The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

 Webmail

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@acnss.com

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Kurthi serb i luftės fetare

 Biznesmeni Putin dhe ēmimi pėr Kosovėn

 Operacioni "Patkoi 2" dhe vehabizmi

 Paketa Athisari dhe kutia Putin

 Statusi i Kosovės dhe operacioni LANAC

 Tė tjera >>>

 
 
 

Veteranėt e UĒK-sė... Sėrish nėn armė?!

Shkruan Ben Andoni

benandoni@revistamapo.com 

Botuar ne revisten MAPO, date 30 Qershor 2007

 

 

 

Scheffer: Bllokimi i pavarėsisė destabilizon Kosovėn

 

Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer e ka paralajmėruar presidentin e Rusisė, Vladimir Putin, se bllokimi i Pavarėsisė sė Kosovės mund tė bėjė qė Kosova tė zhytet nė jostabilitet.

De Hoop Scheffer, ka thėnė pėr Reuteres se nė takimin nė Kremlin, i ka bėrė thirrje Putinit qė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara t'i lejohet tė votojė pėr tė ardhmen e Kosovės dhe shprehu shqetėsime pėr shtyrjet. "Aleatėt e NATO-s kanė 16 mijė burra dhe gra nė uniforma, tė cilėt krijojnė dhe garantojnė njė klimė sigurie dhe stabiliteti nė Kosovė", ka pėrfunduar Scheffer pas takimit me Putinin.

"Nuk i shėrbehet mirė kėsaj klime, kur gjithnjė e mė shumė shtyhet vendimi pėrfundimtar. Tani ėshtė me rėndėsi qė Kėshilli i Sigurimit tė marrė pėrgjegjėsinė e vet, qė tė kemi njė rezolutė mė herėt, e jo mė vonė. Sa u pėrket aleatėve, rezoluta duhet t'i ndjekė parimet e propozimeve tė Ahtisaarit"

  

Ēfarė po ndodh nė Kosovė? Ja njė pyetje qė ka vlerė, sidomos tani kur nė Serbi pėrgatiten struktura paramilitarėsh dhe kur statusi final u shty nėn presionin e Rusisė. Lajmet qė vijnė nga rajone tė ndryshme tė Kosovės, flasin pėr njė rritje tė dukshme tė pakėnaqėsisė sė popullatės. Ē’ka, kur flitet pėr ish-luftėtarėt e UĒK-sė, kthehet nė njė dėshirė pėr reagim. Por si, kur, kush dhe me ēfarė axhende? Ja ēfarė thonė pėr MAPO-n dy drejtues tė vjetėr tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės

  

Durimi e ka njė kufi. Dhe, durimi i veteranėve shqiptarė tė UĒK-ve tė trojeve shqiptare, nuk ėshtė kaq i madh. Ky ishte lajtmotivi, qė pas shumė kohėsh, gati njė javė mė parė nė Deēan, ata u mblodhėn bashkė si dikur. Duket se reagimi i parė ėshtė ndaj pėrgatitjeve tė Gardės sė Car Llazarit, qė ka kėrcėnuar se pėr 2 orė e marrin tė gjithė Kosovėn. Por, ajo qė ende nuk thuhet ėshtė pėrballė: Ēdo tė bėhet nėse statusi i Kosovės do tė shtyhet ende?!  Abdyl Mushkolaj, Komandanti i Veteranėve tė Dukagjinit ėshtė i qartė dhe bėhet i tmerrshėm, kur bėhet fjalė pėr provokimin e fundit tė serbėve. “Aj, janė 30.000 veta anėtarė tė Gardės sė Car Llazarit qė pretendojnė se pėr dy orė e marrin Kosovėn. Ej,... nanėn, ne u tregojmė vendin”, thotė pėr MAPO-n dhe njė qeshje me zė e shkul nga telefoni. “Zoti Mushkolaj, po armėt me tė cilat do i pėrballni, ku i keni?”-pyesim. “A ka shtėpi shqiptari pa armė?”, pėrgjigjet ai me njė tjetėr pyetje. Pak muaj mė parė ka qenė i akuzuar se ka goditur Manastirin e Deēanit.

