The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

 Webmail

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@acnss.com

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Kurthi serb i luftės fetare

 Biznesmeni Putin dhe ēmimi pėr Kosovėn

 Operacioni "Patkoi 2" dhe vehabizmi

 Paketa Athisari dhe kutia Putin

 Statusi i Kosovės dhe operacioni LANAC

 Tė tjera >>>

 
 
 

  GREPI I PUTINIT DHE DIPLOMACIA E ARAGOSTAVE

 

"Dua tė pėrgėzoj Presidentin Putin pasi ishte i vetmi qė zuri peshk", tha Presidenti Bush para gazetarėve me datė 2 korrik, pas takimit informal mė presidetin e Rusisė, Vladimir Putin, nė vilėn private tė familjes Bush, nė Kenibankport tė shtetit Mejn. Nė analizė tė atyre qė u raportuan pėr atė takim, duket se vetėm Presidenti Putin “ zuri peshk”, pra doli i fituar, ndonėse njerėz pranė “dy elefantėve” kishin paralajmėruar qė mė parė se nuk pritej ndonjė lėvizje spektakolare.

Kohėt e fundit, Presidenti Putin ėshtė vėnė hapur nėn akuzė nga opinioni i vendit tė tij dhe ai ndėrkombėtar, pėr shkelje tė lirive dhe tė drejtave tė njeriut dhe shtypjen e opozitės brenda vendit; eleminimin fizik tė kundėrshtarėve tė tijė apo tė zėrave ndryshe si vrasja e gazetares Anna Politkovskaja, ajo e ish-agjentit Litvinenko dhe helmimi misterioz i ish-kryeministrit  rus Yegor Gaidar; pėrdorimit tė energjisė dhe gazit rus si mjet tė presionit politik pėr Europėn; rikthimin e politikės sė jashtme ruse nė strategjinė e tensionit permanent, si nė kohėn e luftės sė ftohtė; rritjen e fuqisė sė FSB-sė( pasuesja e KGB-sė), nė qeverinė ruse dhe nė gjithė jetėn e vendit; kėrcėnimin pėr pėrdorimin e vetos nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB pėr tė bllokuar pavarėsinė e Kosovės, etj.

Takimi nė vilėn private tė familjes Bush, nė Mejn, nė atė vend ku Bushi President nuk kishte ftuar asnjė kryetar shteti gjatė presidencės sė tij, i shėrbeu Putinit pėr tė ngritur aksionet pėrballė presionit ndėrkombėtar nė rritje kundėr tij. Njė vit pėrpara zgjedhjeve presidenciale nė Rusi, ky takim dhe pritja qė ju bė nga dinastia Bush, do t’i shėrbejė, gjithashtu, pėr tė shtuar pėrpjekjet dhe mbėshtetur nismat brenda Rusisė, pėr ndryshimin e kushtetutės sė vendit tė tij, me synimin pėr tė qėndruar mė shumė nė pushtet apo sė paku, pėr tė qenė pėrsėri si kandidat i preferuar nė zgjedhjet e vitit 2012. Kėto plane i konfirmoi para disa ditėsh edhe e pėrditshmja ruse “Komersant”. Sipas saj “planet e 54-vjeēarit Putin mundėsohen edhe nga kushtetuta, pas njė shkėputjeje edhe nėse janė plotėsuar dy mandate rresht presidenciale, mund tė rikandidosh pėrsėri”.  Ky ishte “peshku” qė zuri grepi i Putini nė Amerikė.

Bisedimet Bush-Putin apo diplomacia e aragostave ( e thirrur kėshtu pėr shkak tė menusė sė pasur me aragosta, e cila ju rezervua mikut rus) zhgėnjeu shqiptarėt, sidomos ata tė Kosovės. Dosja “Kosova” nuk arriti tė hyjė dhe  nuk u konsiderua si njė ndėr kryesoret midis shumė ēėshtjeve tė tjera qė ekzistojnė mes Rusisė dhe Shteteve tė Bashkuara. Sipas  Stiven Hedlit, kėshilltari amerikan pėr sigurinė kombėtare,  pėr Kosovėn ka shumė ide nė qarkullim pėr tė cilat ėshtė duke u debatuar dhe se dy liderėt Bush dhe Putin kanė thėnė se “dėshirojnė qė ministrat e Jashtėm Kondoliza Rajs dhe Sergei Lavrov tė mbikqyrin dhe tė vazhdojnė kėto bisedime pėr tė parė nėse mund tė gjendet njė zgjidhje qė do tė ēonte pėrpara".

Presidenti Putin e ka zbutur tonin kundėrshtues lidhur me planet amerikane pėr njė sistem tė ri mbrojtjeje raketore nė Evropė, duke paraqitur opsione apo dhe duke tentuar kompromise. Por pėr problemin e Kosovės ai “nuk ka lėshuar  pe”, ata thjesht kanė rėnė dakort qė  "le tė vazhdojnė bisedimet”. Nė deklaratėn e Stiven Hedlit nuk pėrmenden mė paralajmėrimet amerikane pėr afate tė kufizuara kohore tė bisedimeve. “Padyshim qė kalimi i kėtij problemi tek ministrat e jashtėm ėshtė njė dėshtim pėr diplomacinė amerikane, ėshtė njė hap prapa.” do tė deklarontė  pas takimit Bush-Putin eksperti i Institutit Amerikan tė Paqes, Daniel Serwer.

Efektivisht rusėt arritėn tė shtyjnė afatin pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Kjo shtyrje ėshtė njė fitore simbolike pėr politikėn ruse, pasi tregoi qartė se tani mund tė thuhet se bota e, veēanėrisht SHBA-ja, e dėgjojnė me tė vėrtetė Rusinė dhe i marrin seriozisht qėndrimet e tyre pėr ēėshtjet ndėrkombėtare.

