The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

 Webmail

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@acnss.com

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 KURBAN BAJRAMI NĖ KREMLIN 

 Kurthi serb i luftės fetare

 Biznesmeni Putin dhe ēmimi pėr Kosovėn

 Operacioni "Patkoi 2" dhe vehabizmi

 Paketa Athisari dhe kutia Putin

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

KURBAN BAJRAMI NĖ KREMLIN 

Rusia, pėr tė larguar vėmėndjen nga problemet e sajė tė brendshme, sidomos pėr raportet konfliktuale  dhe tė rrezikshme qė ka krijuar me myslimanėt autokton atje, po pėrpiqet t’a shantazhojė opinionit ndėrkombėtar, duke u pėrpjekur pėr ti dhėnė ngjyra fetare krijimit tė Shtetit tė Pavarur tė Kosovės. Kjo strategji ruse pėr pengimin e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė jo realiste dhe e pa bazė. Shteti i Kosovės qė po lind, pavarėsisht propogandės sllavoortodokse, do tė jetė shtet demokratik e laik europian ku besimet  fetare, ndonėse nuk kanė tė njėjtėn shtrirje, do ta ndjejnė veten tė barabartė. Tentativat ruse, megjithėse po e vonojnė zgjidhjen, nuk do tė arrijnė ta bėjnė kurban ēėshtjen e Kosovės. Pėrkundrazi, rusėt duhet tė angazhohen seriozisht pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė rėnduara fetare nė federatėn e tyre, sidomos nė raport me muslimanėt. Pasi gjasat janė qė jo shumė vonė, rusėt do tė jenė tė detyruar tė festojnė Kurban Bajramin nė Kremlin, tė paktėn njėlloj si krishtlindjet. “Pas disa dhjetėvjeēarėve Rusia do tė bėhet shtet me shumicė muslimane”, thotė Paul Goble, specialist pėr pakicat etnike nė Federatėn Ruse.

Shefi i diplomacisė ruse Sergej Lavrov deklaroi mė 3 shtator, nė Institutin e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare nė Moskė,  se, pėr Rusinė, Kosova ėshtė "vija e kuqe" qė nuk mund tė kapėrcehet. Por Kosova ėshtė njė ēėshtje euroatllantike dhe, me apo pa miratimin e Rusisė, ajo do tė zgjidhet. "Vija e kuqe" tė cilėn ata e kanė prekur, por qė domosdoshmėrisht duhet t’i largohe, mjaft e rėndėsishme pėr sigurinė kombėtare tė Rusisė, janė raportet aktuale  kėrcėnuese qė shteti rus ka krijuar  me muslimanėt nė territorin e tyre. Shtimi i pėrpjekjeve tė shtetit tė tyre me qėllim zvogėlimin e mundėsisė sė ēeēenizimit tė kėtyre marrėdhėnieve ėshtė domosdoshmėri. Pėrndryshe, pasojat do tė jenė mjaft tė rrezikshme jo vetėm pėr sigurinė nė Rusi, por edhe mė gjerė.

Nė tė vėrtetė raportet me islamin brenda Federatės Ruse janė shumė tė rėndėsishme pėr sigurinė e tyre kombėtare. Rėndėsia e fesė nė jetėn e myslimanėve etnikė nė Rusi ėshtė shtuar ndjeshėm gjatė dekadės sė fundit. Islami mbetet pjesė e pėrbėrjes socio-kulturore tė asaj shoqėrie dhe ndikimi i tij do tė vijė duke u rritur nė politikėn e brendshme dhe tė jashtme tė Rusisė. Vetė Presidenti Putin ka pėrmendur shifrėn prej 20 milion myslimanėsh autoktonė nė federatė. Ndėrkohė qė numri i myslimanėve nė ish-Bashkimin Sovjetik, nė prag tė shpėrbėrjes llogaritej nė rreth 80 milion. Myslimanėt pėrbėnin shumicėn e popullsisė nė tetė nga gjashtėmbėdhjetė republikat sovjetike tė BRSS-sė.

Edhe udhėheqėsit e revolucionit komunist nė Rusi, Lenini dhe Stalini, marrėdhėniet me myslimanėt i vlerėsonin mjaft tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e BRSS-sė. Deri sa forcuan  pushtetin e tyre, muslimanėt  ata i morėn fillimisht me tė mirė. Kėshtu, nė njė deklaratė tė firmosur  prej tyre me 4 Dhjetor  1917, ata i drejtoheshin myslimanėve : " Jetoni tė qetė tani, sepse traditat tuaja, besimi, institucionet kulturore dhe kombėtare do tė jenė tė lirė qė nga kjo ditė dhe asnjė nuk do ta kundėrshtojė kėtė nė tė ardhmen. Ju jeni tė lirė tė organizoni jetėn tuaj kombėtare pa interferenca dhe pengesa nga jashtė". Mė pas ata nuk realizuan asgjė nga ato qė premtuan.

Por gjėrat sot kanė ndryshuar. Rusia po pėrballet me dy probleme tė mėdha nė raport me myslimanėt. Kėto janė rritja e armiqėsisė me myslimanėt dhe radikalizimi e tendenca pėr arabizimin e islamit atje. Problemet bėhėn akoma mė tė rėndėsishėme po tė merret nė konsideratė transformimet demografike qė po pėrjeton Federata Ruse. Gjasat janė qė, pas 30 deri 50 vitesh, ajo tė ketė shumicėn e pupullsisė myslimane. Sipas studimeve numri i rusėve etnikė po bie me tė paktėn 700 mijė veta nė vit. Kjo tendencė ėshtė pjesėrisht pasojė e nivelit tė lartė tė vdekshmėrisė tek rusėt etnikė midis moshės 18 dhe 55 vjeē. “Meshkujt adoleshentė rusė po vdesin me njė ritėm sikur tė ishin nė njė zonė lufte e jo nė njė shoqėri moderne. Alkoolizmi, sėmundjet, aksidentet industriale janė nė nivele shumė tė larta” thotė korrespondentja e Zėrit tė Amerikės, Jela de Franceschi.

