The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

 Webmail

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@acnss.com

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Kurthi serb i luftės fetare

 Biznesmeni Putin dhe ēmimi pėr Kosovėn

 Operacioni "Patkoi 2" dhe vehabizmi

 Paketa Athisari dhe kutia Putin

 Statusi i Kosovės dhe operacioni LANAC

 Tė tjera >>>

 
 
 

KOSOVA DHE KATOLICIZMI I RRUDHUR EUROPIAN

Botuar me 07 Shtator 2007 ne Gazeten "Koha Jone"

 

Me zgjerimin e planifikuar tė BE-sė nė drejtim tė Lindjes, ortodoksėt kanė “pushtuar” politikisht Bashkimin Europian.Rreth 200 milion qytetarė tė besimit ortodoks, e kanė transformuar kristianizmin ortodoks, me kishėn ortodokse ruse si zėrin e saj mė tė lartė, nė njė farė mėnyre nė pjesė tė vendimarrjes politike tė BE-sė. Ndėrkohė, nė Evropė jetojnė mbi 120 milionė myslimanė, prej tė cilėve rreth 15 milionė nė Evropėn Perėndimore. «Europa ėshtė myslimane, por nuk e di» thotė Bernard Luis, njė nga studiuesit mė tė njohur   perėndimorė  tė Islamit.

 

Pėrballė kėtij “invazioni” ortodoks e islamik, nė fillimet e kėtij shekulli katoliēizmi europian ėshtė rrudhur mjaft. Pavarėsisht rrudhjes nė Europėn Perėndimore, nė Kosovė, nė tokėn e shqiptarėve, shumica e tė cilėve janė tė besimit mysliman, simbolikisht i krijohen hapėsira dhe vendosen raporte tė reja me katoliēizmin europian.Jo zyrtarisht mėsohet sė udhėheqėsi shpirtėror i shqiptarėve tė Kosovės drejt pavarėsisė dhe presidenti i vendit, i ndjeri Ibrahim Rugova, vullnetarisht konvertohet nga mysliman nė katolik. Gjithashtu nė sheshin qendror tė Prishtinės  i hapet vendi dhe fillon ndėrtimi i njė katedraleje katolike. Me kėtė veprim shqiptarėt tregojnė  se edhe nė kohėt moderne, do ta mbrojnė katoliēizmin, ashtu siē bėri Heroi ynė Kombėtar Gjergj Kastroti-Skėnderbeu shekuj mė parė.  Shqiptarėt e Kosovės gjithashtu shpresojnė nė mbėshtetjen  e tyre, nė kushtet kur po kėrkojnė vėtėm ripranimin nė qytetėrimin perėndimor, nga i cili u veēuan pėrdhunisht.

 

Ndonėse islami ka depėrtuar nė mėnyrė “klandestine”, tė paplanifikuar dhe tė padėshiruar nė vendet e BE-sė, ai sė bashku me kristianizmi ortodoks dhe atė tradicional  katoliko-protestant, kanė krijuar njė realitet tė ri nė ēėshtjet fetare tė Europės. Kjo detyrimisht do tė ridimensionojė edhe politikat e sigurisė nė Europėn e shekullit XXI. Kėto politika do tė ndikojnė jo vetėm nė sigurinė dhe tė ardhmen e Europės, por dhe nė raportet e ndėrsjellta tė saj me SHBA dhe Federatėn Ruse.

 

Kultura dhe feja ndodhen sot nė linjėn e parė tė ēėshtjeve globale. “Janė pjesė kyēe tė politikės sė jashtme tė shekullit XXI. Partneriteti i tyre, kur pėrdoret siē duhet, mund tė jetė njė forcė pėr drejtėsi dhe paqe”, thotė Madeleine Albright, ish-Sekretare Shteti e SHBA-sė. Shpesh ato janė tė pandashme dhe luajnė njė rol  tė rėndėsishėm nė ēėshtjet e sigurisė rajonale dhe globale. Por si pritet tė ndikojnė kėta faktorė nė sigurinė e Europės nė kėtė shekull, nė kushtet kur ndikimi ortodoks dhe islamik nuk mund tė mos merren mė nė konsideratė nė “klubin e krishterė”.

