The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

 Webmail

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@acnss.com

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Nė pritje tė nėntorit tė katėrt

 Kujdes! Serbėt po eksportojnė krizėn

 Lėvizja e lirė dhe trafiku njerėzor

 Vorio-Epiri, njė ėndėrr nė arkivol

 Sherifėt serb nė veprim

 Kanabisi, pushteti dhe komuniteti

 

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

NĖ PRITJE TĖ NĖNTORIT TĖ KATĖRT

 

Cdo ditė qė po kalon,  konsolidohen shpresat e shqiptarėve tė Kosovės se deri nė fund tė vitit do tė kenė shtetin e tyre tė pavarur. Analistė tė ndryshėm, duke ju referuar burimeve pranė Grupit tė Kontaktit  apo dhe qendrave tė tjera tė  rėndėsishme tė politikės amerikane dhe europiane, pėrmendin muajin nėntor si afat tė realizimit tė pavarėsisė. Lajmi tani nuk pėrbėn mė sekret. Ai ėshtė bėrė publik dhe nė media tė ndryshme tė Serbisė. Gazeta “Blic” e Beogradit, mė datė 19.05.2006, duke cituar pėrsėri burime nga Grupi i Kontaktit, raportonte se, nėse nuk do tė arrihet njė afrim esencial mes qėndrimeve tė Prishtinės e Beogradit, Ahtisarit do t’i jepet drita e gjelbėr qė, deri nė fund tė vitit, ta pėrgatisė propozimin pėrfundimtar pėr statusin e Kosovės. Sipas kėtij plani,  “Kosova do tė mund tė bėhet e pavarur qė nė nėntor tė kėtij viti”dhe “nėse plani nuk pranohet, ai do t’u imponohet palėve”, pėrfundon raportin gazeta nė fjalė.

 

Pas 28 Nėntorit tė vitit 1443,  qė shėnon ēlirmin e kėshtjellės sė Krujės nga Skenderbeu dhe ngritjen e flamurit dykrenorė tė Kastriotėve mbi tė, pas 28 Nėntorit tė vitit 1912 kur shqiptarėt me nė krye plakun Ismail Qemali shpallėn vendosmėrinė e tyre pėr tė krijuar shtetin e pavarur, si dhe pas Nėntorit tė vitit 1944 kur Shqipėria me njė pėrpjekje madhore por shpesh dhe kontraversiale u bė e lirė nga pushtimi nazifashist, nėntori qė presim, ky i vitit 2006, me krijimin e Shtetit tė Pavarur tė Kosovės, do tė hyjė nė historinė tonė si Nėntori i Katėrt, mjaft i rėndėsishėm pėr prosperitetin e kombit shqiptar.

Dhe zhvillimet e ditėve tė fundit na bėjnė tė besojmė nė Nėntorin e Katėrt tė shqiptarėve. Takimi i Vjenės, i ditėve mė parė, midis pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė politikės kosovare dhe asaj serbe, shėnoi njė hap tjetėr tė rėndėsishėm nė procesin e pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės. Jo se Grupi i Kontaktit dhe bashkėsia ndėrkombėtare priste ndonjė marrėveshje nga ky takim, por ishte njė mundėsi qė duhej konsumuar pėrpara se tė kalohej nė fazėn tjetėr, atė tė imponimit tė zgjidhjes. Rruga qė do tė ndiqet pėr mė tej, kuptohet mjaft mire nėse do tė analizohet deklarata zyrtare e Grupit tė Kontaktit, e datės 24 korrik, pas takimit tė Vjenės.

Grupi i Kontaktit, vendimet e tė cilit do tė jenė pėrcaktuese pėr statusin e Kosovės, mbėshteti veprimet e Ahtisarit pėr tė kaluar nė fazėn tjetėr tė rėndėsishme tė procesit, nė hartimin e njė propozim gjithėpėrfshirės pėr pėrcaktimin e statusit, propozim qė do tė shėrbejė si bazė pėr njė Kosovė demokratike dhe multietnike, ku tė mbrohen plotėsisht tė drejtat e tė gjithė qytetarėve. Vetė pėrcaktimi nė deklaratėn e Grupit tė Kontaktit se “duhen bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr arritjen e njė zgjidhjeje kėtė vit, qė tė jetė e pranueshme pėr popullin e Kosovės dhe qė tė mbėshtesė njė shoqėri shumė-etnike me njė tė ardhme pėr gjithė banorėt e saj”,  tregon qartė jo vetėm synimin pėr ta mbyllur kėtė vit (nėntori ėshtė muaji i parafundit) ēėshtjen e Kosovės, por dhe pėr t’i dhėnė njė zgjidhje tė pranueshme pėr popullin e Kosovės. Dhe e pranueshme pėr popullin e Kosovės ėshtė vetėm pavarėsia, vullnet i cili u shpreh dhe njė herė nė takimin e Vjenės nga pėrfaqėsuesit mė tė lartė politikė tė Kosovės.

