The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

 Webmail

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@acnss.com

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Biznesmeni Putin dhe ēmimi pėr Kosovėn

 Operacioni "Patkoi 2" dhe vehabizmi

 Paketa Athisari dhe kutia Putin

 Statusi i Kosovės dhe operacioni LANAC

  Garderoba pa ferexhe

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

BIZNESMENI PUTIN DHE CMIMI PĖR KOSOVEN

 

“Putini nė Rusi konsiderohet gjithnjė e mė tepėr si shefi i njė korporate, sesa si presidenti i vendit, pasi mėnyra se si ai e drejton vendin ėshtė shumė e ngjashme me atė tė njė biznesmeni e jo tė njė personi tė zgjedhur pėr tė vėnė zemrėn nė punėn e tij”, do tė deklaronte ditė mė parė nė njė intervistė dhėnė agjensisė “Reuters” Garry Kasparov, eksponenti kryesor i koalicionit opozitar "Rusia Ndryshe".

 

"Aleksandri i Madh" i botės sė shahut, tashmė shpresa e politikės sė re  opozitare ruse, e shikon Putinin “si njė diktator, sundimi autoritar i tė cilit kėrcėnon ta rikthejė Rusinė nė njė tė shkuar tė errėt”. Dhe zhvillimet ne Rusi  e konfirmojnė kėtė. Tė dy mandatet presidenciale te Putinit janė shoqėruar me rritjen e fuqisė sė FSB-sė( pasuesja e KGB-sė), nė qeverinė ruse dhe nė gjithė jetėn e vendit. Sipas njė studimi tė publikuar nė Rusi, mė shumė se 1000 politikanė tė lartė dhe burokratė, kanė qenė nė tė shkuarėn pjesė e KGB-sė. Shėrbimet e sotme sekrete ruse, po veprojnė njėlloj si paraardhėsja e tyre KGB-ja, po i mbyllin gojėn zėrave ndryshe me ato tė elitės sunduese  ruse. Vrasja e gazetares Anna Politkovskaja, ajo e ish-agjentit Litvinenko dhe helmimi misterioz i ish-kryeministrit  rus Yegor Gaidar , e tregojnė qartė kėtė.

 

Sjelljet prej biznesmeni tė Putinit nė politikėn e brendshme ruse po pasqyrohen dhe nė qėndrimin rus nė raport mė krizat rajonale. Nė tė vėrtetė, gjatė konflikteve ndėrkombėtare tė viteve tė fundit, rusėt, nė dukje,  ishin treguar mė tė matur se mė parė. Kremlini kishte kohė qė nuk dilte mė hapur kundėr diplomacisė europiane dhe asaj amerikane. Ishte krijuar mendimi se kishte njė zbehje tė interesave tė saj nė Ballkan. Nga shumė analistė kjo ishte pėrkthyer si njė njė shans mė tepėr nė rrugėn e Kosovės drejt pavarėsisė. Ishte menduar gjithashtu se, kundrejt ndonjė pėrfitimi ekonomik nga perėndimi, Rusia, nuk do tė vendoste  veton. Por, kohėt e fundit, ka njė radikalizim tė pozicionit rus,me synim rikthimin e strategjisė sė tensionit nė marrėdhėniet me shtetet e tjera.Njė tip lufte e ftohtė nė kushte tė reja. Ky radikalizim u shfaq publikisht, sidomos, nė prag tė paraqitjes sė planit tė Ahtisarit pėr Kosovėn.

 

Mė shumė se sa pėrpjekje pėr njė botė  nė paqe e pa konflikte, rusėt tashmė po i shfrytėzojnė krizat pėr pėrfitime ekonomike.Kėtė po synon Putin edhe me zhvillimet nė rajonin e Ballkanit. Politika e jashtme ruse gjatė presidencės sė tij, sidomos nė gjysmėn e dytė tė kėtij mandatit, ndonėse nė dukje po merrte formėn e njė diplomacie ekonomike, nė fakt ėshtė kthyer  nė njė biznespolitikė, nė interes tė pasurimit tė elitės sė re ruse. Ata po shfrytėzojnė edhe rastin e Kosovės, pėr tė pėrfituar sa mė shumė politikisht dhe ekonomikisht.

 

Konflikti nė Kosovė nė vitin 1999, i kishte treguar botės sė kishte marrė fund pėrfundimisht epoka e pushtetit ushtarak rus nė Europė.I kishte treguar dhe Moskės se, pėr tė qenė njė superfuqi ushtarake, ajo duhej, nė rradhė tė parė, tė ishte superfuqi ekonomike. Ndonėse forcat ruse nė atė  kohė zbarkuan me pompozitet dhe nė mėnyrė provokuese nė aeroportin ndėrkombėtar tė Prishtinės, nė momentin e futjes se forcave tė NATO-s nė Kosovė, u detyruan tė tėrhiqen nė dėshtim tė plotė pas disa muajsh, si pasojė e pamundėsisė ekonomike tė Moskės pėr t’i mbajur ato.