Faik Fazlliu, kryetari i veteranėve tė lėnduar tė Kosovės ėshtė mė diplomatik se Mushkolaj. “Ne kemi filluar prej kohėsh konsultimin e degėve tona pėr situatėn dhe shpejt do dalim me njė qėndrim. Esenca ėshtė qė nėse do tė ketė shtyrje tė mėtejshme tė statusit, situata nuk do tė jetė stabile nė Kosovė. Por, nuk do tė ketė reagim tė armatosur....”, shprehet ai. Nė ditėt e fundit tė luftės ai ėshtė plagosur dhe ka humbur kėmbėn. Ka qenė vetėm 22 vjeē kur ka nisur luftėn, nė kulmin e moshės, kur shokėt e tij  jetonin akoma adoleshencėn. Fazlliu tregon se takimi i Deēanit ėshtė vazhda e takimeve tė degėve tė ndryshme, qė veteranėt i kanė filluar nga bazat e tyre, pėr tė parashikuar njė tė ardhme. I kujdesshėm pėr peshėn e fjalėve qė thotė, ai kujdeset qė deklaratat e tij tė mos teprohen, ndėrsa nuk e mohon, qė ngritja e strukturave paramilitare serbe, ka qenė njė nga shkaqet, qė gjumi i tyre tė prishet mė shpejt. “Nuk i kemi frikė”, thotė shkurt, “por i kemi paralajmėruar qė tė kenė kujdes”.

 Ish-ushtarakėt, me grada tė ndryshme, tė gjymtuar, tash nė lule tė moshės, kthyer nė pensionistė, dhe nė pritės lajmesh pėr kauzėn e tyre- ishin tubuesit e ēėshtjes sė re tė Kosovės. Ajo do tė shtrihet shpejt dhe nė vende tė tjera. Eshtė tepėr diplomatik dhe i kujdesshėm. Edhe pse nuk e pėlqen pėrballjen e miqve tė tyre nė negociata, qė pėrbėjnė delegacionin e Kosovės dhe nė qėndrimin pritės tė zyrtarėve kosovarė. Pėr ata, burrat e rinj, qė tashmė pėrfaqėsojnė veteranėt e Luftės sė Kosovės, kjo nuk ėshtė e njėmendtė. Shtyrja e statusit tė Kosovės u duket si tallje me gjakun e shokėve tė tyre, qė tash janė nė njė botė tė qetė, ku nuk dėgjohet asgjė. Qoftė bisedat e pafundme pėr statusin dhe qoftė klithmat e serbėve. Fazlliu, thotė se serbėt nuk do tė guxojnė, kurse Abdyl Mushkolaj ėshtė “i etur” pėr ata. “Le tė vijnė! Do t’i presim”-thotė.

 

Veteranėt

Pas paralajmėrimit pėr protesta kėtė javė nga “Vetėvendosja”, shoqatat e dala nga lufta deklaruan se nuk do tė heshtnin, nėse do tė ketė zgjatje pa afat tė vendimit pėr statusin dhe madje do i japin vetė drejtim punės. Kryetari i Shoqatės sė Veteranėve tė Luftės pėr rajonin e Dukagjinit, Abdyl Mushkolaj thotė se statusi ėshtė shtyrė disa herė dhe tani ėshtė koha qė tė thuhet pėrfundimisht, se kur do tė qartėsohet e ardhmja e Kosovės. Atė qė pėrsėrit pėr MAPO-n, ai e ka thėnė dhe pak ditė mė parė pėr BBC-nė: "Jemi duke punuar pėr tė bėrė presion qė ēėshtjen e statusit tė Kosovės, qė ta afatizojnė ndėrkombėtarėt, e nėse jo, atėhere si veteranė tė luftės jemi tė detyruar qė vetė ta afatizojmė dhe ta mbajmė premtimin e dhėnė".

