The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

 Webmail

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@acnss.com

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Operacioni "Patkoi 2" dhe vehabizmi

 Paketa Athisari dhe kutia Putin

 Statusi i Kosovės dhe operacioni LANAC

  Garderoba pa ferexhe

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

  OPERACIONI “PATKOI 2” DHE VEHABIZMI 

Gazeta serbe “Veēernije Novosti”,  nė shkrimet e saj tė datave 8 dhe 9 mars 2007, tentoi t’i bėjė shantazh opinionit ndėrkombėtar, me synimin pėr tė ndikuar sa tė jetė e mundur mė shumė pėr tė shtuar vonesat dhe pengesat pėr pavarėsinė e Kosovės. Duke cituar gjoja raporte tė shėrbimeve sekrete tė vendeve perėndimore, tė cilat kanė trupat e tyre ushtarake nė Kosovė, kjo gazetė trilloi  “pėrgatitjet serioze qė po bėjnė shqiptarėt pėr  njė luftė tė re nė Ballkan”. Sipas sajė, “xhihadi po kėrcėnon Kosovėn”. Pėr ta bėrė sa mė tė besueshme kėtė gazeta citon tė kenė ardhur “ekstremistė islamistė e muxhahedinė nga Shqipėria” si dhe “muxhahidinė me pasaportė egjiptiane”, tė cilėt janė vendosur  nė rajonet e Pejės e Drenicės.

Ofensiva mediatike serbe synon tė ndikojė, sadopak, nė faktorin ndėrkombėtar pėr gjoja rrezikun qė i kanoset jo vetėm Serbisė, por edhe Ballkanit, nėse lejohet krijimi i Shtetit tė Pavarur tė Kosovės. Akuzat serbe ndaj shqiptarėve “si tė lidhur me ekstremizmin islamik” dhe tendenca pėr shfrytėzimin e ndjeshmėrisė sė Perėndimit ndaj islamit radikal nė dėm tė ēėshtjes shqiptare, nuk ėshtė diēka e re.

 

E reja nė kėtė rast ėshtė se, duke i akuzuar shqiptarėt si islamikė ekstremistė, qarqe tė caktuara serbe, me ndihmėn dhe tė vahabistėve duket se kanė planifikuar tė realizojnė operacionin “Patkoi 2”, ( “Patkoi” ishte emri i koduar i operacionit tė spastrimit etnik tė shqiptarėve tė Kosovės nė vitin 1999). Kėtė herė synimi ėshtė spastrimi etnik i trojeve shqiptare  brenda kufijve administrativė tė Serbisė, nė Preshevė, Medvegjė e Bujanovc. Dhe pėr kėtė qė pritet tė ndodhė, qarqet serbe po pėrpiqen tė bėjnė fajtorė vetė shqiptarėt. Kėtė skenar e zbulon “Veēernije Novosti” me datat 8 dhe 9 Mars 2007.

 

Sipas gazetės nė fjalė, “Terroristėt shqiptarė planifikojnė marrjen e veriut tė Kosovės, veēanėrisht tė atyre pjesėve qė tani mbahen nga serbėt. Skenari i marrjes sė veriut tė Kosovės ėshtė miratuar nga terroristėt e muxhahedinėt, tė cilėt ndėrkohė janė pėrforcuar edhe me vehabistė lokalė, nė Drenicė”. Qėllimi i tyre ėshtė tė  dalin nė kufi me Sanxhakun. “Vetė shtabi i  muxhahedinėve ėshtė i  vendosur nė pjesėn jugore tė Mitrovicės,  ku ėshtė selia e njėsisė famėkeqe "Abu bekir". Komandant i saj ėshtė Ekrem Avdia”.

 

Nė pėrgjigje tė kėtyre veprimeve imagjinare tė ekstremistėve shqiptarė, plani i publikuar nė gazetė parashikon tė shkaktohet eksod i ri i serbėve nga Kosova. Sipas “Vecernije Novosti”, “...Nė kohėn e tėrheqjes sė serbėve, ekstremistėt shqiptarė planifikojnė  incidente me kolonat e refugjatėve serbė. Qėllimi i sulmeve tė tyre ėshtė tė provokojnė refugjatėt serbė, tė cilėt pasi tė kalojnė vijėn kufitare me Kosovėn, tė revoltuar nga provokimet e tyre, do tė sulmojnė fshatrat shqiptare  pėrgjatė lėvizjes drejt Preshevės e Bujanovcit qė t’i “zėnė” disa nga kėto fshatra. Kjo do t’u jepte rast ekstremistėve shqiptarė, qė t’i sulmojnė  kėto kolona, gjoja pėr vetėmbrojtje. Plani ėshtė, qė tė provokohen forcat serbe tė sigurisė, qė tė reagojnė nė mbrojtje tė kolonave serbe”. 

