The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

Islami, mes religjionit, politikes dhe terrorizmit

E Enjte, 14 Korrik 2005
Nga Xhavit Shala

Shperthimet e diteve me pare ne Londer, rikthyen dhe nje here ne ceshtje te dites per opinionin nderkombetar friken nga i ashtuquajturi terrorizem islamik. Papa Benedikti keto sulme i quajti dhe si antikristiane. Vrasjet dhe sulmet vetevrasese ne emer te allahut, synimi i terroristeve qe, nepermjet luftes se shenjte, te krijojne kalifatin e koheve moderne, tendenca per ta kthyer islamin radikal ne ideologji e politike shteterore ne disa vende te Lindjes se Mesme, duket se po tentojne te marrin peng vete fene islame.

Kohe me pare, shtetet perendimore, sidomos pas shembjes se komunizmit, identifikuan si nje problem per sigurine e tyre islamin radikal. Kjo jo vetem per shkak te zhvillimeve mbi token e arit te zi, por dhe te trembur nga rritja me shpejtesi e popullsise myslimane ne perendim e mosintegrimi i tyre ne komunitetet vendase. Vetem ne Hollande popullsia myslimane perben sot gati 20% te popullsise se vendit. Pas 20 vjetesh, ne disa qytete kryesore, hollandezet do te jene ne minorance. Keto shqetsime ndikuan jo pak ne Jo-ne hollandeze ndaj kushtetutes se BE. Vigjilenca ndaj fese islame ne perendim, u rrit sidomos pas aktit terrorist te 11 shtatorit, duke kaluar ne jo pak raste deri ne islamofobi.

Islami, nje religjion ne ekspansion

Feja islame u themelua nga profeti Muhamet (578- 632). Ai deklaroi vellazerine e myslimaneve dhe hodhi poshte dallimet klasore, te ngjyres dhe te races. Mesimet e tij profetike, te rrethuara nga principet politike, sociale dhe fetare u bene bazat e civilizimit islamik dhe paten nje influence te gjere ne historine boterore. Ai u njohu autonomine fetare cifuteve dhe te krishtereve. Pas Arabise, per nje periudhe 100 vjecare, feja islame u perhap gati ne gjysmen e botes, duke filluar nga Kaukazi ne veri, ne lindje deri ne Indi dhe ne Europe deri ne kufi me Francen. Vendosja e sundimit te Perandorise Islame ne nje territor shume te gjere u be me lufte. Ne territoret e pushtuara u krijua infrastruktura e nevojshme per perhapjen e fese islame edhe ne popuj me besim tjeter fetar nga ai mysliman. Islami, ashtu si dhe fete e tjera, eshte fe e paqes dhe e tolerances. Sot jo vetem numri i popullsise myslimane por dhe ritmet e konvertimit ne fene islame jane rritur ndjeshem ne Perendim, duke e kthyer islamin nje fe ne ekspansion.

Islamizmi ne Ballkan dhe nder shqiptaret erdhi nepermejt pushtimit osman. Islamizmit te Perandorise Osmane i kishte humbur dinamizmi dhe vitaliteti i peradorive te meparshme islame, ne te cilat u zhvillua shkenca, kultura, arsimi dhe qe kishin qene qendra te kultures boterore. Megjithate, islamizmi qe sollen turqit, me kalimin e viteve duket sikur mori tiparet e nje islamizmi europian, shume me tolerant krahasuar me rrymat konservatore si vahabizmi qe po perfshinin islamin e vendeve arabe.

Kalimi i shqiptareve ne fene islame u be gradualisht, ne shekuj. Ajo u perhap ne permasat qe eshte sot si pasoje e pushtimit ushtarak osman, e shterngimit dhe e pranimit te kesaj feje nga nje pjese e popullsise shqiptare. Kalimin ne fene islame e favorizuan nje sere faktoresh, si ato te karakterit ekonomik, pozicionit gjeografik, niveli i pamjaftueshem arsimor i popullsise, roli nxites qe luajti bektashizmi si variant liberal i fese islame, si dhe zbehja e mbeshtetjes nga Roma per katoliket shqiptare.

