The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

 Webmail

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@acnss.com

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Paketa Athisari dhe kutia Putin

 Statusi i Kosovės dhe operacioni LANAC

  Garderoba pa ferexhe

 Ligj, informimi dhe ndėrgjegjėsimi pėr zbatimin e tij

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

PAKETA E AHTISARIT DHE KUTIA E PUTINIT

Kosova po hyn nė kilometrat e fundit tė maratonės sė saj pėr pavarėsi. Paketa e Ahtisarit, e prezantuar nė fund tė Janarit, ndonėse nuk e pėrmend fjalėn pavarėsi, ka shtruar shina tė sigurta drejt saj. Procesi i statusit do tė ēojė nė pavarėsi pėr Kosovėn, pavarėsi me njė farė mbikqyrjeje ndėrkombėtare, ndoshta pėr disa vite. E rėndėsishmė ėshtė qė, mė nė fund, pas njė shekulli, Kosova do tė shkėputet dhe de jure nga Serbia.

Pėrveē Serbisė si palė nė ēėshtjen e Kosovės, kohėt e fundit edhe Rusia po pėrpiqet tė luajė fort pėr llogari tė interesave tė saj, por duke dėmtuar interesat e shqiptarėve. Duke filluar nga vjeshta e kaluar, Presidenti rus Putin, Ministri tij i jashtėm, Lavrov dhe zyrtarė tė niveleve tė tjera,  kanė ardhur duke shtuar presionin dhe rritur kundėrshtinė pėr pavarėsinė e Kosovės. Pėr ta Kosova ėshtė “Kutia e Pandorės” dhe, sipas tyre, t’i japėsh pavarėsinė Kosovės, pa dėshirėn e serbėve, ėshtė si tė hapėsh kutinė e Pandorės. Realisht kėtė nuk e besojnė edhe vetė rusėt. Edhe Europa nėse do tė dyshonte sado pak se zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės do tė shkaktonte probleme, nuk do tė vendoste ta zgjidhte, por do ta konservonte atė pambarimisht, ashtu siē bėri kėto 100 vjet. Nė tė kundėrtėn Europa dhe Perėndimi janė tė bindur se statuskuoja apo moszgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės mund tė shndėrrohet nė njė kuti pandore.

Nė analizė tė fakteve, e ashtuquajtura kuti e pandorės, nga rusėt, po pėrdoret mė tepėr si propagandė, pėr tė fshehur kutinė e Putinit, e cila pėrmban strategjinė pėr t’i rikthyer Rusisė hijen dhe peshėn ndėrkombėtare tė ish- BRSS-sė sė dikurshėm. Pasojat nga hapja e kutisė sė Putinit Europa ka filluar t’i ndiejė. Pėrdorimi i energjisė si mjet tė presionit politik pėr Europėn dhe prova me mbylljen e rubinetave tė furnizimit me gazin rus, pėrdorimi i energjisė bėrthamore pėr tė vrarė edhe vetėm njė person, njė ish- agjent tė KGB, kundėrshtar tė Putinit, kėrcėnimi pėr pėrdorimin e vetos nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB pėr tė bllokuar pavarėsinė e Kosovės, janė vetėm disa nga ato qė kanė dalė deri tani nga kutia e Putinit. Surpriza tė tjera do tė ketė mė vonė.

Sipas Uilliam Montgomeri, ish- ambassador i SHBA-sė nė Beograd realiteti ėshtė i tillė, qė “raporti i forcave ka ndryshuar nė mėnyrė dramatike qė nga fushata e bombardimeve nė vitin 1999 dhe Rusia, me plot vetėbesim, kėrkon mėnyra pėr tė treguar  forcėn dhe pavarėsinė e vet. Ēėshtja e Kosovės ėshtė mėnyra mė e lehtė pėr ta demonstruar kėtė”. Kėtė Rusia e ka manifestuar thuajse hapur nga vjeshta e kaluar e deri nė ditėt e sotme. Edhe disa ditė mė parė, me 12 shkurt, duke folur nė njė konferencė vjetore pėr ēėshtje tė sigurisė nė Mynih, Presidenti Putin u pėrpoq tė demotivojė pėrpjekjet e faktorit ndėrkombėtar pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. "Le tė mos marrim rolin e Zotit dhe t'i lėmė ata(serbėt dhe shqiptarėt) tė zgjidhin problemet e tyre…Nėse njėri nga pjesėmarrėsit nė kėtė problem ndjehet i lėnduar, kjo gjė do tė zvarritet pėr shekuj," deklaroi Putin nė atė takim.Edhe vetė Putini nuk i beson ato qė thotė, qė palėt mund t’i zgjidhin vetė problemet e tyre. Sepse po tė kishin mundur t’i zgjidhnin vetė problemet, kjo ēėshtje  nuk do tė mbetej pa zgjidhje pėr mė shumė se100 vjet.

Nė tė vėrtetė, pozicioni rus pėr Kosovėn ka dėmtuar edhe vetė interesat e Serbisė. Duke besuar nė mbėshtetjen ruse, serbėt janė ulur nė tavolinėn e bisedimeve pėr statusin me njė ndjenjė tė rrejshme superioriteti, ēka ka bėrė qė tė mos i vlerėsojnė bisedimet dhe tė mos merren seriozisht me mbrojtjen e interesave tė serbėve tė Kosovės. Edhe vetė zyrtarėt rusė e evropianė janė tė ēuditur  me vetėbesimin e politikanėve serbė.  “Ishte e pazakontė, qė njė popull kaq i vogėl, tė betohet pėr liderėt karizmatikė e tė mos e kuptojė se ėshtė vetėm pjesė e njė sistemi tė madh” do tė shprehej ditėt e fundit Marti Ahtisari duke ikur nga Beogradi.

