The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

 Webmail

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@acnss.com

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Hong Kongu ėshė varrosur nė Rambuje

 KURBAN BAJRAMI NĖ KREMLIN 

 Kurthi serb i luftės fetare

 Biznesmeni Putin dhe ēmimi pėr Kosovėn

 Operacioni "Patkoi 2" dhe vehabizmi

 Tė tjera >>>

 
 
 

  Hong Kongu ėshė varrosur nė Rambuje

 

 

     Nė takimin e radhės nė Vjenė me 5 Nėntor 2007, serbėt hodhėn nė tryezėn e bisedimeve propozimin mė tė ri, atė pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės sipas modelit tė Hong Kongut. Nė tė vėrtetė ky model nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė riprodhim i trukuar i tezės serbe tė « autonomisė substanciale » pėr Kosovėn. Negociatorėt serbė fshehin faktin qė modeli i Hong Kongut i pėrket sė shkuarės. Atė e ka varrosur vetė Millosheviēi nė Rambuje qė nė vitin 1999.

 

     Kėtė e pohoi disa ditė mė parė ish- ministri i jashtėm serb Vuk Drashkoviē, nė njė intervistė pėr gazetėn e Novi Sadit "Gragjanski List". Sipas tij, nė negociatat e Rambujesė, Beogradit i ėshtė ofruar njė dokument sipas tė cilit Kosova do tė kishte njė « autonomi substanciale » nė kuadėr tė kufijve tė Jugosllavisė dhe Serbisė dhe ai ėshtė hedhur poshtė nga Millosheviēi. “Sipas atij dokumenti Kosova do tė fitonte njė autonomi substanciale nė kufijtė e Jugosllavisė dhe Serbisė dhe ēfarėdo referendumi pėr pavarėsinė ishte pėrjashtuar nė plan afatgjatė » thotė Drashkoviē. Sipas dokumentit qė Perėndimi i ka ofruar Millosheviēit nė Rambuje, nė Kosovė do tė mbeteshin 2 mijė ushtarė serbė dhe 3 mijė policė. Ishin paraparė dy sisteme paralele tė drejtėsisė, pėr shqiptarėt dhe serbėt. Trupat e NATO-s bashkė me forcat serbe do tė ēarmatosnin Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės si dhe do tė mblidhnin armėt nė Kosovė.

 

     Por Serbia nė atė kohė e humbi shansin qė ta mbante Kosovėn me modelin e Hong Kongut. Udhėheqja e tanishme serbe duket ka harruar se ai propozim i Perėndimit ishte i vlefshėm para sulmit tė NATO-s dhe para gjenocidit tė hapur tė  aparatit represiv serb, i cili shpėrnguli me dhumė pjesėn mė tė madhe tė popullsisė sė Kosovės nga trojet e saj. Kėta dy faktorė e pamundėsojnė rikthimin tek projekti i Hong Kongut. Serbia ėshtė palė e mundur nė luftėn me NATO-n dhe UCK-nė.

 

     Edhe formalisht paralelizmi me rastin e Hong Kongut nuk qėndron. Rasti i Kosovės me Serbinė dhe ai i Hong Kongut me Kinėn nuk kanė asgjėkundi pika takimi. Hong Kongu po provohet tė pėrdoret si model pėr bashkekzistencėn e dy sistemeve tė ndryshme politike nė tė njėjtin shtet dhe, sipas gjasave, nuk do tė shkojnė gjatė. Pėr rastin e Kosovės paralelizmi nuk shkon pasi Kosova dhe Serbia janė tė njė sistemi politik, shtete demokatike. Nga ana tjetėr popullsia e Hong Kongut ėshtė e njė etnie me Kinėn dhe me tė drejtė Kina ka kėrkuar kthimin e asaj pjese tė territorit tė vet. Pėrndryshe Kosova mbi 90% tė popullsisė e ka shqiptare, pra tė njė etnie jo serbe.Paralelizmi me Hong Kongun do tė shkonte nėse jo Serbia, por Shqipėria do tė kėrkonte rikthimin dhe bashkimin me Kosovėn, me atė pjesė tė territorit qė ju shkėput, ashtu si Hong Kongu dikur Kinės. Nė kėtė mėnyrė nxjerrja nė skenė e modelit tė Hong Kongut, mund tė nxisė qarqe nacionaliste qė tė kėrkojnė bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė.

 

     « Hong Kongu »  si model, kishte disa muaj qė po pėrgatitej nga serbėt. Pėr herė tė parė ju prezantua opinionin me datė 21 Shtator, nėpėrmjet gazetės beogradase « Blic ». Propozimi i duhej shitur opinionit jo si propozim i palės serbe, por si nismė ndėrkombėtare. “Njė burim pranė Grupit tė Kontaktit thotė se njė opsion i diskutuar brenda rretheve ndėrkombėtare ėshtė tė zgjidhė ēėshtjen e Kosovės duke pėrdorur modelin e Hong Kongut” shkruante atė ditė gazeta serbe “Blic”. Duke e servirur kėtė model si nismė ndėrkombėtare serbėt besonin se edhe shqiptarėt do ta merrnin seriozisht propozimin. Por “Kosova ėshtė sui generis nė ecjen e saj. Ajo nuk ėshtė Hong-Kong, por ėshtė rast i veēantė dhe kėshtu trajtohet nga Bashkėsia Ndėrkombėtare”,  deklaroi ditėn e publikimit tė propozimit serb presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu.