Te ndodhur gjeografikisht midis Lindjes e Perendimit, me nje popullsi te konvertuar me shumice myslimane, por me nje lidhje te ngushte me qyteterimin perendimor, shqiptaret ne shekuj kaluan nga politeizmi ne kristianizem, ne sheriatin islam, ne shtetin laik, shtetin ateist dhe me ne fund, sot te qete ne mes te Krishtit dhe Muhamedit. Kjo histori e dhimbshme e religjioneve ne Shqiperi ka bere jo rralle qe shqiptaret te ndodhen perballe dashurise dhe urrejtjes, here te lindjes e here te perendimit. Kohet e fundit po kerkojme dashurine e merituar por te munguar te perendimit.

Islami dhe politika

Feja islame, qe ne lindjen e saj u nderthur ngushte me pushtetin politik. Profeti Muhamed formoi dhe drejtoi nje shtet te forte. Ai ishte jo vetem themeluesi i fese islame, por dhe kryetari i pare i shtetit islamik. Pas vdekjes se Profetit Muhamed, me zgjerimin e perandorise islame, fillon dhe ndarja e saj ne disa kalifate me te vogla. Kisha katolike ka qene ne dualitet te perhershem me pushtetin politik, ndersa kisha ortodokse mori persiper nje pjese te atributeve te shtetit bizantin duke qene ne nje simbioze te plote me te.

Gjate viteve 850- 1300, ne kalifatet islame u krijuan hapesira te medha per zhvillimin e kultures dhe te shkences. Ndersa shtetet e kumunitetit islam, gjate atyre viteve perjetonin epoken e arte te jetes intelektuale, ne vendet e komunitetit kristian mbizoteronte fanatizmi dhe inkuizicioni. Me pas filloi dobesimi gradual i perandorise islame. Ne afrimin e fundit te shkelqimit politik, ekonomik dhe fetar te saje ndikuan disa faktore si konfliktet brenda kalifateve, sulmi i mongoleve nga Lindja dhe e kryqezatave europiane nga Perendimi. Pushtuesit nga Lindja, megjithese e pranuan fene islame te te mundurve, pranuan variantin me fanatik te saj, sulmuan qyteterimin dhe filozofine e zhvillimit.

Perandoria Osmane, eshte e fundit ne historine e perandorive islame. Sulltani ishte dhe kalifi, i pari fese islame. Nese kalifet arabe sulmuan Europen nga Perendimi, pushtuan Spanjen dhe shkuan deri ne kufi me Francen, sulltanet turq synuan Europen nepermjet Ballkanit me ane te nje lufte thuajse njeqind vjecare (1362-1451). Pavaresisht se treguan vlera si popull luftetar, turqit nuk e vazhduan dot qyteterimin e arabeve. Kur lulezoi qyteterimi europian, keta nuk e pranuan, nuk e ndane fene nga politika e shteti dhe rreshqiten ne fanatizem. Prandaj mbeten pas dhe u dobesuan, duke terhequr pas vetes dhe popujt qe kishin nen sundim, perfshire dhe shqiptaret.

Zhvillimet ne Europe ne vitet e Rilindjes, ndryshuan raportet e vjetra te shtetit me fene dhe bene te domosdoshem nje konceptim te ri te rolit te fese ne politike dhe nje rimodelim te marredhenieve midis shtetit dhe Kishes. Me ndarjen e politikes nga feja dhe te Kishes nga shteti, Europa e krishtere legjitimoi tolerancen fetare dhe hyri ne rrugen e modernizmit. Martin Luteri qe ne 1517 paralajmeroi termetin ne pushtetin e Kishes.

Ndryshimet kryesore qe e futen Europen ne rrugen e zhvillimeve moderne, sic ishin lindja e kombeve, perdorimi i gjuheve, zhvillimi i kulturave kombetare, ndarja e fese nga shteti dhe krijimi i shoqerise shekullare, iu mohuan shqiptareve gjate sundimit te kalifatit osman. Kjo krijoi dyshime serioze rreth identitetit qyteterues perendimor te shqiptareve.

Per here te pare, ne vitin 1923, me ligjin "Permbi Komunitetet Fetare", ndonese shekuj me vone se Europa, shqiptaret percaktuan raportet e shtetit me fene sipas modelit perendimor. Sanksionimi i parimeve te tilla, si laiciteti i shtetit, liria e besimit fetar dhe e nderrimit te tij, trajtimi i barabarte i besimeve fetare, do te ndikonte pozitivisht ne konsolidimin e tolerances fetare te popullit tone dhe rreshtimin e tij perkrah kombeve te tjera te qyteteruara perendimore.

