The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

 Webmail

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@acnss.com

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Ligj, informimi dhe ndėrgjegjėsimi pėr zbatimin e tij

 Nė pritje tė nėntorit tė katėrt

 Kujdes! Serbėt po eksportojnė krizėn

 Lėvizja e lirė dhe trafiku njerėzor

 Vorio-Epiri, njė ėndėrr nė arkivol

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

LIGJI,

INFORMIMI DHE NDĖRGJEGJĖSIMI PĖR  ZBATIMIN E TIJ

 

Kohėt e fundit, Kuvendi i Shqipėrisė, ndonėse mes debatesh tė ashpra, ka miratuar ligje tė rėndėsishme nė mbėshtetje tė luftės kundėr krimit dhe trafiqeve. Kjo shpreh qartė jo vetėm vullnetin politik antikrim tė legjislativit shqiptar, por dhe pėrpjekjet e ekzekutivit pėr realizimin e politikave tė suksesshme qeverisėse nė fushėn e sigurisė.

 

Por, krahas punės pėr hartimin e ligjeve tė nevojshme pėr tė fuqizuar luftėn kundėr krimit, me rėndėsi tė veēantė ėshtė organizimi i punės pėr njohjen e kėtyre ligjeve dhe angazhimin e tė gjithėve pėr tė siguruar zbatimin me korrektėsi tė tyre. Kjo ėshtė mjaft e rėndėsishme edhe nė shtetet me demokraci tė konsoliduar. Pėr mė tepėr, kjo merr njė rėndėsi tė veēantė pėr vendin tonė, kur nuk kanė kaluar shumė vite  nga shkėputja prej njė regjimi totalitar dhe njė pjesė e njerėzve e pėrkthyen demokracinė si anarki. Kur edhe mė vonė, mė shumė se njė herė, ka patur cėnime tė rėnda tė rendit e sigurisė. Kur shkjelja e veprimi nė kundėrshtim me ligjet shpesh ėshtė kthyer nė njė dukuri masive. Kur veprimet antiligjore jo vetėm tė personave, por dhe tė grupimeve tė ndryshme janė parė si rrugė pėr realizimin e kėrkesave tė tyre. Kur edhe vetė tradita e kultura jonė juridike shtetėrore nuk kanė qenė nė nivelin e duhur. Kur  sfida jonė mė e vėshtirė dhe qė duhet fituar domosdoshmėrisht ėshtė synimi pėr vendosjen dhe konsolidimin e shtetit tė sė drejtės dhe krijimin e njė shoqėrie tė hapur, ku tė sundojė ligji dhe zbatimit tė tij t’i nėnshtrohen tė gjithė.

 

Miratimi kohėt e fundit i ligjeve tė rėndėsishme pėr luftėn kundėr krimit, nuk ėshtė shoqėruar nė vazhdimėsi nga njė punė sqaruese e ndėrgjegjėsuese pėr njohjen e zbatimin e tyre. Nė tė vėrtetė kjo mangėsi ėshtė vėrejtur edhe gjatė legjislaturave tė kaluara tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Por, nė ditėt e sotme, situata bėhet mė serioze duke marrė nė konsideratė propagandėn e fuqishme qė shpesh, edhe pas miratimit tė ligjeve, bėhet pėr interesa tė ngushta partiake. Nga ana tjetėr, puna informuese, sqaruese e ndėrgjegjėsuese sot duhet fuqizuar mė tepėr pasi ėshtė rritur ndjeshėm veprimtaria e organizuar e krimit tė organizuar dhe e  mafias tė lidhur me politikėn, pėr tė nxitur, nė forma tė kamufluara, zhvlerėsimin apo mosbindjen  kolektive ndaj ligjeve tė miratuara.

 

Duke pėrjashtuar punėn e bėrė pjesėrisht nga ndonjė organizatė joqeveritare, faktet flasin se mungon programimi i njė pune tė organizuar, nė mėnyrė qė njohja dhe ndėrgjegjėsimi i publikut tė funksionojė si njė drejtim i vecantė dhe i pėrhershėm pune. Nė zbatimin e ligjeve duhet tė pėrfshihen detyrimisht, pėrveē publikut tė gjėrė, edhe individė, grupe shoqėrore, mekanizmat e shoqėrise civile, si dhe shteti me strukturat e organet e tij.