Rusėt, mė shumė se  sa tė mbrojnė interesat e serbėve, duan tė pėrfitojnė maksimalisht nga kjo situatė. Por edhe konstruktiviteti i tyre nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės do tė ndikonte  drejpėrsėdrejti nė mbrojtjen e interesave tė tyre. Sepse do tė forconte stabilitetin dhe sigurinė nė Ballkanin e planifikuar si vendkalim kryesor i gazsjellėsvė tė tyre pėr nė Europėn Perėndimore. Jo se nuk i dinė rusėt kėto por ndoshta nė kutinė e Putinit ka skenarė tė tjerė pėr kėtė ceshtje.

Rusia ėshtė ēelėsi i asaj qė pritet tė ndodhė kur propozimi pėr statusin e Kosovės tė paraqitet nė Kėshillin e Sigurimit. Pozicioni i saj i dyshimtė pėrbėn vėrtet njė problem serioz pėr statusin e Kosovės dhe  njė rrezik qė duhet marrė nė konsideratė, sidomos pėr pasojat qė ajo mund tė sjellė pėr sigurinė nė terren. Mosarritja e marrėveshjes me Rusinė nė Kėshillin e Sigurimit potencialisht mund ta fusė zgjidhjen e  statusit tė Kosovės nė vonesa pa mbarim. Kėshtu rusėt mund tė kėrkojnė modifikim tė rezolutės tė mbėshtetur nga evropianėt dhe amerikanėt, duke i bėrė asaj ndryshime, me synimin pėr t’i prishur Kosovės rrjedhėn drejt pavarėsisė. Kjo do tė bėnte qė amerikanėt dhe europianėt tė tėrhiqeshin.Pėr pasojė nuk do tė shfuqizohej rezoluta 1244 e vitit 1999 dhe Kosova do tė vazhdojė tė mbetet me njė UNMIK me reputacion vazhdimisht nė rėnie, gati armiqsor, para popullsisė vendase.

 

Pas kėsaj SHBA dhe shtete tė veēanta mund tė tentonin tė njihnin Kosovėn e pavarur nė mėnyrė tė njėanshme.Por shtete tė tjera, duke pėrfshirė ndoshta dhe BE si institucion, do tė hezitonin njohjen e shtetit tė pavarur tė Kosovės me preteksin se nuk duan tė shkelin tė drejtėn ndėrkombėtare, meqenėse nuk ėshtė shfuqizuar rezoluta 1244. Hezitimi i tyre pėr sulmin ndaj Irakut ėshtė njė argument pėr kėtė. Nė kundėrpeshė, SHBA mund tė kėrcėnojė mė tėrheqje nga Kosova, pėr tė pėrballuar angazhimet e saj nė konfliktet e tjera ndėrkombėtare. Nė terren kjo do tė shoqėrohej me mundėsinė e rritjes dramatike tė dhunės.Objektet e para tė dhunės do tė ishin  pakicat kombėtare dhe UNMIK-u, sidomos pas veprimeve tė tilla tė papėrgjegjshme si vrasja e tre demostruesve tė pa armatosur. Uilliam Montgomeri, ish- ambasador i SHBA-sė nė Beograd, nė njė intervistė dhėnė radios serbe B92 nė fund tė Janarit komenton se  “nuk duhet tė pėrjashtohet, se edhe trupat amerikane mund tė jenė objekt, pėr shkak tė shijes sė hidhur qė ka lėnė, mungesa e lėvizjes nė drejtim tė pavarėsisė, tek shqiptarėt e Kosovės. Nė ēdo rast, KFOR-i nuk do tė ishte nė gjendje ta pengojė rritjen e dhunės dhe pasojat e saj mund tė ishin tė ashpra”,

 

Pavarėsisht nga dyshimi i Montgomerit, as rusėt dhe as ndonjė aleat i tyre europian nuk do tė mundnin tė armiqsonin shqiptarėt me SHBA-nė, aleatėn e tyre shpirtėrore. Nuk do tė mundnin tė armiqsonin kosovarėt me ushtarėt amerikanė dhe as me trupat e tjera tė NATO-s nė Kosovo. Gjithsesi, nė kėtė situatė ėshtė e nevojshme qė klasa politike kosovare dhe grupi negociator tė jenė sa mė transparent me popullin e tyre, ta bindin atė se ėshtė e domosdoshme tė ruajė qetėsinė dhe ti shmangen provikimeve dhe skenareve qe do tė dėmtonin rrugėn e tyre drejt pavarėsisė.Ta sigurojnė popullin e Kosovės se po shkojnė me hapa tė sigurt drejt krijimit tė Shtetit tė Pavarur tė Kosovės dhe pėr kėtė kanė mbėshtetjen e nevojshme ndėrkombėtare. Gjithashtu SHBA dhe BE jo vetėm qė do tė arrijnė tė ruajnė unitetin mes tyre pėr mėnyrėn dhe domosdoshmėrinė e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės por do tė gjejnė rrugėt pėr tė neutralizuar dhe kundėrshtitė e Rusisė pėr kėtė ēėshtje. Vetėm kėshtu ata do tė mund ti bėjnė ballė edhe surprizave tė tjera  tė kutisė sė Putinit.

 

Xhavit Shala

Botuar si editorial tek gazeta " Korrieri", 17.02.2007