Ne vazhdimesi, ne fund te shekullit 19 dhe gjate shekullit 20, ne besimet kryesore fetare jane shfaqur dhe zhvilluar rryma ekstremiste te cilat kane synuar nje rikonceptim te rolit te fese ne politike dhe ne shtet.

Njerezit qe i perkasin rrymave ekstremiste e shohin besimin e tyre fetar si te vetmen fe te vertete. Sipas tyre, fete e tjera nuk jane te verteta. Ato jane rivale te fese se tyre. Perfaqesuesit e ekstremizmit fetar e gjejne frymezimin ne interpretimin e gabuar qe u bejne pasazheve te marra nga librat e shenjte. Ketu perfshihen fanatiket, ekstremistet, fundamentalistet dhe terroristet fetare. Ne shume raste keto rryma jane shkaku kryesor i lufterave civile, i krimeve kunder njerezimit dhe i gjenocideve. Kjo ka ndodhur ne mesjete me kryqezatat dhe vazhdon edhe ne ditet e sotme, sic ishte konflikti ne Bosnje. Ne ditet e sotme keto perbejne nje kercenim serioz per sigurine ne shtete, rajone te vecanta dhe deri per sigurine globale. Rasti i Afganistanit, baze e Bin Ladenit dhe rrjetit te tij Alkaeda, nga ku u projektuan sulmet terroriste qe cenun sigurine e vete Amerikes, provoi me se miri kete.

Fundamentalizmi, si levizje e organizuar dhe konservatore fetare eshte njohur fillimisht ne fene kristiane, perndryshe fundamentalizmi kristian. Eshte shfaqur ne fund te shekullit 19 dhe fillim te shekullit 20 ne mes te protestanteve ne SHBA. Fundamentalizmi filloj te lulezoje ne vitin 1909, me publikimin dhe shperndarjen e 12 librave te quajtura "fundamentalizmi" (themelet- ne shqip). Megjithate, fundamentalistet kristian asnjehere nuk kerkuan ndryshimin e raporteve te sotme mes kishes, politikes dhe shtetit.

Ne fene islame, fundamendalizmi ose ekstremizmi islamik, i quajtur ndryshe dhe si ringjallja islamike apo islami radikal eshte nje levizjeje reformuese fetare, shoqerore dhe politike ne boten islame. Karakteristika kryesore doktrinore e tij eshte nderthurja e vlerave te tradites muslimane bazuar ne ligjin e Sheriatit Islam me programet e modernizmit shoqeror dhe ekonomik.

Projektet politike qe shfaqen te kamufluara nen petkun e islamit jane prirja qe formacionet shoqerore ne vendet islamike te ndertohen kryekeput sipas parimeve islamike, mosperjashtimi i dhunes si mjet per arritjen e synimit te tyre si dhe fryma thellesisht antiperendimore e politikes se tyre.

Fillimisht, idete fundamentaliste islamike, jane shfaqur ne levizjen salafiste te pastrimit dhe rilindjes se muslimaneve, udhehequr nga Muhammad Rashid Rida, shkrimtar sirian, i vendosur ne Egypt ne fillim te shekullit te 20-te. Keto ide u modifikuan nga Hasan al- Banna, i cili ne Egjypt ne vitin 1920 themeloi "Vellazerine Myslimane". Pas Luftes se Dyte Boterore, kjo organizate u perhap ne shume vende myslimane dhe siguroi miliona ndjekes, duke rrezikuar seriozisht regjimet e brishta sekulare ne vendet islamike te Lindjes se Mesme. "Vellazeria Myslimane", e cila ngre tezat e saj mbi islamin radikal si nje platforme politike, po tenton shtrirjen dhe politizimin e islamit ne vendet myslimane ish- komuniste duke perfshire dhe Ballkanin. Ajo ka depertuar nepermjet nje rrjeti te tere te OJQ-ve arabe.