 

Cėshtja e Kosovės dhe mėnyra e zgjidhjes sė saj do tė jetė guri i  provės. Zgjidhja e saj nė favor tė popullit tė Kosovės do tė tregojė pjekurinė dhe forcėn e BE-sė. Kjo ėshtė e vetmja zgjidhje nė njė linjė me vetė sigurinė e Europės. Cdo tentativė pėr ta lejuar Kosovėn tė bėhet kurban i parė i kėtij realiteti tė ri fetar tė Europės do tė  vėrtetojė plotėsisht pushtimin ortodoks tė politikės sė BE-sė dhe kapitullimin e saj pėrballė “ariut rus” qė mendohej se ishte zbutur.

 

Zgjerimi i planifikuar i BE-sė nė drejtim tė Lindjes ortodokse tashmė e ka ripozicionuar kristianizmin ortodoks nė ato nivele ku politikat ortodokse janė realisht pjesė e vendimarrjes politike tė Bashkimit Europian. Por Huntingtoni, shumė vite mė parė, kishte paralajmėruar pėrplasjet mes civilizimit “ortodoks sllav” me perėndimit “katolik-protestant” krahas kėtij tė fundit me atė islam. “Vetėm nėse vendet ortodokse e ndryshojnė identitetin e tyre sipas kushteve tė qarta laike mund tė ketė shanse ato vende t’i bashkohen perėndimit” thotė ai.

 

Nė tė vėrtetė zhvillimet nė kėtė fushė nuk janė optimiste. Disa nga vendet ortodokse tė anėtarėsuara nė BE duket nuk po manifestojnė njė pozicion tė qartė laik. Pesha politike e kishės brenda atyre vendeve nuk po bie, siē ka ndodhur nė Europėn Perėndimore, por po rritet, duke ndikuar dhe nė politikėn e jashtme tė vendeve tė tyre. Dhe ndikimi politik i kristianizmit ortodoks u manifestua qartė nė rastin  e pėrēarjeve brenda vetė BE-sė pėr mundėsinė e njohjes sė  njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės nė rastin e njė vetoje tė mundshmė Ruse nė KS tė OKB-sė.

 

Disa shtete anėtare tė BE-sė, por tė linjės ortodokse, i dhanė garanci qendrės politike tė ortodoksisė, Moskės, por edhe Serbisė ortodokse, se nuk do ta njihnin pavarėsinė e Kosovės pa njė rezolutė tė OKB-sė. Kėto shtete jo vetėm prishėn mundėsinė e veprimit tė BE-sė si njė ekip nė politikėn e jashtme, por e faktorizuan nė majat mė larta Moskėn nė vendimarjen pėr Kosovėn.” Evropa e ndarė dhe e dobėt do ta ēojė Rusinė nė joshje, pėr tė ndjekur rrugė tė rrezikshme nė tė ardhmen e saj” thotė Joshka Fisher-ish ministėr i jashtėm gjerman.Dhe shenjat janė tė qarta. Kosova, nė zemėr tė Europės u shpall “vijė e kuqe” e rėndėsishme pėr sigurinė kombėtare tė Rusisė.  

 

Nė kėto kushte, nėse kėto shtete nuk  manifestojnė njė pozicion tė qartė laik dhe nuk mbėshtesin institucionet demokratike paneuropiane, duke i lėnė kishės vetėm anėn shpirtėrore dhe jo politike tė kombeve tė tyre dhe nėse nuk gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt me shtetet  tradicionale perėndimore, mund tė rriten premisat e njė pėrplasjeje midis bllokut katolik e atij ortodoks brenda Europės.  Bashkimi i zėrit tė tyre me ato tė shumicės sė vendeve tė tjera tė BE-sė pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės do tė ishte vėrtet njė tregues i forcimit tė laicitetit tė tyre.