 

Jo vetėm nga eksperienca e vendeve tė pėrparuara, por edhe nga ajo qė pjesėrisht ėshtė arritur nė vendin tonė, puna pėr njohjen e ligjeve dhe angazhimin e tė gjithėve pėr zbatimin e tyre duhet tė pėrfshijė nė rradhė tė parė veprimtaritė ndėrgjegjėsuese, tė konceptuara e tė realizuara me mencuri, me forma e metoda tė kuptueshme pėr publikun.Veēanėrisht veprimtaritė ndėrgjegjėsuese janė tė domosdoshme pėr shtetarėt dhe  punonjėsit e administratės publike qendrore dhe vendore, pasi ėshtė pikėrisht kjo kategori qė realizon praktikisht detyrimet ligjore tė strukturės apo organit ku punon.

 

Kėshtu, qė nė fillim tė vitit, u paralajmėrua ashpėrsimi i luftės kundėr fenomenit tė kultivimit tė kanabisit dhe nevoja e rritjes sė pėrgjegjėsisė sė policisė, tė strukturave tė pushtetit vendor dhe tė vetė komunitetit pėr luftėn ndaj kėtij fenomeni. Antikanabisi u pranua si njė nga sfidat e politikave antikrim tė ekzekutivit. Por ēfarė ndodhi. Niveli teknik i policisė e filloi mjaft vonė fushatėn ndėrgjegjėsuese pėr parandalimin e kultivimit tė bimėve narkotike, atėhere kur nuk kishte mė kohė pėr fushatė ndėrgjegjėsuese. Pėr pasojė, kultivimi vazhdoi tė pėrhapej, tashmė edhe nė veri. Nga ana tjetėr edhe pas miratimit tė ndryshimeve nė ligjin antikanabis, u punua pak me tė zgjedhurit vendorė, pėr t’i ndėrgjegjėsuar ata pėr domosdoshmėrinė e ndryshimit dhe tė zbatimit tė ligjit, bile nuk u organizua as dhe njė seminar sqarues me ta.

 

Puna pėr njohjen dhe zbatimin e ligjeve duhet tė pėrfshijė dhe informimin e vazhdueshėm dhe tėrheqjen masive tė publikut, tė shoqėrisė civile dhe tė medias nė veprimtaritė  me interes tė pėgjithshėm. Informimi i publikut, shoqėrisė civile dhe medias, furnizimi i tyre i vazhdueshėm me tė dhėnat e nevojshme ėshtė njė mundėsi mė tepėr pėr t’i bėrė ato dhe komunitetin, aktivė dhe tė ndjeshėm. Nėse kėta do tė informoheshin mė mirė pėr rrezikshmėrinė dhe dėmet qė i shkaktojnė integrimit tė vendit dhe vetė sigurisė sonė fenomeni i kultivimit tė bimėve narkotike, do tė rritej presioni i publikut, shoqėrisė civile e medias si dhe ndihma e tyre nė luftėn ndaj kėtij fenomeni.

 

Po kėshtu u propozua e u miratua moratoriumi antiskaf, si njė hap mjaft i rėndėsishėm pėr luftėn kundėr trafikut tė qėnieve njerėzore.Por mund dhe duhej tė ishte punuar mė shumė  pėr tė informuar publikun pėr arsyet e propozimit e tė miratimit tė kėtij moratoriumi, si njė vendim politik qė shprehte divorcin publik tė politikės shqiptare nga bashkėjetesa me trafiqet. Gjithashtu, duhej tė informoheshin e ndėrgjegjėsoheshin qytetarėt e interesuar, publiku, shoqėria civile dhe media se ky moratorium penalizonte trafikantėt e qenieve njerėzore dhe jo ata qė peshkonin me barka pėr tė siguruar bukėn e gojės.

 

Si pėrfundim, ėshtė e domosdoshme qė miratimi i ligjeve tė shoqėrohet  me programimin e njė pune tė organizuar, nė mėnyrė qė njohja dhe ndėrgjegjėsimi i publikut tė funksionojė si njė drejtim i vecantė dhe i pėrhershėm pune. Informimi dhe ndėrgjegjėsimi janė mekanizmat qė e kthejnė  publikun  nga njė grup i painteresuar, nė mbėshtetės dhe faktor tė natyrshėm aktiv tė pėrpjekjeve pėr zbatimin e ligjit.

 

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

email: qshssk@acnss.com

web: www.acnss.com