 

Diktatorėt nuk harrojnė tė hakmerren pėr dėshtimin.Nė momentin qė ata e ndiejne veten mė tė fortė, duan tė rikthehen pikėrisht ne vendin e dėshtimit, por kėtė herė si fitimtarė. Hitleri e detyroi Francėn tė cilėn e pushtoi gjatė Luftės sė Dytė Botėrore qė tė nėnshkruante me njė ceremoni madhėshtore kapitullimin pikėrisht nė atė vagon treni ku dikur, nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore, francezėt kishin detyruar gjermanėt tė nėnshkruanin kapitullimin.

 

Ėshtė pėr tė ardhur keq qė edhe udhėheqėsit e sotėm autokratė pėrpiqen tė hakmerren ndaj dėshtimeve njėlloj si diktatorėt e dikurshėm. Putini po e shfrytėzon po Kosovėn, atje ku rusėt dėshtuan, pėr t’i treguar opinionit ndėrkombėtar se, tashmė qė Rusia ėshtė bėrė superfuqi ekonomike, pa rusėt nuk mund tė merren mė vendime.Pėr kėtė ata  po kėmbėngulin nė shtyrjen e Planit Ahtisari, duke kėrcėnuar edhe me veton nė Kėshillin e Sigurimit.

 

Rusia po bėn tė pamundurėn pėr ta dobėsuar planin e mbėshtetur nga perėndimi pėr tė ardhmen e Kosovės. Ajo synon ta ndajė nė dy faza zbatimin e planit tė Ahtisarit. Ftesėn e Presidentit Kosovar Sejdiu, drejtuar atyre, pėr tė vizituar e parė progresin ne Kosovė, ata arritėn ta kthejnė nė njė mision faktmbledhės pėr zbatimin e Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit. Pas misionit faktmbledhės ka gjasa qė rusėt do tė kėmbėngulin pėr tė detyruar  shqiptarėt tė pėrmirėsojnė kushtet pėr pakicėn serbe me premtimin se do kenė shtetėsinė nė njė periudhė tė mėvonshme. Pėr t’u treguar tė besueshėm nė premtimin e tyre, Moska do tė propozojė qė tė fillohet zbatimi i pjesėve teknike tė pakos sė Ahtisarit, duke filluar me decentralizimin dhe mbrojtjen e pakicave, por nėn kornizėn e rezolutės aktuale 1244. Kėshtu rusėt, duke zgjatur statuskuon, fitojnė kohė pėr vete dhe pėr Beogradin. Statuskuoja do tė sjellė probleme tė mėdha sigurie ne rajon dhe rusėt do tė kenė pėrfitimet e tyre politike dhe ekonomike. Ndėrkohė qė, nė rast destabilizimi tė rajonit, nuk cėnohen direkt interesat ruse. Pėrveē vendeve  tė rajonit, faturėn do ta paguajė BE-ja, sidomos nė rast tė njė vale tė re refugjatėsh. ”Fati i Kosovės ėshtė i ndėrthurur me fatin e BE-sė”, thotė Joshka Fisher, ish Ministėr i Jashtėm i Gjermanisė.

 

Rusėt kanė edhe njė synim tjetėr. Duke shtyrė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės dhe duke i mbajtur europianėt dhe amerikanėt tė angazhuar nė tė, mendojnė t’i mbajnė larg zhvillimeve tė pritshme nė vendin e tyre. ”Rusia ėshtė nė prag tė njė turbullire politike, sidomos nė periudhėn para zgjedhjeve presidenciale tė marsit tė vitit 2008 pėr shkak tė pakėnaqėsisė sė madhe tė popullit nė lidhje me kushtet e vėshtira dhe standardeve tė ulėta tė jetesės ”, thotė udhėheqėsi i opozitės Kasparov.

 

Por, pėrvec shfrytėzimit pėr qėllime politike, rusėt me rastin e Kosovės, po pėrpiqen tė pėrfitojnė edhe ekonomikisht. Kosova pėr ta ka dhe njė ēmim ekonomik. Vonesa nė zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje dhe  njė destabilizim i mundshėm i situatės nė Kosovė, do tė vazhdojė ta mbajė tė lidhur SHBA dhe BE, duke vonuar e penguar angazhimin e tyre pėr zgjidhjen e krizės bėrthamore me Iranin.  Njė tension permanent me Iranin dhe ndonjė vend tjetėr tė ”boshtit tė sė keqes” nė Lindjen e Mesme, do tė thotė disa dollarė mė shumė pėr fuēi nafte.Analistėt ekonomikė mendojnė se ēmimi i fuēisė sė naftės mund tė shkojė drejt 100 dollarėve. Kjo do tė thotė superfitim pėr monopolet shtetėrore ruse, eksportuesit e mėdhej Gazprom, Transneft dhe Rosneft.Pėr tė nxitur strategjinė e tyre fitimprurėse tė tensionit permanet dhe pėr tė ndikuar nė ēmimet e naftės, rusėt herė pas here fusin nė lojė dhe shėrbimet sekrete. Ditė mė parė, duke cituar burime tė shėrbimeve sekrete ruse, shtypi raportoi pėr mundėsinė e njė sulmi amerikan mbi instalimet bėrthamore tė Iranit.