Zhvillimet e pritshme pėr statusin e Kosovės janė bėrė tė lexueshme nė Serbi.Vetė qytetarėt serbė kanė filluar t’i drejtojnė sytė mė shumė nga Europa se sa nga Kosova. Gazeta “Washington Post”, pas takimit tė Vjenės, nė artikullin me titull “Perėndimi i jep pavarėsinė Kosovės”, duke ju referuar hulumtimeve tė mediave tė Beogradit citon se “serbėt do tė votonin nė shkallė 59 pėrqind pėr t'u futur nė Bashkimin Evropian, …shumica e tyre mendojnė se zgjidhje realiste ėshtė pavarėsia pėr Kosovėn. Vetėm 21 pėr qind e serbėve mendojnė se Kosova ėshtė ēėshtje kryesore pėr ta”. Por problemi mė i vėshtirė nė Serbi nuk ėshtė tek populli. Sipas Washington Post “Problemi i vėrtetė, nė kėto 20 vjetėt e fundit, ėshtė lidershipi politik i Serbisė, qė mbetėn tė ndikuar nga helmi nacionalist” i cili e shpuri vendin nė njė seri shkatėrrimesh nga luftrat e viteve ’90-tė.

 

Por, politikanė kryesor serbė, ndonėse e dinė se disfavori i tyre ėshtė nacionalizmi, po mundohen tė zbatojnė tė njėjtėn ideologji, por pa Millosheviēin. Mė i stisuri nga ata ėshtė Kryeministri aktual Koshtunica. Me pozicionin qė po mban dhe veprimet qė po kryen, ai tashmė ėshtė  identifikuar nga faktori ndėrkombėtar si vazhdues i denjė i linjės sė politikės nacionaliste tė Millosheviēit. Kundėrvėnia e tij ndaj negociatave tė deritanishme, me tė gjithė format e metodat qė i ofron pushteti qė disponon, ka vėnė seriozisht nė rrezik aspiratat e integrimit tė Serbisė nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO. Me veprimet qė po kryen Koshtunica, sipas gjithė gjasave, ka vendosur t’i qėndrojė besnik dhe idealeve tė organizatės nacionaliste e terroriste serbe “Crna Ruka”, organizatė e cila ka kėrcėnuar me vdekje ata qė do tė tentojnė tė nėnshkruajnė pėr ndarjen e Kosovės nga Serbia.Nė pozicionin e tij antishqiptar, Koshtunicėn po pėrpiqet ta konkurojė edhe Tomislav Nikoliēi, lideri i partisė radikale serbe. Nėse ai tenton tė materializojė deklaratėn e tij pėr luftė tė armatosur po tė ndahet Kosova nga Serbia, me siguri nuk do tė vonojė t’i bėjė shoqėri  nė Hagė ish- shefit tė tij Sheshelit, tė arrestuar pėr krime lufte. Te gjithe keto zera nuk bejne gje tjeter vecse vonojne reformimin e domosdoshem te Serbise drejt nje shoqerie te hapur dhe demokratike.

 

Antishqiptarizmi i Koshtunicės ka gjetur aleatė dhe nė ndonjė media tė huaj. I tillė ėshtė gazetari Adrian A. Gill i “The Sunday Times”. Aq e frymėzoi “kuzhina serbe” kėtė gazetar anglez, saqė ai njė ditė pėrpara takimit tė Vjenės, vendosi tė mos shkruajė pėr rubrikėn e tij tė kuzhinės, por pėr “tokėn e harruar prejt kohės” tė shqiptarėve. Koshtunica po gjen aleatė dhe nė Shqipėri. Indirekt, nė ndihmė tė tij ėshtė vėnė dhe mafia shqiptare. Pėr t’i shpėtuar goditjeve tė shtetit e pėr tė krijuar njė mjedis tė pėrshtatshėm pėr aktivitetin e saj, ajo po tenton tė destabilizoje vendin, duke manipuluar dhe segmente tė politikės shqiptare, me synim pėrsėritjen e njė ’97 tjetėr tė artė pėr tė. Kjo do tė ishte njė thikė pas shpine pėr Kosovėn.

