The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

 Webmail

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@acnss.com

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Kurthi serb i luftės fetare

 Biznesmeni Putin dhe ēmimi pėr Kosovėn

 Operacioni "Patkoi 2" dhe vehabizmi

 Paketa Athisari dhe kutia Putin

 Statusi i Kosovės dhe operacioni LANAC

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

RUAJTJA DHE PROMOVIMI I TOLERANCĖS FETARE ĖSHTĖ INVESTIM PĖR SIGURINĖ TONĖ KOMBĖTARE

 

Populli shqiptar, gjatė historisė sė tij ka pėrjetuar shumė luftėra, por nė asnjė rast nuk ka pasur konflikte tė brendshme fetare. Qenia nė themel tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve jo i fesė, por i gjuhės, traditės e kulturės; prania e njė feje islame, pėrgjithėsisht, popullore dhe e zbutur nga bektashizmi; urrejtja dhe lufta kundėr rrymave intolerante nė islam, siē ishte vehabizmi; ftohja e detyruar e brezit tė ri tė shqiptarėve ndaj fesė gjatė regjimit komunist; moskthimi i konflikteve ekonomike e shoqėrore nė konflikte fetare, si dhe tradita e forcave politike, qė, historikisht, nuk kanė synuar tė krijojnė njė elektorat mbi baza fetare, janė disa nga faktorėt qė i kanė ruajtur besimet fetare nga fanatizmi, ekstremizmi apo fondamentalizmi fetar dhe qė e kanė ēimentuar harmoninė dhe tolerancėn fetare tė shqiptarėve.

 

Harmonia dhe toleranca ndėrfetare janė nga thesarėt mė tė vyer tė  kulturės e tė trashėgimisė sonė kombėtare, tė cilat duhen   kategorizuar pasuri tė rrezikuara jo vetėm nė atdheun amė, Shqipėri, por edhe nė Kosovė dhe viset shqiptare nė Maqedoni e nė Malin e Zi. Mbrojtja e tyre ėshtė investim pėr sigurinė tonė kombėtare

 

Shteti shqiptar, menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė, megjithėse i brishtė, e vlerėsonte harmoninė fetare dhe, nė pėrgjithėsi ēėshtjet fetare, si shumė tė rėndėsishme pėr sigurinė e tij kombėtare dhe ka investuar vazhdimisht pėr kėtė. Qė nė atė kohė, patriotėt shqiptarė janė pėrpjekur tė pėrhapin frymėn qė besimet fetare, pavarėsisht nga pesha nė numėr, tė trajtoheshin, tė pėrfaqėsoheshin dhe ta ndjenin veten tė barabartė. Kjo ka qenė dhe mbetet shtylla e dialogut ndėrfetar dhe e tolerancės fetare nė vendin tonė.

 

Pikėrisht, pėr kėtė specifikė tė besimeve fetare nė vendin tonė, problemet qė mund tė ketė brenda Bashkėsia Islame, nuk mundet tė jenė vetėm tė saj, por tė gjithė popullit shqiptar, ashtu sikurse problemet nė komunitetin ortodoks, katolik apo bektashi, nuk mund tė jenė vetėm problemet e tyre. Kemi tė drejtė dhe me tė drejtė shqetėsohemi tė gjithė.Kjo pėrbėn njė tjetėr shtyllė tė dialogut dhe tolerancės ndėrfetare nė vendin tonė.

 

Por harmonia dhe tolerance jane te rrezikuara nga “importi”. Ardhja nė mėnyrė tė pakontrolluar, e njė sėrė sektesh e rrymash fetare, kryesisht nepermjet OJQ-ve te spektrit fetar, prej tė cilave frikohen dhe shtete me demokraci tė konsoliduar, kėrkon njė rol nė rritje tė vetė komuniteteve tradicionale fetare te vendit tonė, tė intelektualėve shqiptarė, e sidomos tė strukturave ligjzbatuese. Ėshtė detyrė e tyre qė jo vetėm tė respektojnė lirinė e besimeve fetare, por edhe tė mos lejojnė qė abuzimi me kėto liri tė cenojė sigurinė tonė kombėtare. Tė gjithė kėta faktorė duhėt tė bashkėpunojnė pėr tė neutralizuar rrezikun e infiltrimit tė elementeve  ekstremist nė komunitetet tona fetare. Pėr kėtė, shteti shqiptar duhet tė kalojė nga pozicioni i neutralitetit pasiv, nė atė tė laicitetit veprues, pasi harmonia fetare, sa ē’ėshtė madhėshtore si ngrehinė, aq ėshtė edhe e brishtė. Mjafton e ēara e parė serioze, radikalizimi i njėrit prej besimeve, qė ngrehina tė shembet, thotė shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare.

