nė Shqipėri, gazeta greke “Ethnos” komentonte qartė se “Pothuajse gjysma e shqiptarėve, jetojnė nė vendet fqinjė me Shqipėrinė; nė Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi  dhe na pėlqen apo jo, kėta njerėz duan bashkimin e tyre nė njė shtet shqiptar, nė mėnyrė qė tė pėrfshihen tė gjithė shqiptarėt brenda kėtyre kufijve, kur ta lejojnė kushtet”.

Dhe kushtet pėr kėtė janė tė pėrshtatshme. Sipas Stivėn Majėr, profesor i Universitetit Kombėtar tė Mbrojtjes nė SHBA, “nuk ka arsye logjike se pse Shtetet e Bashkuara dhe vende tė tjera ta kundėrshtojnė ndarjen apo ndryshimin e kufijve. Zhvillime tė tilla kanė ndodhur gjithnjė nė historinė evropiane e atė amerikane pėr 300-400 vjet dhe nuk ka arsye qė tė mos merret nė konsideratė tani. Fuqitė e mėdha, pėrfshirė kėtu edhe vetė Shtetet e Bashkuara, duhet tė pranojnė se ndoshta ekzistojnė alternativa, qė fillimisht u kundėrshtuan e tani duhen shqyrtuar”.

Hapi qė mund tė ndėrmarrin shqiptarėt pėr bashkimin e trojeve tė tyre nė njė shtet tė vetėm nuk bie nė kundėrshtim me  ligjin ndėrkombėtar. Pse tė mos pretendojnė shqiptarėt pėr njė gjė tė tillė ndėrkohė qė Lavrovi, kundėrshtari i pavarėsisė sė Kosovės po kėrkon prova shkėncore 4200 metra thellė nė oqean nė Polin e Veriut, pėr tė fituar pėr Rusinė miliona metra katrore tokė nė Arktik, pavarėsisht se ligji ndėrkombėtar e parandalon  zotėrimin e kėtij rajoni. Ndėrsa  rusėt po kėrkojnė prova shkencore se zona nėnujore e kėtij kontinenti, kreshta Lomonosov, qė lidh Siberinė me tabanin e Arktikut i pėrket atyre, pėr trojet shqiptare dhe banorėt e tyre nė Kosovė, Maqedoninė Perėndimore, Serbinė Jugore, apo Plavė e Guci nuk ka nevojė pėr prova shkencore. Askush nuk dyshon pėr pėrkatėsinė shqiptare tė tyre.

Pėrfundimisht, ka ardhur koha tė vlerėsohet situata dhe nėse synohet t’i mohohet Kosovės pavarėsia apo tė ndahet ajo, shqiptarėt nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Luginėn e Preshevės e Mal tė Zi, duhet tė flasin me njė zė dhe hapur tė kėrkojnė krijimin e Shtetit Kombėtar Shqiptar. Vetėm atėhere pllaka tektonike e gjeopolitikės ballkanike do tė gjejė qetėsi.

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendres Shqiptare tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

www.acnss.com

xhavit_shala@yahoo.co.uk