"Vellazeria Myslimane" dhe salafijte kane baza shume te fuqishme ne Shqiperi- ka deklaruar para prokuroreve ne Egjypt, i deportuari nga Shqiperia me 25. 06. 1998 Ahmet Ibrahim Al Nagar, njeri nga drejtuesit e celules se Xhihadit Islamik Egjiptian ne Tirane, celule e cila u shkaterruar nga Sherbimi Sekret Shqiptar ne bashepunim me CIA-n. Zhvillimet e mevonshme ne Komunitetin Mysliman Shqiptar dhe perpjekjet e salafijve per te marre drejtimin e strukturave te tij apo per te krijuar struktura paralele me te, po provon me se miri deponimet e Al Nagarit.

Levizjet islamike tashme ishin kthyer ne politike dhe synonin marrjen e pushtetit. Ne Iran erdhen ne pushtet nepermjet revolucionit ne vitin 1979. Ne shume vende myslimane ata konkuruan ne zgjedhje si forca politike dhe fituan. Mjafton te permendim ketu fitoren ne Algjeri ne 1992 te Fronti Shpetimit Islamik, fitore e cila nuk ju njoh dhe e zhyti kete vend ne nje lufte civile.

Islami radikal politik ne Lindjen e Mesme nuk u zhvillua rastesisht. Faktoret kryesore qe mundesuan lindjen, fuqizimin dhe ardhjen e tij ne pushtet ne disa vende, jane:

- Faktoret politike: Deshtoi ne pergjithesi qeverisja sipas modeleve te demokracive perendimore ne vendet myslimane. Pas heqjes se sundimit kolonial ne vendet arabe u vendosen regjime te tipit te demokracive perendimore. Ne pjesen me te madhe te ketyre vendeve, keto regjime nuk permbushen dot shpresat e popujve te tyre, pati nivele te larta korrupsioni dhe nje krize besimi ne kete forme qeverisjeje. Keto regjime u bene shume te kritikueshme. Nga kjo perfituan kapital politik levizjet fundamentaliste islamike.

- Faktoret ekonomike: Varferia ekonomike, papunesia, mungesa e perkrahjes sociale, thellimi i dallimit midis te pasurve dhe te varferve, etj., ishin te pranishme pothuajse ne te gjitha vendet myslimane pas viteve 50. Levizjet fundamentaliste islamike ne keto vende nxiten ngritjen e organizatave te ndihmes dhe perkrahjes sociale, edukimit arsimor falas, botimin e literatures, etj., duke u shtrire gjithnje e me shume e fituar simpati ne popull.

- Faktoret sociale: Modernizmi i tipit perendimor qe u aspirua nga vendet myslimane coi ne thyerjen e disa rregullave te familjes tradicionale myslimane, te besimit fetar. Kjo beri qe njerezit te fajesonin per kete formen e regjimit politik qe kishin zgjedhur duke aspiruar alternative te tjera politike. Kete shfrytezonin levizjet fundamentaliste islamike ne propaganden e tyre.

- Faktoret gjeopolitike: Mbeshtetja e vendeve perendimore ndaj shteteve autoritare ne Lindjen e Mesme si ndaj Shahut te Iranit apo dhe ndaj Izraelit, i njohur si armik i shteteve arabe, ndikoi jo pak ne zbehjen e besimit te popujve arabe ndaj qyteterimit perendimor dhe formes se tyre te regjimit politik.

Per gjithe gjendjen e krijuar dhe deshtimet, lidere te levizjeve fundamentaliste islamike propagandonin se kjo ka ardhur si pasoje e laicitetit dhe largimit nga parimet baze te fese islame. Shpetimi eshte rikthimi tek islami i vertete i cili, sipas tyre, eshte nje menyre e gjithanshme jetese e shkrire me politiken dhe shoqerine.

Ne ditet e sotme, nje numer gjithmone ne rritje nga intelektualet e vendeve islamike, po kerkojne qe vendet e tyre te rikthehen tek demokracia, shteti ligjor dhe liria e fjales. Ata e kane kuptuar se pa demokracine vendet e tyre po bejne hapa prapa, nderkohe qe vende te tjera perparojne. Edhe shtetet perendimore jane ndergjegjesuar tashme se nxitja e demokracise, reformave politike dhe ekonomike ne vendet arabe, i sherben sigurise se tyre si dhe asaj globale.