 

Pavarėsisht nga pretendimet serbe, shqiptarėt nuk kanė arsye tė angazhohen pėr tė pushtuar pjesėn e banuar nga Serbėt nė veriun e Kosovės. Mosndarja e Kosovės ka qenė njė nga vendimet kryesore dhe tė panegocueshme tė Grupit tė Kontaktit. Kėto territore janė pjesė tė pandashme tė Kosovės, tė kontrolluara nga forcat e NATO-s dhe qė detyrimisht do tė administrohen nga Qeveria e Kosovės. Nga ana tjetėr liderėt serbė nė Kosovė dhe frymėzuesit e tyre nė Serbi kanė deklaruar vazhdimisht se, nėse Kosova bėhet e pavarur, popullsia etnike serbe do tė largohet nga veriu i Kosovės drejt Serbisė. Pėr kėtė arsye faktori ndėrkombėtar ka kohė qė po bėn pėrpjekje tė bindė serbėt pėr tė kundėrtėn, pėr atė qė tė shikojnė tė ardhmen e tyre brenda territorit tė Kosovės. Kėtė kanė kėrkuar vazhdimisht edhe forcat politike shqiptare nė Kosovė. Kėshtu qė ėshtė absurde tė mendosh se shqiptarėt duan tė pėrzėnė serbėt, kur tė gjithė faktorėt shqiptarė dhe ndėrkombėtarė  po bėjnė pėrpjekje shumė serioze  tė frenojnė kėtė dėshirė tė serbėve.

 

Propaganda serbe pėr gjoja synimet e shqiptarėve pėr tė pushtuar veriun e Kosovės dhe pėr t’i spastruar ato territore nga serbėt ėshtė thjesht njė farsė. Synimi ėshtė pėr tė bėrė fajtorė shqiptarėt dhe tė justifikohen, sa tė munden, para faktorit ndėrkombėtar nė momentin qė do tė vendosin tė zbatojnė operacionin “Patkoi 2”. Pėr ta bėrė mė tė besueshėm, ata pėrmendin dhe aktivitetin e Ekrem Avdisė. Nė tė vėrtetė propaganda serbe e ka pėrdorur shpesh si argument “fenomenin islamik Ekrem Avdija”. Aq shpesh sa tė bėn tė besosh se pėr kėtė janė tė kėnaqur ata dhe vetė Ekremi. Ndoshta kanė patur kohė tė “bindin” njėri- tjetrin gjatė viteve qė Ekremi ishte nė burg nė Serbi.

 

Plani nėnkuptohet qartė. Serbėt qė largohen me dėshirėn e tyre nga Kosova duan qė tė zėnė fshatrat shqiptare, tė cilat detyrimisht duhet tė spastrohen nga popullsia shqiptare. Reagimeve tė shqiptarėve, nė mbrojtje tė fshatrave tė tyre, do t’u kundėrvihen forcat serbe tė sigurisė, tė cilat tashmė duhet tė spastrojnė territoret nga “terroristėt shqiptarė”. A nuk ėshtė ky qė po pėrgatisin serbėt njė operacion, nė pėrmasa mė tė vogla, i tipit tė “Patkoit” qė zbatoi Milloshevici nė vitin 1999?! Serbėt nė kėtė rast kanė  kanė llogaritur dhe paaftėsinė e forcave ndėrkombėtare pėr tė prishur planin e tyre. Sipas burimeve tė gazetės “Vecernije Novosti” “KFOR e UNMIK nuk kanė kompetenca pėr t’i penguar ata. Pėrkundrazi, shtabet e KFOR e UNMIK-ut, bėjnė plane pėr drejtimet e tėrheqjes sė tyre nga Kosova, nėpėrmjet Maqedonisė, Malit tė Zi e Serbisė”.

 

Nė pėrfundim tė operacionit “Patkoi 2” serbėt do tė pėrpiqen qė, spastrimin e etnik tė shqiptarėve nga trojet e tyre nė Serbinė Jugore, ta shesin si shkėmbim territoresh, opsion pėr tė cilin duket se janė penduar qė nuk e hodhėn qė nė fillim nė tavolinėn e bisedimeve. Por, pavarėsisht nga pėrllogaritjet e serbėve dhe interesimit rus pėr njė konflikt tė ri nė Ballkan, faktori ndėrkombėtar dhe vetė shqiptarėt nuk do tė tolerojė kurrė njė spastrim tjetėr etnik tė shqiptarėve nė trojet e tyre nė gadishull.

 

Gjithsesi faktori politik nė Kosovė dhe nė trojet shqiptare duhet tė jenė vigjilent pėr tė mos rėnė nė kurthet serbe. Ata duhet tė mbikqyrin e denoncojnė cdo aleancė apo pėrpjekje serbe pėr tė manipuluar me vehabizmin apo fenomene tė tipit “Ekrem Avdija”. Shqiptarėt nė Shqipėri dhe nė Kosovė nuk janė tė interesuar pėr njė luftė tjetėr nė Ballkan. Kosova po hedh hapa tė sigurt drejt pavarėsisė. Ajo dhe Shqipėria synojnė anėtarėsimin nė NATO, organizatėn mė tė fuqishme tė sigurisė sot nė botė. 

Xhavit Shala

xhavitshala@acnss.com

www.acnss.com

Botuar si editorial nė gazetėn Korrieri, datė 19.03.2007