Edhe diplomacia europiane duket se mbeti e zhgėnjyer nga takimi Bush-Putin. Ata po prisnin qė Putinit t’i bėhej edhe njė herė e qartė dhe prerė se ata (amerikanėt),  kėrkojnė njė rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit, por nėse rusėt nuk do ta lejoni kėtė ose do t’i vinin veton, amerikanėt do tė shikojnė mundėsinė tė veprojnė vetė sė bashku me disa nga partnerėt europianė pėr tė njohur Kosovėn pasi ajo tė ketė shpallur pavarėsinė. Amerikanėt duhet t’ja bėnin tė qartė rusėve se, nėse kjo nuk vendoset nė Kėshillin e Sigurimit, atėherė ata do tė pėrpiqen ta realizojnė jashtė OKB-sė. Nga ky presion, europianėt shpresonin pėr njė farė zbutje tė pozicionit rus pėr ēėshtjen  e Kosovės, nė mėnyrė qė tė kalontė rezoluta nė Kėshillin e Sigurimit pėr miratimin e Planit tė Ahtisarit dhe t’i hapej rruga fillimit tė misionit europian nė Prishtinė.Ndryshe nga sa shpresonin europianėt, Bushi duket se nuk e quajti normale ti bėntė presion mikut nė shtėpinė e tijė dhe nuk pėrmėndi afatė pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės.   

Ndonėse nuk ka prova pėr ndonjė ndryshim tė pozicionit amerikan pėr ēėshtjen e Kosovės , nga ato qė Presidenti Bush deklaroi nė Tiranė, qėndrimi taktik amerikan nė takimin me Putinin, duke mos pėrmendur afate pėr zgjidhjen e kėsaj ēeshtje, alarmoi europianėt. Politikanėt europianė e dinė se ēdo shtyrje e afatit tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, pėrveē rrezikut tė shpėrthimit tė dhunės nė rajon, do tė shoqėrohet me njė rritje tė ndikimit rus nė rajonin e Ballkanit.Kjo jo vetėm si pasojė e ekspansionit energjitik rus, por dhe i njė politike bashkėpunimi pa kushte qė po aplikojnė rusėt nė rajon, ndryshe nga bashkėpunimi i kushtėzuar dhe selektiv i BE-sė me vende tė rajonit tė Ballkanit.

Rritja e ndikimit rus nė Rajonin e Ballkanit do tė  shoqėrohet me zbehjen e ndikimit tė BE-sė nė kėtė rajon, ndėrkohė qė krizat qė mund tė shpėrthejnė atje, do tė cėnonin mė shumė Europėn se sa Rusinė e SHBA-nė. Pėr kėtė Brukseli, ndėrkohė qė po pėrfundonte takimi Bush-Putin, reagoi ashpėr kundėr Rusisė."Rusia mbron qėndrimet e veta, dhe ka interesat e veta, por Kosova ėshtė ēėshtje evropiane dhe ne ja kemi bėrė tė qartė Moskės se jemi tė interesuar tė zgjidhim kėtė problem. E ardhmja e Ballkanit varet nga Evropa e jo Rusia " deklaroi Kristina Galak, zėdhėnėse e shefit pėr politikė tė Jashtme tė BE-sė, Havier Solana. Tė shpresojmė se europianėt kanė hequr dorė nga politika e gjetjes sė pretekseve pėr tė mos bėrė asgjė, siē kanė vepruar mė heret nė Kroaci, Bosnjė dhe nė Kosovė nė vitet e 90-ta. Nė tė gjitha kėto raste Bashkimi Evropian ka qenė i paralizuar dhe kanė qenė Shtetet e Bashkuara qė kanė marrė rolin e prijėsit.

Takimi Bush-Putin zgjoi Brukselin qė tė marrė pėrgjegjėsitė e veta dhe tė kėmbėngulė pėr zgjidhje nė lidhje me Kosovėn. Pėr kėtė, pėrfaqėsuesit e vendeve europiane perėndimore nė KS tė OKB-sė do tė provojnė qė nė dhjetė ditėt e ardhshme tė paraqesin njė tjetėr projekt-rezolutė. Synimi i tyre nė kėtė rast ėshtė qė fillimisht tė zyrtarizohet misioni evropian nė Kosovė, si pasardhės i UNMIK-ut. Pėr tė neutralizuar veton ruse ata pėrsėri kanė propozuar vazhdimin e bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit. Nėse kjo rezolutė do tė kalojė, pra nėse do tė arrihet tė zyrtarizohet fillimisht misioni i BE-sė nė Kosovė, do tė ishte njė mundėsi mė shumė pėr ta mbajtur nėn kontroll situatėn nė Kosovė dhė njė lehtėsim mė pas pėr njohjen e njėanshme tė pavarėsisė sė saj nga  SHBA dhe BE. Nėse edhe kjo rezolutė nuk do tė kalojė, SHBA dhe BE duhet tė mendojnė njė zgjidhje tė menjėhershme  jashtė OKB-sė, ashtu sikurse u bė sulmi ndaj Serbisė nė vitin 1999. Pėrndryshe, nėse SHBA dhe BE do tė vazhdojnė tė besojnė  pėrsėri nė diplomacinė e aragostave, do tė jetė e vėshtirė tė shpėtohet Kosova nga dhuna dhe Ballkani nga goja e gaforres ruse.

Xhavit Shala

xhavitshala@acnss.com

www.acnss.com