Ndėrkohė popullata myslimane ėshtė rritur mesatarisht katėr pėrqind nė vit.Sipas llogaritjeve tė Kombeve tė Bashkuara, popullsia e Rusisė prej rreth 140 milion banorėsh mund tė bjerė me njė tė tretėn deri nė vitin 2050. Shumė ekspertė thonė se njė kombinim i rėnies sė lindjeve midis rusėve etnikė dhe njė shtim i popullsisė nė komunitetin mysliman mund tė ēojė nė njė shumicė myslimane nė Federatėn Ruse nga mesi i kėtij shekulli. Disa analistė argumentojnė se transformimet demografike nė Rusi mund tė kenė implikime ndėrkombėtare afat-gjata dhe pėrbėjnė njė sfidė serioze pėr Perėndimin.

Pas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik, si pasojė e keqmenaxhimit tė marrėdhėnieve, ėshtė rritur armiqėsia me myslimanėt. Kjo armiqėsi e myslimanėve tė Rusisė ndaj shtetit rus fillimisht ishte e dukshme nė Kaukazin Verior dhe lidhej edhe me luftėn nė Ceēeni. Por armiqėsia ka filluar tė pėrhapet edhe nė pjesėt e tjera myslimane tė Rusisė. Kjo situatė po shfrytėzohet nga rryma ekstremiste tė islamit si vehabi-selefizmi, tė cilėt po depėrtojnė edhe ndėr myslimanėt autoktonė rusė, ashtu siē depėrtuan nė Ballkan.Vetėm nė Dagestan llogaritet tė jenė rreth 10 mijė vehabitė. Kėta pėrbėjnė njė kėrcėnim  pėr shtrirje edhe nė zona tė tjera tė Rusisė.

Pas shtatorit tė vitit 2001, njė ndihmė tė madhe nė pėrpjekjet kundėr ekstremizimit i dha Rusisė NATO-ja, nėn drejtimin e SHBA-sė. NATO-ja pėrmbysi regjimin e mullahėve nė Afganistan. Talebanėt ishin ndėr eksportuesit kryesorė tė ekstremizmit islamik nė republikat e ish-BRSS-sė. Por faktet sot tregojnė se radikalėt islamikė, jo vetėm qė mbijetuan, por vazhdojnė tė jenė njė forcė me ndikim politik dhe fetar. “Nė qoftė se nė Kaukazin Verior shpėrthen ndonjė konflikt i ri, i gjithė rajoni mund tė pėrfshihet nė njė luftė tė gjerė ndėretnike me pasoja tė paparashikuara” thotė Aleksey Malashenko, ekspert i studimeve orientale dhe marrėdhėnieve etnike, nė Qendrėn Karnegi nė Moskė.

Shteti rus po pėrpiqet t’i zgjidhė raportet me myslimanėt nė federatė me metoda represive si nė periudhėn e komunizmit. Qeveria ruse ka filluar tė shtypė aktivizimin islamik me ligje qė mbrojnė ortodoksėt e krishterė. “Vitet e fundit, qeveria e presidentit Putin ėshtė pėrpjekur tė zhvillojė njė ideologji gati nacionaliste. Ajo ka rritur tolerancėn pėr nacionalistėt ekstremė dhe grupet ksenofobe nė Rusi”, thotė Peter Reddaway i Universitetit George Uashington. Kjo jo vetėm qė nuk do ta zgjidhe krizėn, por do ta radikalizojė mė tepėr atė, duke rritur pėrkrahjen nė popull pėr  radikalėt islamikė. Rasti i Ēeēenisė flet qartė pėr kėtė. Edhe Perėndimi duhet tė inkurajojė Kremlinin qė tė integrojė myslimanėt nė shoqėrinė ruse dhe tė sigurojė se feja dhe tė drejtat e njeriut tė respektohen. Dėshtimi pėr tė bėrė njė gjė tė tillė, shton shanset pėr paqėndrueshmėri politike nė Federatėn Ruse.

Pėrfundimisht, strategjia ruse pėr pengimin e pavarėsisė sė Kosovės me preteksin e ngjyrimeve fetare ėshtė jo realiste dhe e pa bazė. Pavarėsisht etiketimeve tė shtetit tė pritshėm tė Kosovėse, rusėt mė shumė i shqetėson lindja e njė shteti tė ri demokratik europian e proamerikan nė Ballkan, i cili synon integrimin nė strukturat euroatllantike. Pėrpjekjet ruse  si dhe e gjithė propaganda sllavoortodokse pėr ti paraqitur shqiptarėt gjoja si mish i huaj nė Ballkan, pėr shkak tė pėrkatėsisė sė tyre fetare janė tė destinuara tė dėshtojnė. Pėrkundrazi, modeli shqiptar i barazisė sė trajtimit tė besimeve fetare nė njė shtet laik dhe demokratik, do tė ishte modeli qė rusėt do tė duhet tė inkurajonin dhe tė fillonin ta zbatonin nė raport me muslimanėt atje. Pėrndryshe, ata nuk do tė shmangin dot ēeēenizimin e marrėdhėnieve me muslimanėt nė federatėn e tyre . Kjo do tė ishte me pasoja tė rrezikshme jo vetėm pėr sigurinė e Rusisė por edhe mė gjėrė.

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendres Shqiptare tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

www.acnss.com

xhavit_shala@yahoo.co.uk