Deri para pak kohėsh, gjithēka dukej se shkonte vaj. Pos problemeve tė pėrditshme dhe zvargjes sė vazhdueshme tė lajmeve pėr statusin. Raundi i negociatave, pėrgatitja e dokumentit tė Ahtisarit, afati, Kėshilli i Sigurimit, sėrish pėrgatitja e dokumentit tė kryenegociatorit, Vetoja ruse... Kurse, grupi i burrave, qė pėr statusin e Kosovės kishin luftuar pa ekuivoke, kishte referenca tė tjera pėr kohėn dhe pavarėsinė. Prej kohėsh me degėt e tyre ish-njerėzit e UĒK-sė i kanė matur mirė hapat e tyre. Ata kanė filluar pėrgatitjet me strukturat e tyre dhe nė protestėn e djemve tė Vetėvendosjes, nė kėtė fund-muaj, ata pėr herė tė parė do tė bashkėpunojnė hapur.  Jo mė kot. Pėrballė tyre, prej ditėsh serbėt pėrgatiten dhe u bien tam-tameve.

 

“Kosovėn e marrim pėr dy orė”

Serbėt janė tė bindur se mund ta destabilizojnė lehtė Kosovėn. Zhelko Vasiljeviē, pėrfaqėsues politik i Gardės sė Car Llazarit, njė formacion paramilitar i krijuar nė fillim tė majit “pėr tė mbrojtur Kosovėn”, ka ngritur shumė pėshtjellim kur ka paralajmėruar marshim drejt Kosovės mė 28 qershor, pėr tė kujtuar betejėn nė Gazimestan. “Mund ta marrim Kosovėn pėr dy orė, - i tha ai gazetės “Express” nė Kosovė. - Kemi rreth 30 mijė trupa, 1 mijė prej tė cilėve do tė marrin pjesė nė manifestim. Por nuk duam tė kemi konflikte tė reja nė kėtė moment”, -u shpreh pėrfaqėsuesi i guerilasve serbė. Vasiljeviē deklaron se “shqiptarėt dhe serbėt nuk janė ende armiq tė pėrbetuar, por mund tė bėhen. Pavarėsia ėshtė njė luftė e re”, - thotė ai. “Nėse dikush do tė donte qė tė mos shkohet deri tek lufta dhe kjo tė zgjidhet nė mėnyrė paqėsore, atėherė jemi ne ata. Ne e dimė ē’janė dhimbjet e luftės, por janė disa gjėra qė nuk zgjidhen pa luftė”, - theksoi ai. “Si pjesėtarė tė Gardės, i japim mbėshtetje tė plotė Koshtunicės dhe Tadiē-it pėr zgjidhje diplomatike, por zgjidhja duhet tė jetė njė lloj autonomie, e cila ėshtė e pranueshme edhe pėr serbėt edhe pėr shqiptarėt”, - deklaroi shefi i Gardės sė Car Llazarit.

Njė qėndrim prej nacionalizmi tė dėshpėruar. NATO ka paralajmėruar se do tė parandalojė gardėn e ashtuquajtur tė nacionalistėve vullnetarė serbė, qė tė festojnė pėrvjetorin e betejės sė Kosovės, me qėllim qė tė shmanget rreziku i pėrplasjes me Shqiptarėt. “Nėse ata vijnė, duhet ta kenė tė qartė se misioni ynė ėshtė ndėrhyrja e menjėhershme, dhe ne kėtė do ta bėjmė", ka thėnė komandanti i KFOR it, Roland Kater”. Pėrmes njė urdhri ekzekutiv, nė mesjavė Pėrfaqėsuesi Special, Joakim Ryker, ka ndaluar hyrjen ose praninė nė Kosovė tė cilitdo person qė deklarohet se ėshtė, ose qė dyshohet nė mėnyrė tė arsyeshme se mund tė jetė anėtar i “Gardės sė Car Llazarit”, e cila ka paralajmėruar njė demonstrim nė Kosovė.