 

Besohet se, rusėt do ta shfrytėzojnė pėr ineresat e tyre politike dhe ekonomike Kosovėn deri nė cakun qė marrėdhėniet e tyre mė SHBA-nė dhe BE-nė tė mos pėsojnė krisje tė pariparueshme.Ka gjasa qė nė takimin e G 8 nė vjeshtė, pėrveē pėrfitimeve tė deriatėhershme, ”biznesmeni” Putin do ta ”mbyllė llogarinė” mė G 8, duke marrė ēmimin pėr tė mos votuar kundėr pėr ēėshtjen e Kosovės.Gjithsesi, kjo do tė varet se ēfarė rusėt do tė kėrkojė ”nė pjatė” dhe ēfarė do t’ju ofrojė ”menuja”.

 

Pėr interesat e tyre, rusėt nuk po shfrytėzojnė vetėm Kosovėn, por edhe Serbinė. Serbėt e kanė kuptuar qė rusėt nuk luajnė pėr ta, por po i shfrytėzojnė pėr pėrfitimet e tyre politike dhe ekonomike. Me dhimbje kėtė e pranon edhe Presidenti Serb Boris Tadiq. Mė 12 Prill ai ėshtė shprehur se  "nuk bisedon mė me funksionarėt rusė pėr veton", se fare mirė e di se "rusėt kujdesen pėr interesat vetjake" dhe se "interesat e Serbisė nuk janė prioritet i tyre". Politikanėt serbė, tė pa ēliruar nga ethet e nacionalizmit, nuk po arrijnė tė vlerėsojnė seriozisht avantazhet qė u krijon atyre  Plani i Ahtisarit. Ata nuk po arrijnė tė shkėputen nga ndikimi rus dhe tė punojnė realisht e seriozisht pėr interesat e shtetit serb.

 

 Nė analizė tė thellė, mė shumė se plan pėr Kosovėn, Plani Ahtisarit ėshtė plan pėr Serbinė.Jo vetėm nė paraqitje, ku  nė 2/3 e tij flitet vetėm pėr serbėt, por edhe nė pėrfitimet e pritshme, nėse serbėt e pranojnė. Ai plan e kthen Serbinė realisht nė njė superfuqi nė Ballkan, me njė rrugė mė “tė asfaltuar” se fqinjėt e saj pėr nė BE e NATO. Nė njė shtet qė ka kyēet e sigurisė nė Ballkan duke u nisur nga pozicioni i pakicave dhe tė drejtave qė ato kanė pėrfituar nė vendet fqinjė.

 

Gjithsesi, me konsensusin dhe mbėshtetjen ndėrkombėtare qė ka siguruar Plani Ahtisarit, pėr shqiptarėt e ka pėrmbushuar misionin e tij.Edhe nėse nuk miratohet, ndonėse shtohen pak vėshtirėsitė, nė thelb nuk cėnohen interesat e shqiptarėve. Kosova do tė fillojė tė njihet shtet i pavarur  nė njė proēes zinxhir nga shtetet e veēanta. Madje  kėtė herė Kosova do tė njihet shtet me sovranitet tė plotė dhe jo ashtu siē thotė Ahtisari. Nė njohjen bilaterale qė do tė bėjnė shtetet e vecanta, nuk mund tė ketė njohje gjysmake. Nga ana tjetėr mosmiratimi i Planit Ahtisari do t’ju krijojė mundėsinė kosovarėve tė rishikojnė disa nga konēensionet e tepruara ndaj serbėve, kėrcėnuese kėto pėr sigurinė kombėtare tė Kosovės,  koncensione tė cilat nuk i kanė pakicat etnike as nė shtetet mė tė zhvilluara tė Europės.

 

Gjithsesi, SHBA dhe BE, do tė shfrytėzojnė tė gjitha mundėsitė pėr ta mbajtur Rusinė pjesė tė proēesit pėr zgjidhjen e statusin e Kosovės. Por, nė fund tė fundit, do tė gjejnė zgjidhje edhe pa Rusinė, pasi fati i Kosovės ėshtė i ndėrthurur me fatin e BE-sė. Kosova e fortė dhe e qėndrueshme, do tė kėrkojė  Evropė tė bashkuar e tė fortė. Dhe vetėm Europa e bashkuar mund ta pėrfshijė Rusinė nė politikėn e harmonizuar ndaj Ballkanit.

 

Xhavit Shala

 

Botuar si editorial nė Gazetėn "Koha Jonė", datė 18.04.2007