Pėrvec prezencės zyrtare ortodokse, Europės pėrditė e mė tepėr i duhet tė pėrballet edhe me “invazionin” e heshtur islam. Popullsia muslimane e vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian mund tė dyfishohet nga rreth 15 milionė sot, nė 30 milion deri nė vitin 2025. Vetėm nė Francė ata pėrbėjnė 8% tė popullsisė. Ndėrkohė njė numėr i madh myslimanėsh evropianė e ndjejnė veten tė izoluar,tė shkėputur nga kultura e tyre, apo nga origjina e prindėrve tė tyre.Islami po bėhet  gjithnjė e mė i rėndėsishėm si njė symbol i identitetit tė tyre. Sipas studimeve rreth njė e treta e fėmijėve francezė tė moshės shkollore me origjinė myslimane e konsiderojnė fenė  si faktorin dominues nė pėrcaktimin e tyre, mė shumė se sa pasaporta apo ngjyra e lėkurės. Gjithashtu dhe rinia myslimane britanike priret ta konsiderojė Islamin si shtėpinė e tyre tė vėrtetė, mė tepėr se sa Britaninė, apo qytetin ku jeton. "Shumė myslimanė tė brezit tė dytė, apo tė tretė nė Evropė, duket se duan t’u plotėsohen nevojat shpirtėrore. Janė pikėrisht financuesit e huaj dhe aktivistėt fetarė nga jashtė ata qė e mbushin kėtė boshllėk shpirtėror, duke ndėrtuar xhami, tė cilat i pajisin me imamė ekstremistė," thotė Daniel Fried, Ndihmėssekretar amerikan i Shtetit pėr Ēėshtjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Europianėt nuk i kushtojnė rėndėsinė e duhur dhe nuk e kuptojnė thellėsinė e besimit tė popujve. Kur ėshtė fjala pėr besimin islam ata nuk po e zgjidhin dot ekuacionin. Shkalla e lartė e islamofobisė e ka thelluar akoma mė tepėr ndarjen dhe nė jo pak raste islami perceptohet vetėm si ekstremist. “ Nė tė vėrtetė, kredoja e selafitėve, vehabitėve dhe e Al Qaedas ėshtė tipike pėr islamin aq sa ėshtė Ku Kluks Klani pėr kristianizmin amerikan” thotė studiusi Bernard Luis. Europianėt duhet tė gjejnė zgjidhje pėr kėto probleme. Moszgjidhja mund tė shndėrrohet nė njė problem pėr sigurinė nė Europė dhe jo vetėm atje. Kjo ka shqetėsuar edhe SHBA-nė. Amerikanėt nuk harrojnė se 11 Shtatori u pėrgatit nė Europė. ”Evropa ėshtė shndėrruar nė njė “fushė tė xhihadit” dhe mund tė jetė ajo pjesė e botės ku Amerika pėrballet me kėrcėnimin mė tė madh nga ekstremizmi islamik” shprehet, Daniel Benjamin, ish-kėshilltar i Shtėpisė sė Bardhė, vėzhgues pėr terrorizmin nė Qendrėn pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare

Ekuacioni me myslimanėt nuk zgjidhet me veēimin, por me integrimin tolerant tė tyre.Pėrndryshe europianėt mund tė pėrballen, nė rastin mė tė mirė, me njė lėvizje pėr tė drejtat civile nė Europė, si ajo qė u bė nė SHBA, lėvizje e cila integroi popullsinė me ngjyrė atje. Trazirat e dhunshme tė myslimanėve tė periferive tė varfra tė Francės dhe revoltat pas botimit tė karrikaturave tė Profetit Muhamed nė Danimarkė ishin njė paralajmėrim qė duhen marrė seriozisht. Ato treguan gjithashtu se europianėt nuk po munden tė pėrballen me sukses me ekstremizmin.

Duke u integruar, myslimanėt e Europės mund tė shihen si plotėsisht evropianė edhe nė rastin kur ruajnė disa nga vlerat e kulturės sė tyre tė trashėguar. Por edhe eksperienca amerikane e integrimit tolerant nuk i zgjidh tė gjitha problemet. Pasi Europa nuk ėshtė si Amerika. Ajo ka banorėt e saj autoktonė, ndryshe nga Amerika e cila ėshtė krijuar nga emigrantėt. Pėrveē eksperiencės amerikane pėr tė drejtat civile, duhet gjetur zgjidhje pėr realitetin e ri fetar ne Europė.

Dhe zgjidhja ėshtė  tė modeli shqiptar i tolerancės dhe trajtimit tė besimeve fetare. Pra vlerėsimi, trajtimi dhe pėrfaqėsimi i barabartė i tre besimeve mė tė  mėdha,  atij katolik, ortodoks e mysliman. Krijimi i Shtetit tė Pavarur tė Kosovės, integrimi i sajė dhe Shqipėrisė nė strukturat euroatllantike do tė bėjė qė ky model i tolerancės dhe i paqtimit midis besimeve fetare tė bėhėt pronė e  vet BE-sė. Kjo zgjidhje do tė ishte njė hipotekė e mirė jo vetėm pėr sigurinė nė Europėn e  shekullin e XXI por edhe pėr vetė katoliēizmin e rrudhur europian.

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendres Shqiptare tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

www.acnss.com

xhavit_shala@yahoo.co.uk