 

 

Veteranėt nė kėrkim

Ndėrkohė qė UĒK-istėt e kanė marrė punėn seriozisht. Pas Deēanit, veteranėt do tė takohen nė Preshevė, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi dhe pastaj nė Nėnėn Shqipėri. Dita dhe vendi nuk thuhet, kuptohet. Kudo vigjėlojnė serbėt. Ēėshtja mendohet se do tė marrė pėrmasa, sipas Fazlliut, nėse Prishtina dhe Beogradi nuk arrijnė marrėveshje kompromisi gjatė 120 ditėve tė ardhshme. Nė fakt, shqetėsimi mė i madh i veteranėve ėshtė diku tjetėr. Tė bindur se shokėt e tyre (ata qė sot drejtojnė nė Kosovė dhe janė nė negociata) i kanė braktisur, ata nuk janė tė bindur se Kosova po ecėn nė rrugėn e duhur. Politikanėt tanė, pretendojnė veteranėt, nuk kanė ide tė qarta se si tė ndėrtohet shteti. “Ne iu kemi bėrė tė ditur tė gjithėve se kjo ēėshtje kėrkon zgjidhje, nėse duan tė kenė qetėsi nė Ballkan”, ka thėnė Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatės sė Familjeve tė Dėshmorėve tė UĒK-sė pėr Express. Atyre nuk iu intereson shumė se ēfarė thotė klasa politike, e cila ka vite qė pėrsėrit tė njėjtat fjalė nė lidhje me pavarėsisė. “Jemi duke vėzhguar situatėn politike dhe sė shpejti do tė marrim njė vendim, do tė dalim me qėndrim konkret se ēfarė do tė bėjmė”, cilėson Jashari.

 

Pėrballė UNMIK

Por, kjo nuk ėshtė e lehtė, kur vendit i janė shtuar problemet ekonomike dhe kur mungesa e statusit bėn qė gjendja pezull tė vijojė edhe mė tej. Dhe pėr kėtė ka kontribuar, sipas tyre, edhe UNMIK-u. “Ėshtė njė burokraci, ndaj tė cilės kemi pasur rezerva qė herėt nė vitet 2000 dhe mendojmė se misioni i tyre ėshtė i kaluar. Ne jemi kundėr tyre, por jo kundėr KFOR-it, qė i kemi pasur aleatėt tanė nė luftė”, shprehet Faik Fazlliu. Jemi nė pritje dhe duam njė afat pėr statusin, sepse kėshtu nuk mund tė vazhdohet mė, shprehet ai nė emėr tė miqve tė tij, qė presin. “Nė kohėn dhe nė momentin e duhur do tė pėrgjigjemi me mjetet e duhura. Ne do tė zgjedhim formėn, qė do t’i pėrgjigjet kohės”. Abdyl Mushkolaj, qė shprehet mė direkt shton se: “Do tė dalim me qėndrimin tonė shumė shpejt”. Njė shprehje misterioze, e paqartė dhe enigmatike pėr momentin.

Gjithsesi, ky humor i keq i shpėrndarė nėpėr Kosovė e ka bėrė kryeadministratorin Rycker qė tė shprehet se “Institucionet e pėrkohshme dhe komuniteti ndėrkombėtar, duhet tė sigurojnė miratimin e ligjeve qė janė paraparė me pakon e zotit Ahtisaari. Me kėto ligje, Kosova jo vetėm qė do tė bėhet njė entitet funksional, por njėkohėsisht do tė mundėsohet edhe zbatimi i vetė pakos. Kjo ėshtė baza e statusit”.

...

Por pėr veteranėt e UĒK-sė kjo mund tė mos jetė e mjaftueshme. Durimi i tyre, por edhe i qytetarėve tė tjerė tė Kosovės po soset. Dhe atėhere UĒK mund tė jetė sėrish realitet.