 

     Jo vetėm kosovarėt, por edhe Treshja Negociatore e Grupit tė Kontaktit indirekt paralajmėroi serbėt qė tė  mos e hidhnin nga tregu nė tavolinėn e negociatave modelin e Hong Kongut. “Nuk besoj nė mundėsinė e zbatimit tė modelit tė Hong Kongut” ishte shprehur me datėn 9.10.2007, nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen moskovite “Komersant” pėrfaqėsuesi i Bashkimit Evropian nė Treshen Ndėrkombėtare pėr statusin e Kosoves, Wolfgang Ischinger.

 

     Pavarėsisht nga emri qė serbėt i kanė vėnė propozimit, ai ėshtė thjesht njė variant i sheqerosur i tezės serbe tė « autonomisė substanciale » apo tė asaj pėr “mė shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi”  pėr Kosovėn. I gjithė synimi i serbėve ėshtė pėr tė ruajtur sovranitetin mbi Kosovėn. Kėtė nuk e fshehu nė Vjenė Koshtunica me datė 5 Nėntor. “Modeli i Hong-Kongut ofron ruajtjen e sovranitetit tė Serbisė dhe realizimin e aspiratave pėr vetėqeverisjen”, tha ai. Jo rastėsisht serbėt nė dy raste i janė referuar raporteve tė Kinės me Taivanin dhe Hong Kongun si modele tė mundėshme tė Serbisė me Kosovėn. Paralelizmi i mėparshėm i Kosovės me Taivanin dhe  ky i tashmi me Hong Kongun, pėrveē tė tjerave kanė si synim sigurimin edhe tė votės kineze nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė.

    

     Paralelisht me publikimin nė gazetėn “Blic” tė modelit tė Hong Kongut, Treshja Negociatore e Grupit tė Kontaktit i paraqiti palėve nė bisedime njė  model prej 14 pikash. Edhe ky plan, me terma tė dykuptimta, pa pėrmendur pavarėsinė, ėshtė i pėrafėrt me modelit serb tė Hong Kongut. Ky plan nė thelb nuk e zgjidh, por e zvarrit ēėshtjen statusin e Kosovės, ashtu sikurse sugjerojnė rusėt. Ka gjasa qė, nė hartimin e “14 pikėshit”, presioni rus tė ketė qenė i madh.

Njė plan tjetėr, i pėrzier me modelin e Hong Kongut, u botua nė njė tė pėrditshme shqiptare  me datė  30 Tetor 2007. U servir si propozim qė po pėrpunohej nga amerikanėt.Nė thelb ai parashikonte 12 vjet ngrirje tė procesit tė statusit, referendum mė 5 janar 2020, kompetenca tė plota pėr qeverinė e Kosovės, ndėrhyrje tė fuqishme financiare nga BE e SHBA, nė vlerė prej 7 miliardė eurosh nė ēdo vit buxhetor, qasje e plotė nė institucione ndėrkombėtare, zonė e lirė tregtare si dhe tė prezencė tė NATO-s si forcė sigurie. Autorsia e planit nuk u konfirmua nga kancelaritė amerikane dhe u hodh poshtė nga Kryeministri i Kosovės Agim Ceku.

Nė analizė, edhe ky plan nuk besohet tė jetė produkt perėndimor. Pasi amerikanėt janė shprehur hapur pėr ndryshimin e status quos.Edhe ndihma financiare hipotetike ėshtė e vėshtirė tė realizohet. Amerikanet kanė probleme me financimin e postluftės nė Irak dhe i kanė rrudhur mjaft fondet pėr projekte tė tjera nė Europė. Ky model mund tė jetė me frymėzim rus, pasi ata po kėmbėngulin pėr  ngrirjen pa afat tė konfliktit. Plani mund tė merrej si bazė pėr bisedime tė mėtejshme nga pala shqiptare vetėm nėse do tė sanksinonte qė nė fillim divorcin edhe juridik me Serbinė si dhe varianti i Hong Kongut tė diskutohej si marrėdhėnie me Bashkimin Europian.

    Pėrfundimisht, modeli i Hong Kongut, i hedhur nė treg dhe nė tavolinėn e bisedimeve nga serbėt dhe mbėshtetėsit e tyre ėshtė varrosur njė herė e pėrgjithmonė nė Rambuje. Me servirjen e kėtyre modeleve, ata synojnė tė blejnė kohė e ta shtyjnė sa mė shumė zgjidhjen e statusit final. Ata shpresojnė shumė nė ndryshimet e pritshme nė gjeopolitikėn ndėrkombėtare dhe nė strategjinė e re tė sigurisė qė po shpalos Moska. Nė kėto kushte, ēdo shtyrje e statusit, pėrbėn vėrtet njė kėrcėnim serioz pėr pavarėsinė e pritshme tė Kosovės.Mbetet vetėm shpallja e njėanshme pavarėsisė, pasi tė jetė siguruar mė parė njohja e saj nga pjesa mė e madhe e vendeve tė BE-sė.

 

Xhavit Shala,

Drejtor i Qendrės Shqiptare tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare.

www.acnss.com/ xhavit_shala@yahoo.co.uk/

Botuar me date 15.11.2007 ne gazeten "Koha Jone"