Islami dhe terrorizmi

Fundamentalizmi islamik si levizje politike, synon te vije ne pushtet ne vendet muslimane dhe te perdorin organizimin shteteror per te cuar deri ne fund qellimet e tyre. Ne shume raste, ne mesin e ketyre levizjeve politike qe synojne te marrin pushtetin dhe ne rruge paqesore, ka organizata militantesh ekstremiste qe synojne per ndryshime te menjehershme, me ane te revolucionit, te regjimeve laike. Sipas tyre eshte obligim i te gjithe myslimaneve te luftojne regjimet laike dhe te vendosin shtetin teokratik islamik. Keta jane sot te ashtuquajturit terroriste islamike! Kryerja e akteve vrasese e vetevrasese nga terroristet, ndonese behet ne emer te fese islame, bie ne kundershtim te hapur me kete fe. Islami eshte fe e paqes dhe e tolerances. Ajo nuk ka asgje te perbashket me terrorizmin.

Levizjet fundamentaliste islamike shpesh jane te lidhura direkt apo indirekt me grupe te tilla militantesh, te cilet perfaqesojne dhe krahun e tyre te armatosur. Keto grupe sot jane te organizuara ne rrjete nderkombetare dhe per te arritur synimet e tyre zgjedhin objektivat ne cdo vend te botes. Pjesa me e madhe organizatave terroriste ne Lindjen e Mesme dhe filialet e tyre qe operojne ne perendim, veprojne ne emer te Islamit. Ata nuk ndalen kur eshte nevoja as para vrasjes se vete myslimaneve. Lufta kunder armiqve te fese islame- thote Al Zarkavi, udheheqesi i Al Kaedas per Irakun- shpesh e ben vrasjen e myslimaneve te tjere te paevitueshme per hir te luftes se shenjte.

Terrorizmi me apo pa ngjyre fetare, sot eshte bere nje kercenim serioz per sigurine globale. Infrastruktura e sotme moderne e komunikimit dhe e levizjes ka bere qe globi te jete i vogel dhe rrjetet terroriste te jene te afta te godasin nje cdo cep te tij. Lufta kunder tij nuk mund te kete sukses vetem me metoden "vrit dhe asgjeso". Paralelisht duhet mbyllur "fabrika" qe vazhdimisht furnizon keto rrjete. Kjo eshte mungesa e lirise, varferia, te ardhurat minimale dhe mungesa e shpreses per te ardhmen. Per te mbyllur kete "fabrike" shtetet perendimore duhet te punojne per nxitjen dhe forcimin e demokracise e reduktimin e varferise nepermjet nxitjes se reformave te efekshme ekonomike ne vendet e Lindjes Mesme dhe ne vendet e tjera ne zhvillim.

Kjo eshte nje sfide qe me sa duket eshte kuptuar qarte nga administrata e Presidenit Bush. Per 60 vjet, deklaroi ne Kajro me 20 Qershor 2005 Sekretarja e Shtetit Rice, SHBA ndoqi nje politike te stabilitetit ne kurriz te demokracise ketu ne Lindjen e Mesme dhe nuk arritem asnjeren.Tani ne po ndermarrim nje kurs tjeter, ne po mbeshtesim aspiratat demokratike te cdo populli.

Ndonese njerezit pergjithesisht nuk i ngaterrojne terroristet me fene islame, perseri veprimet e fundit kane ndikuar ne rritjen e nivelit te islamofobise ne Europe e SHBA dhe ne shtimin gjithmone e me teper te mjegulles rreth Islamit. Mungesa e mobilizimit brenda vete komuniteteve myslimane ne Evrope dhe me tej per te bere te qarte divorcin me keto ideologji vrasese dhe per te ndihmuar ne eleminimin e saj, do te rrise friken dhe mosbesimin e shoqerive perendimore ndaj minorancave te tyre myslimane. Kjo do te demtoje vete interesat e myslimaneve ne perendim.

Perfundimisht, perpjekjet per te kthyer islamin radikal ne ideologji e politike shteterore, kryerja e akteve terroriste per realizimin e saje ne emer te fese, jane nje tentative per te marre peng vete fene islame. Eshte, ne rradhe te pare, detyre e vete vendeve te komunitetit islam, te mendojne me shume per te mbrojur fene e tyre nga abuzuesit me te, te hartojne strategjite e duhura dhe te gjejne format e metodat per te mbrojtur fene islame nga pengmarrja. Fenomeni i terrorizmit te ashtuquajtur islamik mbetet sfida e sigurise se shekullit XXI.


Drejtor i Qendres Shqiptare

te Studimeve per Sigurine Kombetare