 

Nga rreziqet nuk janė tė imunizuar asnjėri nga komunitetet  fetare tradicionale tė vendit tonė. Jo rrallė sot dėgjohen thirrjet pėr ruajtjen e islamit autokton. Nė tė vėrtetė ato pasqyrojnė shqetėsimet e herėpashershme qė janė pasqyruar dhe nė shtypin shqiptar, lidhur me pėrpjekjet qė po bėjnė rrymat ekstremiste, si vehabi-selefizmi, pėr tė depėrtuar nė islamin ballkanik e atė shqiptar.Vehabizmin nuk e lidh asgjė me shqiptarėt.Ai pėrbėn njė kėrcenim pėr demokracinė dhe sigurinė tone kombetare. Bashkėsitė Islame nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni dhe Malin e Zi, agjensitė ligjzbatuese sot tė Shtetit Shqiptar, nesėr tė Shtetit tė Kosovės si dhe faktorėt politikė shqiptarė nė Maqedoni dhe Malin e Zi, duhet tė pėrballėn me kėtė sfide.Tė gjithė sė bashku duhet tė shuajmė zjarrin vehabit pėrpara se tė na djegė.

 

Edhe komuniteti ortodoks shqiptar ėshtė njė pjesė jashtėzakonisht e rėndėsishme e koloritit fetar shqiptar. Nė jo pak raste, nė opinionin vendas, ėshtė vėnė nė dyshim autoqefalia e kėsaj kishe. Mė i fundit ėshtė rasti i pėrfshirjes sė segmenteve vendore tė kėsaj kishe nė skandalin e zhvarrimit tė eshtrave tė ushtarėve grekė nė Kosinė tė Pėrmetit. Ka pasur gjithashtu momente kur segmente tė caktuara nga komunitetet tradicionale fetare jo myslimane, janė pėrpjekur tė tregojnė njė prani mė tė madhe tė tyre, duke ndėrtuar simbole fetare ne vende tė dukshme, jashtė objekteve tė tyre tė kultit, ēka nuk ka qenė nė traditėn shqiptare. Dikujt i interesonte mė shumė zhurma qė po bėhej pėr kėtė problem. Edhe mė parė, burime tė besueshme tė komunitetit tė shėrbimeve tona ligjzbatuese, kanė raportuar raste kur shėrbimet sekrete serbe kanė nxitur veprimet radikale nė besimet tona fetare. Ato kanė vite qė e nxisin kėtė radikalizim dhe propagandojnė rrezikun e islamit radikal ndėr shqiptarėt nė Ballkan.

 

Sot ka ardhur koha pėr shqiptarizimin e hierarkisė fetare, faktor tjetėr ky qė do t’i shėrbejė ruajtjes sė harmonisė dhe tolerancės fetare nė vendin tonė. “U bėnė tash 15 vjet qė ky popull nuk ka dėgjuar tė flitet prej klerit katolik fjala shqip”, shprehej kohė mė parė nė njė tė pėrditshme shqiptare At Zef Pėllumbi, njė nga klerikėt mė tė persekutuar gjatė regjimit komunist. Duket, nė njė mendje me tė ėshtė edhe vetė Kryepeshkopi Jonullatos, i cili nė njė intervistė dhėnė kohė mė parė nė njė tė pėrjavshme  shqiptare, shpjegon se klerikė shqiptarė, tashmė janė tė  denjė pėr ta zėvėndėsuar atė.

 

Gjithsesi gjendja duhet parė me optimizėm. Aktualisht, komunitete tradicionale fetare janė nė prag tė nėnshkrimit tė aktmarrėveshjeve me qeverinė dhe po behet nje punė intesive pėr hartimin e ligjit per besimet fetare. Duket, do tė futet nė rrugėn e zgjidhjes kthimi i pronave tė komuniteteve fetare,financimi i pjesshėm dhe pėrgatitja e klerikėve tė tyre.Gjithashtu ka njė ndėrgjegjėsim mė tė madh, jo vetėm tė strukturave shtetėrore, por dhe tė vetė komuniteteve fetare, tė intelektualėve dhe, nė pėrgjithėsi, tė shoqėrisė civile ndaj rasteve tė raportuara si kėrcėnime tė tolerancės fetare.

 

Xhavit Shala.

www.acnss.com

 

Shkrimi eshte variant i shkurtuar i kumteses me te njejtin titull, mbajtur ne Tirane, me date 26.05.2007, ne Simpoziumin “Domosdoshmeria e dialogut nderfetar dhe nderkulturor per paqen boterore”

 

Botuar ne Revisten “MAPO”  Nr.34, 2 Qershor 2007 dhe gazeten “Koha Jone” date  5 Qershor 2007 nen titullin “ T’i mbrojme me ēdo kusht”