Kryeministri serb,  po pėrpiqet tė eksportojė nė Kosovė krizėn e brendshme qė ka mbėrthyer Serbinė dhe po mban peng tė politikės sė tij komunitetin serb tė Kosovės, nėpėrmjet krijimit dhe financimit tė strukturave paralele. Mė ēdo kusht ai po synon qė, tė paktėn, ta bėjė fakt tė kryer ndarjen e Kosovės. Grupi i Kontaktit tregoi qartė se kėto tentativa tė Koshtunicės nuk do tė tolerohen. Nė deklaratėn e datės 24 korrik  ata ju pėrgjigjėn se “nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės apo manovra tė tjera qė do tė krijonin ndarje”. Ata mbėshtetėn vendosjen e trupave shtesė tė NATO-s nė veri tė Kosovės dhe ju bėnė thirrje serbėve  qė tė tregohen tė pėrmbajtur nė kėtė fazė tė negociatave, tė bashkėpunojnė plotėsisht me UNMIK-un, KFOR-in dhe Shėrbimin Policor tė Kosovės.

Koshtunica nė vazhdimėsi po tenton tė mashtrojė faktorin ndėrkombėtar. Cinizmi i tij  arriti kulmin, kur paaftėsinė apo mungesėn e dėshirės pėr kapjen e kriminelėve tė luftės Mlladiē e Karaxhiq, tentoi ta mbulojė me gjoja plane veprimi tė pėrbashkėta me Europėn. Kėshtu, mė 17 korrik, paraqiti njė plan veprimi pėr arritjen gjoja tė bashkėpunimit tė plotė me gjykatėn e OKB-sė pėr krimet e luftės. "Ne do ta shohim, ata kanė thėnė kėshtu shpesh. Kam qėnė atje nė raste tė ndryshme dhe ēdo herė ata thonė se pėr njė javė apo pėr dy do ta kapin Mlladiē... Unė ende po pres!" do t’i pėrgjigjej kėtij veprimi tė Koshtunicės Ministri i Jashtėm hollandez Bernard Bot. Ndėrsa amerikanėt, nė mėnyrė mė tė drejpėrdrejtė, nėpėrmjet tė dėrguarit pėr krime lufte Ambasadorit Klint Uilliamson, i deklaruan Beogradit mė 26 korrik se “ ka ardhur koha qė vendi i tyre tė veprojė pėr tė arritur bashkėpunim tė plotė me gjykatėn e Hagės”.

Nga politikanėt kryesorė serbė, me dhimbje po pėrpiqet t’i qaset realitetit Presidenti Boris Tadic. Ndonėse para takimit tė Vjenės ai deklaroi se  “Serbia nuk do tė heqė dorė nga territoret e saj”, ai ėshtė i bindur se nuk mund tė ecet kundėr realitetit. Sipas tij, Serbia do tė luftojė me tė gjitha mjetet diplomatike pėr tė mos lejuar shpalljen e Kosovės si vend i pavarur, por pozicioni i saj nė negociata ėshtė i dobėt pėr shkak tė sė kaluarės nacionaliste tė vendit dhe trashėgimisė sė Sllobodan Millosheviē. Deklarimi i Tadicit para nisjes nė takimin e Vjenės se “do tė ishte shumė e rrezikshme pėr mua si President tė them se Kosova kurrė nuk do ta fitojė pavarėsinė, thjesht se kėtė gjė nuk e duam. Realiteti ėshtė shumė i ashpėr, si asnjėherė mė parė”, duhet vlerėsuar si pėrpjekje pėr t’i bindur serbėt tė pajtohen me realitetin.

 

Gjithsesi, as Koshtunica e Tadiqi, as “Crna Ruka” e Adrian A. Gill, as mafia shqiptare e forca tė tjera antishqiptare, nuk do tė mund t’ju mohojnė kosovarėve tė drejtėn qė t’i gėzohen Nėntorit tė Katėrt. Ėshtė detyrė e kosovarėve qė, nė pritje tė kėtij Nėntori, tė krijojnė kushtet qė tė gjitha etnitė nė Kosovė tė mund tė jetojnė e ta ndjejnė veten tė barabartė nė njė shoqėri multietnike. Ėshtė pėrgjegjėsi edhe e klasės sonė politike qė tė ngrihet nė lartėsinė e kėtij momenti historik pėr tė ardhmen e popullit shqiptar duke treguar maturi dhe largpamėsi. Qytetarėt dhe institucionet kosovare, me syēeltėsinė e tyre, duhet, gjithashtu, tė parandalojnė e neutralizojnė ēdo tentativė qė do tė synojė destabilizimin e Kosovės dhe demotivimin e mbėshtetjes sė faktorit ndėrkombėtar ndaj saj.

 

Xhavit Shala

Drejtor i Qendrės Shqiptare

tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare

                                                                                          email: xhavitshala@acnss.com

web:www.acnss.com

 

Botuar si editorial tek gazeta "Shqip" 02.08.2006